Kuriozitete

Shkenca, teknologjia... Diskutoni rreth ketyre lemive, tregoni, pyesni, mesoni.

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82, adela

User avatar
jacksparrow
Posts: 3617
Joined: Sat Apr 08, 2006 11:58 pm
Location: Ashburton Grove

Post by jacksparrow »

did you know that osht ni tem shum e ngjashme me kto:n Tema t ndryshme osht mdoket......

-close-
User avatar
cliff
Posts: 305
Joined: Sun Apr 09, 2006 9:45 am
Location: istog

Post by cliff »

shum interesante mkan pelqy shum
User avatar
p1rati
Posts: 541
Joined: Thu May 19, 2005 8:42 pm
Location: iN paradise
Contact:

Post by p1rati »

Në burg me akuzën sepse nuk beri vrasjen-

Një gjykatës anglez denoi Kevin Reeves sepse nuk vrau Christine Ryder.
Një histori shumë e çuditshme e cila ndodhi në Angli ku gruaja me emrin Ryder kishte
paguar 20 mijë stërlina Kevin Reeves që të organizonte vrasjen e saj, ose ta vriste vetë ai.
Reeves në vend që të vriste gruan që e kishte paguar mendoi më mirë të mbante paratë pa bërë vrasjen.
Për këtë motiv gjyqi e quajti fajtor dhe e dënoi burrin me 15 muaj burg.

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

Rekord. Kenga me e transmetuar ne Radiot amerikane eshte shpallur ''Yesterday'' e Beatles.

6 miljon here eshte transmetuar.


- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -


Beteja me e pergjakshme e te gjitha koherave eshte ajo e Stalingradit midis Gjermanise dhe Bashkimit Sovjetik, me nje numer rekord viktimash plot 1.109.000. Beteja e famshme filloi ne veren e vitit 1942 dhe perfundoi me dorezimin e gjermaneve ne 31 janar 1943. Rreth 650.000 ushtare sovjetike u plagosen por arriten te mbijetojne.

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

Kokteji me i shtrenjte qe po qarkullon ne treg per momentin eshte Ritz Side Car, nje pije me baze konjaku dhe kushton 400 euro gota. Kete koktej mund ta gjeni ose ta porosisni vetem ne bar Heminguej ne hotelin Ritz ne Paris.

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

Grabitja me e madhe e gureve te qmuar eshte kryer ne Qendren e Diamanteve ne Anversa, Belgjike. Plot 123 kasaforta me diamante nga 160 qe ishin gjithsej u boshatisen nga hajdutet gjate fundjaves dhe vjedhja u zbulua vetem te henen kur punonjesit u kthyen ne pune. Llogaritet qe vlera e diamanteve te grabitur arrinte ne 100 milion euro.

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -


Njeriu me i pasur i te gjitha koherave eshte John Rockfeller. Ne vitin 1913 vlera e pasurive te Rockfellerit arriti shifren 900 milion dollare, qe duke e konvertuar me vleren e sotme te dollarit kthehen ne 189 miliarde $. Ai arriti majat e pasurise duke bere pazare shume te vlefshme me naften. Rockfeller vdiq ne 1937 por dhe sot ai mbetet njeriu me i pasur i te gjitha koherave.
:|
User avatar
TALEBANI
Posts: 1914
Joined: Thu Mar 23, 2006 10:45 pm

Post by TALEBANI »

A E DINË QË

Në botë ka më tepër se 9555 lloje të ndryshme të zogjëve,dhe
qdo lloj ka me miljona,qdo lloj ka traditat dhe metodat e jetesës,të
gjuetisë dhe të martesës,madje edhe metodat e ndryshme të
fluturimit.. ..


A E DINË QË

Dhelpra kur e vërenë rrezikun,dhe mendon se nuk ka rrugë për
shpëtim,atëherë shtrihet në tokë ,dhe e fryen barkun,i drejton
këmbët,dhe i hapë sytë,dhe bëhet sikur ka ngordhur,e kur armiku i
afrohet ajo lëshon një erë shumë të keqe që të bëj se vertet ka
ngordhur qe shumë kohë dhe është kalbur,e kur rraziku largohet ik me
shpejtësi.... ..


A E DINË QË

Ekziston një llojë zogu që quhet gdhendës i drurit ( qukapik) i
cili e përdorë sqepin e tij në birimin e drunjëve dhe pemëve me
shpejtësi të madhe,në mes sqepit të tij dhe kokës ka një pëlhurë të
trashë që punon në absorbimin e tronditjeve të cilat vijnë si
rezultat i gdhendjeve të drurit....


A E DINË QË

Devja një shtazë që jeton në shkretir të cilen e ka pajis All-
llahu xh.sh. me dy palë qerpik mbi sy dhe janë të gjatë në mënyrë që
shërbejnë për mbrojtjen e të pamurit , po ashtu është gjallesa e
vetme e gjallë e cila e përgadit ujin që gjendet në ajrë pas
thithjes së ajrit në mënyrë që ta mbaj trupin të lagësht në kohen e
nxehtë ......


A E DINË QË

Delfini është e vetmja krijesë e gjallë që merrë frymë në
mënyrë dëshiruese , e për këtë nuk mund të flejë plotësisht , trurin
e ka të ndarë në dy pjesë dhe këto dy pjesë ndrrohen në gjumë qdo
dhjetë minuta , e për këtë shkak përdoret për disa udhëheqje dhe
ruajtje në det ......


A E DINË QË

Për të na dhën neve bleta një kilogram mjaltë ajo duhet të bëj
afërsisht 600 mijë deri në 800 mijë fluturime , dhe të ndalet në 1
miljonë lule , dhe të kalonë një distancë më të madhe se 10 herë
sipërfaqja e tokës pa marrë parasysh kohen me erëra apo me shi.....


A E DINË QË

Shkencëtarët kanë zbuluar që mushkonja CULEX PIPIENS në një
sekond të vetëm rrahë ( lëviz ) krahët afërsisht 500 herë në mënyrë
që të fluturoj me një shpejtësi modeste që ajo shpejtësi është 3
milje në orë.
Mushkonja është e rreguluar në atë mënyrë që krijesat e gjalla
ti ndjej përmes nxehtësisë së trupit të tyre , mushkonja mund ta
dalloj nxehtësinë e trupave përmes ngjyres së tyre , kësaj ndjenje
të nxehtësisë nuk i pengon nxehtësia e as drita e diellit , forca e
ndjenjës së të shikuarit të sajë është e barabart me 1/1000 e
ndjenjës së nxehtësis.
Mushkonja ka afërsisht 100 sy , këta sy janë të vendosur në kokë
dhe janë në formën e dyllit të mjaltës , syri i merr shenjat dhe i
bart drejpërdrejtë në tru.

( Pas krejt ketyre mrekullirave a mbetet dyshim se kush duhet te
adhurohet dhe kujt duhet ti perkulemi dhe ti biem ne sexhde)
Bujari
Posts: 1744
Joined: Fri Jan 28, 2005 7:01 pm
Location: Në tokën e dy Lumenjëve
Contact:

Post by Bujari »

Ora më e lartë e botës do ta ketë të shkruar emrin Allah


Image

Ora më e madhe në botë, me lartësi prej 380 metrash, do të hyjë në rekordin Guinnes dhe ajo do të ketë të shkruar edhe emrin “All-llah”

Princi Abdulmexhid bin Abdulazizi, veli i Mekkës, lajmëroi se mbreti Abdullah ka urdhëruar që të ndërtohet një kullë e orës përballë Mekkës.


Në deklaratën e dhënë për agjencinë e lajmeve të Arabisë Saudite, Princi Abdulmexhid ka njoftuar se kulla e gjatë prej 380 metrash do të ketë orë në katër anët e saja. Dy anët e orës do të jenë nga 39 metra kurse dy anët tjera do të jenë nga 25 metra dhe do të jetë e shënuar emri “All-llah”.

Ai po ashtu shpjegoi edhe rreth ballkonëve që do të vendosen për vizitorët e interesuar.

Orët do të prodhohen nga firma më e njohur në botë për prodhimin e orëve ndërsa projekti në fjalë do të përfundoj për 6 muaj dhe do të hyjë në librin e rekordeve të Guinnesit.
Post Reply