Page 1 of 1

Clinton pritet pa flamuj shqiptarë

Posted: Wed Oct 13, 2010 1:45 am
by V | a G r a
Clinton pritet pa flamuj shqiptarë

Image

Një kompani e kontraktuar nga Qeveria e Kosovës ka hequr sot flamujt kombëtarë shqiptarë, të cilët ishin vendosur nëpër rrugët e kryeqytetit, në nderim të Sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, e cila të mërkurën qëndron në Kosovë.

Flamujt shqiptarë, të cilët ishin vendosur mbrëmë krahas flamujve shtetërorë dhe atyre amerikanë, janë parë sot të hiqen nga punonjësit e kompanisë “Dolphin”. Kjo kompani kujdeset për mirëmbajtjen dhe pastrimin e disa objekteve të Qeverisë së Kosovës.

Ndërkohë vendosja e flamujve ishte bërë nga ndërmarrja publike komunale “Hortikultura”.

Zyrtarisht, nuk dihet kush e ka dhënë urdhrin për heqjen e flamujve kuqezi.

Portali Indeksonline shkruan, duke u thirrur në burime të saj, se urdhri për heqjen e flamujve ka ardhur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë. “Ambasada amerikane ka sqaruar se mbajtja e flamurit të një ‘shteti fqinj nuk është e preferueshme’”, shkruan ky portal.

Shefi i protokollit shtetëror, Haki Merovci, ka thënë për Kosovapress, se flamujt kombëtarë që janë vendosur mbrëmjen e së hënës, janë larguar me një vendim, pa dhënë sqarime nga kush.

Muhamet Gashi, zëdhënës i Komunës së Prishtinës, ka thënë se flamujt janë vënë nga punëtorët e Ndërmarrjes Publike Komunale “Hortikultura”. “Por nuk është bërë edhe heqja e tyre nga kjo kompani”, i ka thënë Gashi, Express-it.

“Komuna nuk ka dhënë urdhër t’i heqë. Ky urdhër nuk ka qenë i yni, po i dikujt tjetër”, ka shtuar ai.

Express ka kontaktuar nëpërmes telefonit kompaninë “Dolphin”, por një përfaqësues i saj, pasi e ka dëgjuar qetësisht pyetjen, e ka mbyllur me të shpejtë telefonin, duke u arsyetuar me mungesë kohe.

Masa të larta sigurie

Policia e Kosovës thotë se i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme të sigurisë për vizitën e rëndësishme të sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.

Brahim Sadriu, zyrtar për informim në Policinë e Kosovës, ka thënë se hartimit të planeve policore i kanë paraprirë një varg takimesh si brenda njësive të policisë dhe personelit të Ambasadës amerikane, të cilët janë të involvuar në përgatitjen e vizitës së sekretares Clinton në Kosovë.

Ai gjithashtu bëri të ditur se do të ketë bllokime të përkohshme të rrugëve apo edhe ndryshim të drejtimit të komunikacionit, varësisht prej rrugëve nga do të kalojë eskorta e zonjës Clinton.

Ndërsa

Tifozët serbë kanë djegur flamurin shqiptar gjatë ndeshjes ndërmjet Italisë dhe Serbisë në stadiumin “Marassi” të Gjenovës, ndërsa janë përleshur edhe me policinë italiane. Pas këtij incidenti, është pezulluar ndeshja e futbollit, e cila edhe ashtu kishte filluar me 45 minuta vonesë për shkak të problemeve me tifozët serbë. (Foto: GS)

Image

Burimi
express

Pse naj hjekin e naj djegin simbilin kombtar !
Kend e kemi armik shqiptarin apo serbin !
A sosht n' rregull kjo !
Pse po tolerohet kjo !

Re: Clinton pritet pa flamuj shqiptarë

Posted: Wed Oct 13, 2010 8:20 am
by AciDiuS
V | a G r a wrote:Clinton pritet pa flamuj shqiptarë

Evv bree robt boll keq ,nuk munet me kon kjo arsya per me hek flamurin kombtar , dekorimi i qytetit nuk osht kurgjo zyrtare me naj protokol qe osht i obligueshem mu permbajt .Thjesht po don me ta hjek njenjen e shqiptarizmit , kadal kadale qishtu mu ni kosovar , ev bre robt edhe dashni ndaj cilit flamur me pas po dojn me na kallxu , edhe naj dit edhe ander skan me na lon me pa qa dojna .

Re: Clinton pritet pa flamuj shqiptarë

Posted: Wed Oct 13, 2010 9:10 am
by Amon Ra.
Qeshtu e bojn kur nuk bojna zo na si popull,po bindemi menjiher edhe po heshtim ...

Re: Clinton pritet pa flamuj shqiptarë

Posted: Wed Oct 13, 2010 10:16 am
by hardman
[quote]Portali Indeksonline shkruan, duke u thirrur në burime të saj, se urdhri për heqjen e flamujve ka ardhur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë. “Ambasada amerikane ka sqaruar se mbajtja e flamurit të një ‘shteti fqinj nuk është e preferueshme’”, shkruan ky portal.[/quote]

a e din kta qe jem shqiptar na a jo?! , pas gjihte atyre kinse mundimev per me na pavaresu , kta nuk pe dikan as qka jem, me nje fjale spe dikan kon e kan ndihmu.

kur po ju thon do qilni syte, po i shani.

Re: Clinton pritet pa flamuj shqiptarë

Posted: Wed Oct 13, 2010 2:32 pm
by psy

per me e kuptu esencen pse shkijet e bonen at skandal me djegie t'flamurit e me nderprerje t'lojes, edhe per me e dite pse shkijet KURRE NUK NDRROJNE, ngojeni qaty Abdi Baleten diplomat edhe ish ambasador i Shqipnise n'OKB.

Re: Clinton pritet pa flamuj shqiptarë

Posted: Wed Oct 13, 2010 6:09 pm
by Vagenta
per sa i perket incidentit me serbe,mua me ka ardhur shume mire qe te pakten italianet e kuptuan se serbet jane ne gjendje te bejne deme gjithkah ,gjithmone. Sot ne mengjes si shkova n'fakultet,menjehere koleget e mi e shprehen keqardhjen e tyre per kete ndodhi,edhe preofesoresha jone e ceku si shembull negativ te nacionalizmit te dhunshem dhe mandej foli per dhunen qe kane ushtruar ne Ballkan naj popullates se ish -Jugosllavise. Qeveria e Serbise ka kerkuar falje por njekohesisht ka denoncuar forcat e sigurise italiane si te paafta per ta menaxhuar situaten,cfare njerezish palaco pfff.
Keshtuqe une ne kete rast i shoh edhe anet pozitive,dalengadale po del ne pah se cfare jane serbet,sa kane urrejtje edhe sa jane te pacivilizuar.Lajmi ka qene ne faqe te pare te cdo gazete he eshte folur gjithkah shume per kete teme.
Per mua kjo ka qene nje fitore morale

Re: Clinton pritet pa flamuj shqiptarë

Posted: Wed Oct 13, 2010 6:13 pm
by GzI3mOsS
per menim tem ska lidhje .. qe su shfaq flamuri se ktu ka tboj me 2 shtete .. ks , edhe us nkit rast.., sa per shkie .. ata jon qasi , gjith jon kon .. , gjith na ka ardh mire kur kan bo qisi budallakina .. ama.. forja o qe sbohet edhe qaq e madhe kjo pun , ata prap kan me pas respekt mat madh n'europ.. i hin n'thob europa apet.. per qka se di hiq

Re: Clinton pritet pa flamuj shqiptarë

Posted: Thu Oct 14, 2010 1:06 am
by V | a G r a
tash tretra zdi sa ekini vrejt edhe pse ne shum pjes u hek flamuri kuq e zi nuk osht pa ma ...

ai prap osht ngrit rruga prej grandit aty osht rikthy shqiponja dy drenare ...

kjo osht bo nga qytetart e asaj pjese ...

Re: Clinton pritet pa flamuj shqiptarë

Posted: Thu Oct 14, 2010 9:28 am
by hardman
Rivendoset flamuri kombëtar

Të rinjtë e Lëvizjes për Bashkim, së bashku me Tifozat Kuq e Zi dhe me ndihmën e lëvizjes “Vetëvendosje” të revoltuar nga heqja e flamujve kombëtarë nga sheshet e Prishtinës kanë marrë mbrëmë aksion për rivendosjen e tyre.
Në njoftimin për media të Lëvizjes për Bashkim bëhet e ditur se të martën, në orët e vona kanë rivendosur flamurin kombëtarë në sheshet e Prishtinës.

Ndryshe, të martën është larguar flamuri kombëtarë i cili ka qenë i vendosur së bashku me flamurin amerikan dhe atë të Kosovës, me rastin e vizitës së sekretares amerikane të shtetit, Hillary Clinton.

Protokolli për vizitën e sekretares amerikane po bëhet nga ambasada amerikane dhe sipas burimeve jo zyrtare është thënë se ambasada ka kërkuar që të hiqet flamuri kombëtar shqiptar me arsyetimin se mbajtja e flamurit të një “shteti fqinj nuk është e preferueshme”. /Telegrafi/

Re: Clinton pritet pa flamuj shqiptarë

Posted: Thu Oct 14, 2010 9:53 pm
by GrenDay
Nuk me erdh inat pse Serbia djegi flamurin Kombetar por me erdh inat qe qeveritaret hajna t`kosoves i largun flamujt kuq e zi n`kosov dhe pse dikush po beson qe ishte rastesi djegja e flamurit dhe largimi i flamurit diten kur vie clinton n`kosove dikush mendon qe ham bar...

Re: Clinton pritet pa flamuj shqiptarë

Posted: Sat Oct 16, 2010 12:05 pm
by KILI ROCK
Nuk ka nevoj me reagu për huliganët shkije, kur i kemi huliganet që e udhëheqin qeverin e vendit!

Kta , qeveria e korruptuar e Kosoves, jan huligan te rrezikshëm për neve.
Ata shkijet vetëm e kan treguar veten.

Kili
SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
BAC, U KRYMB!
hasë tasi CDO DITË E MË SHUMË PO E POSHTRON ELEMENTIN SHQIPTARË NË KOSOSVË , KY ELEMENT AUTOKTON DHE KRYESORË NË VEND!

Re: Clinton pritet pa flamuj shqiptarë

Posted: Sat Oct 16, 2010 1:52 pm
by Ambassador
Jau qifsha robt mas pari ktyne "shqiptarve" pa flamuj, e tani shkive me flamuj

Re: Clinton pritet pa flamuj shqiptarë

Posted: Sat Oct 16, 2010 3:48 pm
by rock_boy18
Clinton pritet pa motrat Mustafa ...

Re: Clinton pritet pa flamuj shqiptarë

Posted: Sat Oct 16, 2010 4:02 pm
by cowboy
Haha Roke kejt je priesh edhe ti lol

Re: Clinton pritet pa flamuj shqiptarë

Posted: Sat Oct 16, 2010 6:34 pm
by rock_boy18
:rock: