Nënë Tereza u tradhtua nga kolegët

Probleme, diskutime rreth shoqerise shqiptare. (dhe te huaj)

Nen-Forum: Politike, Teologji.

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82

Post Reply
FARIS
Posts: 1084
Joined: Tue May 31, 2005 9:35 pm

Nënë Tereza u tradhtua nga kolegët

Post by FARIS »

Nënë Tereza u tradhtua nga kolegët

http://www.shekulli.com.al/2009/12/02/n ... leget.html

E.Demo | 02/12/2009 | Kulture | 4 KOMENTE | SHARE | - +
[ posto kete artikull ne faqet me poshte ] del.icio.us blinklist digg Facebook Furl ma.gnolia Newsvine Pownce reddit StumbleUpon Technorati Twitter
Edhe një herë Gëzim Alpion sociolog në Universitetin e Birmingamit i kthehet çështjes së mungesës së besimit të Nënë Terezës.


Ai thotë se në atë periudhë të trazuar shpirtërore kolegët e saj u munduan më kot t'i ndryshojnë bindjet me argumente bajate. Alpion: "Kjo është ndoshta vepra më e vështirë që kam për të shkruar ndonjëherë në jetë."


Nënë Tereza u tradhtua nga kolegët e saj të fesë kur në mirëbesim iu tha atyre se ajo nuk besonte në Zot. Ky është përfundimi që del nga kërkimi i një akademiku të Universitit të Birmingamit, i bërë me dije nëpërmjet një njoftimi për shtyp nga ky universitet.


Dr. Gëzim Alpion, lektor i Sociologjisë në Universiteti e Birmingamit dhe udhëheqës akademik në studimet për Nënë Terezën, po kryen së fundi një studim për ankthin shpirtëror të murgeshës me origjinë shqiptare, duke u përqendruar në raportin e saj të trazuar me Zotin në pesëdhjetë vitet e fundit të jetës së saj nga pikëpamja e shënimeve të saj private, një pjesë e mirë e të cilave u botua për herë të parë më 2007.


"Nënë Tereza u tradhtua nga njerëzit tek të cilët ajo besonte më shumë", zbulon Dr. Alpion. "Nuk është kjo e vetmja tradhti që ndesh në kërkimin tim.


Ajo ishte një nga personalitet më të shquara fetare të shekullit të njëzetë që ngrinte pyetje dhe në varfëri ajo u dorëzua tek kolegët fetarë të cilët, kur ajo u tha në mirëbesim se nuk besonte në Zot, më kotë u përpoqën t'ia ndërrojnë pikëpamjet me argumente bajate."


Rezultatet e kërkimit do të botohen në librin e ri "Who Betrayed Mother Teresa? - Faith and Disbelief in Postmodernity" (Kush e tradhtoi Nënë Terezën? - Besimi dhe dyshimi në epokën postmoderne" më 2011.


Në librin e tij paraardhës "Mother Teresa: Saint or Celebrity?" (Nënë Tereza : Shenjtore apo e famshme, Routledge, 2007) i botuar gjithashtu edhe në italisht (Salerno Editrice, 2008), Dr. Alpion shqyrton ndikimin traumatik që pati tek Anjezë Gonxhe Bojaxhiu (emri origjinal i murgeshës) vdekja e papritur e të atit kur ajo ishte 9 vjeç, dhe përpjekjet e saj për ta zëvendësuar babanë e saj biologjik me një at hyjnor.


Në studimin e ri, Alpioni identifikon dhe analizon disa nga arsyet e këmbënguljes së misionares për mos të folur për jetën e saj personale dhe në veçanti për atë periudhë kur dështuan përpjekjet e saj që të bindte kishën për të asgjësuar letrat e saj, ditarët dhe rrëfimet e shkruara në posedim të etërve të saj shpirtërorë.


Kërkimi aktual i Alpionit është i pari studim akademik që e trajton besimin e lëkundur të Nënë Terezës duke mos u nisur nga pikëpamjet e besimtarëve, as nga pikëpamjet e evolucionistëve dhe ateistëve.


Në këtë vepër Alpioni, studiues shqiptar që jeton prej afro njëzet vjetësh në Britani, tashmë lektor i Sociologjisë, në Departamentin e Sociologjisë, Universiteti i Birmingamit, i referohet korrespondencës që ai ka patur për mungesën e besimit të Nënë Terezës në tre vitet e fundit me Papa Benediktin XVI dhe disa rrëfyes të Nënë Terezës.


Dr. Alpioni së shpejti do të fillojë të japë leksione nëpër botë, ku, si edhe në rastin e studimeve të tij të tjera, ai ka për qëllim t'jua prezantojë rezultatet e tij audiencave akademike të interesuara për sociologjinë dhe fenë.


"Kjo është ndoshta vepra më e vështirë që kam për të shkruar ndonjëherë në jetën time", thotë Alpioni. "Kam bërë shumë kërkime shpirtërore që prej vitit 2003 kur për herë të parë më kapi një interes i fortë për Nënë Terezën.


Leksionet do të shërbejnë si një platformë për të diskutuar vlefshmërinë e pohimeve para botimit të librit."
Kujtojmë se ky studiues ishte i vetmi akademik që në mënyrë të çiltër kritikoi botimin e letrave të Nënë Terezës.


Ai është autor i veprave "Vouchers" (Kuponat, 2001), "Foreigner Complex: Essays and Fiction about Egypt" (Kompleksi i të huajit: Ese dhe trille për Egjiptin, 2002), "If Only the Dead Could Listen" (Sikur të vdekurit të dëgjonin, 2008), dhe "Encounters ëith Civilizations: From Alexander the Great to Mother Teresa" (Takime me qytetërimet: Nga Aleksandri i Madh 2009).


Kërkimet e tij të fundit janë përfshirë në studimin "Orientalism as Moral Coëardice" (Orientalizimi si frikë e moralshme" në të cilin ai trajton ndikimin nga themelet tek vendet e vogla të prodhimit në masë, vetëbesimin dhe degjenerimin e tyre, të kulturës së tyre tradicionale e cila është pjesë e rëndësishme e trashëgimisë së njerëzimit.
User avatar
AciDiuS
Moderator
Posts: 7206
Joined: Wed Mar 09, 2005 4:11 pm
Location: Free on Universe

Re: Nënë Tereza u tradhtua nga kolegët

Post by AciDiuS »

Sen krejt normal dyshimet e saj ne besimin ne Zot , ju kan gjet do letra ksaj qe flasin per dyshimet e saj ne Zot jo po ne krishterizem amo krejt normale osht kjo nuk egziston naj besimtar ne bot qe nuk ka pas naj her ne jet dyshime reth egzistences t'Zotit .
Ian
Posts: 180
Joined: Fri Nov 27, 2009 2:18 am
Location: Mecca

Re: Nënë Tereza u tradhtua nga kolegët

Post by Ian »

AciDiuS wrote:Sen krejt normal dyshimet e saj ne besimin ne Zot , ju kan gjet do letra ksaj qe flasin per dyshimet e saj ne Zot jo po ne krishterizem amo krejt normale osht kjo nuk egziston naj besimtar ne bot qe nuk ka pas naj her ne jet dyshime reth egzistences t'Zotit .
epo tlutna :arrow:
User avatar
AciDiuS
Moderator
Posts: 7206
Joined: Wed Mar 09, 2005 4:11 pm
Location: Free on Universe

Re: Nënë Tereza u tradhtua nga kolegët

Post by AciDiuS »

Ian wrote:
AciDiuS wrote:Sen krejt normal dyshimet e saj ne besimin ne Zot , ju kan gjet do letra ksaj qe flasin per dyshimet e saj ne Zot jo po ne krishterizem amo krejt normale osht kjo nuk egziston naj besimtar ne bot qe nuk ka pas naj her ne jet dyshime reth egzistences t'Zotit .
epo tlutna :arrow:

Dej mo me nifar letre si poezi diqka te shkrume i lutet edhe Allahut , lutet per muslimant lutet per hindust katolikt e krejt qenjet njerzore .
clear path
Posts: 19
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:57 pm

Re: Nënë Tereza u tradhtua nga kolegët

Post by clear path »

Faktet e gjalla rreth "Nënë" Terezës i gjeni në librin “Nënë Tereza – Vendimi Final”, nga Dr. Aroup Chatterjee
User avatar
Pandemonis
Posts: 2495
Joined: Sat Jun 24, 2006 2:39 pm
Location: Lluga-city
Contact:

Re: Nënë Tereza u tradhtua nga kolegët

Post by Pandemonis »

SKANDAL.................
Post Reply