Gjyshës Time

Diskutoni per letersi, tregoni poezi, diskutoni ato...

Moderator: AciDiuS

User avatar
Her!
Posts: 1261
Joined: Fri Jul 04, 2008 7:00 pm

Gjyshës Time

Post by Her! »

Do të doja që të paktën
të ta dëgjoja zërin
atë ditë,
kur ti po mirrje frymë
për të fundit herë.
Do të doja ta ktheja kohën
që të isha aty,
mos të të lija vetëm.
Do të doja që ky dimër
të flej,
e në tjetrin,
të marr frymë prap
duke mos ndjer dhimbjen
e ftoht të zemrës sime.
Do të doja ta shihja
valën e fundit
të buzëqeshjes tënde
të asaj buzëqeshje
që gjithëmonë më gjallëronte
e heshtaz, më përmallonte
Kur edhe atë ditë
fytyra jote,
kishte marr ngjyrën
që tashmë urrej aq shumë
ngjyrën e vdekjes,
më buzëqeshe
në ëndërr, e prap më frymëzove.
E tani, që se di a vazhdon jetën
tjeter, apo ende fle,
mua më mungon tashmë
që e di, që s'do të shoh
duke më folur
apo përkdhelur.
Është ankth,
mos pranija yte ktu
e kudo që shkoj
s'je ulur, duke më pritur
vi lehëtas duke fluturuar,
deri sa kuptoj,
që sje më aty.
Sa më dhemb shpirti
që s'më flet më
e me ata sy që gjithmonë vallëzonin
s'më sheh më.
Më mungojnë ato duar
të mplakura,
ato flokë bore,
ajo e qeshur plot jetë
më mungon ti, o gjyshe.
Dua ta dish që un jetoj
jam gjallë
e nesër nuk e di
qdo më sjell jeta
e po përballova mërzin për ty,
do sundoj edhe tjerat,
E do vazhdoj të jetoj
se nuk kam strehë tjetër
Por, ty o gjyshe
gjithmonë do të mbaj në zemrën time,
dhe gjithmonë do të të dua.

Gjyshes Time të ndjerë..!:(
Zana E Malit
Posts: 2147
Joined: Sun Apr 06, 2008 11:18 pm
Location: United Mitrovica

Re: Gjyshës Time

Post by Zana E Malit »

m`pelqej..
User avatar
adela
Posts: 1534
Joined: Fri Jan 19, 2007 5:57 pm
Location: UK

Re: Gjyshës Time

Post by adela »

mua me ka vdekur gjyshja para 3 javesh....

flm per poezine Her!
per mua ishte si ngushellim :)
User avatar
Varekai
Posts: 1199
Joined: Thu Oct 19, 2006 12:39 am
Location: Hamami i Hyrës

Re: Gjyshës Time

Post by Varekai »

Gjyshja osht njeri ma i ombel n'bote

Her! thenkju.
User avatar
Vissy Dream
Posts: 5699
Joined: Sun Jul 15, 2007 7:20 pm
Location: Old Trafford

Re: Gjyshës Time

Post by Vissy Dream »

Shume m`pelqej, suksese :arrow:
User avatar
Her!
Posts: 1261
Joined: Fri Jul 04, 2008 7:00 pm

Re: Gjyshës Time

Post by Her! »

Edhe gjyshja jem ka vdek para 3 jave..:S..ju qe ju ka vdek ni njeri aq i veqant si gjyshja e dini qysh osht ajo ndjenja "onderr"...un hale nuk jom kthjell prej ksaj ndjenja, por edhe kur t'kthjellna nuk ka me kon e leht. But this is what we all call it life, right?!

Flm t'gjithve!:)
User avatar
Dr.SkaL.
Posts: 1079
Joined: Sat Apr 21, 2007 1:03 pm
Location: Khazad Dum

Re: Gjyshës Time

Post by Dr.SkaL. »

Varekai wrote:Gjyshja osht njeri ma i ombel n'bote

Her! thenkju.

perderisa sta han ymrin....
mu gjyshja jem mka rreh me fshis te kallne veq pse e kom nguc djalin e halles :evil:

may she go to hell :evil:
SPIRIT OF DEATH
Posts: 346
Joined: Mon Feb 18, 2008 6:08 pm

Re: Gjyshës Time

Post by SPIRIT OF DEATH »

Her up pelqej shum vjersha,sepse mu ket muj gjyshja i bon nje vjet qe nuk eshet ne mesin ton edhe pse kam shum nevoj me pa ,me ja ni zanin,me ja prek ato duart e nxehat , :( :( eshet dhimbja qe e ndjen me kret fuqin e shpirtit
User avatar
adela
Posts: 1534
Joined: Fri Jan 19, 2007 5:57 pm
Location: UK

Re: Gjyshës Time

Post by adela »

O Dr Skal,

jam e sigurt qe ke dhe kujtime te mira me te! Kap editoje postimin tend se ka per te dhembur tere jeten qe po thua fjale te tilla :?
User avatar
Muki
Posts: 4685
Joined: Thu Oct 06, 2005 10:38 pm
Location: Mitrovicë

Re: Gjyshës Time

Post by Muki »

Poezia shume e mire.
inshAllah ne Xhennet gjyshja jote.

Gjyshja ime ka vdek ne vitin 1984 ndersa une kam lind ne vitin 1986,me vjen shume keq qe nuk kam shiju ndjenjen e te qenit nip.
Ani pse gjyshja ime ka jetuar 106 vjet por ja qe nuk u takuam asnjehere.
Perndryshe 2 here ne vit,vizitoj varrin e gjyshes sime qe ndodhet ne veri dhe lutem per shpirtin e saj vazhdimisht.
User avatar
aneurysm
Posts: 203
Joined: Wed May 21, 2008 9:53 am
Location: Tacoma

Re: Gjyshës Time

Post by aneurysm »

phaaaaa Her! sje norrmal,,,hallall :|

shum m'kah pelqy
User avatar
MaNgupja_nR1
Posts: 7435
Joined: Sat May 13, 2006 1:27 pm
Location: KingstonTown

Re: Gjyshës Time

Post by MaNgupja_nR1 »

E mir poezija shum... as un se kam pa asniher gjyshen teme :( po ta kisha pas s'besoj qe isha ndi e vetmume najher!!
User avatar
Her!
Posts: 1261
Joined: Fri Jul 04, 2008 7:00 pm

Re: Gjyshës Time

Post by Her! »

Flm t'gjithve.
User avatar
s@r@h_
Posts: 2252
Joined: Mon Nov 28, 2005 3:43 pm
Location: Gylan
Contact:

Re: Gjyshës Time

Post by s@r@h_ »

Shume mka pelqy qe ma pate dergu ... ma heret me lexu po ska lidhje me lexu 10000 here eshte shume fantazi se gjithmon tshtin me menu per gjyshe edhe sdi shume mpelqen qysh e ki pershkru e qysh e ki shtjellu temen ktu super shume Her!*
User avatar
Lola
Posts: 2985
Joined: Fri Dec 03, 2004 11:43 am
Location: ku kom qef

Re: Gjyshës Time

Post by Lola »

phaa shume m`pelqej po njikohsisht edhe u merzita, gjyshen e shpise s`kom pas rastin me njoft kurr e t`dajve pooo edhe shume mungon tash qe i ka bo 1vit qe ka vdek :(
Post Reply