Beteja e Kosoves.

Shkruni qka dini per histori, vetni, msoni... ma mire se n'shkoll ko me u kan.

Moderator: AciDiuS

smart-hacker
Posts: 97
Joined: Sun Aug 19, 2007 9:02 pm
Location: rocksonte

Beteja e Kosoves.

Post by smart-hacker »

Postoni qka dini per Betejen e Pare Te Kosoves. :lol: :lol:
User avatar
KanGaro_Toure
Posts: 2997
Joined: Wed Jun 14, 2006 12:19 am
Location: N`Karrig
Contact:

Post by KanGaro_Toure »

Beteja e kosoves kur millosh kopili e ka vra sultan muratin a e ke fjalen per qato ?
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Post by Clavicula »

Beteja dhe Miti!
ne qet mnyre e elaboron Betejen e Kosoves Noel Malcolm. Qe une pajtona me qet teze te Malcolmit!

Ne Betejen e Kosoves, P.O i ka dhon grushtin perfundimtar Mbreterise Serbe. Miramo shkijet shume e kane stermadhu Betejen e Kosoves, gjo qe e ka shty Malcolmin me qujte "Beteja dhe Miti".

Shkijet thojne se per ta gjithcka u vendos ne kete beteje, edhe harrojne edhe shume beteja tjera, qe Beteja e Kosoves, nuk e ka pas qat efekt qysh e pasyqrojne ata.

Fati i Ballkanit osht vendose ne Betejen e Marices ne Bullgari, edhe prej atyhit Osmanet kane depertu me te madhe edhe me ni far mnyre, aty edhe ka fillu sundimi osman ne Ballkan.
User avatar
KanGaro_Toure
Posts: 2997
Joined: Wed Jun 14, 2006 12:19 am
Location: N`Karrig
Contact:

Post by KanGaro_Toure »

Clavicula wrote:Beteja dhe Miti!
ne qet mnyre e elaboron Betejen e Kosoves Noel Malcolm. Qe une pajtona me qet teze te Malcolmit!

Ne Betejen e Kosoves, P.O i ka dhon grushtin perfundimtar Mbreterise Serbe. Miramo shkijet shume e kane stermadhu Betejen e Kosoves, gjo qe e ka shty Malcolmin me qujte "Beteja dhe Miti".

Shkijet thojne se per ta gjithcka u vendos ne kete beteje, edhe harrojne edhe shume beteja tjera, qe Beteja e Kosoves, nuk e ka pas qat efekt qysh e pasyqrojne ata.

Fati i Ballkanit osht vendose ne Betejen e Marices ne Bullgari, edhe prej atyhit Osmanet kane depertu me te madhe edhe me ni far mnyre, aty edhe ka fillu sundimi osman ne Ballkan.
ato e kan bo te madhe se mijra shqiptar kan luftu ne emer te serbis e tana mreti i ka myt vet masi o kry beteja !
User avatar
TALEBANI
Posts: 1914
Joined: Thu Mar 23, 2006 10:45 pm

Re: Beteja e Kosoves.

Post by TALEBANI »

Beteja e Kosovës - PËRKTHIM NGA DISA KRONIKA KLASIKE


ASHIK PASHA ZADE (1400 - 1484?)
BETEJA E KOSOVËS*
Të pafetë, posa e panë ushtrinë e besimdrejtëve, menjëherë i drejtuan shtizat dhe sulmuan (besimdrejtët). Nga ana e djathtë qëndronte Bajezit hani, kurse nga e majta Jakub Çelebiu. Gazi-të thërritën madhërimin e Zotit: "All-llahu ekber" (Zoti është më i madhi) dhe gjithashtu iu sulën të pafeve në takim. Beteja qe shkuar deri nga gjysma e kohës ndërmjet dy namazeve. Nga ana e djathtë Bajezit hani, kurse nga e majta Jakub Çelebiu, zhvilluan betejë të suksesshme. Llazi ishte në anën e Jakub Çelebiut dhe në këtë anë ushtria (jonë) u thye. Mirëpo, nga kjo anë (u shfaq) një i pafe, me emrin Bilish Kobila. Duke e shtrirë majën e poshtme të shtizës në lartësi, me kapelë në dorë u nis drejt hanit. Gazi-të ia prenë rrugën. Ai foli: "Largohuni, erdha t’ia puth dorën dhe erdha të sjell lajm të gëzueshëm: Llaza me të birin u kapën, ja atje, po i sjellin." (Këtë) e tha dhe gazitë nuk e penguan më tej. Ai për një çast arriti deri te hani, e ktheu (shpatën) nga ana tjetër, dhe e shpoi (theri) hanin. Së shpejti mbi hanin e ngritën tendën. Bajeziti ishte i pranishëm. E vendosën nën sanxhak. Ana e Jakub Çelebiut, siç thonë, vetë i theu të pafetë. Erdhën (tek Jakub Çelebiu) dhe i thanë: "Eja, po të thërret babai yt!" Posa erdhi, me të u sollën sikur me babain e tij. E sollën edhe Llazën me të birin e tij. Edhe ata i sollën në gjendjen e cila u kishte hije. Atë natë në ushtri patën ndodhur intriga. Por, posa u gdhi, (ushtarët) e pranuan Bajezitin (për padishah). Pastaj e ngritën taborin dhe u nisën për në Jedrene. Të gjitha këto ngjarje ndodhën në vitin 791 të Hixhretit.


SHUKRULL-LLAH-u (1386-1459)
BETEJA E KOSOVËS*
Pasi që (Murati) kështu e rregulloi atë që është e nevojshme për jetën e ardhshme, sërish mori rrugën e Rumelisë, iu dha luftimeve dhe iu drejtua shtetit të Llazës (Serbisë). Sundues (princ) Llazari dëgjoi për këtë, i lajmëroi të pafetë e vendeve perëndimore dhe kërkoi (prej tyre) ndihmë. Vllahët, hungarezët, çekët, serbët, arbanasët, ulgarët (sigurisht bullgarët) dhe frangët i dërguan ushtritë. Më shumë se njëqind mijë të pafe u tubuan dhe arritën me armë të ndryshme. Të dy ushtritë u përleshën dhe zhvilluan një betejë çfarë kupa qiellore nuk ka parë qysh kur ka filluar të lëvizë. Shumë njerëz nga të dy ushtritë janë mbytur, kufomat janë grumbulluar njëra mbi tjetrën, kurse kokat janë shkelur nën këmbë. Më në fund arriti mëshira e Zotit, ndërsa ata u detyruan në arratisje. Muslimanët atëherë u sulën në ndjekje pas tyre, kurse mbreti ngadhënjimtar (Murati) mbeti në një bregore me disa truproje derisa ushtria e cila ka shkuar në ndjekje nuk kthehet dhe nuk e gjen Sulltanin ngadhënjimtar. Mirëpo, një i pafe, i cili i plagosur dhe i stërpikur me gjak qe fshehur ndër të mbyturit, u ngrit nga vendi i tij dhe duke u shkarë dhe luhatur u nis nga ngadhënjimtari Hudavendig’jari (pseudonim me domethënie Sundues sovran), porse çaushët e ndalën. Ngadhnjimtari Hudavendig’jari sigurisht ka menduar që (ai i plagosuri) ka ndonjë lutje ose dëshirë, dhe i largoi çaushët. Në këtë i pafeu i mallkuar, eci një hap përpara dhe e goditi me hanxhar, kurse sipas asaj "kur të vijë çasti i caktuar, atëherë është e ngushtë tërë bota" - po atë çast apo atë moment (Sulltani) u ngrit në shkallën e shehidit. Pasi qe ngadhënjimtar i vërtetë, u bë shehid i vërtetë. Në vitin shtatëqind e nëntëdhjetë (1389), kurse fronin e sundimit ngadhënjimtar ia lëshoi Bajezit beut.


URUXH-i
BETEJA E KOSOVËS*
Në atë kohë (ende) nuk kishte topa dhe pushkë. Rëndom beteja zhvillohej me shigjeta, shpata dhe shtiza. (Të dy ushtritë), duke u përzier njëra me tjetrën, zhvilluan betejë dhe gjakderdhje të madhe. U vranë shumë njerëz nga muslimanët dhe të pafetë. Nuk kishte fund për ata të cilët ranë nën shpatë. E Vërteta e Lartë, për shkak të bekimit të çudive të Pejgamberit të madh dhe për besimin e thellë të ushtarëve besimdrejtë, i dha grushtin vdekjeprues të pafeut. Gazi-të i shpërndanë të pafetë. Të pafetë u shpërndanë kurse gazitë shkuan t’i ndjekin ata. Kur ushtria u shpërnda në të katër anët dhe shkoi, Gazi Murat hani, siç rrëfejnë, mbeti vetëm. Mirëpo, ishte një i pafe i mallkuar, i cili (më parë) ishte përbetuar si sakrificë. Duke u ngritur mes kufomave, me fjalët: "Dua t’ia puth dorën padishahut", u nis përpara. Ai ka qenë, si duket, një ndër bejlerët e fuqishëm. Ata, (të cilët patën shkuar), asgjë nuk kanë parandier dhe qenë krejtësisht mendjelehtë (gafil). (Ç’të bëhet?). Ç’ka pasur, sipas Vendimit Hyjnor të ndodhë, kjo gjithherë edhe ka ndodhur. Vdekja, thonë, erdhi shpejt në vendin qysh më parë të caktuar. Sipas fjalës (së urtë arabe): "Kur të vijë caktimi, të verbër janë të pamurit", askush nuk mund ta mënjanojë. Kështu edhe ky i pafe, duke ardhur me hanxharin shumë të mprehtë dhe sikur uji të kthjellët, e goditi padishahun, i cili ishte i hipur në kalë.(...) Në atë çast bejlerët u mblodhën në një vend dhe në atë rrethanë u pajtuan në atë që ta ngrenë sulltan Bajezitin në vendin e babait të tij. Jakub Çelebiut i dërguan lajm me fjalët vijuese: "Eja, të dëshiron babai yt!" Në këtë mënyrë e sollën dhe e mbytën në tendë. E përcollën atë në dispozicion të të Vërtetës së Lartë. Duke e vendosur sulltan Bajezitin për padishah, bejlerët sërish filluan betejën dhe me britmën "All-llah, All-llah!" goditën përsëri (të gjithë) në të njëjtin çast mbi të pafetë. E madhëronin Zotin me britma: "All-llahu ekber" (Zoti është më i madhi) dhe (sërish) zhvilluan betejë të madhe. Në atë betejë e kapën despotin Llaz-oglun me të birin dhe i sollën para sunduesit të popullit të devotshëm, vazhdimisht duke e madhëruar emrin e Zotit, d.m.th. para Madhërisë së Tij, sulltan Bajezitit. Bajezit - hani dha urdhrin. Të dytë u ekzekutuan, e bënë skëterrën e errët vendbanim të këtyre katarëve, të privuar nga pasardhësit. Sipas mëshirës së të Vërtetës së Lartë, së cilës i përket lavdia dhe së cilës emri t’i jetë i ngritur lart, dhe në betimin e mrekullive të Pejgamberit, Muhammedit Mustafasë, mbi Të qoftë bekimi, dhe i mbytën me shpatë të pafetë. Kur këta të mallkuar u shpartalluan, gazitë u pasuruan (tej masës). Duke u larguar nga aty, erdhën në Jedrene. Në Jedrene e vendosën sulltan Bajezitin në fron dhe ai në madhështi dhe fat u ul në karrige, vend i madhërisë dhe lavdisë. Mosha e Gazi Muratit ka qenë gjashtëdhjetë e shtatë vjet. Kur vdiq i ati i tij Orhani, ka pasur katërdhjetë e dy vjet. Tridhjetë e një vit është lexuar hutbeja me përmendjen e emrit të tij. Kufomën e tij e kanë kthyer prap dhe e kanë varrosur në Brusë. Vdekja e Murat-hanit ka ndodhur në vitin 879 të Hixhretit.
User avatar
TALEBANI
Posts: 1914
Joined: Thu Mar 23, 2006 10:45 pm

Re: Beteja e Kosoves.

Post by TALEBANI »

Beteja e Kosovës - PËRKTHIM NGA DISA KRONIKA KLASIKE


Beteja e Kosovës më 1389 sipas burimeve të Idris Bitllisit

1. Jeta e Idris Bitlisit
Edhe Idris Bitlisi bën pjesë ndër historiografët më të mëdhenj turq të shekullit XV-XVI. Emri i tij i plotë është Hakimuddin Idris ibn Husamuddin. Data e lindjes së tij nuk dihet, por dihet vendi. U lind në Bitlis prej nga edhe e mori nofkën Bitlisi, afër Liqenit të Vanjit në Anadollinë Lindore, apo në Kurdistan . Më vonë e hasim në oborrin e Dinastisë së Akojunllitëve dhe atë në shërbim të Jakub beut (vd. 896/1490-1491) si nëpunës zyreje. Nga kjo periudhë kemi një ndodhi interesante. Bajezidi II më 1485 kërkoi raport nga Jakub beu për fitoret në Kili dhe Akerman. Përgjigjen e Jakub beut e shkroi Idris Bitlisi, me të cilën ia tërhoqi vëmendjen Bajezidit II me shkathtësitë e shkrimit të tij dhe ia zgjoi kureshtjen që një penë e tillë të jetë në shërbim të tij, që ndër të tjera të shkruajë historinë e shtetësisë osmane. Këtë e arriti në vitin 907/1501 kur nga sundimi ra Dinastia Akkojunllite, kurse sundimtar i ri u emërua shah Ismaili, themeluesi i Dinastisë Safevite. Në këtë kohë Idris Bitlisi e braktisi Persinë dhe erdhi në shërbim të Bajezidit II dhe aty qëndroi deri në fund të jetës së tij. Gjatë kësaj kohe Bitlisi u angazhua intensivisht me aktivitete politike dhe ushtarake. E gjejmë në shoqërim të sulltan Selimit I në fushatën kundër Persisë, me ç’rast u ngarkua që nën komandën e tij ta pushtojë Kurdistanin. Po ashtu nën komandën e tij me një ushtri kurde i theu persianët dhe e pushtoi Mardinin. Idris Bitlisi gjithashtu mori pjesë në bisedimet për bashkangjitjen e Urfit dhe Mosullit me Halifatin osman. Ai ka dhënë kontribut të çmueshëm edhe në qetësimin dhe formimin e rendit të brendshëm në krahinat e pushtuara. Është e njohur se bashkë me sulltan Selimin I ka marrë pjesë në luftimet kundër Egjiptit. Lidhjet e Idris Bitlisit me sulltan Selimin I i hasim edhe më të thella. Kështu, me qëllim që t’ia imponojë idetë e tij se si të sundojë në krahinat e posapushtuara, Idris Bitlisi në shenjë respekti ndaj Selimit I, mbajti një fjalim brilant, të shkëlqyeshëm për virtytet e Sulltanit. Konsiderohet që Idris Bitlisi ka ndërruar jetë në Dhul-hixhxhe të vitit 926 Hixhrij ose 12. XI-12, XII. 1520. U varros në Stamboll në lagjen Ejjubijje në vendin e quajtur "Idris kö?", pranë mesxhidit të cilin e ndërtoi gruaja e tij Zejneb-hatun.

2. Karakteristikat e përgjithshme të veprës së Idris Bitlisit
Lidhjet e Idris Bitlisit me Bajezidin II janë të hershme. Më parë përmendëm se qysh në vitin 890/1485 Idris Bitlisi i dërgoi një raport Bajezidit II me çka tërhoqi vëmendjen e tij. Me kalimin e kohës lidhjet midis tyre intensifikoheshin, kështu që ato u kurorëzuan atëherë kur Bajezidi II i rekomandoi Bitlisit ta shkruajë historinë osmane prej fillimit e deri në kohën e tij, d.m.th. prej vitit 710/1512. Këtë shënim e hasim në parathënien e veprës së Idris Bitlisit. Këtu lexojmë se më 908 apo 07.07.1502, Bajezidi II e kishte ngarkuar Idris Bitlisin që ta shkruajë historinë osmane. Këtë punë Idris Bitlisi e kreu për dy vjet e gjysmë, përkatësisht e mbaroi së shkruari në vitin 1505. Kjo vepër e tij quhet "HEST BIHIST" (Tetë kopshtet e parajsës) dhe është vepra kryesore e tij, të cilën e shkroi në persishte, sipas rekomandimit të vetë Sulltanit, edhe pse dinte të shkruajë edhe në turqishte. Vepra "Hest Bihist" është shkruar në prozë, përveç hyrjes në disa kaptina të cilat janë shkruar në poezi me stil oratorik, të spitillosur, të ngjeshur, që për atë periudhë paraqet një lloj mode letrare, mirëpo, në anën tjetër, për gjeneratat e mëvonshme ka paraqitur një lloj pengese dhe një nga arsyet që deri vonë nuk është studiuar, as përkthyer dhe botuar në tërësi.
Bitlisi mori guxim që të shkruajë një poezi në të cilën e këshillonte Sulltanin në udhëheqjen e vendit dhe zbatimin e drejtësisë në Egjipt. Bitlisi ka shkruar edhe gjëra të tjera, por deri më sot nuk kemi asgjë të zbuluar dhe të publikuar. Vepra e Idrisit "Hest Bihist" paraqet burim mjaft të rëndësishëm historik. Ai duke shfrytëzuar kronikat e mëparshme, dokumentet e ndryshme e të tjera, për herë të parë shkroi një histori ku i shtroi gjërat në mënyrë më të plotë, më të gjerë dhe më të kuptueshme, deri në kohën kur jetoi vetë. Historia e tij shërben si burim dhe ekzemplar i dorës së parë për të gjithë historianët e mëvonshëm. Sikur që kjo vepër u shërbeu të tjerëve për t’i shkruar historitë e tyre, ashtu edhe Idrisi, për ta shkruar historinë e tij, konsultoi shumë vepra. Mirëpo, para se të përpiqemi t’i analizojmë shkurtimisht burimet e historisë së Bitlisit, duhet ta shtrojmë mendimin e vetë Bitlisit rreth burimeve të konsultuara. Ai në parathënien e gjatë të veprës së tij për burimet e shfrytëzuara flet në mënyrë të papërcaktuar dhe thotë se "Shumë ndodhi, përcaktimin dhe hulumtimin e të cilave nuk i ka dëgjuar apo nuk i ka njohur drejtpërdrejt nga transmetuesi i besueshëm të cilit duhet besuar, apo çka nuk është parë dhe provuar nga librat e sigurt, të gjitha këto nuk janë përfillur dhe i janë lënë herresës". Nga kjo kuptohet se Idrisi ndaj burimeve ka qenë mjaft kritik, dhe se në veprën e vet ka futur vetëm atë që, sipas tij, ka qenë e vërtetë. Kuptohet se Idrisi për ngjarjet e hershme i ka konsultuar veprat e shkruara, kurse për të rejat ose ka qenë vetë i pranishëm ose i ka marrë nga burimet e sigurta verbale. Është më se e sigurt se Idrisi historinë e tij e ka shkruar në bazë të veprës "Tarih-i Xhihan gusaj" të Xhuvejnit (1226-1282), veprës "Tarih-i Vassaf" të Vassafit (ndërmjet 1257-1328), e cila paraqet vazhdimin e historisë së Xhuvejnit. Këto dy burime Idrisit i kanë shërbyer vetëm për fillimin e historisë osmane. Burim tjetër ka qenë Mu’inuddin Jesdiu, të cilin F. Babingeri e thekson por nuk përmend shënime tjera. Burim vijues është edhe "Zafer-name-ja" e Sherefuddin Ali Jezdiut (vd. 1454), e cila i ka shërbyer deri te Mehmedi I (1425). Mirëpo, burimi kryesor i Idrisit ishte Neshriu dhe Historia e tij. Veçmas i ka shërbyer për periudhën e Luftës së Kosovës. Mirëpo, disa të dhëna sikur ajo se sulltan Murati i gjallë e ka pritur kthimin e Jëlldërëm Bajezidit nga ndjekja e armikut dhe se me vetëdije të plotë ia ka dorëzuar pushtetin, tregojnë se Idrisi ka përdorur edhe burime të tjera të zhdukura ose deri sot të panjohura. Kur e përmendëm Neshriun, me këtë nënkuptuam se Idrisi ka konsultuar edhe burime të tjera që ai i ka konsultuar. Sa u përket shqiptarëve, I. Bitlisi sjell të dhëna të konsiderueshme. Vlen të theksohet në këtë rast përbërja e koalicionit, ku nuk dallon nga kronistët tjerë, si dhe pjesëmarrja e shqiptarëve në Luftën e Kosovës. Në këtë koalicion kanë marrë pjesë sundimtarët e frengëve (evropianëve), hungarezëve, vllehëve, shqiptarëve dhe popujve sllavë (sakalib), kurse sipas versionit të S. Trakos, ka marrë pjesë edhe "sundimtari i vendit të Bogdanëve", e dhënë kjo që nuk përmendet në historitë tjera. Sipas disa historianëve shqiptarë, I. Bitlisi përmend pjesëmarrjen e Gjergj II Balshës dhe Dhimitër Jonimës dhe prijësave të tjerë shqiptarë pa i përmendur emrat. Atë që Neshriu e quan Juka, Idrisi e quan si Jorki, kurse disa këtë emër e lexojnë edhe si Juvan, kurse S. Trako mendon se ka të bëjë me emrin "Juga". S. Pulaha po këtë e identifikon me Balshën II. Pa kontestuar asnjë hipotezë, konsiderojmë se kjo çështje është e hapur për shkencëtarët. Gjithashtu, atë që Neshriu e quan Jund-oglu Dimitruos, Idris Bitlisi e quan Levend-oglu dhe derisa versioni i Trakos thotë se ky është mbret i Bosnjës, versioni i Pulahës i ndanë dhe thotë "mbreti i Bosnjës dhe Levend-oglu". Për këtë historianët shqiptarë mendojnë se është Dhimitër Jonima. Historia e Idris Bitlisit për shkak të të dhënave të saj, për gjeneratat e ardhshme ka qenë tekst i domosdoshëm. Historiografët osmanë si Hoxha Saduddini, pastaj Hoxha Huseini (nga Sarajeva), Aliu Sollakzadeja etj., kanë qenë nën ndikimin e thellë të tij. Edhe sot e kësaj dite historia e tij paraqet burim të pakapërcyeshëm për studiuesit bashkëkohorë. Ndonëse i bëhet vërejtje se vepra e tij përshkohet me panegjirizëm dhe subjektivitet, konsiderojmë se kjo nuk qëndron për dy arsye: - Panegjirizmin, që i bëhet vërejtje, duhet kuptuar në rrethanat kur dhe ku është shkruar vepra. Në këtë kohë ka qenë modë të shkruhet me një gjuhë më oratorike, kurse të paktë kanë qenë ata që kanë pasur mundësi ta bëjnë këtë. - Lavdërimi i heronjve të fesë dhe përcjellja e ngjarjeve historike me ajete nga Kur’ani, që i zihen për të madhe, tregojnë se: 1) Autori si pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në shumë konflikte, ka përjetuar ndodhitë dhe duke mos e tepruar ua ka dhënë epitetet e merituara; 2) Ndërlidhja e Kur’anit me historinë tregon se autori ka qenë vrojtues i mirë i rrethanave, ka poseduar aftësi të psikologut e sociologut të regjur dhe se historia e tij me këtë fiton rëndësi të madhe e kurrsesi nuk humb.

PËRMBYLLJE
Idris Bitlisi, historian turk, me veprën e tij "Hest Bihist", ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në ndriçimin e asaj periudhe të errët e kontraverze. Nëse analizohet historia e tij, njeriu bindet se kjo vepër është e dorës së parë në shkencën e historiografisë turke, e pastaj asaj edhe shqiptare, sllave etj.
User avatar
TALEBANI
Posts: 1914
Joined: Thu Mar 23, 2006 10:45 pm

Re: Beteja e Kosoves.

Post by TALEBANI »

Beteja e Kosovës - PËRKTHIM NGA DISA KRONIKA KLASIKE


Beteja e Kosovës më 1389 sipas burimeve të Mulla Mehmed Neshriut

HYRJE
Periudha prej depërtimeve të para të osmanlinjve në Ballkan në gjysmën e dytë të shekullit XIV deri te Lufta e Kosovës më 1389, karakterizohet me disa ndodhi të rëndësisë thelbësore për historinë tonë shqiptare islame. Çdonjëra nga këto ndodhi ka luajtur rol vendimtar për Kosovën dhe më gjerë. Kjo është periudhë e forcimit të shpejtë të Shtetit të ri Osman dhe njëkohësisht është periudhë e shkatërrimit të shpejtë të Bizantit dhe shteteve të tjera feudale ballkanike për shkak të rrethanave të parregulluara të brendshme politike dhe shoqërore.
Edhe pse Ballkani kaherë ka qenë i njohur për popujt e Lindjes, megjithatë për Ballkanin kemi të dhëna relativisht të vonshme. Me fjalë të tjera, burimet e vjetra osmane pak vend u kushtojnë ndodhive të shekullit XIV. Të dhëna relativisht më të plota rreth të gjitha këtyre ndodhive ofrojnë Mulla Mehmed Neshriu dhe bashkëkohësi i tij Idris Bitlisi, historitë e të cilëve paraqesin burim të dorës së parë në historiografinë osmane dhe burim me rëndësi në historiografinë e popujve ballkanas. …
Këto pak rreshta nuk pretendojnë ta japin fjalën e fundit rreth kësaj teme, përkundrazi, kanë për qëllim të tërheqin vëmendjen e lexuesve në emrin dhe veprën e këtyre dy historianëve, vepra këto pa të cilat historia osmane përgjithësisht, kurse ajo shqiptare islame në veçanti, do të ishin të mangëta dhe mjaft të errëta. Prandaj, përkthimi i tërësishëm kritik i veprave të tyre për shkencën e historisë paraqet ngjarje kulturore me rëndësi për nënqiellin tonë.
Në vazhdim do të përpiqemi që t’i analizojmë karakteristikat kryesore të këtyre veprave, në bazë të përkthimeve ekzistuese të Glisha Elezoviqit, Salih Trakos dhe Selami Pulahës dhe burimeve tjera të publikuara


1. Jeta e Mulla Mehmed Neshriut
Njëri ndër historiografët më të mëdhenj të historiografisë turke është edhe Mulla Mehmedi i njohur me nofkën Neshriu. Nuk është e sigurt se kur u lind, por supozohet se ka jetuar në kohën e sundimit të sulltanëve osmanë Bajezidit II dhe Selimit I. … Për kohën që nga fëmijëria e hershme, pastaj për rininë dhe shkollimin e tij dhe aktivitetet tjera nuk kemi shënime të sigurta. Mund të supozohet se ka poseduar aftësi të mëdha intelektuale dhe organizative, supozime këto që mbështeten në kohën e pjekurisë së tij. Mulla Mehmed Neshriu i ka takuar klasës më të lartë të hierarkisë së ulemasë. Si profesor (muderris) që ishte, madje kishte edhe katedrën e vet në medresenë e Brusës. Këtë na e dëshmon edhe ofiqi i tij "mulla", i cili u atribuohet intelektualëve të rangut më të lartë. Neshriu vdiq në vitin 1520

2. Karakteristikat e përgjithshme të veprës së M. M. Neshriut
Puna e tij produktive si profesor në medresenë e Brusës bëri që zëri i Neshriut të dëgjohet edhe jashtë medresesë, madje edhe te sulltani i atëhershëm Bajezidi II (1481-1512), i cili e ftoi në sulltanatin e tij dhe e angazhoi që ta hartojë Historinë osmane prej fillimeve të saj e deri në kohën kur do të shkruhet. Historia të cilën e shkroi Neshriu sipas porosisë së sulltan Bajezidit II quhet "Xhihan-numa" (Treguesi i botës) dhe përbëhet prej gjashtë pjesëve. Sipas të gjitha gjasave, përveç parathënies, pesë pjesët e para të historisë kanë humbur, kurse pjesa e gjashtë e cila gjendet quhet "Tarih-i al-i osman" (Historia e Dinastisë Osmane). Kjo histori përshkruan krijimin e shtetit osman prej fillimeve të para e deri në kohën kur është shkruar. Sipas temave që trajton, kjo pjesë është shkruar diku rreth viteve 1485 - 1493. Sipas të dhënave ekzistuese, ekzistojnë disa dorëshkrime të veprës së Neshriut. Deri tash dihet për dorëshkrimin në Topkapi të Stambollit, në Bibliotekën e Xhamisë së sulltan Bajezidit II, dorëshkrimi në Bibliotekën nacionale të Vjenës dhe ai në Bibliotekën nacionale të Parisit. Vepra e Neshriut shquhet me një turqishte të pastër, me stil të afërt me paraardhësit e tij, me gjuhë të thjeshtë, gjuhë të folur. Glisha Elezoviq pohon se vepra përshkohet edhe me arkaizma, që për atë periudhë, mendojmë se është e rëndomtë. Ka indikacione se Neshriu është marrë edhe me veprimtari poetike, mirëpo deri tash nuk posedojmë prova lidhur me këtë parashtrim. Për ta shkruar historinë e tij Neshriu ka konsultuar burime të ndryshme, varësisht nga periudha për të cilën ka shkruar. Disa pohojnë se "historia" e Neshriut në pjesën më të madhe është një kompilacion dhe atë si për periudhën e hershme ashtu edhe për periudhën e vonshme të historisë osmane, ndonëse për periudhën e hershme, në mungesë të atyre pjesëve të historisë së Neshriut, nuk dihen as burimet. Pa dyshim, burimi kryesor për "historinë" e Neshriut është njëri nga kronistët e hershëm osmanë, Dervish Ahmed Ashiku, më i njohur me pseudonimin Ashik pasha Zadeja (1400 - 1484 ?) me veprën "Historitë e Dinastisë Osmane" (Tevarih-i al-i Osman). Për disa të dhëna të cilat nuk i përmend Ashik-pasha Zadeja, Neshriu ose ka konsultuar burime tash për tash të panjohura, ose në disa nga ato ndodhi ka qenë edhe dëshmitar i gjallë. Burimi kryesor i Neshriut rreth "Betejës së Kosovës" nuk dihet, sepse për këtë vetë Neshriu nuk ofron informata, as që këto të dhëna mund t’i gjejmë tek kronikat më të hershme osmane. Në disa gjëra Neshriu ka konsultuar edhe "Kronikat anonime" dhe disa kronistë tjerë të asaj kohe. Në krahasim me kronistët pararendës, Neshriu në "historinë" e tij jep shënime të hollësishme rreth Betejës së Kosovës, koalicionit ballkanik kundër osmanlinjve, vasalitetit të Balshajve ndaj Sulltanit prej 1385 - 1387 etj. Sa u përket shqiptarëve, Neshriu për disa gjëra flet gjerësisht, sikur për rezistencën e shqiptarëve, aleancën shqiptaro-boshnjake kundër ushtrisë osmane dhe, gjithashtu, flet për koalicionin ballkanik kundër osmanlinjve, ku veçohen vllehët, hungarezët, çekët, serbët, shqiptarët, ullgarët (bullgarët) dhe frengjët. Prej shqiptarëve supozohet se kanë marrë pjesë Dhimitër Jonima dhe Gjergji II Balsha. Kanë marrë pjesë edhe personalitete të tjera, por nuk u përmenden emrat. Diç më tepër rreth këtyre dy pjesëmarrësve të sipërtheksuar shih kur të flasim tek Idris Bitlisi. Mirëpo, në këtë hedh dritë ngjarja vijuese. Tek Neshriu lexojmë se princ Llazari para luftës u konsultua me të gjithë princat rreth asaj se kur është më mirë të sulmohen turqit. Derisa kishte mendime se këtë duhej bërë natën, një i pafe me emrin Juka (Jorgi) këtë e refuzoi. Gjatë të menduarit se si të deshifrohet ky emër, nuk duhet qitur jasht mendjes edhe këtë se ky emër duhet të lexohet si Juga për arsye se grekët e Stanbollit emrin Gjergj e lexojnë të afërt me Juga, e ky duhet të jetë Gjergj II Balsha. Tek Neshriu lexojmë edhe këtë gjë: ai në origjinal Millosh Obiliqin (Kobiliqin, Kobilloviqin, Kobillën, Dragilloviqin) e quan "... bir kafir var idi, Milos Kovila dirler di." G. Elezoviqi konsideron se sigurisht Neshriu ka konsultuar ndonjë burim grek, pasi që grekët këtë emër mund ta lexojnë kështu dhe kësisoj edhe e ka theksuar. Disa historianë Neshriut ia zënë për të madhe dhe historinë e tij mundohen ta zhvlerësojnë për shkak se Neshriu thotë se "ushtria e të pafeve" numëronte rreth 500.000 ushtarë, duke konkluduar se këtë e ka bërë në mënyrë që ta rrisë fitoren e muslimanëve. Mendoj se kjo është e pavend kur kemi parasysh mënyrën e të shprehurit të Neshriut. Në origjinal thuhet: "Thonë se ishin mbledhur rreth 500.000 mijë ushtarë të pafe..." që jep të kuptojmë se është thënë "thuhet" e nuk është konstatuar. Këtë ekspoze do ta mbyllim me mendimin e historiografit të njohur G. Elezoviqit se "Historia e Neshriut është më e gjera, madje, më e vërteta dhe se për këtë arsye ka ndikuar thellë te historianët e mëvonshëm si Idris Bitlisi, Hoxha Sadedini, Aliu etj. Sot çdonjëri që dëshiron seriozisht të preokupohet me periudhën e fillimit të depërtimit të Islamit në Ballkan, doemos duhet ta konsultojë Historinë e Mulla Mehmed Neshriut.

PËRMBYLLJE
M. M. Neshriu historian turk, me veprat e tyre "Xhihan-i-numa" ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në ndriçimin e periudhës së errët e plotë kundërthënie.
Nëse i hedhet një vështrim historisë së tyre, e sidomos atyre pjesëve ku flitet për Luftën e Kosovës më 1389, fitohet përshtypja se ato paraqesin burim të dorës së parë në shkencën e historiografisë turke, e pastaj asaj edhe shqiptare, e ballkanase. Historia e neshriut ndihmon që e kaluara, sidomos Lufta e Kosovës, të pastrohet nga mitet e legjendat që janë krijuar ndër popujt e ndryshëm e veçmas në Serbi. Aq më tepër, kur këto janë të ngjyrosura me fanatizëm dhe irracionalizëm të kryqëzatave dhe inkuizicionit mesjetar. Një shembull të hidhur kemi liderin e paradokohshëm serb, S. Millosheviq, regjimi i të cilit, në emër të këtyre miteve gjakosi dhe pllakosi një Ballkan të tërë: vrau mbi 300 mijë njerëz, dhunoi rreth 100 mijë femra, vrau mbi 25 mijë fëmijë, rrënoi mbi 2000 objekte fetare – xhami, shkatërroi e dogji me dhjeta mijëra shtëpi.
Mbetet që brezat e rinj t’i rreken me seriozitetin më të madh përkthimit dhe studimit të veprave të tyre, dhe opinionit shkencor t’i ofrojnë burime të dorës së parë me qëllim që historia shqiptare, sllave etj., të studiohen të liruara nga komplekset e ndryshme të krijuara gjatë historisë.
User avatar
andromeda_rock
Posts: 7416
Joined: Sun Sep 04, 2005 3:50 pm
Location: Edinburgh

Re: Beteja e Kosoves.

Post by andromeda_rock »

TALEBAN a ka mundesi me na spjegu bre burr pse po i jep ç`do posti qetu te Historia kahje fetare , edhe ti si historian i ardh`shem duhet me e vertetu drejt ç`do send jo sipas kandit tand .!.
User avatar
AciDiuS
Moderator
Posts: 7206
Joined: Wed Mar 09, 2005 4:11 pm
Location: Free on Universe

Re:

Post by AciDiuS »

KanGaro_Toure wrote:Beteja e kosoves kur millosh kopili e ka vra sultan muratin a e ke fjalen per qato ?

Millosh Kopiliqi Shqiptar o kon :D po shiket qysh ja kan zanat edhe ja ka anen per propaganda e kan bo Shka ...
User avatar
KanGaro_Toure
Posts: 2997
Joined: Wed Jun 14, 2006 12:19 am
Location: N`Karrig
Contact:

Re: Beteja e Kosoves.

Post by KanGaro_Toure »

taleban si CNN je bo hehehhe
User avatar
TALEBANI
Posts: 1914
Joined: Thu Mar 23, 2006 10:45 pm

Re: Beteja e Kosoves.

Post by TALEBANI »

Është fakt historik se Beteja e Kosovës ishte një aleancë e disa rebelëve ballkanikë, kryesisht kristianë, kundër osmanlinjve muslimanë, sepse shumica e shqiptarëve në këtë luftë të përgjakshme mbajtën anën e osmanlinjve muslimanë ose një pjesë mbetën neutralë. Vetëm dy princër shqiptarë, apo si i quan A. K. Bogdani, një "grup rebelësh dhe hajdutësh", pra pakica absolute, e përkrahën alenacën ballkanike kristiane. Ngjashëm ishte edhe me serbët. Ata e kishin në krye car Llazarin. Mirëpo, nëse serbët morën mend dhe pastaj lidhën paqe me osmanlinjtë, lidhen raporte vasaliteti, duke e ruajtur substancën e popullsisë dhe të resurseve ekonomike të tyre, dhe duke u zhvilluar ekonomikisht e të tjera, një pjesë e vogël e shqiptarëve, vazhduan rebelimin kundër fuqisë më të madhe të botës së atëhershme. Nga luftrat e njëpasnjëshme 24-25 vjeçare, për interesa të ngushta fisnore, kryesisht kastriotike ortodokse, vdiq popullsia më vitale shqiptare, disa dhjeta mijëra luftëtarë, madje disa të dhëna theksojnë edhe numrin 250 mijë të vdekur.


Nuk duhet harruar se ajo pakicë shqiptarësh që luftonte kundër osmanlinjve ishte e padëshirueshme për vetë popullsinë autoktone shqiptare, ndaj edhe pasoi ftesa e shumë fiseve e prijësave shqiptarë, por edhe e popullit të asaj kohe që të mbroheshin nga fiset rivale pikërisht nëpërmjet osmanlinjve. Kjo ndodhi atëherë, siç na ndodhi neve sot kur kërkuam mbrojtjen e botës kundër gjenocidit serb e ortodoks. Mojsi Golemi, sipas shpjegimit zyrtar (shtetëror) të historisë dhe në sytë e shumë njerëzve tradhtar, ishte pjesë e shumicës shqiptare dhe aleat i osmanlinjve, kurse Gjergj Kastrioti, sipas shpjegimit zyrtar të historisë dhe të shumicës shqiptare patriot, ishte pjesë e pakicës shqiptare dhe aleat i pakicës serbe.
User avatar
Pandemonis
Posts: 2495
Joined: Sat Jun 24, 2006 2:39 pm
Location: Lluga-city
Contact:

Re: Beteja e Kosoves.

Post by Pandemonis »

na myten me copy/past....ani veq fillimin lexoja...."posa i pane BESIMDREJTIT" pfffffffffff

po bohen bajat me do tema, gjithkund pa e perzi fen nuk e len....shume shume bajat
Last edited by Pandemonis on Thu May 29, 2008 11:28 pm, edited 1 time in total.
User avatar
The Green
Posts: 4079
Joined: Sun Jul 01, 2007 12:59 pm

Re: Beteja e Kosoves.

Post by The Green »

S'o fer qekjo me copy/paste.

Pasojat e ksaj beteje, Osmante arriten me pushtu ni pjese te madhe te Shqipnise, edhe n'vend u krijun situata e kushte t'randa.

Hallall Millesh Kopilit qe ka arrit me vra Sulltan Muratin I.
cornholio
Posts: 1384
Joined: Thu Apr 19, 2007 5:14 pm
Location: s'jom mo ksajde

Re: Beteja e Kosoves.

Post by cornholio »

The_Green wrote:S'o fer qekjo me copy/paste.

Pasojat e ksaj beteje, Osmante arriten me pushtu ni pjese te madhe te Shqipnise, edhe n'vend u krijun situata e kushte t'randa.

Hallall Millesh Kopilit qe ka arrit me vra Sulltan Muratin I.
Po Po Hero i Serbise ish ky!
User avatar
Pandemonis
Posts: 2495
Joined: Sat Jun 24, 2006 2:39 pm
Location: Lluga-city
Contact:

Re: Beteja e Kosoves.

Post by Pandemonis »

puna osh interesant, shqiptaret thojne eshte kone shqiptar, shkijet thojne eshte kone shka.

sipas shkive ky Milos Kobilic (per menimin tem ky nuk osht emer shqiptar) paska qene djale DANGU, me demek nona e ti eshte kone Zane e malit ebaba koka kkone Drangu edhe ky koka ushqy me tomel te pelave. perveq serbve njihet si hero edhe i malazezve, romunve bullgarve etj e sipas disave edhe si shqiptar.

sipas shkive i ka hi msheft Sulltan muratit ne tende dhe e ka myt, sipas turqve ky osht bo kishe jam i vdekun e kur ju ka ofru sulltani ky e ka myt. shume dallavere sa qe sdin kush cka osht ka bohet. veq njo osht e kjart se shkijet aty kane pas humbje drastike, edhe fjali i sulltanit Pajaziti qe e ka mar ne dore ushtrine pastaj e ka okupu me serbi bosnje e krejt.

hala diskutohet se a eshte kone shqiptar apo serb ky Kopiliqi, qe ka qene nga fshati me kete emer qe edhe sot egziston.
Post Reply