Prodhohet Pasqyra Magjike, Pasqyra Qe Flet

Shkenca, teknologjia... Diskutoni rreth ketyre lemive, tregoni, pyesni, mesoni.

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82, adela

User avatar
LaNi
Moderator
Posts: 2091
Joined: Tue May 10, 2005 12:44 pm
Location: Digital Ocean
Contact:

Prodhohet Pasqyra Magjike, Pasqyra Qe Flet

Post by LaNi »

Ja nje pajisje interesante per sigurine e shtepise apo baneses tuaj me te cilen do te gezoni edhe femijet tuaj. Fantazia eshte bere realitet. Pasqyren magjike (Magic Message Mirror), e cila flet, mund ta keni edhe ne shtepine tuaj.

Shtimi i funksioneve dytesore ne pasqyre nuk eshte diçka krejt e re, pasi ekzistojne disa monitore me funksion te ngjashem, por Craig Barr ka filluar te afroje perrallen "Borebardha dhe shtate xhuxhat" me realitetin e kohes sone.

Ky ekspert per animacione kompjuterike ka punuar ne Studio Universal ne Florida ne filmat King Kong dhe Jurassic Park. Ai ka drejtuar energjine e tij kreative ne Themeaddicts, nje kompani e re e cila e afron fantazine me prodhime te perditshme shtepiake.

Magic Message Mirror funksionon si ekran i sigurise, ku "Basil", personazhi i pasqyres, ju jep parashikimin e situates duke ju drejtuar me nje "theks tipik britanik".
Kur nuk ndodh asgje, pasqyra duket si edhe çdo pasqyre tjeter, por ne momentin qe diçka fillon te ndodhe, per shembull, ju vine mysafire, ne pasqyre do te shfaqet Basil dhe do t'ju lajmeroje.

Ne nje moment pasqyra do te duket si çdo pasqyre tjeter, ne momentin tjeter do te shnderrohet ne nje personazh qe flet, por ne fund transformohet ne nje monitor "tradicional" te sigurise.

Kur shfaq xhirimet nga kamerat vezhguese, materiali vazhdimisht montohet dhe rregullohet sikur nga ndonje film.

Pasqyra eshte e formatit 16:9 (ne pozite te portretit) me diagonale prej 30 inç ve. Mund te pershtatni pasqyren sipas dekorit te vendit ku do ta vendosni. Pasqyren magjike mund ta konfiguroni sipas deshirave personale dhe mund te vendosni porosi te ndryshme.

Qellimi i Themeaddicts eshte ndertimi i nje on line baze te personazheve prej te cileve do te mund te zgjidhni personazhet sipas deshires. Çmimi i pasqyres magjike per momentin eshte i panjohur.
Bujari
Posts: 1744
Joined: Fri Jan 28, 2005 7:01 pm
Location: Në tokën e dy Lumenjëve
Contact:

Post by Bujari »

Pra ajo po te lajmerojka vetem per diqka qe po ndodh aty qe po e sheh edhe pse kjo apsurde eshte tu mu dok.


Por nje gje eshte e sigurt se te ardhmen nuk e din qe qka ka me ndodh sepse kjo eshte Gajb ( msheftsir ) qe e din vetem Allahu.



A a naj foto me tregu kete, naj klip apo veq po na tregoni dialogon te shtriga me Borbardhen me 7 xhuxhat ?
User avatar
LaNi
Moderator
Posts: 2091
Joined: Tue May 10, 2005 12:44 pm
Location: Digital Ocean
Contact:

Post by LaNi »

Image
User avatar
KanGaro_Toure
Posts: 2997
Joined: Wed Jun 14, 2006 12:19 am
Location: N`Karrig
Contact:

Post by KanGaro_Toure »

PO un moti e ko m
SadButTrue
Posts: 1410
Joined: Tue Sep 14, 2004 6:54 pm

Post by SadButTrue »

me sa po e kuptoj kete! dmth me anen e kamerave mirret materiali dhe perpunohet ne kete pasqyre ose si te them .... te e marr nje shembull: afrohet nje njeri i huaj (ndoshta edhe hajdut) ju paralajmeroheni prej pasqyres se keni musafir: dhe ju e pritni duke ja qel deren e duke i uruar mireseardhje?! dicka shum e pa logjikshme po doket se di!!!

ose nese ka mundsi sa me shum me na dhene info se si funksionon kjo se si punon sistemi i parashikimeve, si kalkulohen ato info, nga vijn, si definohen etj etj....
SadButTrue
Posts: 1410
Joined: Tue Sep 14, 2004 6:54 pm

Post by SadButTrue »

Bujari wrote:Pra ajo po te lajmerojka vetem per diqka qe po ndodh aty qe po e sheh edhe pse kjo apsurde eshte tu mu dok.


Por nje gje eshte e sigurt se te ardhmen nuk e din qe qka ka me ndodh sepse kjo eshte Gajb ( msheftsir ) qe e din vetem Allahu.



A a naj foto me tregu kete, naj klip apo veq po na tregoni dialogon te shtriga me Borbardhen me 7 xhuxhat ?
bujar, nuk e di se pse gjithenje po e limitizon fejen me keto mendimet e juaja, nejse ka met fshetesia ne te kete bot ateher je shum gabim, ketu eshte duke u zhvilluar nje debat krejtesisht tjeter me at qe ti po mendon, nuk ka asgje qe parashikohet por thjesht nje paralajmerim i asaj qe eshte duke ndodhur, nuk ka msheftesi ketu siq po mendon ti.
edhe me par po te ju ish spjeguar para 1000 vjeteve per TV njerzit kishin me than po te njejten gje qe po e thu ti tani, mos e perzi fejen tasht ketu tek shkenca por besimi mbetet ne zemer, kur debatojm per shkenc ateher debatojm duke e lene anash fen, e nese per juve eshte e pamundur te e anashkaloni fen ateher me mire eshte qe te mos perziheni se beni shum mekat sepse feja e ndalon kuriozitetin!

ju lutem qe mos te e merrni dicka personale kete!
User avatar
andromeda_rock
Posts: 7416
Joined: Sun Sep 04, 2005 3:50 pm
Location: Edinburgh

Post by andromeda_rock »

Thjeesht mundet me u kon naj lloj alarmi apo ndonje sistem i programum ashtu qe si te ofrohet dikush ai me transmetu fjal qe jan te inqizume ne te te vendosura ne menyr profesionale .!.
User avatar
LaNi
Moderator
Posts: 2091
Joined: Tue May 10, 2005 12:44 pm
Location: Digital Ocean
Contact:

Post by LaNi »

User avatar
username
Moderator
Posts: 3032
Joined: Fri Apr 20, 2007 11:29 pm
Location: Hypocrisy

Post by username »

Shume palidhje trip.
User avatar
SOPRANO
Administrator
Posts: 12039
Joined: Thu Jun 17, 2004 3:04 am
Location: tu plepi

Post by SOPRANO »

SadButTrue wrote:me sa po e kuptoj kete! dmth me anen e kamerave mirret materiali dhe perpunohet ne kete pasqyre ose si te them .... te e marr nje shembull: afrohet nje njeri i huaj (ndoshta edhe hajdut) ju paralajmeroheni prej pasqyres se keni musafir: dhe ju e pritni duke ja qel deren e duke i uruar mireseardhje?! dicka shum e pa logjikshme po doket se di!!!

ose nese ka mundsi sa me shum me na dhene info se si funksionon kjo se si punon sistemi i parashikimeve, si kalkulohen ato info, nga vijn, si definohen etj etj....

bleje edhe provo thuj...kush o me i bukuri ne bot...
SadButTrue
Posts: 1410
Joined: Tue Sep 14, 2004 6:54 pm

Post by SadButTrue »

SOPRANO wrote:
SadButTrue wrote:me sa po e kuptoj kete! dmth me anen e kamerave mirret materiali dhe perpunohet ne kete pasqyre ose si te them .... te e marr nje shembull: afrohet nje njeri i huaj (ndoshta edhe hajdut) ju paralajmeroheni prej pasqyres se keni musafir: dhe ju e pritni duke ja qel deren e duke i uruar mireseardhje?! dicka shum e pa logjikshme po doket se di!!!

ose nese ka mundsi sa me shum me na dhene info se si funksionon kjo se si punon sistemi i parashikimeve, si kalkulohen ato info, nga vijn, si definohen etj etj....

bleje edhe provo thuj...kush o me i bukuri ne bot...
:D

cka nese thot SOPRANO, si ti besoj se po punon mire tani? :p
User avatar
SOPRANO
Administrator
Posts: 12039
Joined: Thu Jun 17, 2004 3:04 am
Location: tu plepi

Post by SOPRANO »

po nese te thot kshtu ateher e ki gjet origjinalit e asaj shtriges se pralles plaku dhe deti :shsmile:
kusha02
Posts: 20
Joined: Wed Sep 05, 2007 4:56 pm
Location: gjilan

Post by kusha02 »

pra kjo pasqyre eshte e perbere prej kamerave te cilat jan te instaluara jashte baneses ose shtepis
pra kjo qenka si te lidhesh tv me kamere dhe do te tregoj se kush do te vij

nje pyejtje per tye lani si hapes i kesaj teme : si mund pasqyra te dalloj cili eshte hajn e cili jo ?
sepse kjo arrihet vetem nga ana njerzore sepse ne permbajm ate qe quhet gjykim e kete nuk ka arritur askush te fut ne boten artificiale
User avatar
LaNi
Moderator
Posts: 2091
Joined: Tue May 10, 2005 12:44 pm
Location: Digital Ocean
Contact:

Post by LaNi »

kusha02 wrote:pra kjo pasqyre eshte e perbere prej kamerave te cilat jan te instaluara jashte baneses ose shtepis
pra kjo qenka si te lidhesh tv me kamere dhe do te tregoj se kush do te vij

nje pyejtje per tye lani si hapes i kesaj teme : si mund pasqyra te dalloj cili eshte hajn e cili jo ?
sepse kjo arrihet vetem nga ana njerzore sepse ne permbajm ate qe quhet gjykim e kete nuk ka arritur askush te fut ne boten artificiale

//iii qfar ke mem bo pytje mu ! Bro un nuk e kam krijuar ket e kam par me nej vend e kam lexur dhe e kam shkruar pak per ket e sa per veti as une sbesoj me doken sene te kota

po edhe ne boten artificale ndesh natyrale
pa thon i LUMI ALL-LLAH Asgje nuk bohet
kusha02
Posts: 20
Joined: Wed Sep 05, 2007 4:56 pm
Location: gjilan

Post by kusha02 »

mir qe e paske kuptu ti
por me duket me reale qe kur ta hapesh naj tem te re do te ishte me mir edhe me dit me mbrojt ose thjeshte nese te intereson me dit ma shum me bo pyetje e jo vetem me hap temen e mos me dit me mbrojt
kalofsh shum mir
Post Reply