Robotët vrasës - e ardhmja e luftës !

Shkenca, teknologjia... Diskutoni rreth ketyre lemive, tregoni, pyesni, mesoni.

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82, adela

Post Reply
User avatar
V | a G r a
Posts: 12726
Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
Location: Pr!sht!n
Contact:

Robotët vrasës - e ardhmja e luftës !

Post by V | a G r a »

Robotët vrasës, e ardhmja e luftës !

Image

Robotët luftarakë janë përdorur në operacionet ushtarake në Irak, ndërkohë që Forcat e Armatosura amerikane kanë në plan të zëvendësojnë me robotë një të tretën e mjeteve të blinduara brenda vitit 2015.

Këto makina vrasëse, një ditë mund të pajisen edhe me ndërgjegje artificiale - të arrijnë edhe deri në atë pikë sa të kundërshtojnë urdhra që i vlerësojnë si të pamoralshëm.

Rekrutët më të rinj të Ushtrisë Amerikane janë rreth 1 metër të gjatë, janë veshur me kamuflazh shkretëtire dhe të pajisur me mitralozë M249. Ata lëvizin falë zinxhirëve dhe falë kamerave që përbëjnë sytë e tyre - mund të shohin fare mirë edhe në errësirë.
Këta luftëtarë të patrembshëm janë tre ushtarë robotë, të cilët, pa rënë në sy të publikut të gjerë, janë vënë në përdorim në Irak që nga gjysma e qershorit, me detyrë gjuetinë e armiqve. Si të udhëhequr nga një dorë e padukshme, u afrohen shënjestrave për të qëlluar më pas me mitralozë. Është e ardhmja e luftës - dhe tashmë ka mbërritur.

"Është roboti i parë i armatosur në historinë e armëve të luftës", thotë Charles Dean, inxhinier në kompaninë "Waltham", prodhuesi i këtyre mjeteve të reja luftarake.

Dean dhe 70 të punësuarit e departamentit të tij presin me padurim të mësojnë si do të sillen tri krijesat e tyre në front. Pasi tre robotët, të pagëzuar me emrin "Shpatat" po përdoren në një mision sekret dhe prodhuesit nuk kanë asnjë ide nëse kanë vrarë ndonjë armik gjatë luftimeve.

Duket se do duhet pak kohë përpara se këtyre tre robotëve luftarakë t‘u mbërrijnë përforcimet. Forcat e Armatosura amerikane po testojnë "Gladiatorin", një pajisje moderne e krijuar nga inxhinierët e "Carnegie Mellon University Robotics Institute" në Pistburg të Pensilvanisë.

Gladiatori peshon më shumë se një ton dhe lëviz mbi goma të dhëmbëzuara që i japin mundësinë të lëvizë mbi sipërfaqe me pjerrësi 60%. Forcat e armatosura i kanë instaluar prototipit një mitraloz të komanduar të tipit M240.

JEP COMENT RRETH KSAJ TEKNOLOGIE

Thnx To AlbaSky
User avatar
bg82
Moderator
Posts: 2564
Joined: Fri Dec 01, 2006 11:56 am
Location: New York

Post by bg82 »

tema shume e mire, edhe flm per infot.

ky artikull qe tregon per kta 3 ushtare rrobot, edhe pse nuk osht cek se qysh funkcionojne po ma merr menja qe ketu ka te boj me dirigjimin dhe urdherat ketyre ushtarve ju jepen permes satelitit, dmth teledirigjohen prej njerezve. ose thjesht me thon "playstation wireless" hesapi edhe pse osht shume sen i arritun.

ok tash sa i perket zbulimit te intelegjences artificiale.
kjo teknologji hala nuk osht zbulu edhe pse ma merr menja qe osht tu u punu shume ne kete drejtim.
keta lloj ushtar per me funksionu duhen me pas: mekanizmin (trupin), energjin elektrike (zemren) edhe chip-in, intelegjencen artificiale (trunin)

mekanizmi nuk osht problem mu bo, nuk lyp naj far zbulimi te ri.
gjithashtu edhe furnizimi me energji elektrike, baterija nuk kish me kon problem.

krejt filozofija e kesaj teknologjie osht intelegjenca artificiale, qe per me funksionu rroboti "ashtu qysh duhet" duhet mu bo zbulimi i chip-it dmth me punu ne ate menyre qe ne situata te ndryshme me dit me gjyku ligjin e vet, edhe me ndermarr masat perkatse prap ne perputhje me ligjin e vet. (sen qe nuk osht bash leht mu zbulu)

te mirat edhe te kqijat e kesaj teknologjie.
te mirat jon qe nuk ka nevoj me vdek ma ushtare njerez ne lufte, edhe shkathtesite dhe fuqia e ketyre rrobotave kish me kon shume ma madhe se e njerit.

e te kqijat skan te ndalun, dmth kur osht e ditun qe nje rrobot ka mundesin me pas fuqi ma te mdhe se njeri, nese prodhohen ni sasi e madhe e ketyre rrobotave, edhe tu e pas parasysh qe kan intelegjence artificiale, gjihmone osht mundesia e ndonje qrregullimit ne intelegjence edhe pason mosperfillja e ligjeve te caktume, dalja prej kontrollit, e nese dalin prej kontrollit, ateher muni me marr me mend qfar katastrofe mundet me psu njerzimi ne pergjithsi.

tani e dyta. un personalisht menoj qe osht shume e gjynah me shti me luftu nje ushtar (njeri) kunder nje ushtari (rrobot)
kuptohet qe luftat nuk jon fer gati asnjeher, veq se perdorimi i kesaj teknologjie osht shume e pamoralshme

une jom shume pro zbulimeve te reja teknologjike, po jo edhe perdorimin e te gjitha zbulimeve. edhe pse qkado qe zbulohet ska qare dikur pa fillu mu perdor.
qe kshtu ne te ardhmen ma merr mendja qe kan me na mungu ditet kur na e kena pas mundesin me kontrollu, dirigju nje maqine, automjet etj...
EvenFlow
Posts: 213
Joined: Fri Aug 17, 2007 10:47 am

Post by EvenFlow »

shume mire bg62 vetem se ish kon mire mos me pas luft hiq!

sidoqoft, une besoj se lufta e 'fundit' do te jete e thjesht pa ndermjetesime te ndonje teknologjie!

intelegjenca artificiale (IA) nese e arrin at nivel te logjikes dhe gjykimit me siguri do te behet nje katastrof jo vetem per njeriun por per te gjithe ne planet duke e perfshire edhe vet IA vetem NESE IA kupton se jeta e njeriut te shendrrohet ne roberi!

por ne jemi larg nje teknologjie te sofistikuar! keshtu qe e kemi nje X paranesh!
User avatar
Muki
Posts: 4685
Joined: Thu Oct 06, 2005 10:38 pm
Location: Mitrovicë

Post by Muki »

3Filmat e quajtur "Terminator"dhe i 4-ti eshte ne prag per me dal,qe besoj se i keni pare shumica,i spjegojn shume mire keto per qka po diskutoni.
User avatar
V | a G r a
Posts: 12726
Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
Location: Pr!sht!n
Contact:

Post by V | a G r a »

Muki po e vertet osht qe ne ata filma flitet rreth roboteve te ngjajshum me ket mirpo perderisa aj osht vetem film mbetet vetem film dhe jo realitet tash per tash ky robot osht akoma ne testim e siper - ma merr mendja qe vetem ather kur te jen 99 % te sigurt do e lirojn ne akcion ( edhe ka me pas befasi akoma ma te mdhaja rreth kti roboti ) siq ka then Dean dhe punonjesit e tij KJO OSHT VETEM FILLIMI ... kshtu qe nuk i dihet se qfar e qfar do permisojn ne ket robot ...

perndryshe 1 demtim apo defekt ne hardwer te ktyre robotve kushton me miliarda $ mirpo exziston edhe rreziku tjeter tek kta robot memorja chipi sistemi i tyre ku mundet me ardh deri tek futja e ndonje terrorristi kshtu qe aj robot mundet me u perdor edhe kunder :( - kjo osht e keqja e se keqes ...

Image

Personalisht per mu ky robot osht gjithqka :) veq peshen e tij me marr me mend wowww 'pesha më shumë se 1 ton '

byeeeeeeeee
User avatar
bg82
Moderator
Posts: 2564
Joined: Fri Dec 01, 2006 11:56 am
Location: New York

Post by bg82 »

po ne terminator osht mire e spjegume puna e ketyne rroborave gjithashtu edhe ne filmin iRobot osht shume mire e spejgume, po na po diskutojme se dikur (jo shume moti) filmin terminator e kemi kqyr si ni film fantastik ose dikush ka kesh me to e tash osht ka bohet realitet.
User avatar
Muki
Posts: 4685
Joined: Thu Oct 06, 2005 10:38 pm
Location: Mitrovicë

Post by Muki »

Muki po e vertet osht qe ne ata filma flitet rreth roboteve te ngjajshum me ket mirpo perderisa aj osht vetem film mbetet vetem film dhe jo realitet
Po po,po mesazhi i filmit ka te beje me kte,edhe filmi i pare u pat bo dikun viteve 80-ta,e a po e shef qe kjo tash eshte ne prag per me u bo realitet. E gati krejt filmat e kan mesazhin e vet.
Post Reply