Si sot n'Histori t'Rockut

Shkruni qka dini per histori, vetni, msoni... ma mire se n'shkoll ko me u kan.

Moderator: AciDiuS

Post Reply
User avatar
AC/DC
Posts: 339
Joined: Sun Feb 07, 2010 7:38 pm

Si sot n'Histori t'Rockut

Post by AC/DC »

Faktikisht i "kategori" e till' ekziston n'rockshqip.com, ku sherben me tregu ça ka ndodh' si sot para "x" vjete n'historin e rock-muzikes. Po filloj un' i pari qe e shini t'arsyshme me m'ndihmu ndihmoni, qe jo bile m'soni diçka.

SI SOT 20 SHKURT

SI SOT 11 VJET ME PARE ZJARRE NE KONCERTIN E GREAT WHITE

Si sot 11 vjet me pare ne vitin 2003, ne koncertin e hard-rock grupit te formuar ne vitin 1977 ne Los Angelos, u hap zjarre ne njerin nga klubet e nates ne West Warwick, Rhode Island, 100 njerez e humben jeten, si pasoje e ketij zjarri te hapur nga probleme teknike.
Frontmani i hard-rock grupit ka thene: “Zemra ime dhemb per te gjitha familjet dhe shoket e viktimave te asaj nate, viktima te cilat kane jetuar dhe gjithmone do jetojne ne zemrat tona, me kutjimin e kesaj tragjedia te tmerrshme. Une gjithashtu humba shume shoke ate nate, por kjo nuk e justifikon dhimbjen e humbjes te nje familjari. Familjaret e viktimave dhe shoket e viktimave kane qene dhe gjithmone do te jene pjese e lutjeve te mia” ka thene Jack Russell./rockshqip.com

Video amatore nga ajo nate e tmerrshme:

http://www.youtube.com/watch?v=eADRdBCn2tU[/youtube]

SI SOT: BON SCOTT PRONONCOHET I VDEKUR

Me 20 Shkurt te vitit 1980, ish-vokalisti i hard-rock grupit shume te njohur Australian Ac/Dc u prononcua i vdekur nga spitali i Londres. Scott ishte gjetur ne sediljen e pasagjerit ne makinen e shokut te tij te parkuar ne East Dulwich, South London. Raportuesit kishin treguar qe arsyeja e vdekjes se Bon Scottit ka qene alkooli i tepert, ata kishin raportuar: “Ai kishte pire alkool deri ne vdekje, eventualisht ai eshte “mbytur ne te vjellat e tij”./rockshqip.com

Bon Scottit i eshte ngritur statuje ne vendin e tij te lindjes:
Image
User avatar
AC/DC
Posts: 339
Joined: Sun Feb 07, 2010 7:38 pm

Re: Si sot n'Histori t'Rockut

Post by AC/DC »

SI SOT 21 SHKURT

SI SOT: BEATLES LUAJTEN 3 KONCERTE NE NJE DITE

Si sot ne 53 vite me pare, pra ne vitin 1961 grupi me i famshem ne historine njerezore “The Beatles” kane luajtur 3 koncerte brenda nje dite. Koncerti i pare ishte gjate kohes se drekes “Cavern Club”, pastaj gjate nates ata kane performuar live dhe ne Cassanova Club, Liverpool dhe ne Litherland Town Hall, Liverpool./rockshqip.com

SI SOT: METALLICA LESHUAN ALBUMIN E TYRE TE 3

Si sot 28 vite me pare, ne vitin 1986 leshuan albumin e tyre te 3, pas dy albumeve te mehereshme “Kill’ ‘em All” albumi i tyre i pare ne vitin 1983 pastaj albumi i tyre i dyte “Ride the Lightning” ne vitin 1984 dhe si sot 28 vite me pare ne vitin 1986 i erdhi koha albumit “Master of Puppets”, album i cili nga shume konsiderohet si albumi me i mire metal i te gjitha koherave. Ky ishte albumi i fundit i Metallicas me bas-gitaristin Cliff Burton i cili vdiq pasi autobusi i Metallicas u permbys ne Suedi gjersa grupi po promovonte albumin me te ri te tyre./rockshqip.com
User avatar
AC/DC
Posts: 339
Joined: Sun Feb 07, 2010 7:38 pm

Re: Si sot n'Histori t'Rockut

Post by AC/DC »

SI SOT 22 SHKURT

SI SOT: THE SEX PISTOLS FITUAN “TURKEY OF THE YEAR”

Si sot 37 vite me pare ne vitin 1977 punk-rock grupi “The Sex Pistols” fituan cmimin “Turkey of the year” nga sondazhi i lexuesve te NME. Poashtu Weirdly Rotten lead-vokali i punk-rock grupit “The Sex Pistols” kishte fituar çmimin e “Most Wonderful Human Being”. Nje vite me vone “The Sex Pistols” leshuan albumin e tyre te pare “Never mind the Bollocks, here’s the Sex Pistols” me 12 kenge, albumi ishte shume i sukses’shem, pjese e ketij albumit ishin edhe kenget “God save the Queen” dhe “Anarchy in the U.K”./rockshqip.com

SI SOT: MTV DEDIKOJ EMISION 22 ORESH PER THE MONKEES

Si sot 28 vite me pare ne vitin 1986 MTV i dedikoj nje emision prej 22 oresh pop-rock grupit “The Monkees” nga California i cili u formua ne vitin 1965, te cilit per rrymen e tyre ishin nder me te njohurit ne bote dhe ende vazhdojne me muziken e tyre, tani edhe me folk-rock dhe psychedelic. Ata njihen me mega-hitin e tyre “Daydream beliver” kenge te cilen e kane leshuar ne vitin 1967./rockshqip.com

SI SOT: SHTOHET “HEAVY METAL” NE GRAMMY AWARDS

Si sot ne vitin 1989, pra 25 vite me pare per çmimet qe ndaheshin “Grammy Awards” per here te pare u shtua edhe kategoria per kete çmim ne rrymen “Heavy Metal”. Metallica performoi ne skene, por çmimi shkoi per Jethro Tull, shume nga audienca fishkellyen. Nderkohe, Bobby McFerrin fitoi “Record of the Year” dhe “Song of the Year” me kengen “Don’t Worry, Be Happy”, Tracy Chapman u emerua si “Best new artist” dhe Tina Turner fitoi: “Best Female Rock Vocal Performance” per “Tina Live in Europe”./rockshqip.com

SI SOT: PAUL MCCARTNEY DHURON $1 MILION

Si sot ne vitin 2003 sir Paul McCartney luajti ne nje Private Show ne San Diego per ditelindjen e 50 te Wendy Whitworth producentit ekzekutiv te emisionit “Larry King Show” ne CNN. Sir Paul McCartney dhuron 1 milion dollare apo 0.6 milion euro per qendren e femijeve jetim./rockshqip.com
User avatar
AC/DC
Posts: 339
Joined: Sun Feb 07, 2010 7:38 pm

Re: Si sot n'Histori t'Rockut

Post by AC/DC »

SI SOT 23 SHKURT

SI SOT: IT’S A LONG WAY TO THE TOP – AC/DC

Si sot 38 vite me pare ne vitin 1976 hard-rock grupi Australian Ac/Dc leshoi video-spotin e kenges “It’s a long way to the top (If you wanna Rock n’Roll), video-spot i cili thuri shume suksese dhe ne performimin e nje showi te quajtur “Best Australian Songs of all time”, liste e perbere nga 100 kenge, kenga “It’s a long way to the top (If you wanna Rock n’Roll)” u rradhite e 9 ne liste./rockshqip.com

Ketu mund t’a ndiqni videon:
http://www.youtube.com/watch?v=K-PXWtgP9jo[/youtube]

SI SOT: FITUESIT E “GRAMMY AWARDS”

Si sot ne vitin 1978 fitues ne “Grammy Awards” per albumin me te mire te vitit u shperblye “Fleetwood Mac” per albumin e tyre “Rumours” dhe grupi Eagles u shperblye per “Recording of the Year” per kengen “Hotel California”./rockshqip.com

SI SOT: OASIS JU NDALUA CATHAY PACIFIC AIRLINES

Si sot 16 vite me pare ne vitin 1998, te gjitha antareve te grupit Oasis ju ndalua per jete te fluturojne me “Catha Pacifc Airlines” per shkak te “abuzimeve dhe sjelljeve te pakendshme” qe kishin bere gjate fluturimit nga Hong Kongi per ne Perth, Australia./rockshqip.com
User avatar
AC/DC
Posts: 339
Joined: Sun Feb 07, 2010 7:38 pm

Re: Si sot n'Histori t'Rockut

Post by AC/DC »

SI SOT 24 SHKURT

SI SOT: JIMI HENDRIX EXPERIENCE KONCERTIN E FUNDIT NE BRITANI

Si sot 45 vite me pare ne vitin 1969 Jimi Hendrix Experience luajten koncertin e tyre te fundit ne Britani ne Royal Albert Hall ndoshta Jim Hendrix do te performonte dhe shume here te tjera ne Britani edhe ne shume vende te tjera por me 18 Shtatore te vitit te ardhshem ne moshen 27 vjeqare, Jimi Hendrix vdiq./rockshqip.com

SI SOT: LESHOHET ALBUMI PHYSICAL GRAFFITI NE UK

Si sot 39 vite me pare ne vitin 1975 Led Zeppelin leshuan albumin e tyre te 6 te quajtur “Physical Graffiti” ne UK. Inqizimet e albumit ishin nderprere nga bassisti dhe luajtesi ne tastiere John Paul Jones pasi ai kishte propozuar qe te linte grupin, ku “supozohej” per arsye se deshironte te behej pjese e korit Winchester Cathedral ne Angli, kur ne realitet ai vetem deshironte te pushonte nga turnet e koncerteve te Led Zeppelin. Grupi vendosen per “double-album”, keshtu ata mund t’i venin edhe kenget e mbetura te albumeve te kaluara Led Zeppelin III, Led Zeppelin IV dhe House of Holy./rockshqip.com

SI SOT: ÇMIMET “BRIT AWARDS”

Si sot 32 vite me pare, ne vitin 1982 per here te pare u mbajt ne Londer “Brit Awards”, ku “The Police” u shperblye me çmimin “Best British Group”, ndersa rock-grupi “Adam And The Ants” u shperblyen me “Best Album” per albumin “Kings Of The Wild Frontier”. Randy Crawford u shperblye me “British Female Solo”./rockshqip.com

SI SOT: KURT COBAIN MARTOI COURTNEY LOVE

Si sot 22 vite me pare, ne vitin 1982 front-mani i grupit Nirvana e martoi te dashuren e tij Courtney Love ne Waikiki, Hawaii. Ndersa lajmet raportuan se çifti pret femije ne Shtatore te po ketij viti./rockshqip.com
User avatar
AC/DC
Posts: 339
Joined: Sun Feb 07, 2010 7:38 pm

Re: Si sot n'Histori t'Rockut

Post by AC/DC »

SI SOT 25 SHKURT

SI SOT: KONCERTI I PARE I LED ZEPPELIN NE ZELANDE TE RE

Si sot 42 vite me pare ne vitin 1972, Led Zeppelin u shfaq perpara me shume se 25.000 fansave ne koncertin e tyre te pare ne Zelanden e Re (dhe njekohesishte turma me e madhe e njerezve qe kane marre pjese ne nje koncert ne ate ishull). Nje tren special ishte vene per t’i deguar fansat e grupit nga Wellingtoni ne koncert. Lajmet treguan te nesermen se grupi degjohej deri 5 milje large stadiumit./rockshqip.com

SI SOT: FITUESIT E “GRAMMY AWARDS”

Si sot 33 vite me pare ne vitin 1981 u shperndane keto çmime ne “Grammy Awards”: Bob Seger fitoi “Best Rock Performance” me kengen “Against The Wind”, Pat Benatar fitoi “Best Female Performance” me kengen “Crimes Of Passion” dhe Christopher Cross u zgjodh “Best New Artist” dhe kenga me e mira per “Sailing”./rockshqip.com

SI SOT: PERFORMIMI I FUNDIT LIVE I FRANK SINATRES PARA NJE AUDIENCE

Si sot 19 vite me pare ne vitin 1995, ne nje “parti privat” per 1.200 te ftuar special ne naten permbyllese te “ Frank Sinatra Desert Classic” ne turneun e golfit, Frank Sinatra kendoje perpara nje audience live per here te fundit. Kenga permbyllese e “koncertit” ishte “The Best is Yet to Come”./rockshqip.com

SI SOT: ROLLING STONES U LISTUAN TE PARET NE “US RICH LIST”

10 vite me pare ne vitin 2004, u be lista e atyre qe fitojne me se shumti nga muzika dhe Rolling Stones zuri vendin e pare, lista ishte bere bazuar ne fitimit e vitit 2003, kur grupi kishin bere turin e tyre “Forty Licks”, prej te cilit kishin fituar $212 milion, nga tiketat, cd, dvd dhe shitjet e mallerave. Te 3 milion fansat qe kane marre pjese neper koncertet e tyre mesatarisht kishin shpenzuar $10 per mallerat qe shiteshin. Bruce Springsteen eshte radhitur i dyti ne liste ndersa The Eagles te tret./rockshqip.com
User avatar
AC/DC
Posts: 339
Joined: Sun Feb 07, 2010 7:38 pm

Re: Si sot n'Histori t'Rockut

Post by AC/DC »

SI SOT 26 SHKURT

SI SOT: BEATLES PERFUNDUAN “CAN’T BUY ME LOVE” DHE “YOU CAN’T DO THAT”

Si sot ne vitin 1964, grupi The Beatles, perfunduan finalizuan mixet per kenget “Can’t buy me Love” dhe “You can’t do that”. Singli, qe ishte leshuar muajin e ardhshem arriti majat ne te gjjithe boten./rockshqip.com

SI SOT: JIMMY PAGE LESHON “SHE JUST SATISFIES”

Si sot 49 vite me pare ne vitin 1965 gitaristi Jimmy Page leshoi single-solon e quajtur “She Just Satisfies” ne UK. Page luajti te gjitha instrumentet vetem ne kete kenge perveq baterive dhe e pergaditi kengen, poashtu duke kenduar si”lead vokal”.
Me poshte mund t’a ndiqni “She Just Satisfies”:
http://www.youtube.com/watch?v=GcCbb12Jnx0[/youtube]
User avatar
AC/DC
Posts: 339
Joined: Sun Feb 07, 2010 7:38 pm

Re: Si sot n'Histori t'Rockut

Post by AC/DC »

SI SOT 27 SHKURT

SI SOT: LED ZEPPELIN NE SYDNEY, AUSTRALI

Si sot ne vitin 1972 Led Zeppelin u shfaq ne nje koncert ne Sydney te Australise ku mbi 25.000 fansa kishin marre pjese ne kete koncert per t’i pare teksa performojne live “idhujt” e tyre. Jimmy Page ne kete koncert u shfaq i rruar fytyres, ai kishte rruar mjekerren e tij te cilen e kishte lene te rritej qysh nga vera e vitit 1970./rockshqip.com

SI SOT: FITUESIT E “GRAMMY AWARDS”

Si sot ne vitin 1980, keto shperblime u ndane ne “Grammy Awards”, The Doobie Brothers u shperblyen per: “Song of the Year”, Billi Joel per “Album of the Year” dhe Rickie Lee Jones per “Best new Artist”./rockshqip.com

SI SOT: JAMES BROWN LIROHET ME KUSHT

Si sot 23 vite me pare ne vitin 1991, James Brown u lirua me kusht pasi mbajti 2 vjet burg nga 6 sa i ishin caktuar, pasi u kishte rezistuar policeve t’a arrestonin duke ju ikur atyre me makine per-rreth dy shteteve./rockshqip.com

SI SOT: U2 U RANKUA E PARA PER PERFITIMET E VITIT

Si sot 4 vite me pare, ne vitin 2010 U2 u zgjodh grupi qe ka fituar me se shumti para nga koncertet, shitjet dhe gjerave te tjera si keto, per vitin 2009. Ata kishin fituar $109 milion apo 71 milion euro, 2 here me shume se vendi i dyte ne list Bruce Springsteen $58 milion apo 38 milion euro, me radhe ne liste vijne Madonna $47 milion (31 milion euro) dhe Ac/Dc me $44 milion (29 milion euro). Coldplay ishte grupi me i sukses’shem britanez duke u rankuar ne vend te 8 ne liste me $27 milion (18 milion euro)./rockshqip.com
User avatar
AC/DC
Posts: 339
Joined: Sun Feb 07, 2010 7:38 pm

Re: Si sot n'Histori t'Rockut

Post by AC/DC »

SI SOT 28 SHKURT

SI SOT: GEORGE DHE PATTI HARRISON PESOJNE AKSIDENT

Si sot 42 vite me pare ne vitin 1972, George dhe Patti Harison pesuan aksident me makine, ata te dy pesuan lendime trupore ndersa Patti ishte pa vetedije per disa dite./rockshqip.com

SI SOT: RAY CHARLES U SULMUA NE SKENE

Si sot 37 vite me pare Ray Charles u sulmua ne skene nga nje person i cili tentoi ta vriste me gajtanin e mikrofonit. Personi i cili tentoi ta vriste Rayn, ishte pjestare i grupit te quajtur “Project Heavy” , nje program i komunitetit per disavantazhet e te rinjeve. Ata premtuan se çeshtja do te diskutohet mbrenda organizates dhe Ray nuk kishte leshuar akuza ne drejtim te personit ne fjale apo organizates./rockshqip.com

SI SOT: VDIQ DAVID BYRON

Si sot 29 vite me pare ne vitin 1985, vokalisti i Uriah Heep vdiq per shkak te nje krize epileptike dhe semundjes te melçise, ne moshen 38 vjeçare. Ai ishte pjese e hitit “Easy Livin” nga albumi “Demons and Wizards” i vitit 1972./rockshqip.com

SI SOT: FITUESIT E “GRAMMY AWARDS”

Si sot ne vitin 1996, u japen keto çmime, Alanis Morissette fitoj “Album of the Year” per albumin “Jagged Little Pill” , ajo gjithashtu fitoje “Best Female Rock Vocal” dhe “Best Song” per kengen “You Oughta Know”. “Unplugged” i Nirvanas fitoje “Best Alternative Album”./rockshqip.com
User avatar
AC/DC
Posts: 339
Joined: Sun Feb 07, 2010 7:38 pm

Re: Si sot n'Histori t'Rockut

Post by AC/DC »

SI SOT 1 MARS

SI SOT: MORRISON DENOHET ME 8 MUAJ “PUNE TE DETYRUESHME”

Si sot 45 vite me pare ne vitin 1969, Jim Morrison front-mani i The Doors, u denua me 8 muaj “pune te detyrueshme” per shkak se ai e nxorri jashte “veglen” e tij para audiences gjate nje koncerti ne Miami. Morrison vdiq ne Paris gjate kohes sa denimi ende nuk ishte kryer./rockshqip.com

SI SOT: NIRVANA LUAJTEN KONCERTIN E TYRE TE FUNDIT

Si sot 20 vite me pare, ne vitin 1994, grupi Nirvana luajten koncertin e tyre te fundit tek The Terminal Einz ne Munich te Gjermanise. 3000 ishte kapacitet i vogel qe mbante “Aeroporti Hanger”. Fuqia shpertheu gjate shfaqjes, keshtuqe ata luajten aty-per-aty muzike akustike, duke perfshire dhe versionin e “The Cars” – “My best friend’s girl”./rockshqip.com

Ketu eshte nje video (LQ) i ketij koncerti ne rast se deshironi ta ndiqni:


SI SOT: STREETS OF PHILADELPHIA 3 HERE FITUESE

Si sot 19 vite me pare ne vitin 1995, kenga “Streets of Philadelphia” e Bruce Springsteen doli fitues 3 herash ne “Grammy” si “Song of the Year”, “Best Male Vocal Performance” dhe “Best Rock Song”./rockshqip.com
User avatar
AC/DC
Posts: 339
Joined: Sun Feb 07, 2010 7:38 pm

Re: Si sot n'Histori t'Rockut

Post by AC/DC »

SI SOT 2 MARS

SI SOT: GENE CLARK LA GRUPIN PER SHKAK TE AEROFOBISE

Si sot 48 vite me pare ne vitin 1966, vokalisti/gitaristi Gene Clark e la grupin “The Byrds” per shkak se ai vuante nga “aerofobia”, frika nga lartesite, fluturimet./rockshqip.com

SI SOT: PUBLIKIMI I FITUESVE TE “CARLING AWARDS”

Si sot ne vitin 2002 NME publikoi fituesit e “Carling Awards”, grupi i vitit u zgjodh “The Strokes”, albumi i vitit “Is this it” i The Strokes poashtu, “Best live act” u zgjodh U2, “single of the year” u zgjodh “Burn Baby Burn” i grupit ASH, ndersa “Best Solo Artist” u zgjodh Ian Brown./rockshqip.com

SI SOT: JIMI HENDRIX I PARI NE LISTEN E GITARISTAVE ME TE MIRE

Si sot ne vitin 2007, pas nje sondazhi te kryer nga “Classic Rock Magazine”, per “wildest guitar hero” i te gjitha koherave, Jimi Hendrix u votua me se shumti nga fansat e kesaj reviste, duke lene pas ne vendin e dyte Keith Richards, Stevie Ray Vaughan ne te tretin, Jimmy Pagen e Led Zeppelin ne te katertin i ndjekur nga Dimebag Darrell./rockshqip.com
User avatar
AC/DC
Posts: 339
Joined: Sun Feb 07, 2010 7:38 pm

Re: Si sot n'Histori t'Rockut

Post by AC/DC »

SI SOT 3 MARS

SI SOT: FORMOHET BUFFALO SPRINGFIELD

Si sot 48 vite me pare ne vitin 1966, u formua Neil Young, Stephen Stills dhe Richie Furay formuan grupin Buffalo Springfield ne Los Angeles. Nder grupet e para nga grupet Amerikane qe behen te famshem ne pushtimin e Britanezve, grupi kombinoi rockun, folkun dhe muziken country te gjitha ne nje vend. Miliona shitje te kenges se tyre “For What It’s Worth” e cila u be himni politik per trazirat e fund viteve te ’60./rockshqip.com

SI SOT: NDALOHET TE SHFAQET “DISARM” NE BBC

Si sot 20 vite me pare ne vitin 1994, BBC e ka ndaluar te shfaqet kenga “Disarm” e grupit The Smashing Pumpkins ne televiziorin e tyre, per shkak te permbajtjes se tekstit./rockshqip.com

Kengen per te cilen po flasim mund t’a ndiqni ketu, gjithashtu dhe tekstin:
User avatar
AC/DC
Posts: 339
Joined: Sun Feb 07, 2010 7:38 pm

Re: Si sot n'Histori t'Rockut

Post by AC/DC »

SI SOT 4 MARS

SI SOT: JOHN LENNON DEKLAROJ “ME TE FAMSHEM SE JEZU KRISHTI”

Si sot 48 vite me pare ne vitin 1966, John Lennon i Beatlesave ka deklaruar se: “…jemi me te famshem se Jezu Krishti…”, gje e cila ishte publikuar ne ”The London Evening Standard”.
“Krishterizmi do eci, do te tkurret dhe do te zhduket. Ne jemi me te famshem se Jezu Krishti tani, nuk jam i sigurte se kush do te eci me para, ne apo Krishterizmi. Jezus Krishti kishte te drejte, por ndjekesit e tij ishin “te trashe” dhe “ordiner”. Keto fjale rezultuan me disa keqkuptime te medha ne media dhe ne mbare boten, ku ndodhi qe te digjeshin shume rekorde te Beatlesave, por Lennon pastaj kishte dalur publikisht dhe kishte kerkuar falje./rockshqip.com

SI SOT: FORMOHET “FRED ZEPPELIN”

Si sot 32 vite me pare, djali i Frank Zappes, Dweezil Zappa dhe vajza Moon Unit Zappa, formuan grupin e quajtur “Fred Zeppelin”. Single i tyre i pare ishte “My Mother is a Space Cadet”./rockshqip.com

SI SOT: KURT COBAIN URGJENTISHTE NE SPITAL

Si sot 20 vite me pare ne vitin 1994, Kurt Cobainin nxituan qe sa me shpejte ta dergojne ne spital pas nje overdoze te shkaktuar nga alkooli dhe drogat ne Rome gjate turnit qe Nirvana po bente ne Europe. Kurt kishte marre dikund rreth 50-60 pilula “Rohypnol” te miksuara me shampanje, thashethemet filluan te perhapen ne internet qe Kurti kishte vdekur./rockshqip.com
User avatar
AC/DC
Posts: 339
Joined: Sun Feb 07, 2010 7:38 pm

Re: Si sot n'Histori t'Rockut

Post by AC/DC »

SI SOT 5 MARS

SI SOT: ELVIS PRESLEY U SHFAQ PER HERE TE PARE NE TV

Si sot 59 vite me pare, ne vitin 1955 u shfaq “Mbreti i Rock n’Rollit” per here te pare ne nje televizior. Ai u shfaq ne showin “Louisiana Hayride” ne televiziorin KWKH./rockshqip.com

SI SOT: ÇMIMET FITUESE PER R.E.M

Si sot 22 vite me pare R.E.M u shperblye me keto çmime:
1.) Album of the Year per albumin “Out of Time”
2.) Artist of the Year
3.) Best Single per “Losing my Religion”
4.) Best Video per “Losing my Religion”
5.) Best Band
6.) Best Guitarist
7.) Best song-writer
User avatar
AC/DC
Posts: 339
Joined: Sun Feb 07, 2010 7:38 pm

Re: Si sot n'Histori t'Rockut

Post by AC/DC »

SI SOT 6 MARS

SI SOT: CHARLES MANSON LESHOI ALBUMIN “LIE”

Si sot 44 vite me pare ne vitin 1970 ideatori i disa vrasjeve Charles Manson, ka leshuar albumin e tij “Lie” per arsye te ndihmohet qe te arrije para per t’u mbrojtur nga burgu. Albumi kishte 14 kenge, te gjitha te shkruara nga Charles Manson.
Per ata qe se dijne Charles Manson, eshte ai qe i ka shtyre disa “shoke-shoqe” te tij qe te kryejne disa vrasje, per arsye se mendonte se apokalipsi ishte afer dhe apokalipsi vinte nga zezaket dhe ata kryenin vrasje dhe Charles u kishte thene t’ua lene fajin zezakeve per keto vrasje. Idene e “apokalipsit” Manson e fitoje nga grupi qe ai e adhuronte, Beatles nga albumi “White Album”, ku ai pretendonte se Beatles donin te na komtonin ne se apokalipsi eshte afer./rockshqip.com
Kenga me e njohur e ketij albumi ishte “Look at you’r game girl” te cilen mund t’a ndiqni ketu:
Post Reply