Fëmija grabit autobusin dhe tërbohet nëpër qytet

Moderators: Beka Floyd, bg82, username

Post Reply
User avatar
Beka Floyd
Moderator
Posts: 3066
Joined: Wed Dec 28, 2005 9:50 pm
Location: Prizren
Contact:

Fëmija grabit autobusin dhe tërbohet nëpër qytet

Post by Beka Floyd »

Image

Dëshmitarët në kryeqytetin kinez Pekin fillimisht kanë menduar se dikush po incizonte ndonjë film aksion, mirëpo kamerat nuk dukeshin askund. Një fëmijë 13-vjeçar ka hyrë në një autobus të ndalur në parkim, e ka ndezur atë dhe ka filluar aventurën e egër nëpër qytet.

Siç raporton agjencia kineze e lajmeve “Xinhua”, trembëdhjetëvjeçari e kishte grabitur autobusin derisa vozitësi ishte në tualet dhe kishte menduar me vete se e diela pasdite është e përsosur për shkatërrim e inventarit nëpër rrugë.

Djaloshi ka manovruar me autobus nëpër lagjen lindore Chaoyang dhe fillimisht ka goditur një automjet dhe një minibus. Kur vozitësi i automjetit ka dalë të flas me fëmijën në timon, djaloshi është nisur mbrapsht dhe i ka prishur edhe 10 automjete tjera të parkuara afër, prej të cilave një ka përfunduar në dyert e një klinike.

“Kur e kam parë autobusin duke i shkatërruar automjetet si buldozer më është dukur se po shoh ndonjë film aksion”, u ka thënë gazetarëve Liu, një pastrues i këpucëve i cili ka qenë dëshmitar i ngjarjes derisa po blinte mëngjesin e tij.

“E kam parë autobusin duke ardhur në drejtimin tim si një dragua. E kam hedhur ushqimin dhe kam filluar të vrapoj për të shpëtuar jetën”, ka shtuar ai.

Për fat të mirë, krejt kjo ndodhi ka përfunduar pa viktima në njerëz. Policia nuk ka dëshiruar të zbulojë identitetin e djaloshin aventurist.
User avatar
V | a G r a
Posts: 12726
Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
Location: Pr!sht!n
Contact:

Re: Fëmija grabit autobusin dhe tërbohet nëpër qytet

Post by V | a G r a »

kinez mo :lol:

pom qudit qitu neper KS qysh spo bojn ksi sene :)
Agonn.
Posts: 1668
Joined: Mon Oct 20, 2008 3:15 pm

Re: Fëmija grabit autobusin dhe tërbohet nëpër qytet

Post by Agonn. »

Beka Floyd wrote: Dëshmitarët në kryeqytetin kinez Pekin fillimisht kanë menduar se dikush po incizonte ndonjë film aksion, mirëpo kamerat nuk dukeshin askund.
hahahaha :lol: :lol:
User avatar
V | a G r a
Posts: 12726
Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
Location: Pr!sht!n
Contact:

Re: Fëmija grabit autobusin dhe tërbohet nëpër qytet

Post by V | a G r a »

Masi qe osht fjala per kinez ... :)

Qesh pa pushim prej 12 vjetësh. Mjekët kërkojnë kurë për ta shëruar

Image

Nje cift kinez po kerkojne nje kure per vajzen e tyre e cila qesh non stop qe prej 12 vjetesh. E ema e saj, Yang Longyin, thote se kjo filloi kur femija i saj pati ethe kur ishte 8 muajshe. "Qe atehere ajo qesh ne menyre te pakontrollueshme", tregon ajo per nje media kineze.

Cifti thote se gjendja u perkeqesua kur vajza u be 2 vjece sepse ajo humbi te foluren dhe mundej vetem te qeshte. Babai i vajzes, Xu Weiming, nje punetor ndertimi, ka shpenzuar te gjitha kursimet e tij, madje edhe duke mar borxhe vetem per te gjetur nje kure te vleshme per sherimin e vajzes. "Duke e pare ate te qeshe ne ndihemi me keq se sa ajo te qante", rrefen i ati. Neurologet ne Chongqing Medical College i kane sugjeruar prinderve te vajzes te bejne nje skanim te trurit per te stabilizuar gjendjen e vajzes se tyre.

Burimi i Lajmit ALSAT
User avatar
vaLton
Posts: 6568
Joined: Sat Nov 11, 2006 3:10 pm
Location: Rep. of Peja

Re: Fëmija grabit autobusin dhe tërbohet nëpër qytet

Post by vaLton »

Si nFILMA :P
Post Reply