Petrit Ceku i Prizrenit, kitarist boteror.

Diskutoni per zhandre te ndryshme te muzikes, Techno, Rap, Popullore

Moderator: AciDiuS

Post Reply
User avatar
Beka Floyd
Moderator
Posts: 3066
Joined: Wed Dec 28, 2005 9:50 pm
Location: Prizren
Contact:

Petrit Ceku i Prizrenit, kitarist boteror.

Post by Beka Floyd »

Image
Prizren, Luan Sapunxhiu, e veren se ka te beje me nje femije te jashtezakonshem. Si 12 vjeqare Petriti luante ne kitare pjese qe jan te zorshme edhe per kitaristet me shme pervoje. Per kete talent te rrale te Petritit, mesimdhenesit i kishin folur edhe babait te tij. Me 2002, permes Luan Sapunxhiut, Petriti takohet e njoftohet me Xhevdet Sahatciun, profesor i kitares ne Zagreb. mbas vetem nje ore Xhevdeti thote se kurr nuk ka pasur nxenes te tille. Jo, thote prof. Sahatciu, "ne Zagreb kurr nuk ka pasur talent si Petriti". le te themi qe ka mbi 20 vjet qe Zagrebi eshe qender e respektuar ne boten e kitares. Ne shtator te vitit 2002, Petriti e regjistroi vitin e trete te shkolles se mesme te muzikes te muzikes. Qe nga ajo kohe nuk kane pushuar sukseset e panumerta te Petritit, ne Kroaci, Gjermani, Itali, Belgjike, USA etj. Para dy vjetesh Petriti ka luajtur me kitare ne nje koncert para ambasadoreve te BE-se ne Bruksel. Me ate rast amasadroja e ish Jugosllavise ka protestuar me kerkesen qe Petrit Ceku te paraqitet si shtetas i SMZ. Fatkeqesisht ne Kosove Petrit Ceku nuk ka hasur ne asnje lloj te perkrahjes. Nje here ka qene i ftuar ne Ministri te Kultures ne Prishtine, ku, ne vend te bisedes perkrahese, gati si nje pertekst per refuzim i jane kerkuar certifikata e dokumente tte gjitha llojeve. I pyetur "si kalove ne ministri", Petriti ishte pergjigjur: "U njoftova me Ardit Gjebrene". Ato dite ishte vendosur qe festivali i Arditit te financohet me 150 mije euro.
Petrit Ceku e vazhdoi persosjen profesionale ne kitare ne Zagreb dhe pjesemarrjen e suksesshme ne koncerte e ne gara te medha ne bote.
Revista e pavarur "Nacional", e dt.4.09.2006, artikullin kushtuar Petritit e fillon me titullin "Kitaristi i dyte ne bote", duke iu referuar suksesit te tij ne Malibu(Californi-USA). ne nentitull:" Per planet per te ardhmen",Ceku nuk mendon aq shume, sepse, siq thote, duke menduar per te ardhmen friksohet se do ta harroje artin.
Per Vendin e dyte te Malibu Petriti menson se nuk e shpreh situaten reale, meqenese keto gara mund te krahasohen me gara sportive, duke marre parasysh se per te arritur rezultat ne to nevojitet edhe kondicioni fizik. "Mendoj se bukuria e muzikes nuk mund te matet ne kete menyre, ne menyren sportive. Qellimi i garave te tilla eshte qe secili nga ne te tejkaloje vetveten, kuptohet qe edhe producentet t'i njohin talentet e rinj" thekson me ate rast Petrit Ceku.
Edhe pse pjesemarrja ne gara nuk eshte mase e vleres artistik, Petriti ato i konsideron si imperativ per sukseset:"Sot eshte nje numer i madh kitaristeve teknikisht te shkelqyeshem, keshtu qe garat jane menyre per tu ndare nga masa, megjitheate ne gjithe kete ka shume pak muzike-jane kritere te shabllonizuara, mungon liria e shprehjes muzikore".
Me qene se sapo ka perfunduar vitin e dyte te studimeve per kthim ne Kosove momentalisht nuk mendon. "Dhjete vite te gjendjes se luftes i kane krijuar mundim dhe vuajtje te medha shoqerise kosovare, keshtu qe njerezit jane te perqendruar ne qeshtjet ekzistenciale, ende nuk i ka ardhur radha rehabilitimit te kultures. Shume shtepi duhet rindertuar, njerezit se pari duhet te kendellen psiqikisht"-thote Petriti.

Petrit Ceku u lind me 2 qershor 1985 ne Prizren. Ne vendlindje e kreu shkollen e ulte dhe dy vitet e shkolles se mesme te muzikes ne klasen e prof. Luan Sapunxhiut. Ne vitin 2002 vendoset ne Zagreb per te vazhduar shkollimin per kitare. Regjistrohet ne shkollen e muzikes "Pavao Markovac" ne klasen e prof. Xhevdet Sahatciut. Shume shpejt shquhet ne koncerte dhe gara te medha per kitare. Aktualisht eshte student i vitit te trete ne Akademine e Muzikes ne Zagreb, ne klasen e profesorit Darko Petrinjak.

Eshte fitues i cmimit te pare ne garen shtetrore kroate, ne vitin 2003 ne Dubrovnik, si dhe i cmimeve te para per kitare ne garat nderkombetare: Anna Amalio" ne Weimar (Gjermani) ,"Emilio Pujol", Sassari (Itali) si dhe "Andreas Segovia" Velbert (Gjermani). Ne vitin 2004 e perfaqeson Kroacine ne garen "Cmimi Evropian per te rinje" ku, perveq vendit te pare, fitoi edhe cmimin special te shoqates se kompozitoreve te Kroacise per ekzekutimin e vepres se kompozitorit kroat. Ka marre pjese ne seminaret e mbajtura nga: Manuel Barrueco, Ehat Musa, Carlo Marchione, Scot Tennant, Zoran Dukic, Ana Vidovic, si dhe ne seminarine muzikes kametrale te kompozitori i njohur Gregorian. Eshte paraqitur ne koncert me "Solistet e Zagrebit" si dhe me orkestren simfonike te Dubrovnikut.
Pos asaj qe theksuam me lart Petriti ka pasur edhe suksese te tjera. Me 2.06.2006, pikerisht ne ditelindjen e tij Petriti zuri vendin e dyte nen je konkurrence jashtezakonisht te forte, ku moren pjes kitariste me renome boterore. I vetmi Petriti ishte student, d.m.th. ishte me i riu. Kjo ishte gara qe permendem me larte, organizuar nga universiteti Pepperdine ne Malibu te Kalifornise. Ne shtator te vitit te shkuar, ne Charlson city ne Belgjike. Petrit Ceku po ashtu zuri vendin e dyte.

Shkeputur nga revista kulturore "ALBANICA EKSKLUZIVE" nr. 67.Prill 2007
zhuti_rock
Posts: 2391
Joined: Wed May 03, 2006 1:35 pm
Location: anej ka molla kuqe..

Post by zhuti_rock »

:o uh sa mu bo qefi :)
-Ka artista te medhaj ne Ksove po ku >?nuk te perkrah njeri fatekeqesiht

-Eshte edhe Burgia i Gjilanit qe u kone ne grupin DIMENZIONI I KATERT ky e ka kry shkollen ne SHBA ka bo muzike me Limp Bizkit e tash momentalishte eshte kitarist i ni grupit alternativ me emrin LIVE amo ne Kosove keta njerz nuk njihen fatkeqeisht :(
Powerslave
Posts: 3290
Joined: Mon Apr 26, 2004 6:48 pm
Location: Mbreterine e Maskave

Post by Powerslave »

Mos perpecpto gabimisht qe nuk e njohin grupin Live ka shume njerz mos u bo cac cinik djalosh
zhuti_rock
Posts: 2391
Joined: Wed May 03, 2006 1:35 pm
Location: anej ka molla kuqe..

Post by zhuti_rock »

Powerslave wrote:Mos perpecpto gabimisht qe nuk e njohin grupin Live ka shume njerz mos u bo cac cinik djalosh

SHOQ ti po percepton gabimisht,nuk e ksih fjalen qe grupin LIVE qe nuk e njohin,e kisha fjalen per BURGIN edhe per njerzt si Petriti..po sidoqoft falje nuk po t'kerkoj se as qe kom pas plan me ofendu ty apo dike tjeter :)
Un personalishte hera e pare qe po ni per qet Petritin edhe em erdh shume mire

@Beka-Floyd flm per info :)
User avatar
Beka Floyd
Moderator
Posts: 3066
Joined: Wed Dec 28, 2005 9:50 pm
Location: Prizren
Contact:

Post by Beka Floyd »

Petriti oshte i ri, oshte ne persosje te vazhdueshme, kurse sukseset e tij e nderojne ate, familjen, Prizrenin e tij te lindjes, mesimdhenesit dhe akademine ku ai shkollohet. E bashk me to na nderon edhe te gjithe ne shqiptareve...:)
User avatar
coverdale
Posts: 532
Joined: Sun Nov 12, 2006 1:06 pm
Location: prishtinë
Contact:

Post by coverdale »

hallall i koft be shum kom qef kur ni per qesi talennta qe ku tmarrin pjes e fitojn ka ni qmim halla i koft...
ishalla kurr si nalen sukseset
bravo Petrit Ceku
User avatar
dreni
Posts: 519
Joined: Tue Jun 21, 2005 8:28 pm
Location: gjethka kapak

Post by dreni »

Fatkeqsisht kosova ska mujt mi ofru kurgjo e e kemi humb ket gitarist edhe pse o i kosoves ai tani ka nenshtetsin kroate dhe e perfaqson kroacin e jo kosoven
Post Reply