Falja e namazit të sabahut mbronë nga sëmundjet e zemrës

Shkenca, teknologjia... Diskutoni rreth ketyre lemive, tregoni, pyesni, mesoni.

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82, adela

Locked
Bujari
Posts: 1744
Joined: Fri Jan 28, 2005 7:01 pm
Location: Në tokën e dy Lumenjëve
Contact:

Falja e namazit të sabahut mbronë nga sëmundjet e zemrës

Post by Bujari »

Agjënsia e lajmëve Islame shpallë studimet më të fundit mjeksore për shërimin e sëmundjeve të zemrës dhe arteriosklerozës. Është zbuluar se falja ditore e namazit të sabahut në kohën e vet është mënyra më e mirë për t'u shëruar nga sëmundjet e zemrës dhe arterioskleroza.

Sëmundjet më të shpeshta të zemrës janë ç'rregullimet e rrahjeve, që ndodhin nga lëndët mpikëse të zemrës dhe arterioskleroza, shkak i së cilës është pushimi i gjatë i trurit.

Një grup mjekësh nga Jordania kanë vërtetuar se ç'rregullimet e rrahjeve të zemrës është sëmundja më e rrezikshme, e cila i kanosët zemrës. Gjithashtu dhe arterioskleroza dhe tromboza (dobësia dhe bllokimi i gjarkullimit të gjakut), që shkak kryesor i këtyre sëmundjeve është gjumi i gjatë, qoftë ai ditën apo natën.
Studimet mjeksore kanë konstatuar se njeriu kur bën gjumë të gjatë pakësohen tepër të rrehurat e zemrës, nuk i kalon 50 të rrehura në një minutë. E kur pakësohen të rrehurat e zemrës gjaku kalon nepër kanalet e veta shumë ngadal dhe kjo dukuri sjellë rënien e kriprave dhe yndyrës. Shkak i kësaj njeriu kanoset me arteriosklerozë apo trombozë (dobësimin e arterive apo bllokimin e tyre) e kjo shkakton në zemër ç'rregullimin dhe dobësimin e rrahjeve gjithashtu shkakton dobësimin e arterieve, të cilat do të transferojnë gjakun nga zemra e në tru e që nga kjo shkaktohet apopleksia (pushimi i trurit), e cila e vën jetën në rrezik.
Ky studim mjeksor bën të ditur se është e domosdoshme që të ndërpritet gjumi i gjatë, gjegjësisht të mos kalojë më tepër se katër orë. Pas kësaj periudhe të gjumit, për ta vënë zemrën në sistemin e duhur, duhet që të bëhën levizje trupore së paku 15 min. E këto levizje duhet të jenë ditore dhe të bëhën në oret e para të mëngjesit.
Me fjalë të tjera, falja e namazit të sabahut në kohën e vet dhe duke shkruar në xhami është ushtrimi i duhur pas gjumit për të shëruar sëmundjet e zemrës.
Në këtë studim gjithashtu përmendet se një musliman, i cili e ndërpret gjumin e tij dhe falë namazin e sabahut duke dalur në xhami bën riparimin dhe sistemimin e rrehjeve të zemrës dhe ruan arteriet e saja. Sidomos tek ata që bëjnë më tepër se tetë orë gjumë ditor.
User avatar
Muki
Posts: 4685
Joined: Thu Oct 06, 2005 10:38 pm
Location: Mitrovicë

Re: Falja e namazit të sabahut mbronë nga sëmundjet e zemrës

Post by Muki »

Allahu te shperbleft per kto Bujar :)

Ndersa une personalisht, antarve te forumit ja u kisha propozu edhe librin "MJEKSIA PROFETIKE" aty flitet ma gjansisht per shume sene, e sidomos per ndikimin e qdo detajit te abdestit e namazit, ne shendetin e njeriut. Aty ka shume hadithe me rendesi, ka thenie, gjera te mjekve te mdhenj boteror, thenie te Sokratit,ajete kuranore,hadithe, edhe neper fusnota vertetimet shkencore te bera nga shkenctaret e mdhenj.Ju kisha lut antarve, te mos e leni pa e lexuar kete liber, ju premtoj qe nuk do te zhgenjeheni :)

InshAllah, nese kam kohe,se tash nuk po me premton koha, me shume deshire kisha postu ne lidhje me abdesin, kur njeriu merr abdest, qysh ndikon ne organizem, pastaj edhe levizjet gjate namazit....
User avatar
[DelFini]
Posts: 4984
Joined: Sun Jan 23, 2005 10:54 am
Location: shum terr

Post by [DelFini] »

Bujar pom vjen keq
po edhe pse tema boll intresante, duhet me e mshel
se osht shkrim copy paste, dmth ktu asni shkronj nuk osht prej menjes tone, e ti bile
as sje lodh me jep komentin ton lidhur me ket shkrim, po veq e ke qit qashtu hajt qkllup.

nimiljon her tu ka terhek vrejtja per kit sen, ti ose je gllup e nuk mer vesh ose po te pelqen me u sill si gllup.
Locked