Shenjat e gishtërinjve

Shkenca, teknologjia... Diskutoni rreth ketyre lemive, tregoni, pyesni, mesoni.

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82, adela

Post Reply
Bujari
Posts: 1744
Joined: Fri Jan 28, 2005 7:01 pm
Location: Në tokën e dy Lumenjëve
Contact:

Shenjat e gishtërinjve

Post by Bujari »

Çdo njeri, duke përfshirë edhe binjakët që mezi dallohen nga njëri-tjetri, shenjat e tij të gishtërinjve i ka të veçanta. Identiteti i secilit është i koduar në majat e gishtërinjve të tij. Ky sistem i koduar mund të krahasohet lehtë me sistemin e kodit të vijave, i cili përdoret në ditët tona për identifikimin e prodhimeve të ndryshme, qofshin ato prodhime industriale apo ushqimore.

Allahu i Madhëruar ne Fjalën e Tij të pakonkurueshme thotë:

"A mendon njeriu se nuk do t'i mbledhim eshtrat e tij? Po, do t'i mbledhim. Madje, Ne jemi të zotë t'i krijojmë përsëri edhe majat e gishtërinjve të tij." (Kijame, 3-4.)

Një domethënie mjaft të veçantë këtu, ka theksimi i shenjave të gishtërinjve, sepse secili ka shenjën e tij unike të gishtërinjve, e cila nuk i ngjason askujt. Çdo person që jeton apo ka jetuar në këtë botë ka formën e tij unike të shenjave të gishtërinjve. Pra, shenjat e gishtërinjve janë një provë mjaft e rëndësishme e identitetit, kjo është edhe arsyeja se përse sot shenjat e gishtërinjëve përdoren pikërisht për këtë qëllim.

Më e rëndësishmja është se kjo veçori e shenjave të gishtërinjve u zbulua vetëm në fund të shekullit XIX. Përpara kësaj periudhe, njerëzit i shihnin shenjat e gishtërinjve si disa rrathë të zakonshëm, pa ndonjë rëndësi apo kuptim specifik. Është Kurani ai që na flet për këtë karakterisikë dalluese të shenjave të gishtërinjve, e cila nuk u kuptua, vetëm se në ditët tona.
User avatar
SOPRANO
Administrator
Posts: 12039
Joined: Thu Jun 17, 2004 3:04 am
Location: tu plepi

Post by SOPRANO »

buki,kjo esht krejt ok qe po thu...po un nuk e nxo bash si argument ket...deri sa edhe majmunat i kan shejat e gishtave,dhe ata po ashtu si ne nuk i kan te ngjajshme njeri me tjetrin....ky esht ni kunder-argument i feve,dhe pro-argument i evolucionit...

...nese dikush para lindjes krishtit ka thon se njeri perbehet prej atomev (esht fjala per Aristotelin),ateher nuk te vlen ky si argumet...sepse krejt qka esht duhet per me dit kit sen,esht ti shikosh me vemdje vijat e gishtatve te ti dhe te afermeve...ne baz te saj vjen ne perfundim se askush nuk i ka te njejta...thjesht logjika
Bujari
Posts: 1744
Joined: Fri Jan 28, 2005 7:01 pm
Location: Në tokën e dy Lumenjëve
Contact:

Post by Bujari »

SOPRANO wrote:buki,kjo esht krejt ok qe po thu...po un nuk e nxo bash si argument ket...deri sa edhe majmunat i kan shejat e gishtave,dhe ata po ashtu si ne nuk i kan te ngjajshme njeri me tjetrin....ky esht ni kunder-argument i feve,dhe pro-argument i evolucionit...

...nese dikush para lindjes krishtit ka thon se njeri perbehet prej atomev (esht fjala per Aristotelin),ateher nuk te vlen ky si argumet...sepse krejt qka esht duhet per me dit kit sen,esht ti shikosh me vemdje vijat e gishtatve te ti dhe te afermeve...ne baz te saj vjen ne perfundim se askush nuk i ka te njejta...thjesht logjika


hahaha , po per mrekullit tjera te Kur'anit qka thu ti ?
User avatar
AciDiuS
Moderator
Posts: 7206
Joined: Wed Mar 09, 2005 4:11 pm
Location: Free on Universe

Post by AciDiuS »

Bujar jo veq shenjat e gishtave pooo qdo gje ntok qe egziston nuk osht 100% e njejt ....... spo di pse pe lidh me Fe qdo sen kshtut ....
User avatar
SOPRANO
Administrator
Posts: 12039
Joined: Thu Jun 17, 2004 3:04 am
Location: tu plepi

Post by SOPRANO »

Bujari wrote:
SOPRANO wrote:buki,kjo esht krejt ok qe po thu...po un nuk e nxo bash si argument ket...deri sa edhe majmunat i kan shejat e gishtave,dhe ata po ashtu si ne nuk i kan te ngjajshme njeri me tjetrin....ky esht ni kunder-argument i feve,dhe pro-argument i evolucionit...

...nese dikush para lindjes krishtit ka thon se njeri perbehet prej atomev (esht fjala per Aristotelin),ateher nuk te vlen ky si argumet...sepse krejt qka esht duhet per me dit kit sen,esht ti shikosh me vemdje vijat e gishtatve te ti dhe te afermeve...ne baz te saj vjen ne perfundim se askush nuk i ka te njejta...thjesht logjika


hahaha , po per mrekullit tjera te Kur'anit qka thu ti ?


per qit "mrekulli" esht qel tema...
Post Reply