Kuriozitete !

Moderators: Beka Floyd, bg82, username

User avatar
hirudinea
Posts: 194
Joined: Tue May 30, 2006 10:01 pm
Location: brave new world

Post by hirudinea »

Lola wrote:Një njeri harxhon mesatarisht 3 vjetë të jetës ne banjo.

pak po harxhojka.Kjo garant s'vlen per mu.
User avatar
qenpo
Posts: 2350
Joined: Sun May 29, 2005 9:53 am

Post by qenpo »

Lola wrote:Një njeri harxhon mesatarisht 3 vjetë të jetës ne banjo.


a kon i postum qeky 1here bre !

mes i postoni ka 500 her !
User avatar
Lola
Posts: 2985
Joined: Fri Dec 03, 2004 11:43 am
Location: ku kom qef

Post by Lola »

Alfabeti me i gjate i gjuhes ne bote eshte ai i Kamboxhes me 72 shkronja


Mjalti mund te qendroj i pa prishur deri ne 3000 vjet per kte arsye dylli i mjaltit perdorej per mumjet


Fellenza eshte ne gjendje te jetoi 30 dite pa ushqim
User avatar
Lola
Posts: 2985
Joined: Fri Dec 03, 2004 11:43 am
Location: ku kom qef

Post by Lola »

Dërgonte shumë SMS dhe e shtrojnë në psikiatri ...


Një 19 vjeçar skocez është shtruar në një spital psikiatrik , identifikuar si një rast i veçantë varësie nga e-mail dhe sms. Djali i ri ne një vit harxhoi 16.000 euro duke derguar mesazhe me celular . Djali , ku shtypi i ka vënë emrin ‘Steven’ kishte lënë vëndin e punës mbasi shefi i tij zbuloi që kishte dërguar në një muaj 8000 e-mail.
Djali deklaroi që pjesa më e madhe e e-mail ishin mes tij dhe të dashurës së tij.Steven dergonte mesatarisht 1000 sms në javë.’Kur shikon celularin dhe shikon se ke marrë një mesazh mendon se kush mund të jete. Është si një loj ping-pongu, dërgon një dhe menjëherë të vjen një tjetër’, ka thënë i riu në BBC.Psikologët ku djali po kurohet , thonë se kanë 25 vjet që merren me çështje që kanë të bëjnë me raste varësie nga diçka por kur nuk janë ndeshur me një rast të tillë.
User avatar
qenpo
Posts: 2350
Joined: Sun May 29, 2005 9:53 am

Post by qenpo »

1 Sikur uji i deteve te kthehej ne kripe
Sikur nga te gjithe ujerat e deteve dhe oqeaneve te nxirrej kripa,me te do te mbulohej gjithe siperfaqja e tokes sone me nje shtrese prej rreth 130 metrash.

2 2 Prejardhja e emrit "tenis"
Fjala tenis eshte shkruar ne anglisht dhe anglezet e kane marre nga frengjishtja.Kur fillonte loja dhe njeri gjuante me rrakete para se topi te hidhej i thoshte kundershtarit:"tenez" qe do te thote:"mbaje".Anglezet i dhane fjales formen qe ka sot.

3 3 Lotet e krokodilit
Prej kohesh njerezit kishin vene re se krokodilet,pasi hanin gjahun e kapur ne ujin e detit fillonin e lotonin.Kjo dukuri te linte pershtypjen se kjo kafshe qante prene e ngrene.Prandaj dhe lindi shprehja "lotet e krokodilit" qe personifikon hipokrizine e njerezve te ligj. E verteta eshte se krokodilit nuk i vjen keq per kafshen e ngrene,por eshte gjendra e kripes ajo qe prodhon lotet. Dhe pikerisht pasi krokodili ka kollofitur kafshen se bashku me ujin e kripur,fillon veprimin e saj gjendra e kripes qe ndalon sasine e tepert te kripes,e cila del jashte ne formen e pikave te loteve.

4 4 Popullsia e botes deri sot
Mendohet se qe nga krijimi i shoqerise njerezore ne bote kane jetuar mbi 80 miliard njerez.

5 5 Pse Deti i Zi quhet keshtu?
Perqindja e vogel e kripezimit prej 1.9 perqind i jep Detit te Zi nje ngjyre te erret karakteristike.

6 6 Gjuhet e botes
Ne shoqerine e sotme njerezore fliten 2796 gjuhe te ndryshme.Ato ndahen ne 11 grupe kryesore dhe 50 grupe "gjuhesh te vogla".Njerezit qe flasin keto gjuhe perdorin rreth 8000 dialekte.

7 7 Kanguru
Kur u duken per here te pare ne Australi,europianet vune re nje kafshe te cuditshme:ajo ecte me kembet e prapsme ndersa ne bark kishte nje si qese nga nxirrnin koken te vegjlit.-C'eshte kjo?- i pyesnin ata indigjentet.
-Kan-gu-ru - pergjigjeshin ata.Qe nga ajo kohe kafsha e cuditshme u quajt kanguru.Kur me vone studjuan gjuhen vendase,evropianet mesuan se "kanguru" do te "nuk kuptoj".

8 8 "Insekti i zbutur"
Bleta eshte i vetmi insekt i zbutur nga njeriu.

9 9 Elefanti frikacak
Elefantet i tremben lepujve dhe qenve qofshin keta edhe te vegjel.

10 10 Sa kushton 1 kg mjalte?
Per te prodhuar nje kilogram mjalte,nje blete i duhet te thithe nektarin e 12 milion luleve dhe per kete te pershkoje nje rruge me gjatesi rreth 300.000 kilometra.

11 11 Numri i gjallesave ne det
Ne cdo liter uje te siperfaqes se detit ka mesatarisht rreth 10.000 gjallesa,ne 100 metra ka 3.000 dhe ne 5.000 metra ka mesatarisht 15 gjallesa.

12 12 Thellesia me e madhe e deteve dhe oqeaneve
Thellesia me e madhe e deteve dhe oqeaneve ndodhet ne pjesen perendimore te Oqeanit Perendimor dhe arrin ne 11030 metra.

13 13 Floket dhe njeriu
Zakonisht nje njeri ka ne koke rreth 100.000 qime floku.Tek flokekuqte kjo shifer arrin ne 90.000,te bjondet ne 140.000 dhe tek brunet dicka ne mes te ketyre dy shifrave.Mesatarisht,cdo dite bien nga 50 deri ne 100 fije floku.

14 14 Njerezit me te gjate e me te shkurter
Njeriu me shtatin me te larte ka qene austriaku Frederik Vinkelmeir,qe ka jetuar ne shek.VII.Ai ishte 2.78 m i gjate.Gruaja me e gjate e te gjitha kohrave ka qene gjermania Mariane Wehler me gjatesi 2.55 m.Njeriu me i shkurter ka qene Xhin Vorenburgu me gjatesi 45 cm dhe konkurrentja e tij Halami Aqube Ton Sinai me gjatesi vetem 38 cm.

15 15 Shpikesi i telefonit
Uaston,hajde ketu,me duhesh.---Fjala e pare e transmetuar nepermjet telefonit nga shpikesi i tij,Aleksander Graham Bell qe therriste ndihmesin e tij,Uaston.Ai mori patenten e telefonit me numer 174465 ne vitin 1876.

16 16 Kuriozitete demografike
Cdo dite ne bote lindin 250.000 njerez.Ne cdo 100 vajza te sapolindura korrespondojne 105 djem te sapolindur.Brenda 50 viteve te ardhshem popullsia e botes do te dyfishohet.

17 Shpenzimet ushtarake
Ne vitin 1979 u harxhuan per qellime ushtarake 450 miliard $,ne 1985 850 miliard $ dhe sot kalojne shifren prej 1.000.000.000.000 $.

17 18 Pabarazite sociale
Ne vitin 1960 1/5 me e pasur e botes kishte te ardhura mbi 20 here me te medha sesa 1/5 me e varfer dhe ne vitin 1960 kjo diference u trefishua.
47 vendet me te pazhvilluara te Afrikes e Azise (qe banohen nga 3 miliard njerez) kane te ardhuara vjetore 500 $ kurse vende te Evropes Veriore kane 20.000 $.


69 Fëmijë të një nëne
Feodor Vasilijev nga Shuya (Rusi), nga gjithsejt 27 lindje gjatë viteve 1725-1765 lindi 16 bineqë, 7 treneqë, dhe 4 katërneqë. Vetëm dy fëmijë prej tyre vdiqën si foshnjë.

James Gill, i biri i Brenda dhe James Gill, lindi 128 ditë para kohës së paraparë. Në lindjen e tij më 20 Maj 1987 në Ottawa, Ontario (Kanadë) peshonte 624 gr.

Nëna më e vjetër
Rosanna Dalla Corta nga Viterbo (Itali) sipas të dhënave në korrik të vitit 1994 në moshën 63 vjeçare lindi një djalë.

Operacioni më i gjatë
Një operacion i cili u zhvillua në vitin 1951 në Chicago, Illinois (USA), gjatë të cilit pacientes Gertrude Levandowski iu mënjanua një cistë nga njëra vezore e saj, zgjati prej 4-8 Shkurt d.m.th. 96 orë. Gjatë operacionit pesha e pacientes zbriti nga 280 në 140 kg.

Portier apo sulmues
Portieri Jose Luis Chilavert shenoi 49 gola gjatë ndeshjeve në klubin e tij dhe ekipit kombëtar ndërmjet Korrikut 1992 dhe Marsit 2000.

Substanca më e ëmbël
Thaumatin, një protein, i cili fitohet nga mbështjellësi i farës së një bime të quajtur Thaumatoccocus danielli është 61.500 herë më e ëmbël se sheqeri i zakonshëm. Kjo bimë rritet në disa vende të Afrikës perendimore.

Tranzistori më i vogël
Firma Lucent Technologies në Murray Hill, New Jersey (USA), urdhëroi më 15 Nëntor 1999 zhvillimin e një tranzistori me një gjatësi prej vetëm 50 Nanometrash, d.m.th. 1/2000 pjesë e trashësisë së flokut të njeriut. Kjo pjesë quhet edhe "tranzistori vertikal" pasi që të gjitha pjesët e saj janë të rradhitura në një pllakëz silikoni dhe rryma rrjedh në drejtim vertical

Mjekra më e gjatë
Me rastin e vdekjes së Hans Langseth në vitin 1927 në Kensett (USA) mjekra e tij kishte një gjatësi rekorde prej 5,33 m.

Pop-grupi i njohur suedez ABBA i formuar më 1972 në Stokholm debitoi në vitin 1970 nën emrin Festfolk në një Restaurant në Göteborger. Pas dy vitesh, pra më 1972 mori emrin e ri nga inicialet e anëtarve të grupit: Agnetha Fältskog, Benny Andersson, Björn Ulvaeus dhe Anni-Frid (Frida) Lyngstad.

Helikopteri më i vogël në botë ishte njëulësi Seremet WS-8 i cili u prodhua më 1976 në Danimarkë. Ai kishte një motor me 26 KW dhe peshonte pa ngarkesë 53 kg. Rotori i tij kishte një diametër prej 4,5 m.

Shkencëtarët e "Oak Ridge National Laboratory" në Oak Ridge, Tennessee (USA) në Prill 1996 me ndihmën e një superpërçuesi arritën rrymën më të fortë të të gjitha kohrave : 2 milion Amper/cm². Rryma për nevoja shtëpiake ka një forcë me nën 1000 Amper/cm².

Protesta më e madhe kundër luftës u mbajt më 15.11.1969 në Washington D.C. (USA) ku morën pjesë rreth 600.000 pjesmarrës të cilët protestuan kundër vazhdimit të luftës së amerikanëve në Vietnam.

Arusha e bardhë mund të notoj pandërprerë deri 100 km.

Rekordin botëror në qëndrim në një këmbë e theu Arulanantham Suresh Joachim nga Sri Lanka prej 22.05.1997 deri me 25.05.1997 duke qëndruar 76 orë e 40 minuta.

Me 9.06.1996 Walter Arfeuille (Belgjikë) tërhoqi me dhëmbë 8 vagonë treni mbi hekurudhe, me një peshë gjithsejt 223.880 kg në largësi prej 3,2 m.

Më 17.12.1998 kinezi Li Jian Hua në emisionin televiziv Guinnes World Records: Primetime ngriti me vesh peshën 50 kg (tjegulla ndërtimi të lidhura bashkë dhe të kapur në veshin e tij).

Kenguri më i madh (Macropus rufus) në Australinë qendrore, -jugore dhe atë -lindore, plotësisht i drejtuar është 1,80 m i lartë, dhe gjatësia e përgjithshme (megjithë bisht) është 2,85 m. Pesha e tij rreth 90 kg.

Kilauea në Hawaii (USA) është vullkani më aktiv në botë. Që nga viti 1983 është pandërprerë aktiv dhe vjell 5 m³ llavë në sekondë.

Amerikanja Janice Deveree në vitin 1884 kishte mjekër me gjatësi 36 cm.

Personi më i vjetër i të gjitha kohërave, me datëlindje të vërtetuar, ishte françezja Jeanne Louise Calment. Ajo u lind më 21.02.1875 dhe vdiq më 04.08.1997 në Arles të Francës në moshën 122 vjeçare.

Binjakët më të rëndë në botë ishin Billy Leon dhe Benny Loyd McCrary, alias McGuire, nga Hendersonville (USA) të cilët u lindën më 7.Dhjetor 1946. Deri në moshën 6 vjeçare kishin shtat normal. Në Nëntor 1978 Billy peshonte 337 kg. ndërsa vëllau i tij Benny 328 kg. Billy vdiq në Korrik 1979.

Zbuluesi i parë i phonograph-it (gramophonit të mëvonshëm) ishte amerikani Thomas Alva Edison në vitin 1877, i cili kishte planifikuar të zbuloj një inçizues diktimi për punë në zyre. Phonographi i asaj kohe kishte formë cilindri, deri në vitin 1887 kur zbuluesi gjerman Emile Berliner zbuloi pllakë-phonographin (gramophonin) i cili i zhvillua në një medium artistik.

Gjurmimi më i madh i arit ndodhi në SH B A, ku më 24.01.1848 një pronar i një puntorie të drurit dhe shoku i tij, në Sacramento (sot California) zbuluan ar. Një vit më vonë e vërshuan mbi 80 000 gjurmues të arit të ashtuquajturin forty-niners në këtë regjion. Në vitin 1853 numri i tyre arri mbi 250 000.
User avatar
qenpo
Posts: 2350
Joined: Sun May 29, 2005 9:53 am

Post by qenpo »

1. Shpejtesia e drites eshte 186,000 milje/seconde.
2. Drites i duhen 8min e 17 sec per te udhetuar nga dielli ne siperfaqen e Tokes.
3. Ne tetor te vitit 1999 lindi personi i 6 bilionte.
4. 10% e gjithe njerzve te lindur gjate koherave, jane gjalle ne keto momente.
5. Toka rrotullohet me nje shpejtesi 1000 milje per ore dhe udheton permes hapesires me shpejtesi 67000 milje per ore.
6. Cdo vit, Token e trondisin mbi nje milion termete.
7. Kokra me e madhe e bresherit qe ka rrene ndonjehere ka qene mbi 1 kg dhe ky bresher rra ne Bangladesh ne 1986.
8. Cdo vit rrufete vrasin 1000 njerez.
9. Ne Tetor te vitit 1999 nje ajzberg (iceberg) me madhesine e Londres lundroi i lire ne Anktartik.
10. Te gjitha atomet e hidrogjenit ne trupat tane u krijuan rreth 12 bilion vjet me pare, gjate Big Bang-ut.
11. Toka, Hena dhe Dielli jane 4.56 bilion vjet.
12. Merimangat e zeza, femra, hane burrat e tyre pas ciftezimit.
13. Nje te milionten, e te miliontes, miliontes, miliontes, se miliontes se sekondes pas Big Bang, Universi kishte madhesine e nje dardhe.
14. Struktura e DNA-se u determinua (?) fillimisht nga Watson dhe Crick ne 1953.
15. Ne 1997 shkencetaret krijuan kromozomin e pare sintetik njerzor.
16.Termometri u krijua nga Galileo ne 1607.
17. Lupa zmadhuese, u krijua nga anglezi Roger Bacon, ne 1250.
18. Alfred Nobel shpiku dinamitin ne 1866.
19. Cmimi i pare Nobel ne fizike u fitua nga Wilhelm Rontgen, ne 1895, pasi ai shpiku rrezet X.
20. Pema me e larte ka qene nje eukalips australian, i cili ne vitin 1872 ishte 435 kembe.
21. Ne 1967, Kristian Barnard beri transplantimin e pare te zemres - pacienti i tij jetoi vetem 18 dite.
22. Majmunet mund te kuptojne rreth 300 shenja te ndryshme.
23. Virusi Ebola vret 4 nga 5 njerzit e infektuar.
24. Gjirafat flene vetem 20 minuta ne 24 ore. Ato nuk shtrihen asnjehere.
25. Kripa perdoret akoma si lek rreth nomadeve te Ethiopise. Ne nje periudhe ushtaret Romake jane paguar me gripe dhe nga kjo vjen dhe fjala rroge (salt - salary = anglisht, salarium - latinisht). Gjithashtu kur u krijuan monedhat, ne to ishte shtypur nje shenje e cila tregonte se sa kripe mund te nderrohej me to. Shenja quhej "hallmark" duke ditur se ne greqisht "hal" qendron per kripe.
26. Ideja qe molekulat kane forme tre-dimensionale ka qene e Luis Pasteur, i cili ne 1844 e mbrojti kete ide duke u mbeshtetur ne faktin se solucione te perbera nga dy perberje kimike me perberes te njejte nuk mund te thyejne rrezen e drites ne drejtime te kunderta.
27. Greket e Lashte, kane pas ujitur arkat me vere te quajtura ne ate kohe "kratere". Ata besonin se alkooli safi, mund te perdorej vetem nga barbaret.
28. Jo shume larg nga Flagstaff, ne Arizone, ndodhet nje krater 1.2 km i gjere dhe 200 m i thelle. Ai eshte krijuar gati 50000 vjet me pare, kur nje meteor goditi Token. Duke supozuar se shpejtesia me te cilen meteori udhetonte ishte rreth 17.5 km per sekonde.
29. Njerzit kane 46 kromozome, peshqit krey (? crayfish) kane 200.
30. Ne trupin e njeriut ndodhen 60,000 milje damare gjaku.
31. Utopia eshte nje teren i madh dhe i sheshte, ne Mars.
32. Diten kur u varros Alexander Graham Bell, i gjithe sistemi telefonik ne Amerike u stakua per 1 minute, ne nder te tij.
33. Ndodhen gati me shume se 100 bilion galaksi ne Univers.
34 Me shume mikrobe ngjiten gjate takimit te duarve, sesa gjate puthjeve.
35. Pika me e shpejte e shiut e godet token me shpejtesi 18 milje per ore.
36 Nq se Dielli do kishte madhesine e nje topi plazhi, atehere Jupiteri do kishte madhesine e nje topi golfi, ndersa toka do kishte madhesine e nje bizeleje.
37. Duhet me shume se nje ore per nje trup te rende te zhytet 6.7 milje poshte, ne pjesen me te thelle te oqeanit.
38. Ndodhen me shume krijesa te gjalla ne siperfaqen e lekures se njeriut, sesa njerez ne siperfaqen e Tokes.
39. Balena Gri,cdo vit migron 12500 milja nga Artiku ne Meksike dhe kthehet.
40. Reth nje milion bilion neutrone nga Dielli kalojne ne trupin tuaj vetem gjate leximit te kesaj fjalie.
41. Drites i duhen 13 sec per te udhetuar rreth Tokes.
42. Nje bebe ne 2000, lind me nje dhemb
43. Edhe nq se fluturojme me shpejtesine e drites, perseri do na duhej 2 milion vjet te shkonim ne afersi te galaxise me te madhe prane nesh, Andromeda.
44. Cdo ore Universi, zmadhohet gati nje bilion milje ne cdo drejtim.
45. Vendi me i thate ne bote, i banuar nga njerez, eshte Aswan, ne Egjipt ku cdo vit bie vetem .02 inch shi.
46. Pjesa me e thelle e oqeaneve, eshte ne Paqesor, gati 35797 kembe ethelle.
47. Krateret me te medha te krijuara nga renja e meteoreve, ndodhen ne Sudbury, Ontario ne Kanada dhe Vredefort ne Afriken e Jugut.
48. Shkretetira e Saharase eshte shkretetira me e madhe ne bote, me siperfaqe 3500000 milje katror.
49. Ne shekullin e 14te, Vdekja e Zeze, vrau 75,000,000 njerez. Transmetohej nga mikrobe te miut te zi.
User avatar
Packi Rocks
Posts: 798
Joined: Sun Jan 22, 2006 2:11 pm
Location: Pejë

Post by Packi Rocks »

njeriu pa uj ne shkretetir vdes brenda dites, e pa ushqim brenda javes ... kshu qe mos ja msyni anej!
sdi ku e lexova ?
Annihilator
Posts: 38
Joined: Sat Aug 26, 2006 6:45 pm
Location: Gjakova City

Post by Annihilator »

shum shum sene te mira hallall ju boft zoti. flm
User avatar
AciDiuS
Moderator
Posts: 7206
Joined: Wed Mar 09, 2005 4:11 pm
Location: Free on Universe

Post by AciDiuS »

qendrimos wrote:qeto shkrimet e gata po pritoj me lexu se kur po vjen fundit s`pe di qysh ja ka nis :D




hahahahahaaha njeri shpesh her kur ti lexoj postimet mdoket qe vet kom shkru :P
Post Reply