Çanekkala

Diskutoni per letersi, tregoni poezi, diskutoni ato...

Moderator: AciDiuS

Post Reply
User avatar
[CORNHOLIO]
Posts: 1869
Joined: Sun Jun 21, 2009 12:37 am

Çanekkala

Post by [CORNHOLIO] »

Çanekkala mrena prej Stambollit
Oh lumja Nana ku po te qone karrshi dushmanit
Oh per t'ritë tonë Aman
Ah lumja nena e pa djalin, qonë para dushmanit,
Oh per t'ritë tonë medet
Çanekkala mrenda topi bumbullon
Oh ku po bike gjylja (Topit), aty ujë gufon
Oh për t'ritë tonë Medet
Oh ku po bike gjylja (Topit), aty ujë gufon
Oh për t'ritë tonë Aman
Çanekkala mrenda, n'fusha t'mejdanit
Aty ishin kon mbledhur Vëlla trimat e Xhihadit
Oh për t'ritë tonë Aman
Aty ishin kon mbledhur Vëlla trimat e Xhihadit
Oh për t'ritë tonë Medet
Çanekkala mrenda, u vrava u varrova
Tri ditë pa m'dalë shpirti o vella, vorrin e kerkova
Oh për t'ritë tonë Medet
Tri ditë pa m'dalë shpirti o vella, vorrin e kerkova
Oh për t'ritë tonë Aman
Çanekkala mrenda,na u bo terr e zi..
Çanekkala mrenda, na u bo terr e zi
Ah te vrarët e te varruarit vëlla, ner çader tuj shti,
Ah për t'ritë tonë Aman
Ah te vrarët e te varruarit vëlla, ner çader tuj shti,
Ah për t'ritë tonë Medet
Çanekkala mrenda, nisi me ra shi...
Çanekkala mrenda,nisi me r ashi
Ah ne zaval te shpirtit vëlla, m'murrë malli për Shpi
Oh për t'ritë tonë Aman
Ah ne zaval te shpirtit vëlla, m'murrë malli për Shpi
Oh për t'ritë tonë Aman
Çanekkala mrenda,nje bunarë n'mjedis
Çanekkala mrenda,nje bunarë n'mjedis
Oh mos e pini Ujtë vllazen, se e kan xeherlisë
Ah për t'ritë tonë Aman
Oh mos e pini Ujtë vllazen, se e kan xeherlisë
Ah për t'ritë tonë Medet
Dola prej Stambollit , me pa Selamet
Dola prej Stambollit , me pa Selamet
Ah Nanës tonë dhe Babes tonë ymri ju kput krejt
Oh për t'ritë tonë Aman
Ah Nanës tonë dhe Babes tonë ymri ju kput krejt
Oh për t'ritë tonë Aman
Çanekkala mrenda, na mloj tymi i zi
Çanekkala mrenda, na mloj tymi i zi
Oh urdheri erdh prej mbretit vella, Hyxhym(Sulm) me Singi (Shpate)
Oh për t'ritë tonë Aman
Oh urdheri erdh prej mbretit vella, Hyxhym(Sulm) me Singi (Shpate)
Oh për t'ritë tonë Medet
Çanekkala mrenda,, dola me nje Skej
Çanekkala mrenda,, dola me nje Skej
Oh ballonat(aeroplanat) po shkojne perpjete, xhyphane tuj djege
Oh për t'ritë tonë Aman
Oh ballonat(aeroplanat) po shkojne perpjete, xhyphane tuj djege
Oh për t'ritë tonë MEDET.
Post Reply