POEMA E AMBIVALENCES

Diskutoni per letersi, tregoni poezi, diskutoni ato...

Moderator: AciDiuS

Post Reply
User avatar
[CORNHOLIO]
Posts: 1869
Joined: Sun Jun 21, 2009 12:37 am

POEMA E AMBIVALENCES

Post by [CORNHOLIO] »

POEMA E AMBIVALENCES

Heret ne mengjes zogu kendoj
per inati pej gjumit me zgjoj
si shiptar kish fut krahet ne xhepa
prej deges u tutka po i bjen kuleta

Kendo thash Zog mos gabo mu kot
se vjen Hashimi ta rrase fusnote
mos rri ne dege veq tu kqyre si hut
se qeshtu ta bojn statusin $%&

ne Qarranik e vjerrur nje codille
prej maxhes me mill pikojka hirre
prej zemres se plasur nga studimi shkences
buroj kjo poeme e abivalences

_________________

Fjalorth

Qarranik - dhome e veçante ku mbahet bylmeti (tomli, djathi, kosi, mielli ect)

Codille - thes i vogel qe perdoret per kullimin e kosit dhe djathit

Maxhe - arke e drunit ku mbahet mielli

Hirre - leng qe rrjedhe prej codilles gjat kullimit te kosit

Ambivalenca - Koncepti i ambivalencës në psikologji është i fillimisht i propozuar nga psikiatri Eugene Bleurer më 1910 për të përshkruar bashkë ekzistencen në të njëjtën kohë të dy fenomeneve të kundërta, me njëra-tjetrën të cilat shpesh konsiderohen si fenomene verbuese. Koncepti përdoret për emërtimin e simptomave afektive tek të sëmurët psiqike. Ky koncept është përdorur nga Zigmund Froid në veprën e tij psikoanalitike dhe nga Melanie Klein në teorinë depresive të foshnjërisë së hershme
User avatar
darian
Posts: 1040
Joined: Wed Nov 05, 2008 4:50 pm
Location: .www

Re: POEMA E AMBIVALENCES

Post by darian »

Post Reply