Poezi e prozë

Diskutoni per letersi, tregoni poezi, diskutoni ato...

Moderator: AciDiuS

User avatar
charoN
Posts: 83
Joined: Tue Sep 30, 2008 6:58 am
Location: philosophy zone

Re: Poezi e prozë (Leo Emini)

Post by charoN »

gjaku mbi akull

duke kulluar gjaku,
nëpër trupin tënd,
bojë akulli,
me kujdes,
do të cytë ngadalë,
nëpër trupin tënd,
bashkë me tingujt e pianos,
që kaloja natë e ditë,
dhe mos ke frikë,
gjaku ytë nga zemra
dhe nga kasolla ku të
çvirgjërova,
do të jetë në trupin timë,
për mbijetesë!
User avatar
charoN
Posts: 83
Joined: Tue Sep 30, 2008 6:58 am
Location: philosophy zone

Re: Poezi e prozë (Leo Emini)

Post by charoN »

Ti heshte


Pas fjalës time,ti heshte
Pas surprizës time, ti heshte
Pas tingujve të pianos, ti heshte
Pas zhurmës dhe bërtitmave shpirtërore, ti heshte
Pas lotëve të mi, ti heshte
Pas puthjeve në shpatull, ti heshte
Pas fjalëve "të dua", ti heshte
Pas heshtjes sate, unë u lodha
dhe mbarova.
User avatar
charoN
Posts: 83
Joined: Tue Sep 30, 2008 6:58 am
Location: philosophy zone

Re: Poezi e prozë (Leo Emini)

Post by charoN »

Mbete një letër në sirtar


Ne kubin e mykur të murit,
janë të ruajtura kujtimet,
të derdhura në letra,
kur ishin bërë rutinë dikur,
kurse sot janë tretur.


Syri që rrëmbehet nga
fjalët e dashurisë,mirënjohjes,
faljeve,nxjerrura nga dhimbja,
dhembshmëria, respektit,
keto dikur ishin rutinë,
kurse sot janë tretur.


E ti pse i sheh me urrejtje,
ndoshta pse ske guximin,
për t'u shprehur shpirtërisht,
sikur fëmi,
dhe hiqesh sikur je bërë burrë,
i matur, i pasur,
dhe nuk ke forcë për të më thënë,
të dua, të urrej,
c'rëndsi ka,
barëm një fjalë,
vetëm një fjalë.


"Nëpër kaltërsinë e qiellit,
ne dy do fluturojmë,
do bëhemi bashkë me yjet,
ku të tjerët zili do kenë
prej poshtë"
vargje të shkruara dikur,
kurse sot janë tretur.







l.e
User avatar
V | a G r a
Posts: 12726
Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
Location: Pr!sht!n
Contact:

Re: Poezi e prozë (Leo Emini)

Post by V | a G r a »

t' mira ...

ja vlen mi lexu ...
User avatar
charoN
Posts: 83
Joined: Tue Sep 30, 2008 6:58 am
Location: philosophy zone

Re: Poezi e prozë (Leo Emini)

Post by charoN »

njerëz të habitshëm, në qytet të çuditshëm



Në dhomën e varfër,
ku nuk ka ajër të lagësht,
ku të mbytë era e rëndë,pak nga pak,
jehojnë tingujt e alarmit,
por tingujë jo të zakonshëm,
por tinguj të këngës që titulloheshte,
“People are strange”,
me volumin e lartë tronditi edhe mikrobet që ishin ne gjumë,
dhe nëpërmjet hapsirës se dritareve
me cilësi të dobët,
iknin tingujtë nëpër qytet
qe të degjohen fjalët në këtë mëngjes melankolik
“njerzit janë të çuditshëm”
“njerzit janë të habitshëm”.


Ti që je larg me centrimetra nga unë,fizikisht
por larg në zemra,shpirtërisht
I dëgjon tingujtë e ketij mëngjesi?
apo je në gjumin me të thellë,
duke pare ëndrra parash?
Pse, kurrizin e ke kthyer,
dhe nuk ke guximin të më japësh,
një përqafim,
përqafim që ka nevojë mishi im,
të ngrohet pak në ketë kohë acari,
mos u bë
“njeri I çuditshëm”
“njeri I habitshëm”
në mes
“njerzve…”
“njerzve…”
behu ndryshe,
le të mos gjenden ne fjalët e fjalorit tend,
të gjuhes dhe të trupit
inati, mërzitje, urrejtje,
le të mbizotrojë dashuria,
mbretërsha e shpirtit
që ka ardhur ne fron,
pa dhunë e viktima,
po dhuratë,
dhuratë.
Tash zgjohu,
zgjohu me jep një dhuratë
një përqafim të ngrohtë.
MOS U BË E EGËR!
Post Reply