qysh bohet ni recension
Moderator: AciDiuS
- maqorri 12
- Posts: 654
- Joined: Thu May 01, 2008 12:59 pm
- Location: in the place where we have to die for living (hades the world of darkness)
qysh bohet ni recension
njerz a e dini qysh bohet ni recension pa marr parasysh qfar vepre une sdi qata po ves
- V | a G r a
- Posts: 12726
- Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
- Location: Pr!sht!n
- Contact:
Re: qysh bohet ni recension
Recensioni ( lat . recensio - vështrim ) , në kritikën e tekstit ka domethënien e vështrimit dhe të vlerësimit të dorëshkrimeve dhe materialeve tekstore, në bazë të të cilëve përcaktohet autenticiteti i tekstit.
Recensioni ka domethënien edhe të vetë botimit kritik të teksteve të vjetra, e në veçanti të komentit hyrës të botuesit – shpjegimin, paraqitjen e materialit të tërësishëm, burimet dhe arsyet e përcaktimit të versionit të caktuar.
Në kohën e zhvillimit të hovshëm të shtypit periodik (fundi i shek. XVIII), recensioni ka kuptimin e vështrimit letrar, të kritikës në gazeta ose revista.
Recensioni, në rastet më të shpeshta është rubrikë e rregullt e publikimeve periodike, kurse gazetat dhe revistat i kanë recensentët e vet, të cilëve u dërgohen falas kopjet e librave, ose shkrimeve të tjera që duhet të prezantohen.
Në praktikën shkencore dhe universitare, recensioni nënkupton paraqitjen e veprës para se të jetë shtypur, përkatësisht vështrimin, i cili rekomandon një vepër për botim.
Recensenti është personi që merret me shkrimin e recensioneve, ekspert i fushave të caktuara, të cilit i besohet shkrimi i një recensioni, autor recensionesh.
Wikipedia
Enciklopedi e Lirë
Ma shum nuk gjeta per recesion kush din apo ka material let poston ...

kokan dhone do shpjegime ma nalt, n'vija t'trasha se qka osht recensioni, po ty sigurisht po t'vyn me dite qysh bohet. Sigurisht e ki fjalen per naj liber qe e ka lexu edhe tash t'kane obligu me i bo recension.maqorri 12 wrote:njerz a e dini qysh bohet ni recension pa marr parasysh qfar vepre une sdi qata po ves
ngo, recensioni osht esenca e t'kuptumit qka ti ke nxjerr prej ni librit. Pra n'vija t'trasha osht permbledhje, mirepo poenta bjen n'ato qka ti ke kuptu edhe qka konsideron t'vlefshme me elaboru. Se sa osht i gjate/voluminoz ai recension, lidhet me vellimin e librit. N'ti paste 500 faqe, ner 9-10 faqe recension ski qka ja nise. Kurse per librat, 150-200 faqe, mjafton recensioni 3-4 faqe. Apo per 300-400 faqe, 5 deri '8.
tjeter, qka t'nderlidhe ty edhe raportin ton me librin per me mujt me e bo recensionin, osht vete teknika se n'qfare forme osht shkru ai liber. Nese e ka nda me kapituj, e ki edhe ti ma let, se ju hin kapitujve veq e veq tu i recensu me ka 2-3 paragrafa (varesisht sa t'osht libri). Nese nuk e ka bo me kapituj, po osht liber me shkoqitje shume t'rralla, atehere tu imponohet kjo forma klasike : "ne pjesen e pare te librit"/"te dyten"/ne fund" etj. Per mos me ra n'subjektivizem, duhesh me u ndale edhe n'citime t'ni pasazheve (pjesve) t'librit, n'menyre qe shpjegimet qe ti i bon n'recension, me korrespondu edhe me kon n'akord me ato qka ka sjelle/thone autori. Nuk je i obligun ore e qas me sjelle citime. Mjafton krejt recensioni (varesisht sa osht i gjate), me i pas 5 deri n'10 citime t'pjesve t'librit.
p. sh : "Prandaj shkruarja e tij ne ate gosti ishte e pavend...." ("Emni i librit", faqe 47...), osht citim qe bohet prej librit copy paste qashtu qysh osht, pa asni ndryshim. E tash prej ksajna ti e vazhdon shpjegimin tond rreth ksajna qka ka thone autori, n'menyren qysh ti e ke anticipu.
n'fund t'recensionit ja jep EPILOGUN, (bon edhe pa e cek aty "Epilog"), ama gjithsesi recensioni duhet me e pas fjalen tonde perfundimtare rreth vepres.
Re: qysh bohet ni recension
lum shum psy jee :Pahha duhet me ta dhan doren se shum kapacitet jee :)