Jam një poet i palindur!
Jam kallmarja poetike e shekullit të njëzet e një.
Vloj dhe vetëngjiz heronj në fantazi.
I mbruaj ata siç më do qejfi:
të bukur, mendjehollë, të ndjeshëm dhe sypetrita.
Më pëlqen kjo lloj poezie,
sepse po të nevrikosem,
i fshij heronjtë e mij
kur të dua nga faqja e dheut.
Një mentalitet i tillë hero-asgjesues,
i përshtatet më së miri shekullit tim.
Jam një kallamare poetike e virgjër
e këtij shekulli heropalindur.
Nuk kam bërë ndonjëherë dashuri
me heronj të vërtetë.
Pres që heronjtë e prekshëm
të ma ngjizin frymëzimin me
lavdinë e veprave të tyre.
Derisa të lindin ata,
unë do t'i thur dhe ç'thur lavde
heronjve të mij fantazmagorikë.
Jam një poet i palindur.
Unë do të lind
kur heronjtë reale të egzekutojnë
heronjtë e mij fantazmagorikë!
Rezart Palluqi
Stuhitë më pyesin: e mbollët pemën?!
Shqiptarë, vëllazërohuni!
Pemën stuhishkulur qindra herë,
mbilleni më në fund.
Shqiptarë! flakni tutje gjilpërat syshpuse!
Pemën kombëtare mbilleni
para se të zgjohen orkanët nacionalistë.
Shqiptarë! Lërini lopatat e kazmat të flasin shqip!
Rrënjët e kombit të pijnë ujë në pusin më të thellë.
Stuhitë nuk po flejnë.
Stuhitë shtegtuan përkohësisht nën qiejt e tjerë.
Stuhitë nuk do vonojnë.
Drejt qiellit tonë do fryjnë!
Midis degëve të pemës tonë,
si shtrigë do të fishkëllijnë.
Le të mos mallkojmë fatin tonë të zi
nëse stuhitë e përmbysin pemën tonë mishtake,
si një dorë gishtthyer!
Stuhitë më pyesin: e mbollët pemën?!
Rezart Palluqi Holandë
Kur lexoj libra, i dua më pak shqiptarët!
Shqiptarët nuk besojnë në mrekullitë hyjnore,
as në forcën e diapazonit të dijes.
Tani që dielli i shkriu perdet metalkuqe,
rrezet e tij shëllojnë trishtëm në muret e lakuriqtë.
Sepse në vilat përrallore të shqiptarëve,
mungon shkëmbi i bibliotekës.
Ne kohët penë-groposëse,
poeti i ndërgjegjshëm, është i destinuar
të pijë bojë dhe përtypë shkronja.
Mendja e tij është jetimorja e dijes.
Librat e pluhurosur, vrundullojnë si milingona,
të nguliten në honin e tejngjeshur të mendjes time.
Dua t’i vjell një pjesë,
por të vjellësh libra në Shqipëri,
përbën shkelje të drejtave të njeriut.
Oh, libra të shkruar e pashkruar!
Si ju alivanosi kështu logjika njerëzore?
Të rrësëlliteni në thesin e mendjes time,
botën ta kundroni nëpërmjet një kallami frapeje?
Ç’fatkeqësi të jeshë njerku i librave!
Kur lexoj libra ju dua më pak,
o shqiptarë të dashur!
Rezart Palluqi
Përjetësia është një plazh lakuriq!
dhe shekujt janë plazhistët e saj.
Lakuriqësia është rreptësisht e detyruar.
Shekujt e dalë në pension,
të cilët ende veshin sytjena ose mbathje
do të përjashtohen prej plazhit.
Ata nuk mund të notojnë në detin e pacakë.
Tregohu vigjilent, poet!
Rrobaqepësit tiranikë
e kanë veshur shekullin trashë.
Shekulli yt, të thërret ta zhveshësh atë lakuriq...
...Shqyji poet, shallin, rrobet e tija mbytëse!
Ti, dhe shekulli yt, lindët lakuriq!
Nëna kohë ju pret të ktheheni lakuriq...
Përjetësia është një plazh lakuriq,
dhe shekujt janë plazhistët e saj të dashur...
Shekujt dhe poetët të cilët ende
veshin sytjena ose mbathje,
nuk mund të notojnë në detin e pacakë!
Rezart PALLUQI
Jam nje poet i palindur!
Moderator: AciDiuS
- hammer_of_god
- Posts: 1213
- Joined: Mon Jun 26, 2006 4:16 pm
Re: Jam nje poet i palindur!
sa ja nisa me lexu e e lash!!Rezart wrote:Jam një poet i palindur!

ti koke poet shtatzane