Astronomët gjermanë kanë zbuluar planetin e porsalindur në sistemin diellor, i cili ende është në proces të krijimit, që është sistemi i tretë i tillë i zbuluar në histori, derisa vet planeti është më i riu.
Këtë zbulim interesant e kanë bërë tre astronomë gjermanë, derisa lajmin e ka publikuar revista Nature.
John Setiawan, nga Instituti për astronomi Max Planck, dhe kolegët e tij thonë se, masa e këtij planeti është dhjetë herë më e madhe se masa e Jupiterit, dhe sillet reth TW Hydrae, ylli që është i vjetër vetëm 8 milionë vjet.
Shkencëtarët të cilat kanë zbuluar planetin thonë se kjo dëshmon që, planetët mund të krijohen brenda 10 milionë vjetësh nga krijimi i yllit dhe para se të shpërndahet reja e pluhurit dhe tymit të kozmosit.
Planetit të porsazbuluar i nevojiten 3.56 ditë që të bëj qarkun rreth yllit të mesëm, apo thjesht, rreth diellit. Nga ylli i saj i mesëm është vetëm gjashtë milionë kilometra larg, por edhe duhet ditur se Toka nga Dielli është 150 milionë kilometra larg.
Studimi i planetëve të tilla si ky mund t’u jap shkencëtarëve shumë përgjigje mbi krijimin e planetëve dhe evolucionin e sistemeve diellore.
zbulohet planeti më i ri deri më tani
Moderators: Beka Floyd, SadButTrue
Re: zbulohet planeti më i ri deri më tani
kom ni per kto.
veq sdi a ke ni ti qe nje shkenctare emrin ja kom harru nuk osht plotsisht e konfirmume veq supozime ka qe ka gjasa ajo me pas zbulu nje sistem diellor te ri.
edhe per nje shkenctar meksikano-gjerman qe osht afer me zbulu nje form te re te udhtimit hapsinor qe dikund udhtimet 280 mijon vjet nje drejtimshe do ti kthej ne 20 vjet udhtime nje drejtimshe.
kjo e fundit mu ka dok si fantashkenc

shkas nin niri