Sipas një hipoteze të re të quajtur Tokë Topbore (Snowball Earth) para rreth 600 miljon vjetësh i tërë planeti ynë ka qenë i mbuluar me shtresa të mëdha akulli dhe bore. Jeta që në atë kohë ishte akoma në formën e mikroorganizmave ka kaluar krizën e saj më të madhe dhe ka qenë pranë zhdukjes.
Kjo teori është zgjidhje e një sërë paradoksesh të mistershme që kanë ngacmuar shkencëtarët për një kohë të gjatë.
Para 750 deri 580 milionë vjetësh duket që ka pasuar në mënyrë të përkohëshme glaciere në tërë botën, edhe në vendet tropikale.
Në atë kohë dielli ka qenë më i dobët se sot dhe rrezet e tij të dobëta nuk përcilleshin brenda tokës por reflektoheshin nga shtresat e akullit që zinin kështu gjithnjë e më tepër vend deri sa arritën në ekuator dhe i tërë Rruzulli i parë nga kozmosi i ngjante një topi bore.
Temperatura në sipërfaqe duhet të ketë qenë rreth minus 50 gradë. Në një ngricë të tillë nuk mund të përfytyrohet të ketë jetë prandaj shumë vetë kanë dyshuar mbi vërtetësinë e kësaj hipoteze.
Por sot dihet që disa organizma jetojnë pranë burimeve të nxehta në fund të detit dhe gjeologu Paul Hoffman pranë Universitetit Harvard bashkë me kolegët e tij thonë se ka qenë në mjedise të tilla që jeta në rruzullin tokësor arriti t´ia dalë mbanë kësaj periudhe kritike.
Kështu Toka ka qenë mbuluar për 10 milionë vjet të tëra deri kur aktiviteti vullkanik i përmasave të mëdha e ndryshoi gjendjen rrënjësisht.
Atëherë akulli u shkri dhe temperaturat shkuan në krahun e kundërt pra plus 50 gradë.
Hoffman dhe kolegët e tij mendojnë se e njëjta dukuri mund të jetë përsëritur nga një deri në tre herë. .......
.
Rruzulli toksor mund te ketë qene nje top bore.....
Moderators: Beka Floyd, SadButTrue
Re: Rruzulli toksor mund te ketë qene nje top bore.....
ku na ishe ma heret mer ti,, forumit i duhen ksi far shkenctar te njohur shqiptar me permasa botrore...
Re: Rruzulli toksor mund te ketë qene nje top bore.....
Shum Imagjinare bre diqyshshshshhssh........
Up The Fucking Irons...
Up The Fucking Irons...
Re: Rruzulli toksor mund te ketë qene nje top bore.....
jo more prej plastelinit :shsmile:
Re: Rruzulli toksor mund te ketë qene nje top bore.....
Bonbonjer u kon.
- 6POUNDER
- Posts: 5966
- Joined: Thu Jul 27, 2006 12:24 am
- Location: Prizren, the Greater Albania
- Contact:
Re: Rruzulli toksor mund te ketë qene nje top bore.....
edhe une jom kane nifar vakti lejlek po tash jom bo njeri, nejse hala krejt njeri sjom bo sa duhet
Re: Rruzulli toksor mund te ketë qene nje top bore.....
hajde beka_floyd_vrejtje_dhenes ku je !! e dhiten temen meniher
pertemen:
osht njo nder teorite per zhvillimin e jetes ne toke!
osht kjo se jeta ka fillu ne akull dhe tjetra ne ujra te nxehta!!
btw: toka qdo 100 000 vjet mbushet me bor! Ice Age!!
pershkak edhe levizjeve vertikale qe i ban toka, edhe i largohet diellit qdo 100 000 vjet
tpresum Ethos qka po na thet per ket tem se kish njohuri kogjo shum per kto sene
pertemen:
osht njo nder teorite per zhvillimin e jetes ne toke!
osht kjo se jeta ka fillu ne akull dhe tjetra ne ujra te nxehta!!
btw: toka qdo 100 000 vjet mbushet me bor! Ice Age!!
pershkak edhe levizjeve vertikale qe i ban toka, edhe i largohet diellit qdo 100 000 vjet
tpresum Ethos qka po na thet per ket tem se kish njohuri kogjo shum per kto sene
Re: Rruzulli toksor mund te ketë qene nje top bore.....
shum Dokumentara kom pa, dhe ka pas Krijime te ndryshme per Boten s'po di ciles me i besu, por t'gjitha kto jon interesante per krijimin e botes...se do e do qe i shoh thjesht thojn e ka kriju Allahu pa kurfar shpjegimi e bajn, kshtu qe kom pa Dokumentara te ndryshem per krijim e Botes...presim prej Etheosit me tregu najsen