Nëse rrezet gama mund të shiheshin me sy, në pjesë të ndryshme të qiellit do të shiheshin shkëlqime të herëpashershme, si drita që lëshohet nga llampa e aparatit fotografik. Shpërthimet, që janë më të fuqishmet në hapësirë, janë të paparashikueshme dhe nuk ndodhin kurrë në të njejtën zonë. Shkëlqimet shihen vetëm për një kohë të shkurtër, duke e bërë të vështirë të mësohet më tepër për to.
Astronomët thonë se nuk ka asgjë më të fuqishme se shpërthimi i rrezeve gama. Vetëm një shpërthim i tillë lëshon rreth 100 miliardë herë më shumë energji sesa lëshon dielli për një vit. Askush nuk e di çfarë i shkakton ato shpërthime por sipas një mendimi ato mund të sinjalizojnë formimin e gropave të zeza.
Shpërthimet e rrezeve gama u diktuan për herë të parë në vitin 1967 nga satelitë të ushtrisë amerikane që vëzhgonin respektimin nga ana e sovjetikëve të Traktatit për ndalimin e provave bërthamore. Shpërthimi bërthamor lëshon rrezatim gama. Të dhënat satelitore të viteve 70 tregonin shkelje të traktatit, por shpërthime misterioze ishin jashtë sistemit tonë diellor.
Në vitet 90-të, anije si Compton Gama Ray e NASA-s si dhe sateliti italian Beppo Sax, vërejtën se shpërthimet vinin nga të gjitha drejtimet dhe ndodhnin me miliarda vite drite larg nga galaktika jonë.
Agjensia amerikane e Hapësirës, NASA, ka nisur një satelit i cili siç shpresojnë shkencëtarët do t’u ndihmojë të gjejnë burimet e shpërthimeve misterioze të rrezeve gama. Teleskopi Swift që mbart ky satelit është i projektuar të reagojë menjëherë. Detektorët e teleskopit mund të zbulojnë një shpërthim gama sapo të fillojë duke bërë atë të drejtohet nga vendi ku ndodh shpërthimi.
Reagimi i shpejtë i satelitit Swift ndaj shpërthimeve gama u jep mundësi teleskopëve tokësorë të aktivizohen menjëherë për të marrë të dhëna shtesë nga vëzhgimet. Parashikohet që gjatë misionit të tij fillestar dy vjeçar, sateliti të vëzhgojë rreth 500 deri në 1000 shpërthime gama.
Aftësia e satelitit Swift për të reaguar menjëherë është tepër e rëndësishme të shfrytëzohet jo vetëm për vrojtimin e shpërthimeve gama. Ajo do të përdoret nga shkencëtarët për studimin e fenomeneve të tjera astronomike.
Në zbulim të rrezeve gama
Moderators: Beka Floyd, SadButTrue
-
- Posts: 1410
- Joined: Tue Sep 14, 2004 6:54 pm
Re: Në zbulim të rrezeve gama
WOW
do ishte nje hap per shkencen tone po nese e zbulojm kete burim te energjise!

Vetëm një shpërthim i tillë lëshon rreth 100 miliardë herë më shumë energji sesa lëshon dielli për një vit.
Re: Në zbulim të rrezeve gama
100 miliard her ma shum energji se dielli per 1 vit...
bombat atomike tani si petarda ishin dok(si ato t`voglat) :shsmile:

- Pandemonis
- Posts: 2495
- Joined: Sat Jun 24, 2006 2:39 pm
- Location: Lluga-city
- Contact:
Re: Në zbulim të rrezeve gama
per kete e kam pa nje emision, por aty nuk u tha se supozohet formimi i gropave te zeza por meteoritet gidasin diku ndonje planete apo behet fuioni i planeteve te ndryshme jasht galaktikes sone!Leendaa wrote:Nëse rrezet gama mund të shiheshin me sy, në pjesë të ndryshme të qiellit do të shiheshin shkëlqime të herëpashershme, si drita që lëshohet nga llampa e aparatit fotografik. Shpërthimet, që janë më të fuqishmet në hapësirë, janë të paparashikueshme dhe nuk ndodhin kurrë në të njejtën zonë. Shkëlqimet shihen vetëm për një kohë të shkurtër, duke e bërë të vështirë të mësohet më tepër për to.
Astronomët thonë se nuk ka asgjë më të fuqishme se shpërthimi i rrezeve gama. Vetëm një shpërthim i tillë lëshon rreth 100 miliardë herë më shumë energji sesa lëshon dielli për një vit. Askush nuk e di çfarë i shkakton ato shpërthime por sipas një mendimi ato mund të sinjalizojnë formimin e gropave të zeza.
Shpërthimet e rrezeve gama u diktuan për herë të parë në vitin 1967 nga satelitë të ushtrisë amerikane që vëzhgonin respektimin nga ana e sovjetikëve të Traktatit për ndalimin e provave bërthamore. Shpërthimi bërthamor lëshon rrezatim gama. Të dhënat satelitore të viteve 70 tregonin shkelje të traktatit, por shpërthime misterioze ishin jashtë sistemit tonë diellor.
Në vitet 90-të, anije si Compton Gama Ray e NASA-s si dhe sateliti italian Beppo Sax, vërejtën se shpërthimet vinin nga të gjitha drejtimet dhe ndodhnin me miliarda vite drite larg nga galaktika jonë.
Agjensia amerikane e Hapësirës, NASA, ka nisur një satelit i cili siç shpresojnë shkencëtarët do t’u ndihmojë të gjejnë burimet e shpërthimeve misterioze të rrezeve gama. Teleskopi Swift që mbart ky satelit është i projektuar të reagojë menjëherë. Detektorët e teleskopit mund të zbulojnë një shpërthim gama sapo të fillojë duke bërë atë të drejtohet nga vendi ku ndodh shpërthimi.
Reagimi i shpejtë i satelitit Swift ndaj shpërthimeve gama u jep mundësi teleskopëve tokësorë të aktivizohen menjëherë për të marrë të dhëna shtesë nga vëzhgimet. Parashikohet që gjatë misionit të tij fillestar dy vjeçar, sateliti të vëzhgojë rreth 500 deri në 1000 shpërthime gama.
Aftësia e satelitit Swift për të reaguar menjëherë është tepër e rëndësishme të shfrytëzohet jo vetëm për vrojtimin e shpërthimeve gama. Ajo do të përdoret nga shkencëtarët për studimin e fenomeneve të tjera astronomike.
Re: Në zbulim të rrezeve gama
Vazhdoni njerz kush din ma shum se pom intereson
Re: Në zbulim të rrezeve gama
rrezet gama ose gama-ray jon zbulu krejt rastesisht me ni udhetim te Nasa qe osht nis krejt per qellime tjera neper galaxy ... edhe o kon krejt e rastsishme kur kamerat e tyne kan inqizu pamje tcillat ma von jon kjartsu edhe jon identifiku si rreze gama.e ket Swift teleskopin jon tu e dizajnu qe 80 vjet mesiguri kan me pas sukses me e kap qendren e shperthimit te rrezeve gama edhe pse osht shum veshtir se ajo ka burimin shum ma larg se prej venit ku shihet .edhe ndodh mrena sekondave .kurgjo nuk bohet krejt pahiri e athu qka e shkakton lirimin e ton ksaj energjie ne sekonda.
Re: Në zbulim të rrezeve gama
pernimee shum 3p ish kon me na dhon rrym pej energjis t'tyne naj kish thyy Kurr snau kish nal se naj hongren shpyrtin :S :shsmile: