A EGZISTOJN VRIMAT E ZEZA NE HAPSIRË

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue

User avatar
dreni
Posts: 519
Joined: Tue Jun 21, 2005 8:28 pm
Location: gjethka kapak

A EGZISTOJN VRIMAT E ZEZA NE HAPSIRË

Post by dreni »

SHUM HER KOM DIGJU PER MENDIME TE NDRYSHME RRETH VRIMAVE TE ZEZA PO...QA MENDONI JU PER ATO
tamara
Posts: 199
Joined: Sat Jan 21, 2006 10:28 pm

Re: A EGZISTOJN VRIMAT E ZEZA NE HAPSIRË

Post by tamara »

dreni wrote:SHUM HER KOM DIGJU PER MENDIME TE NDRYSHME RRETH VRIMAVE TE ZEZA PO...QA MENDONI JU PER ATO

jo more po rrejn ATA .!.
User avatar
KanGaro_Toure
Posts: 2997
Joined: Wed Jun 14, 2006 12:19 am
Location: N`Karrig
Contact:

Post by KanGaro_Toure »

Edhe un shum kam deshir me degju diqka per qeto vrima se vertet egzistojn

Nese ka dikush ndonje info le ta postoje
the_Ace
Posts: 10
Joined: Thu Aug 24, 2006 12:25 am
Location: JackOwa
Contact:

Post by the_Ace »

Po vrimat e zeza ne univers ekzistojne

ne fakt askush nuk ka nje shpjegim te qarte se cka ne fakt jane ato

por ne baze te shume hulumtimeve mund te themi
se ndoshta univesi u krijua nga shperthimi i materialeve nga keto pika te zeza


per me teper mund te gjeni materiale edhe ne internet
User avatar
KanGaro_Toure
Posts: 2997
Joined: Wed Jun 14, 2006 12:19 am
Location: N`Karrig
Contact:

Post by KanGaro_Toure »

@the_ace

ato jon me qillu nje anije kozmike del prej galaktikes ton ne ndonje galaktik tjeter
User avatar
ne0.tr0jan
Posts: 1707
Joined: Mon Mar 21, 2005 11:24 pm
Location: Gjk'

Post by ne0.tr0jan »

Vrimat e zeza zakonisht prodhohen nga yje që janë në të shuar, të cilat kanë një masë 10 - 20 herë më të madhe se të Diellit tonë. Ajo që mbetet nga një yll që është në të shuar, shembet brenda vetvetes pasi kemi të bëjmë me një masë tepër të madhe që nuk mund t´i qëndrojë forcës së vet të rëndesës (gravitetit).

Fotonet e dritës të çliruara në këtë fazë mbesin në kurth në orbitë për shkak se ylli arrin një dendësi të pafundtë çfarë bën që tërheqja nëpërmjet forcës së rëndesës (gravitetit) të jetë tepër tepër e madhe. Meqënëse drita nuk arrin të shkëputet nga kjo forcë për t'u shpërndarë në Gjithësi dukuria është quajtur vrimë e Zezë.

Vrima e zezë është e përbërë nga dy pjesë të ashtuquajtura, veçoria dhe dukuria horizont. Veçoria ndodhet në qendër të vrimës së zezë. Ajo është ngjeshur në mënyrë të pashpresë brenda vetvetes deri në atë pikë ku vëllimi i saj është bërë zero ndërsa dendësia është bërë e pafundtë. Dukuria horizont është pika prej së cilës asgjë nuk mund të arrijë t´i shkëputet forcës tepër të fuqishme gravitacionale të vrimës së Zezë. Forca e shkëputjes do të ishte e njëjtë me shpejtësinë e dritës. Kur vetë drita nuk arrin të dalë prej andej, nuk mund të arrijë të shkëputet dot asgjë tjetër. Kështu drita apo rrezatimi që kalojnë nëpër dukurinë horizont të vrimës së Zezë, mbesin në këtë kurth.

Vrimat e Zeza për shkak të forcës së tyre tepër të madhe gravitacionale bëjnë që yjet që gjenden pranë tyre të sillen përqark me një shpejtësi tepër të madhe, prandaj atje ku ka yje të tillë janë të pranishme vrimat e zeza. Një dëshmues tjetër është rrezatimi i zbehtë që vjen prej andej.

Vrimat e Zeza Tepërmasive kanë një masë nga një milion deri një bilion herë më të madhe se Dielli ynë.

Para pak kohësh nuk besohej të kishte Vrima të Zeza Tepërmasive me përmasat e një sistemi diellor, por studimet e pesë viteve të fundit kanë treguar se ato jo vetëm që gjinden, por në çdo galaksi që e kanë drejtuar teleskopin Hubble, kanë arritur të dallojnë praninë e një Grope të tillë në qendër të tyre.

Galaksia Jonë.
Një vrimë të tillë tepërmasive është gjetur edhe në qendër të galaksisë sonë të quajtur Udhë Qumështore. Astronomja Andrea Ghez, e Universitetit të California-s, që ka studiuar qendrën e galaksisë sonë për pesë vitet e fundit ka zbuluar dëshmi të pakundërshtueshme mbi praninë e një grope të zezë me përmasa 2,6 bilion herë më të mëdha se të Diellit tonë në zonën e njohur si Shigjetari A* (Sgr A*). Yjet pranë kësaj grope sillen me shpejtësi më të madhe se 1 000 kilometra në sekondë përqark saj.
Kjo vrimë e Zezë është kaq e fuqishme sa mund të shkatërronte krejt sistemin tonë diellor. Pamjet që janë marrë nga qendra e galaksisë tregojnë se vrima gjendet në një vakt të ushqyeri ku gaze dhe yje janë duke u thithur në mënyrë të tmerrshme nga ajo. Megjithatë Ghez thotë se duke e krahasuar me atë që ndodh në galaksitë e tjera Vrima e Zezë në qendër të galaksisë sonë mund të quhet e qetë.

Krijimi i galaksive
Medohet se në fillim Gjithësia ishte e përbërë vetëm nga gazi. Ky u ngurtësua për të formuar galaksitë që shohim sot. Se çfarë e bëri të mundur këtë ngurtësim nuk dihet me saktësi por shkaktarët mund të kenë qenë vetë Vrimat e Zeza Tepërmasive që me forcën e tyre tepër të madhe gravitacionale kanë bërë gazin të ngjeshet brenda vetes. Pastaj duke e vërtitur këtë gaz përqark vetes mund të kenë krijuar yjet, planetet dhe vetë jetën.
Kështu Vrimat e Zeza Tepërmasive janë si shkatërruese ashtu edhe ndërtuese galaksish.

Prania e vrimës së Zezë Tepërmasive në galaksinë tonë mund të jetë ajo që ka bërë të mundur qenien tonë, por ndoshta mund të jetë edhe ajo që një ditë do të na fshijë nga kjo Gjithësi.
Vrima e Zezë Tepërmasive e galaksisë sonë ndodhet 26 000 dritëvjet larg nesh dhe tani për tani nuk ka ndonjë ndikim mbi ne, por fizikanti John Dubinski është i mendimit se gjërat mund të ndryshonin. Ai ka bërë një simulim grafik mbi se çfarë do të ndodhë me galaksinë tonë. Mbas 3 bilion vjetësh ajo do të përplaset me galaksinë fqinje, të quajtur Andromeda. Apokalipsi do të nxjerrë nga orbita e tyre Tokën dhe Diellin tonë. Shansi është pesëdhjetë me pesëdhjetë (përqind) që Toka të marrë me shpejtësi tepër të madhe rrugën për në drejtim të vrimës së Zezë.
User avatar
KanGaro_Toure
Posts: 2997
Joined: Wed Jun 14, 2006 12:19 am
Location: N`Karrig
Contact:

Post by KanGaro_Toure »

@neo nice job
User avatar
Android
Posts: 4919
Joined: Fri Mar 25, 2005 8:44 am
Location: The Elegant Universe

Post by Android »

vrimat e zeza nuk jan edhe aq te zeza. S.H.
veq antimateria ju pshton:)
User avatar
Anatolia
Posts: 243
Joined: Tue Sep 13, 2005 4:55 pm
Location: qy qitu qatje qanej

Post by Anatolia »

Android wrote:vrimat e zeza nuk jan edhe aq te zeza. S.H.
veq antimateria ju pshton:)



kush o antimaterja, qysh e ka emrin :P
User avatar
taxpo
Posts: 453
Joined: Sat Jan 14, 2006 10:40 pm
Location: Lunatic Asylum
Contact:

Post by taxpo »

vrimat e zaza nuk mund te thuhet se egzistojn deri sa nuk edhe vertetuar kjo
User avatar
alterlife
Posts: 1731
Joined: Sat Mar 04, 2006 5:22 pm
Location: Parallel Universe

Post by alterlife »

vrimat e zeza jon aq t'rana sa se i 'thithin' krejt ato qka i kan perreth si psh driten, por edhe hapsiren... tash sipas do dove qe thojne hapsira esht e barabart me kohen, dmth qe e thith edhe kohen...dmth permes vrimave te zeza eshte e mundur te udhetosh neper kohe?...kjo esht vetem teori....
User avatar
MaNgupja_nR1
Posts: 7435
Joined: Sat May 13, 2006 1:27 pm
Location: KingstonTown

Post by MaNgupja_nR1 »

po kur tbohet dita dalin kur tterrohte kah akshami hupin QPERRT ! :P
User avatar
Lilonius
Posts: 1043
Joined: Sat Feb 26, 2005 6:31 pm
Location: VXU

Post by Lilonius »

Prania e vrimave te zeza eshte e vertetuar ne disa raste. nji prej rasteve eshte eklipsi, kur nje vrime e zeze i zen rrugen nje ylli (sikur hena kur zen diellin) edhe ne keto raste duket sikur humb ai yll.

vrimat e zeza kan mase kaq te madhe dhe diameter te vogel per ate mase. supozohet se materia eshte aq e ngjeshur sa qe po te behet dielli vrime e zeze dmth po te ngjeshet, kompresohet (spom kujtohet sakt se kom pas lexu moti) do ta ket madhesine e topit tenisit!
User avatar
Packi Rocks
Posts: 798
Joined: Sun Jan 22, 2006 2:11 pm
Location: Pejë

Post by Packi Rocks »

forc e madhe terheqese si "femna mashkullin" graviteti "qklup" t perbin :D ! qikjo osht vrima e zez n hapsir dmth edhe reaksioni i fundit n yllin e caktum !
User avatar
arbe
Posts: 497
Joined: Thu Mar 16, 2006 9:39 pm
Location: Kërku
Contact:

Post by arbe »

e kom pa n'dokumentar qe egzistojn :D
Last edited by arbe on Wed Feb 21, 2007 3:40 pm, edited 1 time in total.
Post Reply