al-shama -> .....Dita e gjykimit vjen kur Dielli ndrron kahjen d.m.th. lind prej PERENDIMIT e jo prej LINDJES... kur malet bahen ....
NDEGJO EDHE LEXOJE MIRE AL-SHAMA... DIELLI PER CDO DITE LIND NE PERENDIM (andej ka i thojme ne perendim) e PERENDON NE LINDJE (andej ka i thojme ne lindje)...
Por eshte asisoji qe neve na duket e kunderta.. TASH PSE E KUNDERTA.. kisha pas deshire qe pasi ti e postove kete te na e tregosh, ne rregull.
Tjeter kete qe e the se kur do te shkaterrohet bota.. kur malet bohen si pamuk etj etj..
Ndegjo, keto qe i the ti e qe i thojne krejt fetaret "po duken sikur me shkru vjersha". Nuk po them se nuk do te jet ashtu, mirpo nuk do te jet sikur keto vjershat qe po i mesoni.
Shembull, jeta e njeriut ne toke (dita e gjykimit) mundet me ardh pasi qe nje asteroid me permasa prej qindra metrave deri ne disa kilometra e godet token. Ne ate rast do te vinte deri te dita e gjykimit dhe do te shkaterrohej jeta e njeriut. Mirpo ne ate rast maleve nuk do te iu kishte ndodh asgje, dhe as qe do te ishin bere sikur pambuki..
Mirpo jeta e njeriut (dita e gjykimit) ne toke mund te perfundoj edhe kur dielli ne fazen e vet te shuarjes do te rritet ne permasa gjigante, dhe do te bente qe krejt malet ne siperfaqe te tokes te shkriheshin apo te beheshin si pambuk...
Se si do te perfundoj jeta e njeriut, ate e din veq Zoti, mirpo ju qe i permbaheni fes me shume se ne te tjeret, kur te tregoni per nje fenomen apo per nje ngjarje, apo per diten e gjykimit qe eshte ne Kur'an, mos e tregoni sikur vjersha, por tregone se cka ka desht me thon Zoti ne realitet me ato fjal.
Mitrogirl... nuk po hy thell kesaj radhe, sepse nese te intereson dicka me specifike, pyet dhe te pergjigjem nese mundem... ama shkurt, per asteroida, jane trupa qiellor me forma te parregullt, me madhesi te ndryshme prej qindra metrave deri ne dhjetra kilometra, me perberje te ndryshme te elementeve kimike, me dendesi te materies te ndryshme, dhe me shpejtesi te levizjes te ndryshme.
Por ajo qe eshte me rendesi ne kete rast eshte qe shpejtesia e tyre eshte e dhjetra mijera kilometrave, dhe kjo shpejtesi eshte teper e madhe per permasat tona. Kjo shpejtesi bashke me masen e atij asteroidi e ben qe ne momentin e ndeshjes me siperfaqen e tokes te liroje nje energji qe eshte miliona e milona her me te madhe se bombat nukleare qe i njef njeriu.
Prandaj nese do te kishte ndodhur nje ndjeshje e tille, ateher do te ishin dy mundesi, qe asteroidi te godet token ne ndonje oqean, apo ne ndonje kontinent... sidoqoft, nese godet ne oqean, vala e pare goditese do te shperndahej neper tere planetin e cila do te shkaterronte gjdo objekt qe gjendet ne siperfaqe te tokes, do te ngriteshin cunami me permasa teper te medha, dhe do te fundosnin qindra e mijera kilometra te brigjeve, do te shkaktohej termet me permasa gjigante neper tere planetin, do te mbulohej e tere atmosfera e tokes me pluhur per shkak te ekspodimit, e cila do te bente qe rrezet e diellit te mos binin ne toke dhe me kete te shkaterrohej totalisht procesi i fotosintezes (jeta bimore do te ishte shkaterruar).
E njejta do te ndodhte nese asteroidi do te godet ne ndonje kontinent... perveq qe kesaj radhe vala e pare goditese nuk do te absorbohej sado pak nga uji, por do te ishte teper me e fuqishme sesa ne rastin e pare.
per fund.. ishalla nuk ndodh qe te goditemi, sepse nese e shihni nje mal ne flake qe eshte duke ren ne toke, ju kisha keshillu qe te pershendeteni menjeher me ata qe i keni afer dhe ata qe i doni, ngase ai do te jet FUNDI.