Kujdes nga vaksina kunder gripit te derrave

Diskutime, keshilla rreth Mjekesis se pergjithshme..

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue

User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Kujdes nga vaksina kunder gripit te derrave

Post by Clavicula »

Te nderuar,
E ndjej per obligim t'ua dergoj kete tekst te cilin e kam perkthyer per ju. Eshte tekst i nje mjeku suedez, i cili u terheq verejtjen njerezve lidhur me vakcinimin kunder gripit te derrave.
Tani mbetet tek ju te vendosni per kete.


Jam farmaceut i kualifikuar. Kam bërë hulumtime të vakcinës së gripit të derrave të cilën qeveria jonë e ka blerë për ne dhe e cila është njëqind herë më e rrezikshme se gripi i derrave. A e dini se prodhuesit e vakcinës së gripit të derrave kanë kërkuar të lirohen ligjërisht nga paditë e mundshme në rast se vakcina u shkakton dëmtim njerëzve.
Nëse e keni prodhuar vakcinën për të cilën e dini se vepron, atëherë pse do t’iu nevojitet përjashtimi ligjor në rast të pasojave të padëshirueshme? Virusi i gripit të derrave ka mbytur gjithsej 2/3000 njerëz. Gripi i rëndomtë mbyt 40 000 njerëz në vit, e pse ne atëherë mbrohemi nga gripi i derrave e jo nga gripi i rëndomtë? A ka kjo logjikë? Për çfarë arsye atëherë shkaktohet aq shumë panik?
Vakcina kundër gripit të derrave përmban dy gjëra shumë të rrezikshme – njëra quhet thimerosol. Në përbërjen e tij ka 50% zhivë. Thimerosoli lidhet me receptorët në tru dhe kështu shkakton dëmtim të trurit. A është mençuri të injektohet thimerosoli dhe të shkaktohet dëmtimi i trurit, duke zvogëluar IQ e njerëzve për 10 pikë, si dhe dëmtime tjera të shumta, në mënyrë që të evitohet marrja e gripit i cili vret 95% më pak njerëz se gripi i rëndomtë?
Përbërësi tjetër i rrezikshëm i vakcinës kundër gripit të derrave quhet squalene. Squalene e mashtron sistemin tuaj të filloj të vret qelizat tuaja, gjë që shkakton sëmundje auto-imune siç janë: astma, multipël skleroza, dijabeti dhe një varg sëmundjesh tjera të cilat nuk kanë ende emra. A është mençuri të injektoni në vetvehte ato gjëra, për t’iu shmangur gripit të lehtë, siç është gripi i derrave.
Nëse jeni shtatzënë pyeteni vehten edhe këtë – pse të merrni Panvax kur ai përmban Neomicin sulfat dhe polymyxin B – prej të cilave të dyja paraqesin rrezik për fëmijën tuaj të palindur – për t’iu shmangur çkafit? Gripit të lehtë, i cili vret 95% më pak njerëz se gripi i rëndomtë?
Unë jam ekspert për analizë kirtike të barërave dhe efektin e tyre në njerëz. Edhe le të provoj dikush të vijë tek unë me shpric plot me vakcinë kundër gripit të derrave ose të m’i afrohet familjes time, se do ta marrë gjilpërën dhe t’ia ngul atyre me një varg therrjesh të forta!
Kjo gjë është helm. Mos e merrni atë. Mos lejoni që miqtë tuaj ta marrin. Nëse ndonjë idiot në laborator iu pyet: a dëshironi ta merrni këtë vakcinë, pyeteni për thimerosol, squalene dhe pse kompanija e cila e ka prodhuar don të ketë lirim ligjor nga paditë e mundshme dhe pastaj shikojini fytyrat e tyre të cilat do ta kenë pamjen e llojit: O Zot, ju më keni bombarduar me aq shumë pyetje në të cilat nuk kam përgjigje!





Haxher Berani
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Kujdes nga vaksina kunder gripit te derrave

Post by Clavicula »

Me erdh ne e-mail, edhe e pash t'arsyshme me lexu edhe ju. Mu dok interesant, knej k'ta magart po thojn qe s'ka vend per panike, aj magari ministri e murr vaksinen, per mu ky grip o vec propagande edhe s'o bash qysh po paraqitet ne media.

A ka morr naj kush vaksine edhe a don me morr?
Agonn.
Posts: 1668
Joined: Mon Oct 20, 2008 3:15 pm

Re: Kujdes nga vaksina kunder gripit te derrave

Post by Agonn. »

une skom mar kurfar vaksine edhe n'jet se kom me mar...veq nqofse smuna kogja ron prej gripit tderrat at'her e kisha mar..
User avatar
PrEdAtoR!
Posts: 511
Joined: Fri May 09, 2008 5:33 pm
Location: BioblioteK

Re: Kujdes nga vaksina kunder gripit te derrave

Post by PrEdAtoR! »

Diqka ka aty ku edhe doktorat po hezitojn mi marr.
Ma mir me dek prej gripi, se prej Vakcines thojke ni Doktoresh.
User avatar
bett
Posts: 3782
Joined: Mon Nov 26, 2007 7:21 pm
Location: Killadelphia

Re: Kujdes nga vaksina kunder gripit te derrave

Post by bett »

nc s kam njet me marr se nuk e besoj ket smundje
User avatar
unike
Posts: 1009
Joined: Tue Jan 08, 2008 4:08 pm
Location: tirane

Re: Kujdes nga vaksina kunder gripit te derrave

Post by unike »

flm per postim, shume interesant!
User avatar
xeni4eva
Posts: 1767
Joined: Sun Dec 16, 2007 1:41 pm
Location: Gates Of Valhalla

Re: Kujdes nga vaksina kunder gripit te derrave

Post by xeni4eva »

walla skum marr edhe pse e kum pas kogja nifar gripi tkeq tash
just4uD
Posts: 7
Joined: Sat Nov 21, 2009 10:02 am

Re: Kujdes nga vaksina kunder gripit te derrave

Post by just4uD »

Agonn. wrote:une skom mar kurfar vaksine edhe n'jet se kom me mar...veq nqofse smuna kogja ron prej gripit tderrat at'her e kisha mar..


hehehhe kur smuhesh pi gripit derrave(ishalla jo) ski qka merr vaksin mo,ajo veq tndihmon me lshu ket ven ma shpejt :P
User avatar
xeni4eva
Posts: 1767
Joined: Sun Dec 16, 2007 1:41 pm
Location: Gates Of Valhalla

Re: Kujdes nga vaksina kunder gripit te derrave

Post by xeni4eva »

just4uD wrote:
Agonn. wrote:une skom mar kurfar vaksine edhe n'jet se kom me mar...veq nqofse smuna kogja ron prej gripit tderrat at'her e kisha mar..


hehehhe kur smuhesh pi gripit derrave(ishalla jo) ski qka merr vaksin mo,ajo veq tndihmon me lshu ket ven ma shpejt :P
ja sun um myti qeky grip zer sqelloj i derrav
.asus.
Posts: 23
Joined: Sat Nov 14, 2009 9:10 am

Re: Kujdes nga vaksina kunder gripit te derrave

Post by .asus. »

Une po pres edhe nja 1 jave po kqyri qka po ndodh me Alush Gashin e nese vdes ai se marr e amo edhe nese nuk vdes Alushi kam dyshimet e mia se nashta i kan dhane vakcine tjeter e jo ato te derrave veq me na mashtru tash e tera qe mbetet eshte te presim qka po ndodh me Alushin.
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Kujdes nga vaksina kunder gripit te derrave

Post by Clavicula »

unike wrote:flm per postim, shume interesant!
(Y)
User avatar
rock_boy18
Posts: 5437
Joined: Sun Mar 04, 2007 12:24 pm
Location: n'Mitrovicë

Re: Kujdes nga vaksina kunder gripit te derrave

Post by rock_boy18 »

flm shum njeri , ky shkrimi ke shum mbreselenes ;)
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Kujdes nga vaksina kunder gripit te derrave

Post by Clavicula »

;), vce mos gabo me morr vaksine qaq.
User avatar
rock_boy18
Posts: 5437
Joined: Sun Mar 04, 2007 12:24 pm
Location: n'Mitrovicë

Re: Kujdes nga vaksina kunder gripit te derrave

Post by rock_boy18 »

op op ktu na informoj per shum qka , e ather pe dim arsyjen se pse me refozu vaksinen :)
User avatar
rockgirl85
Posts: 3405
Joined: Fri Mar 18, 2005 8:48 pm
Location: Lund - Sweden
Contact:

Re: Kujdes nga vaksina kunder gripit te derrave

Post by rockgirl85 »

clavicula a munesh me ma gjet qat text ku e ke gjet?? plllizzz
Post Reply