Femrat,më në rrezik nga tymi i duhanit

Diskutime, keshilla rreth Mjekesis se pergjithshme..

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue

Post Reply
User avatar
Katil
Posts: 211
Joined: Thu Aug 28, 2008 8:00 pm

Femrat,më në rrezik nga tymi i duhanit

Post by Katil »

Image
Gratë mund të jenë më në rrezik sesa burrat për t’u prekur në mushkëri, si pasojë e tymit të duhanit. Studimi, i cili mori në shqyrtim rreth 1 mijë duhanpirës me sëmundje në mushkëri, tregoi se gratë janë më në rrezik të preken në mushkëri që në moshë të re, brenda pak viteve nga fillimi i pirjes së duhanit.

STORY
Statistikat tregojnë se 100 vjet më parë, sëmundjet që lidhen me duhanin preknin kryesisht vetëm burrat. Kjo për arsye se atëherë shumë pak gra pinin duhan.

Por, në 100 vjetët e fundit, gjërat kanë ndryshuar; miliona gra pinë cigare, prandaj edhe shëndeti i tyre është bërë më i pambrojtur ndaj sëmundjeve që lidhen me duhanin. Në vitin 1987, kanceri në mushkëri ia kaloi kancerit në gji, duke u bërë kanceri më vdekjeprurës mes grave.

Tani, pas 22vjetësh, studimi i ri tregon se mushkëritë e grave duket se janë më të pambrojtura nga tymi i cigares. Shkencëtarët në Norvegji morën në shqyrtim afro 1 mijë pacientë me sëmundje kronike në mushkëri ose COPD. Nga kjo sëmundje, në Shtetet e Bashkuara, çdo vit vdesin rreth 120 mijë vetë.

Rezultatet e studimit treguan se gratë prekeshin nga kjo sëmundje në moshë më të re se sa burrat. Gjithashtu, mes atyre me mushkëri të dëmtuara kishte gra që kishin pirë më pak cigare sesa burrat, çka i shtyn autorët e studimit të besojnë se gratë mund të preken në mushkëri më lehtë sesa burrat.

Për të shpjeguar përse ndodh kjo, shkencëtarët paraqesin disa teori: rrugët e frymëmarrjes tek gratë janë më të vogla dhe metabolizmi i kimikateve gjatë pirjes së duhanit ndodh tek gratë me një tjetër ritëm nga ai i burrave; teoria tjetër është se dallimet në gjene ose në hormone midis dy gjinive, gjithashtu duket se luajnë një rol në këtë aspekt.


spo marr vesh shum,veq sa po marr BOLL-RREZIK.
User avatar
bg82
Moderator
Posts: 2564
Joined: Fri Dec 01, 2006 11:56 am
Location: New York

Re: Femrat,më në rrezik nga tymi i duhanit

Post by bg82 »

tema bartet te rubrika e mjekesise
User avatar
V | a G r a
Posts: 12726
Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
Location: Pr!sht!n
Contact:

Re: Femrat,më në rrezik nga tymi i duhanit

Post by V | a G r a »

duhani ti han mushknit :x
Post Reply