pytje/pergjigjje rreth Mjeksis

Diskutime, keshilla rreth Mjekesis se pergjithshme..

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue

Post Reply
User avatar
rock_boy18
Posts: 5437
Joined: Sun Mar 04, 2007 12:24 pm
Location: n'Mitrovicë

pytje/pergjigjje rreth Mjeksis

Post by rock_boy18 »

per shkak se Mjeksia esht shum e gjere e bona kit tem se ka shum antar se nuk din naj qka rreth mjeksis e i duhet naj qka e ktu ka naj kush se studion mjeksi edhe din e na ndihmojn . e nashta ka edhe antar se i intereson Mjeksia dmth kan qef me studiu ama diqka skan te kjart e antart tjer na ndihmojn. psh edhe un tash per tash jom i mendimit per me studiu mjeksi e te shohim tash :D .

vazhdojm me tem :) :arrow:
User avatar
lopirate
Posts: 428
Joined: Wed Mar 11, 2009 7:51 pm

Re: pytje/pergjigjje rreth Mjeksis

Post by lopirate »

cili eshte organi ma i madh i njeriut? :D
User avatar
adela
Posts: 1534
Joined: Fri Jan 19, 2007 5:57 pm
Location: UK

Re: pytje/pergjigjje rreth Mjeksis

Post by adela »

lopirate wrote:cili eshte organi ma i madh i njeriut? :D
lekura
User avatar
adela
Posts: 1534
Joined: Fri Jan 19, 2007 5:57 pm
Location: UK

Re: pytje/pergjigjje rreth Mjeksis

Post by adela »

kam 3 jave qe pi cdo dite nga 5-6-7 litra uje. Nuk kam te ndalur!
Kam bere analiza te pergjithshme te gjakut dhe urines dhe te tera vlerat me kane rezultuar normale.
A eshte normale qe po pi kaq shume uje dhe a duhet te vizitohem te ndonje doktor?l
User avatar
lopirate
Posts: 428
Joined: Wed Mar 11, 2009 7:51 pm

Re: pytje/pergjigjje rreth Mjeksis

Post by lopirate »

nese ban sport, at'her ne rregull eshte nese jo, mundet mu kan faji te ushqimi qe e merr!
nese perdor shum kripe, at'her eshte e domosdoshme per trupin e njeriut qe te konsumoje shum uje, per arsye se kripa e ben thithjen e lengjeve, por prap seshte arsye per 5 apo 7 litra uj me i pi!

per nje jete normale trupi i njeriut kerkon jo me shum se 3 litra, nese konsumohen me shum se 3 litra, mundet me ardh deri te mbushja e kokes me uj, ku vjen te ngordhja e neuroneve!

ti mesi i paske ba ato analiza e qe te kan dal te gjitha ne rregull, at'her ja eshte rezultati gabim, ja ti shkon ne fitnes gym qdo dit, mbi 1h ne dite.
User avatar
Pandemonis
Posts: 2495
Joined: Sat Jun 24, 2006 2:39 pm
Location: Lluga-city
Contact:

Re: pytje/pergjigjje rreth Mjeksis

Post by Pandemonis »

adela wrote:kam 3 jave qe pi cdo dite nga 5-6-7 litra uje. Nuk kam te ndalur!
Kam bere analiza te pergjithshme te gjakut dhe urines dhe te tera vlerat me kane rezultuar normale.
A eshte normale qe po pi kaq shume uje dhe a duhet te vizitohem te ndonje doktor?l
ndjen nevoje me pi 5-6-7 l uje ne dite?
User avatar
The Green
Posts: 4079
Joined: Sun Jul 01, 2007 12:59 pm

Re: pytje/pergjigjje rreth Mjeksis

Post by The Green »

e kom ni pytje:
nese ni njerit i hup vetdija, a furnizohet truni me oksigjen t'mjaftushem?
Edhe qysh punon frymarrja? Edhe pse hup vetdija?
User avatar
adela
Posts: 1534
Joined: Fri Jan 19, 2007 5:57 pm
Location: UK

Re: pytje/pergjigjje rreth Mjeksis

Post by adela »

Pandemonis wrote:
adela wrote:kam 3 jave qe pi cdo dite nga 5-6-7 litra uje. Nuk kam te ndalur!
Kam bere analiza te pergjithshme te gjakut dhe urines dhe te tera vlerat me kane rezultuar normale.
A eshte normale qe po pi kaq shume uje dhe a duhet te vizitohem te ndonje doktor?l
ndjen nevoje me pi 5-6-7 l uje ne dite?
po, ndjej nevoje
User avatar
Pandemonis
Posts: 2495
Joined: Sat Jun 24, 2006 2:39 pm
Location: Lluga-city
Contact:

Re: pytje/pergjigjje rreth Mjeksis

Post by Pandemonis »

adela wrote:

ateher po dyshoj ne saktesine e analizave tua.
Diabetes Mellitus Typ 1 (smuja e sheqerit) zakonisht shkakton nje nder keto simptome, pin shume lengje (uje) del shume shpesh per nevoje, keta njerz zakonisht jane te dobt nga shendeti e shkalla ma e rond e ksaj eshte "koma diabetike" qe ndodhe ne raste te rralla.

qysh vjen deri te ky proces (ta quaj ashtu) ne rastin e smujes se sheqerit, osht pak sa i komplikum. amo ne raste normale njeri nuk ka nevoje per aq shume uje.
User avatar
Pandemonis
Posts: 2495
Joined: Sat Jun 24, 2006 2:39 pm
Location: Lluga-city
Contact:

Re: pytje/pergjigjje rreth Mjeksis

Post by Pandemonis »

The Green wrote:e kom ni pytje:
nese ni njerit i hup vetdija, a furnizohet truni me oksigjen t'mjaftushem?
Edhe qysh punon frymarrja? Edhe pse hup vetdija?
nese truni 7-8 sekonda nuk furnizohet me oksigjen, i humbe vetedija dmth truni nuk mer oksigjen te mjaftushem mi kry funksonet e veta normal.

pom doket mu qe ti kete humbejn e vetedijes e ke perzi pak me "infarktin e trunit" apo jam gabim? nese ni qelize trunore nuk furnizohet me oksigjen, e me c'rast humbe vetedija mbas 7-8 sekondave, nuk dmth qe ajo qelize vdes medeomos, tek mbas 3 min ndodhim demtime ireversibile te qelizave trunore (dmth ato demtime te qelizave nuk mund te riparohen mo edhe qeliza vdes)

qekjo pytja e dyte interesant :)

vetedija, orjentimi, te pamurit, ndegjimi etj qe kane te bojn me vetedijen jane ne qendra tjera te trunit, truni (encefalon) edhe qendra e frymemarrjes jane te ndame, qendra per frymemarrje eshte ne palcen e zgjatun (medulla Oblongata, qe ndodhet ne mes te trunit edhe boshtit te kurrizit) cka nuk dmth qe nese nje pjese e caktume e trunit qe ka te boj me vetedijen e njeriut, nese ajo humbe, qe automatikisht edhe frymemarrja ndalet.
Agonn.
Posts: 1668
Joined: Mon Oct 20, 2008 3:15 pm

Re: pytje/pergjigjje rreth Mjeksis

Post by Agonn. »

adela wrote:kam 3 jave qe pi cdo dite nga 5-6-7 litra uje. Nuk kam te ndalur!
Kam bere analiza te pergjithshme te gjakut dhe urines dhe te tera vlerat me kane rezultuar normale.
A eshte normale qe po pi kaq shume uje dhe a duhet te vizitohem te ndonje doktor?l
shko edhe niher te naj mjek tjeter boni analizat nashta mas mirti oshte :)
User avatar
Pandemonis
Posts: 2495
Joined: Sat Jun 24, 2006 2:39 pm
Location: Lluga-city
Contact:

Re: pytje/pergjigjje rreth Mjeksis

Post by Pandemonis »

Agonn. wrote:
adela wrote:kam 3 jave qe pi cdo dite nga 5-6-7 litra uje. Nuk kam te ndalur!
Kam bere analiza te pergjithshme te gjakut dhe urines dhe te tera vlerat me kane rezultuar normale.
A eshte normale qe po pi kaq shume uje dhe a duhet te vizitohem te ndonje doktor?l
shko edhe niher te naj mjek tjeter boni analizat nashta mas mirti oshte :)

mjekt nuk bojn analiza, ata veq i "lezojn" ato
User avatar
rockgirl85
Posts: 3405
Joined: Fri Mar 18, 2005 8:48 pm
Location: Lund - Sweden
Contact:

Re: pytje/pergjigjje rreth Mjeksis

Post by rockgirl85 »

Pandemonis wrote:
adela wrote:kam 3 jave qe pi cdo dite nga 5-6-7 litra uje. Nuk kam te ndalur!
Kam bere analiza te pergjithshme te gjakut dhe urines dhe te tera vlerat me kane rezultuar normale.
A eshte normale qe po pi kaq shume uje dhe a duhet te vizitohem te ndonje doktor?l

ateher po dyshoj ne saktesine e analizave tua.
Diabetes Mellitus Typ 1 (smuja e sheqerit) zakonisht shkakton nje nder keto simptome, pin shume lengje (uje) del shume shpesh per nevoje, keta njerz zakonisht jane te dobt nga shendeti e shkalla ma e rond e ksaj eshte "koma diabetike" qe ndodhe ne raste te rralla.

qysh vjen deri te ky proces (ta quaj ashtu) ne rastin e smujes se sheqerit, osht pak sa i komplikum. amo ne raste normale njeri nuk ka nevoje per aq shume uje.
Adele ,masi te kan dal rezulltatet normal ather nuk mundesh me pas diabetes
se e kishin pa ne rezulltat te urines dhe tgjakut maspari..
ndoshta je dehydrated..sdi shqip qysh thirret... tpihet shume dhe ndihesh
e lodhun.. dehydrated mundet njeri mu kon ne periode..nuk di qvare simptome i ki?
User avatar
BennKo
Posts: 1167
Joined: Mon May 12, 2008 1:15 pm
Location: At the Edge of Time

Re: pytje/pergjigjje rreth Mjeksis

Post by BennKo »

A dini najkush qka osht WHIPLASH SYNDROMA ?
User avatar
adela
Posts: 1534
Joined: Fri Jan 19, 2007 5:57 pm
Location: UK

Re: pytje/pergjigjje rreth Mjeksis

Post by adela »

Pandemonis wrote: ateher po dyshoj ne saktesine e analizave tua.
Diabetes Mellitus Typ 1 (smuja e sheqerit) zakonisht shkakton nje nder keto simptome, pin shume lengje (uje) del shume shpesh per nevoje, keta njerz zakonisht jane te dobt nga shendeti e shkalla ma e rond e ksaj eshte "koma diabetike" qe ndodhe ne raste te rralla.

qysh vjen deri te ky proces (ta quaj ashtu) ne rastin e smujes se sheqerit, osht pak sa i komplikum. amo ne raste normale njeri nuk ka nevoje per aq shume uje.
Pandemonis,

edhe une kam dyshuar per diabet. Nga simptomat e mesiperme, pervec nevojes per te pire uje, nuk e kam asnje tjeter; keputje te trupit nuk kam edhe pse fle vetem 3-4 ore ne dite merem me shume aktivitete gjate dites, shikim te turbullt nuk kam pervec atij konstant qe kam pasur qe femije - kam 10 vjet qe mbaj syze - marrje mendsh dhe te vjella nuk kam.
Analizat i kam bere ne mengjes pa ngrene apo pire prej me shume se 8 oresh. Vlera e glukozes ne gjak me ka dale 4.1 mmol/L (sipas llogarive te mia 73.8 mg/dL) dhe duke qene se normalja sipas laboratorit ku bera testin eshte 3.3-6.1 mmol/L (59.4 - 109.8 mg/dL) nuk me shkoi me ndermend te bej dhe nje test tjeter. Vlera e Kreatininit eshte me e larta brenda normales qe me ka dale; mua me ka rezultuar 105.4 mmol/L dhe normalja eshte 55-107 mmol/L. Me sa di une ata me diabet kane vlere te ulet te kreatininit, apo jo?
Laboratori ku bera testin eshte "BIOTICUS" te shkolla "Ismail Qemali" ne Breg te Diellit. Me sugjeron t'i bej edhe njehere analizat? Ku mund t'i bej tjeter ne Prishtine qe jane te besueshem?
rockgirl85 wrote: Adele ,masi te kan dal rezulltatet normal ather nuk mundesh me pas diabetes
se e kishin pa ne rezulltat te urines dhe tgjakut maspari..
ndoshta je dehydrated..sdi shqip qysh thirret... tpihet shume dhe ndihesh
e lodhun.. dehydrated mundet njeri mu kon ne periode..nuk di qvare simptome i ki?
Arta, pasi ka me shume se tre jave qe kam nevoje per uje gjate tere kohes nuk besoj qe eshte nga periodat. Simptoma e vetme qe me duket shqetesuese eshte kjo e nevojes per te pire uje. Prandaj dhe mua me duket e cuditshme, se shqetesim tjeter nuk kam fare. S'e di a mund te quhet nje nga simptomat tensioni i gjakut qe sillet nga 55-90 mm Hg ne vlera minimale dhe 80-120 mm Hg ne vlera maksimale; shumicen e kohes e kam 60 me 80-90 mm Hg.

Agon, po, ma mer mendja se do duhet t'i bej dhe njehere analizat.

Faleminderit shume per pergjigjen tuaj dhe per shqetesimin :)
Post Reply