Duhani - helmi vdekjeprurës

Diskutime, keshilla rreth Mjekesis se pergjithshme..

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue

Bujari
Posts: 1744
Joined: Fri Jan 28, 2005 7:01 pm
Location: Në tokën e dy Lumenjëve
Contact:

Duhani - helmi vdekjeprurës

Post by Bujari »

Përbëhet nga:

NIKOTINA: Materie shumë helmuese, konsiderohet një prej helmeve më të forta ekzistuese.

KATRANI: Është materie e zezë ngjitëse, përdoret zakonishtë në prodhimin e materialeve izoluese.




DËMET E PIRJES SË DUHANIT

1. Shtimi i rrahjeve të zemrës si dhe rudhja e arterieve ku gjinden edhe arteriet e zemrës.

2. Infsima: Sëmundje e cila prishë ndërtimin e mushkërive.

3. Kanceri: Sëmundje shumë e keqe, formohet si rezultat i shtimit të qelizave.

4. Ndikon në të menduar, kujtesë dhe njëkohësisht zvogëlon zellin.

5. Dhimbja e kokës, marramendja dhe dobësimi i nervave.

6. Shumicën e kohës duhangjiu ndjen nervozë, brengë dhe arrakatje (mendime të hallakatura).

7. Goditja nga iluzionet, vesveset dhe mendimet shqetësuese.

8. Vdekshmëria shtohet me rritjen e numrit të cigareve, të cilat i thithë duhangjiu për çdo ditë.

9. Një cigare e vetme mjafton për mbytjen e njeriut nëse ajo i ipet përmes gjilpëres në venë.

10. Pirja e një cigareje shkurton nga jeta e duhangjiut pesë minuta e gjysmë… kohë të cilën zakonishtë duhanxhiu e kalon gjatë pirjes së saj.



SHKAQET E PIRJES SË DUHANIT

· Pasimi i prindërve dhe shoqërisë së keqe.

· Përcjellja e dobët e familjes dhe çrregullimi i saj.

· Shtypjet e ndryshme shpirtërore.

· Mos interesimi për shkaqet e pirjes së duhanit.

· Mundësia e lehtë për të arritur deri te cigarja, si dhe në anën tjetër mundësia e lehtë për ta bartur dhe fshehur atë.



SHKAQET E VAZHDIMIT NË PIRJEN E DUHANIT

· Argumentimi i vazhdueshëm me dëshirë të dobët.

· Shmangija e vazhdueshme nga tema për dëmet e tij.

· Mosqortimi ndaj konsumuesit të duhanit.

· Ekzistimi i disa "shëmbelltyrave" në shoqëri, të cilat nxisin në thithjen e duhanit si p.sh. mjeku, baba etj.

· Justifikimi me atë se gjinden persona në moshë me të madhe se ai, të cilët ishin konsumues të duhanit, por qëndrojnë me shëndet të mirë.



RAPORT ME RENDËSI

Në një raport nga revista "Shkencat mjekësore", thuhet: "Lënia e terësishme e pirjes së duhanit dhe atë në formë përfundimtare është më e mirë se zvoglimi i numrit të cigareve". Më tej, në raport thuhet: "Fazat më të rënda të vuajtjes nga lënia e duhanit vijnë në dy javët e para". Kurse në një raport tjetër qëndron: "Ata të cilët e lanë duhanin në mënyrë të menjëherëshme, shkalla e vuajtjes tek ta ishte me e vogël dhe këtë gjatë ditëve të pakta, të cilat pasuan lënien e duhanit... kjo formë nxit që të lihet në mënyrë të prerë ".

Siç thuhet në këtë raport se: "Lënesi i duhanit në ditët e tij të para ndjen një humbje esenciale në stabilizim, dhe se ai është shumë i ndjeshëm për kthim tek duhani gjatë ditëve të para".




HAPAT E LARGIMIT NGA DUHANI

· Ç’lodhja e mirë sidomos gjatë ditëve të para të lënies së duhanit.

· Shtimi i ngrënies së pemëve dhe perimeve të fresketa si dhe mosngrënia e ushqimeve yndyrore.

· Pirja e një sasie të madhe të ujit, këtë për të pastruar trupin nga nikotina dhe lëndet e dëmshme. Njëkohsishtë zvoglimi i sasisë së çajit dhe kafes veçanerishtë në pesë ditët e para.

· Përpiqu të largohesh nga duhangjinjtë dhe nga ambientet e ndikuara nga duhani.

· Largohu nga të menduarit në rikthim tek ai në kohën kur ndjen lakmi për të... përkujto dëmet e tij dhe duro, angazhoje vetën me diç prej ëmbësirave dhe qumështit.

· Ushtroje vetën ta përdoresh misvakun.

· Ha çdo ditë pas mëngjesit një sasi të limoneve apo portokalleve ngase kjo e zvoglon dëshiren për duhan.

· Vizito klinikën më të afërtë për luftimin e duhanit.



BISEDË ME DUHANXHIUN

Vëllai im për hirë të Allahut,

A e përmend emrin e Allahut ( a thua bismilah) kur të pish duhan?

A thua elhamdulilah kur të përfundosh prej tij?

A gjindet ndonjë ushqim ose pije përpos duhanit, të cilin ti e shtyp me këmbët tua pasi të përfundosh prej tij?

A të vjen mirë të shohësh vajzën apo djalin tënd duke pirë duhan?

A është prej syneti që ta fillosh iftarin me cigare në Ramazan?

Nëse kërkohet prej teje që t`i klasifikosh të gjitha ushqimet në të mira ose të këqija, ku do ta vendosesh duhanin?

A konsiderohet dhurimi i njeriut vllait të tij një cigare përbrenda fjalës së Pejgamberit a.s: "Dhuroni që të duheni"?

A ekziston ndonjë ushqim apo pije përpos duhanit në të cilin shkruan se është i dëmshem për shëndetin?

A ke angazhuar ndonjëherë vetën me kërkim për datën e skadimit të afatit të cigares? Dhe pse?

Ti polemizon dhe thua se ai nuk është haram porse është mekruh (i urrejtur). Ne të themi: Prej nga ai është mekruh atëherë? A ka të mençur, i cili këmbëngul se ai është mekruh nga ana e Allahut dhe e dërguarit të Tij alejhis salatu ve selam?

A ke përgatitur përgjigje kur të pyet Zoti i botërave për mosjapje të lemoshës të varfërve, jetimeve dhe nevojtarëve?

A do të jetë përgjigjeja yte: Se unë kam shpenzuar për blerjën e duhanit me atë çka ka tepruar nga nevoja ime?

A nuk ke përceptuar mirë fjalën e Allahut të Lartësuar: " u lejon ushqimet e këndshme dhe u ndalon ato të pakëndshmet" (el Araf 157), dhe " e mos hidhni vetën në rrezik" (el Bekare 195)



DISPOZITA LIGJORE ISLAME (SHERIATI) MBI DUHANIN

Thotë: Shejh Abdullah Mushd, Antarë i akademisë së hulumtimeve islame si dhe kryetar i komisionit të fetvave në al- Az`har:

"Fakti që pirja e duhanit dhe konsumimi i drogave helmuese me unanimitetin e mjekëve specialistë është i dëmshem për vet personin, mendjen, pasurinë si dhe çon në dëmtim dhe agresion ndaj tyre... dhe këtë me prishjen dhe dobësimin e prodhimit të tyre qoftë në sasi apo kualitet, kjo na obligon të nxjerrim vendimin e sheriatit islam për ndalim (Haram) të konsumimit të tyre (duhanit, drogat etj). Poashtu, caktimin e një dënimi frikësues për ata që nxisin në të, tregtojnë me të si dhe e konsumojnë; qoftë kjo që konsumojnë pakicë apo shumicë."

Thotë: Komisioni i përhershëm i fetvave me qendër në Mbretërinë e Arabisë Saudite

"Pirja e duhanit është haram, poashtu mbjellja e tij, tregtia me të, kjo për shkak të dëmit që përmban". Në hadith thuhet:

"Nuk i bëhet dëm vetvetës e as të tjerëve"



Vëllau im!

Mos e mashtro vetën, mos u bë mendjemadh në pranimin e të vërtetës, e as mos u mundo të ikësh nga realiteti i hidhur. Mbështetu në Allahun e Lartësuar e tërhiqu nga këto gjëra të këqija para se të të befasoj shkatrruesi i kënaqësive (vdekja) kur pendimi më nuk vlen.

Së fundi, pas gjithë kësaj, që të përfitosh edhe ti një shpërblim të mirë mundohu që së paku ta këshillosh një vëlla, kjo për të fituar një të mirë rrjedhëse. Allahu na shpëbleftë neve dhe juve me shpërblimin më të mirë.
User avatar
taxpo
Posts: 453
Joined: Sat Jan 14, 2006 10:40 pm
Location: Lunatic Asylum
Contact:

Post by taxpo »

Shum flm per kete Bujar Vllaqko :)
User avatar
berati_rock
Posts: 1469
Joined: Sun Apr 02, 2006 6:57 pm

Post by berati_rock »

bujar All-llahu te shperbleft per argumente se shum mir ke bo
User avatar
cliff
Posts: 305
Joined: Sun Apr 09, 2006 9:45 am
Location: istog

Post by cliff »

HALLALL NJERI SHUM MIR KE BO PER QETA
User avatar
gzim.m
Posts: 1293
Joined: Sun Aug 06, 2006 1:04 pm

Post by gzim.m »

bravoo bro..hallall..ma shum nevoitet per duhangji kjo..

DON'T SMOK !!!
[ qenpo ]
Posts: 1171
Joined: Mon Nov 13, 2006 7:02 pm

Post by [ qenpo ] »

Kurre se kom pi , se pi e as ska me pi !
User avatar
vaLton
Posts: 6568
Joined: Sat Nov 11, 2006 3:10 pm
Location: Rep. of Peja

Post by vaLton »

[ qenpo ] wrote:Kurre se kom pi , se pi e as ska me pi !

edhe une valla :arrow:
User avatar
gothblood
Posts: 3096
Joined: Wed Jul 12, 2006 7:53 pm
Location: CEMETERY
Contact:

Post by gothblood »

Image
Image
User avatar
ne0.tr0jan
Posts: 1707
Joined: Mon Mar 21, 2005 11:24 pm
Location: Gjk'

Post by ne0.tr0jan »

ihaa u lodha tu e lexu tash ta dhezi 1 se diqysh edhe ma shum po me pihet :shsmile:
User avatar
skinhead
Posts: 5392
Joined: Sun Dec 26, 2004 5:37 pm
Location: Reich!
Contact:

Post by skinhead »

SHKAQET E PIRJES SË DUHANIT

· Pasimi i prindërve dhe shoqërisë së keqe.

· Përcjellja e dobët e familjes dhe çrregullimi i saj.


· Shtypjet e ndryshme shpirtërore.

· Mos interesimi për shkaqet e pirjes së duhanit.

· Mundësia e lehtë për të arritur deri te cigarja, si dhe në anën tjetër mundësia e lehtë për ta bartur dhe fshehur atë.



nuk munesh me thon pasimi i prinderve t kqij edhe percjellja e dobet e familjes jon shkaqe .. shum gabim je !
secili prind e kshillon fmin per s miri e tash nuk ka lidhje prindi me fmin nese e pin cigaren ose jo ..
prindi e ka per detyr me kshillu qe mos me pi , edhe ka raste qe ndikon mos me pi .. po n shumic t rastev apet ska qa i bon , se nuk munet me rujt fmin e vet , se n qat moment qe del prej shpis e shfrytzon e pin njo.
ka rast kur fmija e ka prindin mjek edhe ai prind e kshillon qe mos me pi, i tregon komplet pasojat n t ardhmen qa vin prej cigares.. dmth e jep maksimumin e vet edhe ai fmi prap e pin, kshtu qe nuk munesh me thon percjellja e dobt e familjes apo prinderve t kqi qysh ke thon ti !.. krejt fajet fmija i ka qa n kit rast e ke cek edhe vet .. mosininteresimi i fmis !

noshta ke e kuptushme !
User avatar
skinhead
Posts: 5392
Joined: Sun Dec 26, 2004 5:37 pm
Location: Reich!
Contact:

Post by skinhead »

gothblood wrote:Image
Image


ghb...
aa mun me fjal me pershkru n foto qa je tu pa ?!

prej zemres, mushkrive, ni alveol komplet :) ...se ' spe di un ' :D ..
mundsisht ...
Agness.
Posts: 118
Joined: Sun Sep 10, 2006 4:49 pm

Post by Agness. »

skinhead wrote:
SHKAQET E PIRJES SË DUHANIT

· Pasimi i prindërve dhe shoqërisë së keqe.

· Përcjellja e dobët e familjes dhe çrregullimi i saj.


· Shtypjet e ndryshme shpirtërore.

· Mos interesimi për shkaqet e pirjes së duhanit.

· Mundësia e lehtë për të arritur deri te cigarja, si dhe në anën tjetër mundësia e lehtë për ta bartur dhe fshehur atë.



nuk munesh me thon pasimi i prinderve t kqij edhe percjellja e dobet e familjes jon shkaqe .. shum gabim je !
secili prind e kshillon fmin per s miri e tash nuk ka lidhje prindi me fmin nese e pin cigaren ose jo ..
prindi e ka per detyr me kshillu qe mos me pi , edhe ka raste qe ndikon mos me pi .. po n shumic t rastev apet ska qa i bon , se nuk munet me rujt fmin e vet , se n qat moment qe del prej shpis e shfrytzon e pin njo.
ka rast kur fmija e ka prindin mjek edhe ai prind e kshillon qe mos me pi, i tregon komplet pasojat n t ardhmen qa vin prej cigares.. dmth e jep maksimumin e vet edhe ai fmi prap e pin, kshtu qe nuk munesh me thon percjellja e dobt e familjes apo prinderve t kqi qysh ke thon ti !.. krejt fajet fmija i ka qa n kit rast e ke cek edhe vet .. mosininteresimi i fmis !

noshta ke e kuptushme !



Jo pasimi i prinderve te kqi,po pasimi i prinderve, e per te kqij oshte shoqerise se keqe jo prinderve,ti nuk e paske kuptu mire se na ty po!
User avatar
g1ca
Posts: 1912
Joined: Wed Jan 04, 2006 3:12 pm
Location: in bloodpej
Contact:

Post by g1ca »

ngjo njerz qe 20 - 30 - 40 vjet jon tu pi cigare edhe sen si gjen , amo krejt nvaret te sistemi organeve tnjerit qfare e ka mu psh sen sosht tum bo edhe skom me lon deri sat des
Bujari
Posts: 1744
Joined: Fri Jan 28, 2005 7:01 pm
Location: Në tokën e dy Lumenjëve
Contact:

Post by Bujari »

ne0.tr0jan wrote:ihaa u lodha tu e lexu tash ta dhezi 1 se diqysh edhe ma shum po me pihet :shsmile:



:shsmile::shsmile::shsmile::shsmile::shsmile:
nardi
Posts: 5
Joined: Wed Feb 07, 2007 4:29 am

Post by nardi »

po krejt e dim se osht i demshme duhani po nuk mund ta nderprejm,te gjith e dim se kjo jet eshte me halle me brenga dhe eshte kalimtare pse nuk vdesim ta jetojm ni jet pa halle dhe te amshueshme...

hahahahahhahahah
Post Reply