KFOR-i amerikan nga shkurti kontrollon veriun e Kosovës

Gjithqka rreth politikes..

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82

Post Reply
User avatar
psy
Posts: 447
Joined: Wed May 26, 2010 1:44 pm

KFOR-i amerikan nga shkurti kontrollon veriun e Kosovës

Post by psy »

http://www.koha.net/index.php?cid=1,7,44683#comments

Prishtinë, 25 dhjetor - Trupat e shtetit më të madh aleat të Kosovës, Amerikës, pritet të marrin nën kontroll veriun e Kosovës. Lajmin e ka konfirmuar për Klan Kosova, Francisco Neuman, komandant i trupave amerikane në Bondsteel.
Ai ka thënë se KFOR-i amerikan është i gatshëm për të reaguar në çdo kohë dhe në secilën pjesë të territorit. Që në shkurt forcat amerikane do të jenë prezente në veri, dhe sipas burimeve të Klan Kosovës, forcat franceze do të tërhiqen krejtësisht nga aty.

KFOR-i amerikan ka premtuar se nuk do të zvogëlojë trupat e veta në Kosovë, dhe numri i madh i helikopterëve do t’ia bëjë më të lehtë operimin
User avatar
psy
Posts: 447
Joined: Wed May 26, 2010 1:44 pm

Re: KFOR-i amerikan nga shkurti kontrollon veriun e Kosovës

Post by psy »

menihere raptishte tu u tranu prej gzimi. Hiq nuk po besoj qe ka najsen t'hajrit n'kit pune. Kjo po bohet per arsye qe gjate negociatave mos me eskalu siguria (shiptari ma para qon dore n'babe t'vet se n'amerikan, sikur me pas dal prej koqeve t'tina) e dyta me na qit hi sy neve qe kishe po ndreqet, e treta, si perfundim, ndarja me kalu e pavrejtshme.

amerikant qe s'disa vjet e kane kampin Nothing Hill n'Leposaviq edhe kurgjo, 2 adminstratore i ka pas Mitrovica amerikan, William Neshin edhe Gallucin, edhe bash qatehere mas shumti ka rrshite drejt ndarjes, edhe e shtrohet pytja, nese koka qellimi pro-shqiptare, ku ken qe 11 vjet ? Qitash edhe naj "keks" jau gjujne shqiptareve, naj liberalizim t'vizave a najsen, edhe e palojne si sikur ata minakat e vocerr, karshi kapitullimit t'bsiedime.

qka po thu Engjell ?
User avatar
AciDiuS
Moderator
Posts: 7206
Joined: Wed Mar 09, 2005 4:11 pm
Location: Free on Universe

Re: KFOR-i amerikan nga shkurti kontrollon veriun e Kosovës

Post by AciDiuS »

Lajm i mir ky valla , edhe pse qashtut osht i ka prapavijat e veta ,edhe sa i perket me qu dore problem e ka Shiptari me bo naj sen nat dreitim spo hin amerikant anej qe na mos me qu dor n'ta . Ashiqare don mem dal parashikimi edhe per 10-20 vjet mitrovica peng qishtu deri sa te privatizohet TREPQA , e toni kuj **** ska me na honger per veri as serbis as neve .
User avatar
psy
Posts: 447
Joined: Wed May 26, 2010 1:44 pm

Re: KFOR-i amerikan nga shkurti kontrollon veriun e Kosovës

Post by psy »

Sllavonia Lindore i osht kthy Kroacise nepermjet protektoratit amerikan, megjithate Serbia osht shperbly n'Bosnje, e ktu ashiqare prezenca amerikane oshtu tu u bo jo qysh me ja kthy veriun Kosoves, po qysh me e bo ndarjen e pavrejtshme. Privazitimi i Tepqes po se po, ama une nuk e kisha lidhe me qashtjen e veriut, perderisa Trepqa osht kha te Rekalite/StariTrgu edhe n'rast t'ndarjes jet me jug. Serbia mas Gjingjiqit i ka hupe shpresat per Trepqe, synon veq veriun. E masnej gllaberimi i Trepqes prej nderkombetareve osht proces i pandalshem.
User avatar
MUSE
Posts: 244
Joined: Thu Jun 03, 2010 5:26 pm

Re: KFOR-i amerikan nga shkurti kontrollon veriun e Kosovës

Post by MUSE »

pa u kall edhe niher, nuk bohet mire ktu.
User avatar
AciDiuS
Moderator
Posts: 7206
Joined: Wed Mar 09, 2005 4:11 pm
Location: Free on Universe

Re: KFOR-i amerikan nga shkurti kontrollon veriun e Kosovës

Post by AciDiuS »

Ni pjes e madhe e pasuris natyrore i bjen me u gjend nveri , mos shumica !!! Edhe lum une met thon dreiten kur tem privatizohet trepqa veriun me dy durte ja kisha jep serbise , qka pot vyn veriu me 100.000 shkie me ju jep buk badihava ?
User avatar
psy
Posts: 447
Joined: Wed May 26, 2010 1:44 pm

Re: KFOR-i amerikan nga shkurti kontrollon veriun e Kosovës

Post by psy »

Rreth vendosjes së amerikanëve në veri të Kosovës

Fatlum Sadiku

Paralajmërimi se trupat amerikane do të marrin kontrollin mbi veriun e Kosovës që nga shkurti, për shumëkë ka zgjuar ndjenjat e optimizmit, tani kur sipas shumë parashikimeve veriu i Kosovës është në prag të ndarjes. Prezenca amerikane në veri, nga shqiptarët po anticipohet si faktori vendimitar pengues për ndarjen. Por cilat janë arsyet për të mos shpresuar në opsionin “mesianik” dhe shpëtues amerikan ? Do t’i bie shkurt, duke dhënë mendimin tim fillestar rreth këtij paralajmërimi, e në vazhdën e zhvillimeve javëve e muajve të ardhshëm, sigurisht se do të shkruaj prap mbi këtë temë.

Janë shtatë arsye për të mos i’a bërë qejfin vetit nga vendosja e amerikanëve në veri :

E para, SHBA-të kanë mundur që ta pengojnë ndarjen e veriut të Kosovës që në vitin 1999. Kjo nuk u bë. SHBA-të, kanë qenë të njohura mbi planet serbe për ndarje që pas vdekjes së Titos, por ndarja dhe serbizimi sistematik i veriut të Kosovës është toleruar për njëmbëdhjetë vite. Edhe nga Europa edhe nga SHBA-të;

E dyta, prezencë amerikane në veri veq ka pasur tashmë qe dhjetë vite, por situata ka ndryshar për të keq. Vendosja e policisë së UNMIK-ut në veri në vitin 2000, ka qenë nën komandën amerikane. Por, pikërisht ky vitë përkon me shpërnguljen e mbi 10.000 shqiptarëve nga veriu i Mitrovicës dhe me vrasjen së 15 civilëve në trazirat e shkurtit 2000.

E treta, Mitrovica ka pasur dy adminstratorë amerikan : William Nashin dhe Geralld Gallucin. Qyteti ka rrëshqitur drejt ndarjes më së shumti gjatë qeverisjes së këtyre dy administratorëve.

E katërta, Tashmë disa vite në Leposaviq, eksiston kampi amerikan “Nothing Hill”.
“Falë tyre” strukturat paralele serbe bëjnë sefanë, kurse kontrabanda kufitare ngjanë me Kolumbinë.

E pesta, Nëse qëllimi i vendosjes në veri është në favor të ruajtjes së integritetit dhe të sovranitetit Kosovës, atëherë përse kjo nuk u bë më herët ? Përse kjo po bëhet pikërisht tani kur veriu është de facto i ndarë, dhe pikërisht në kohën e negociatave ?;

E gjashta, Rrjedhimisht me negociatat e lartëcekura, mendoj se futja në veri do të bëhet për ta zbutur inercionin dhe tensionin me potencial shpëthyes që ekisiston në veri qysh tani, dhe që pritet të rritet gjatë negociatave kohëzgjatja e të cilave nuk është përcaktuar. Akoma nuk dëgjova reagim nga Beogradi apo të serbëve në veri të Kosovës ndaj këtij vendimi. Për më tepër dëgjova dy lajme të këqija : njërin se MUP-i në veri (!?), paska siguruar eskortën e Ivica Daçiçit dhe të Peshkopit Teodosije nga Jarina deri në Mitrovicë gjatë vizitës së tyre sot në Prizren për shugurim me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse, si dhe lajmin tjetër se poashtu MUP-i serb qëndruaka prapa aktit të vrasjes të aktivistit boshnjak Shevko Sallkoviq, javë më pare në Leposaviq. Po të mos jetë e koordinuar vendosja amerikane me Beogardin, atëherë – logjika e thotë – se duhet pritur konflikt të hapur MUP – trupa amerikane që nga shkurti. Por kam përshtypjen se vendosja në veri do të bëhet jo për t’i zhbërë sktrukturat paralele serbe e arrestuar kriminelët serbë, por pikërisht për ta mbajtur të konzervuar reagimin shqiptar me arsyetimin : “tani ne e kemi në dorë”, kur dihet fare mire vetëbesimi mazokist e i verbër i shqiptarëve karshi secilës politikë amerikane, respektivisht inferioriteti, pasivizimi dhe komoditeti i politikës kosovare në ndërrmarësi të pavarura.

E shtata, Vendosja amerikane në veri, mund të përcillet me “dënime” /koncesionime tjera që në dukje nuk kanë lidhshmëri me çështjen e veriut, por që indirekt implicojnë ose në damkosjet e reja për Kosovën (negociatat e stërgjatura, stopimin e njohjeve, mosinvestimet, etj.) ose – nëse ka sinjale për kompromise me veriun – shumë nga këto damkosje mund të mos e percjellin Kosovën. Mbi të gjitha mund t’i liberalizojnë edhe vizat ! Epo, kosovarët janë shuuuuuuuuumë pro-europianë e pro-amerikanë. E meritojnë !

Kaq për fillim. Optimisti “qe e shikon gotën gjysëm të mbushur”, kundruall meje që e shoh “gjysëm të zbrazur” mund të shpresojë vetëm edhe në një mundësi : që SHBA-të ta integrojnë veriun në Kosovë, siç bënë me Sllavoninë Lindore duke e integruar në Kroaci. Por fatëkeqësisht, unë po e shoh Bosnje !
User avatar
Evermore
Posts: 4094
Joined: Sun Sep 07, 2008 10:23 pm
Location: Atlas Air

Re: KFOR-i amerikan nga shkurti kontrollon veriun e Kosovës

Post by Evermore »

psy wrote:Rreth vendosjes së amerikanëve në veri të Kosovës

mu qekjo po m'thot boll e leje mo kto 6 arsyet tjera.
User avatar
AciDiuS
Moderator
Posts: 7206
Joined: Wed Mar 09, 2005 4:11 pm
Location: Free on Universe

Re: KFOR-i amerikan nga shkurti kontrollon veriun e Kosovës

Post by AciDiuS »

Evermore wrote:

Kadale bre mos u gut niher veq meno mire qe se ka let amerika me rusin se edhe Serbine shqiptarve jau kish lan , nuk osht ne interesin e Amerikes ajo pjes e mitrovices mi mbet serbise ne as ni mnyre .
User avatar
psy
Posts: 447
Joined: Wed May 26, 2010 1:44 pm

Re: KFOR-i amerikan nga shkurti kontrollon veriun e Kosovës

Post by psy »

Pjese e Serbise jo. Shihet n'negociata qysh.
User avatar
AciDiuS
Moderator
Posts: 7206
Joined: Wed Mar 09, 2005 4:11 pm
Location: Free on Universe

Re: KFOR-i amerikan nga shkurti kontrollon veriun e Kosovës

Post by AciDiuS »

edhe negociatat kan me na tesh shum kan me zgjat !!!
User avatar
psy
Posts: 447
Joined: Wed May 26, 2010 1:44 pm

Re: KFOR-i amerikan nga shkurti kontrollon veriun e Kosovës

Post by psy »

Ashiqare. Turne krushqish tash si n'Vjene, kur shkojshin ka 30 veta antare delegacioni.
Post Reply