Prej shkrimit "Diqka po zihet"
Prej intervistes me Avdni Rudakun, qe tash u hi n'VV, e qe o kah m'thote as vet sjom n'dijeni, po as ti vet sje, qysh i kishe pas nuhat senet aq PAQPërfundimisht, pala kosovare para bisedimeve duhet me ba çmos në zbatimin e strategjisë për veriun, dhe në bisedime mos me lue as edhe nji hap nga Pakoja Ahtisaari. Ajo duhet me insistue në qenësinë etatiste të Kosovës SHTET, edhe nëse në bisedime tenton me u interferue edhe Shqipnia. Parimi i mos-ndamjes së Kosovës asht i ndër-kushtëzuem me atë të mos-bashkimit (Parimet e Grupit të Kontaktit – Nandor 2005).
Nëse bjen nji parim, bjen edhe tjetri.
Andaj edhe nëse palës kosovare i ofrohet ndonji union me Shqipninë, në shkëmbim të secesionit të veriut, ajo këtë mundësi duhet me e refuzue, sepse nuk do të ishte triumf i saj, por i palës serbe. Çdo ide për bashkim me Shqipninë, që kohabiton me pazare në tavolinë, asht në disfavorin e shqiptarëve, dhe e postulon triumfin e mendësisë së Cosic’it.
Shpresojmë se nuk do të del asnji shqiptar, që heq dorë nga veriu i Kosovës. Vetë Bashkimi Kombëtar asht i paimagjinuem pa veriun e Kosovës.
Avni Rudaku: Aha! Mirëpo, nëse e konsiderojmë si plan B ndarjen e Kosovës, gjegjësisht dhënien e pjesës veriore Serbisë, mendoni se do të ishin të kënaqur qytetarët kosovarë, kur dihet se po ripërkufizohet kufiri ballkanik? Pavarësisht versusit "de facto'" të ndarjes, në nivelin juridik dhe psikologjisë simbolike, për shqiptarët është e papranueshme heqja e Veriut. Madje opcioni i "shkëmbimit të territoreve" që është dalur në skenë ndonjëherë, është shumë larg pranimit as nga vetë serbët, sepse besojnë fuqishëm që "Kosovën Lindore"(term nacional shqiptar!) do ta kenë domosdoshmërisht, por vetëm do të mundohen që ta marrin edhe juridikisht Veriun e Mitrovicës.
***
Fatlum Sadiku: Sipas të Drejtës Ndërkombëtare, ndarjet strikte në terren me kufij të përcaktuar qoftë shtetëror apo administrativ, bëhen kryesisht pas përfundimit të konfikteve me konferenca ndërkombëtare apo me marrëveshje dhe pranim dypalësh. Nga historia dijmë se, Konferenca e Londrës mori për bazë pushtimet e Luftës së Parë dhe të Dytë Ballkanike. Si rast më bashkëkohor konsiderohet Marrëveshja e Dejtonit që mori për bazë gjendjen territoriale në terren dhe e ndau Bosnjën, vendim me të cilin u pajtuan tri palët. Ndërkaq që me përfundimin e konfliktit të Kosoves, pas Marrëveshjes së Kumanovës, Veriu u nda disi në formë "latente", jo de jure, por de facto, dhe i tillë mbetet qe 11 vite pa pajtim të dyanshëm në mes palëve. Mendoj se ndaj palëve për këto 11 vjet është ndjekur një presion stërlodhës nga ndërkombëtarët. Krejt këto, që një ditë, vetë palët të pajtohen me realitetin e të thonë: “po bre hajt se po NDAHEMI dhe po e bëjmë naj kompromis”. Kjo po ndjeket tek rasti i Veriut.