Shkembim ose ma mire ndrarje!

Gjithqka rreth politikes..

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82

User avatar
psy
Posts: 447
Joined: Wed May 26, 2010 1:44 pm

Re: Shkembim ose ma mire ndrarje!

Post by psy »

nja dy refresha

Prej shkrimit "Diqka po zihet"
Përfundimisht, pala kosovare para bisedimeve duhet me ba çmos në zbatimin e strategjisë për veriun, dhe në bisedime mos me lue as edhe nji hap nga Pakoja Ahtisaari. Ajo duhet me insistue në qenësinë etatiste të Kosovës SHTET, edhe nëse në bisedime tenton me u interferue edhe Shqipnia. Parimi i mos-ndamjes së Kosovës asht i ndër-kushtëzuem me atë të mos-bashkimit (Parimet e Grupit të Kontaktit – Nandor 2005).
Nëse bjen nji parim, bjen edhe tjetri.

Andaj edhe nëse palës kosovare i ofrohet ndonji union me Shqipninë, në shkëmbim të secesionit të veriut, ajo këtë mundësi duhet me e refuzue, sepse nuk do të ishte triumf i saj, por i palës serbe. Çdo ide për bashkim me Shqipninë, që kohabiton me pazare në tavolinë, asht në disfavorin e shqiptarëve, dhe e postulon triumfin e mendësisë së Cosic’it.
Shpresojmë se nuk do të del asnji shqiptar, që heq dorë nga veriu i Kosovës. Vetë Bashkimi Kombëtar asht i paimagjinuem pa veriun e Kosovës.
Prej intervistes me Avdni Rudakun, qe tash u hi n'VV, e qe o kah m'thote as vet sjom n'dijeni, po as ti vet sje, qysh i kishe pas nuhat senet aq PAQ
Avni Rudaku: Aha! Mirëpo, nëse e konsiderojmë si plan B ndarjen e Kosovës, gjegjësisht dhënien e pjesës veriore Serbisë, mendoni se do të ishin të kënaqur qytetarët kosovarë, kur dihet se po ripërkufizohet kufiri ballkanik? Pavarësisht versusit "de facto'" të ndarjes, në nivelin juridik dhe psikologjisë simbolike, për shqiptarët është e papranueshme heqja e Veriut. Madje opcioni i "shkëmbimit të territoreve" që është dalur në skenë ndonjëherë, është shumë larg pranimit as nga vetë serbët, sepse besojnë fuqishëm që "Kosovën Lindore"(term nacional shqiptar!) do ta kenë domosdoshmërisht, por vetëm do të mundohen që ta marrin edhe juridikisht Veriun e Mitrovicës.

***

Fatlum Sadiku: Sipas të Drejtës Ndërkombëtare, ndarjet strikte në terren me kufij të përcaktuar qoftë shtetëror apo administrativ, bëhen kryesisht pas përfundimit të konfikteve me konferenca ndërkombëtare apo me marrëveshje dhe pranim dypalësh. Nga historia dijmë se, Konferenca e Londrës mori për bazë pushtimet e Luftës së Parë dhe të Dytë Ballkanike. Si rast më bashkëkohor konsiderohet Marrëveshja e Dejtonit që mori për bazë gjendjen territoriale në terren dhe e ndau Bosnjën, vendim me të cilin u pajtuan tri palët. Ndërkaq që me përfundimin e konfliktit të Kosoves, pas Marrëveshjes së Kumanovës, Veriu u nda disi në formë "latente", jo de jure, por de facto, dhe i tillë mbetet qe 11 vite pa pajtim të dyanshëm në mes palëve. Mendoj se ndaj palëve për këto 11 vjet është ndjekur një presion stërlodhës nga ndërkombëtarët. Krejt këto, që një ditë, vetë palët të pajtohen me realitetin e të thonë: “po bre hajt se po NDAHEMI dhe po e bëjmë naj kompromis”. Kjo po ndjeket tek rasti i Veriut
.
User avatar
psy
Posts: 447
Joined: Wed May 26, 2010 1:44 pm

Re: Shkembim ose ma mire ndrarje!

Post by psy »

Senet po shihen. Albin Kurti osht lojtari perfekt qe pritet me u reciklu per negociata Kosove-Serbi. Bagetia 2 milionshe kosovare, nuk osht tu e pa para hunve, qe veriu u qit n'akshom pazari perfundimisht. Per 'bashkimin' me Shqipni shkrujti edhe Wikileaksi, po nuk jon t'besushme ato sene fort, anipse diqka e tille ka me u sille n'negociata. Kqyreni KUR, po fol idolli juv' mas shumti per 'bashkim' ? Edhe kqyreni n'qfar konteksti osht n'akord qaj sen me hapesiren ? Po fol per bashkim kur veriu osht n'prag t'ndarjes perfundimtare. Pararendesit e Hashimit edhe Hashimi e prunen veriun deri n'piken ku "mo ska qka bohet", tash veq pritet me u reciklu "LLEGENDA" qe e ka me e qu n'fund idene e bashkimit kombetar jo po idene e Dobrica e Qosiqit ! Veq a pe shihni qysh jon rrallu fatwat prej Amerike, e qysh ja kane lshu n'ler ktina me fol per 'bashkim', si per speca turrshi. Le t'lun koqe sa t'munet valla. Masi ka gjet bageti, masi ka gjet njerz jo-racional e emotiv qe me ni flamur me sorre i mashtron, PSE JO ?! Prashikoj qe negociatat nuk kane me perfundu as me bashkim me Shqipni e as me bashkangjitje t'veriut Serbise (qe kane me kon dy kerkesat e paleve), po me ndarje t'BRENDSHME t'veriut.


PS: Acidius, voto per qiken e tezes. PER KERKON TJETER !

Ika, ika,

F.
User avatar
rock_boy18
Posts: 5437
Joined: Sun Mar 04, 2007 12:24 pm
Location: n'Mitrovicë

Re: Shkembim ose ma mire ndrarje!

Post by rock_boy18 »

kon e ka qik te tezes ?
User avatar
psy
Posts: 447
Joined: Wed May 26, 2010 1:44 pm

Re: Shkembim ose ma mire ndrarje!

Post by psy »

nimfoman, PARA TEJE osht.
User avatar
rock_boy18
Posts: 5437
Joined: Sun Mar 04, 2007 12:24 pm
Location: n'Mitrovicë

Re: Shkembim ose ma mire ndrarje!

Post by rock_boy18 »

mi rrufsh ti mu :P
User avatar
psy
Posts: 447
Joined: Wed May 26, 2010 1:44 pm

Re: Shkembim ose ma mire ndrarje!

Post by psy »

http://www.guardian.co.uk/world/2010/de ... nce-serbia

shkum, shkum...

Shqipnia e Madhe qito dite :)

(bre nonen e debillave jau qifsha)
User avatar
psy
Posts: 447
Joined: Wed May 26, 2010 1:44 pm

Re: Shkembim ose ma mire ndrarje!

Post by psy »

Image

http://i56.tinypic.com/28s3a6u.jpg

Shkrim i shkurtit 2008. Veq disa dite mas pavaresise. Shkrimi mund t'duket pak a shume "optimist", per periudhen n'tcilen osht shkru (para 3 vjete gati). Natyrisht se situata ka ardhe tu u kompliku edhe ma shume, edhe sot jemi para aktit t'krym t'parashikimeve n'shkrim (ndarjes se Kosoves).
User avatar
psy
Posts: 447
Joined: Wed May 26, 2010 1:44 pm

Re: Shkembim ose ma mire ndrarje!

Post by psy »

User avatar
AciDiuS
Moderator
Posts: 7206
Joined: Wed Mar 09, 2005 4:11 pm
Location: Free on Universe

Re: Shkembim ose ma mire ndrarje!

Post by AciDiuS »

psy wrote:Image

http://i56.tinypic.com/28s3a6u.jpg

Shkrim i shkurtit 2008. Veq disa dite mas pavaresise. Shkrimi mund t'duket pak a shume "optimist", per periudhen n'tcilen osht shkru (para 3 vjete gati). Natyrisht se situata ka ardhe tu u kompliku edhe ma shume, edhe sot jemi para aktit t'krym t'parashikimeve n'shkrim (ndarjes se Kosoves).

Sen qe ju kan tut mi 90% e shqiptarve prej mas luftes o lum , kjo pun kogja nfillim o kon e ditun tu ja nis prej mas luftes kur francezt ndalesen e par qe e kan bo osht kon ura e ibrit , ktu ne raport ti wikit shum dyshime mor burr ! Nifar mnyre amerika po munohet me ja gju fajon evropes e sene , amo oi , osht qysh veton suroi ka thon ura nuk i ndan shqiptart e serbt po amerikant e rust . Nuk osht aftsi per me pa qa o ka bohet, jon sene qe i shohin thuja se krejt , amo forja osht me mujt me dit QKA me bo na qe me ndryshu situaten , une shum besoj qe kem shanc edhe kem rrug per ndryshim nese kem vullnet ! Edhe tek e fundit nuk munesh me fajsu kerkon per veq vetes nese perfundimi kish me qen negativ . Osht meransi mos me fol na shum me bo panik shkoj veriu shkoj veriu , jo nuk shkoj kem hala kohe per ndryshime !
User avatar
psy
Posts: 447
Joined: Wed May 26, 2010 1:44 pm

Re: Shkembim ose ma mire ndrarje!

Post by psy »

QKA me bo pra hajt ? Masi veq VV-ja u met pa e provu, qka mun bon VV-ja ? Ti perderisa ski ushtri e kapacitete ushtarake, qka me bo, qysh me ja bo ? Nese VV-ja po thojne qe e integrojne veriun, atehere qysh pa lufte, masi nuk u arrite ndryshe qe 11 vjet ? Une reciklimin e VV-s po e shoh ekskluzivisht veq per negociata edhe pazare me veri. Wikileaks po lanson lajme turli turli, ama qato qe ken n'Guardian, ken kogja autentike, edhe Delli sot i kish ike paraqitjes publike, per komentimin e ktyne publikimeve.
User avatar
AciDiuS
Moderator
Posts: 7206
Joined: Wed Mar 09, 2005 4:11 pm
Location: Free on Universe

Re: Shkembim ose ma mire ndrarje!

Post by AciDiuS »

qe 11 vjet jo qe nuk osht arrit po as nuk osht provu mu arrit kurgjo , qe 11 vjet veq osht punu me u domtu mitrovica , qe 11 vjet qytetart e mitrovices si ata t'veriut si ata t'jugut jon shendru edhe jon shfrytzu si objekt biznisi i politikanve . Ajo QKA duhet me ndodhe per mu integru nuk osht lufta rruga ma e let o lum se ski as me kon lufton !!! Ajo qka duhet sod osht truni o lum trun ,nale korupcionin , ndreqe kufinin , investo pare ne mitrovice jug e veri kan me kon vet komuniteti Serb ata t'cilt kan me refuzu ndamjen e kosoves edhe kan me i refuzu direktivat e beogradit .
Vetvendosja pak mdoken nacionalita t;kqi sa i perket veriut , nifar mnyre ata si kerkoj shperngulje t'serbve prej veriut !!!!
User avatar
psy
Posts: 447
Joined: Wed May 26, 2010 1:44 pm

Re: Shkembim ose ma mire ndrarje!

Post by psy »

po mire de, po pajtohemi n'qfar situate ka ardhe edhe QYSH/QKA ish kon mire me bo (ecurine), po hajde tash pytja tjeter KUSH ? Me sa e pashe edhe vet, preferencen per vote ksi heri e ki familjare, njejte si une, qe po i boj fushate qikes t'tezes, se edhe ti n'veten tone je binde qe kush i hajrit so, e kush qe mund ja lidhe kryt ksaj pune nuk osht. Pa i fut ushtri e polici anej ski qysh o Engjell, po ti ushtri ski, policine hala e ki me kompetenca t'kufizime, po edhe dyjat kto me kon, se pa ballafaqim t'armatosun me struktura paralele smun kalon, se per 11 vjet shkijet kumpira skane ble, po arme. E perderisa lufta me gjase osht e perjashtushme (edhe pse VV-ja qofte veq me retorike po i fryne luftes), ktu po shihet qe po shkohet drejt negociatave edhe pazareve t'reja n'tavoline.
User avatar
AciDiuS
Moderator
Posts: 7206
Joined: Wed Mar 09, 2005 4:11 pm
Location: Free on Universe

Re: Shkembim ose ma mire ndrarje!

Post by AciDiuS »

qyre lum une prej qityne tonve nuk pres kurgjo hiq prej kerkujt jom thellsisht i deshprum , ju kom qu letra plot partive ne facebook kom kerku prej tyne me e pa ni plan konkret qysh menojn me e parandalu korupcionin as ni pergjigje se kom mar , u organizun debate per arsim , mjeksi , shkenc , politik te jashtme , siguri , sovranitet veri etj e nuk u organizu as ni debat i per korupcion , korupcioni osht e keqja e tona te kqijave qe po ndodh ne kosove tu e perfshi edhe gjendjen momentale ne veri . Ajo qka na sod duhet me bo osht populli o njeri me lype prej secilit pushtet qe osht ne krye mu ndalu mas pari korupcioni e kur korupcioni parandalohet ateher kto senet tjera deri ne sovranitet te plot te venin vin vetvetiu se skan kah shkojn . Qysh e menon ti faktin qe qeveritart ton bizneset ma t'forta i kan me njerzt e strukturave paralele , shkiet jon popull i meqem lum e kem problem kunder tyne se ata i pershtaten shum let situates momentale qe gjenden , mka ra me shku ne leposavic edhe kom pas do takime me ta , ma bojke tipi ne bolli me kurac ni za kosovu ni za srbiju mi smo naj nezavisna drzava u svetu , edhe tha daj ti mene pare , edhe une neser tha ti tuboj 1000 veta ti gjujm strukturat paralele me gure . Lum Amerika osht bossi i ngjarjeve qe kto 11 vjet amerika veq osht tu na e mat pulsin edhe tu e shqyrtu besimin ndaj shqiptarve ajo pi len vet me vjedh kta ktu si pengon si nguce , po qat moment qe amerika e sheh qe shiptart jon te perkushtum pernime me pas ni shtet t'forte kem me pas perkrahjen e saj t'pa rezerve . lum NATO-ja edhe qato shtete qe e kan pranu pavarsine jon pergjegjse apsolute nese situata del prej kontrollit , kshtu qe lufte nuk lajn edhe sikur t'kishum ushtri t'forte e polici t'forte , qa o meransi lum osht mu nal korupcioni o vlla e kur t'nalet korupcioni niher knej ateher shummmm let osht edhe mu ndreq puna e kufinit , si te ndreqet puna e doganave ne kufi ateher ska kirz mo . Nese ndreqet puna e doganave ne kufi e cila osht shum let mu ndreq nuk kish me pas kurfar tensioni nder etnik munet me pas naj proteste t'zbeht ne veri , ku qytetart kadal kadale ju kishin kthy normalitetit ne realitetin e ri se qare skishin pas se sju kish met tjeter qka me bo .
User avatar
psy
Posts: 447
Joined: Wed May 26, 2010 1:44 pm

Re: Shkembim ose ma mire ndrarje!

Post by psy »

http://rrokum.tv/?page=1,9,1636

(PS : jom ko-autor n'shkrim, po pa emen)
User avatar
AciDiuS
Moderator
Posts: 7206
Joined: Wed Mar 09, 2005 4:11 pm
Location: Free on Universe

Re: Shkembim ose ma mire ndrarje!

Post by AciDiuS »

psy wrote:Senet po shihen. Albin Kurti osht lojtari perfekt qe pritet me u reciklu per negociata Kosove-Serbi. Bagetia 2 milionshe kosovare, nuk osht tu e pa para hunve, qe veriu u qit n'akshom pazari perfundimisht. Per 'bashkimin' me Shqipni shkrujti edhe Wikileaksi, po nuk jon t'besushme ato sene fort, anipse diqka e tille ka me u sille n'negociata. Kqyreni KUR, po fol idolli juv' mas shumti per 'bashkim' ? Edhe kqyreni n'qfar konteksti osht n'akord qaj sen me hapesiren ? Po fol per bashkim kur veriu osht n'prag t'ndarjes perfundimtare. Pararendesit e Hashimit edhe Hashimi e prunen veriun deri n'piken ku "mo ska qka bohet", tash veq pritet me u reciklu "LLEGENDA" qe e ka me e qu n'fund idene e bashkimit kombetar jo po idene e Dobrica e Qosiqit ! Veq a pe shihni qysh jon rrallu fatwat prej Amerike, e qysh ja kane lshu n'ler ktina me fol per 'bashkim', si per speca turrshi. Le t'lun koqe sa t'munet valla. Masi ka gjet bageti, masi ka gjet njerz jo-racional e emotiv qe me ni flamur me sorre i mashtron, PSE JO ?! Prashikoj qe negociatat nuk kane me perfundu as me bashkim me Shqipni e as me bashkangjitje t'veriut Serbise (qe kane me kon dy kerkesat e paleve), po me ndarje t'BRENDSHME t'veriut.


PS: Acidius, voto per qiken e tezes. PER KERKON TJETER !


Ika, ika,

F.

po valla njeri perndryshe pos TREPQA KAMPION hahaha , p.s me qika tezes jom ma i fort se ti :P
Post Reply