Bechtel, kompani e politikës amerikane

Gjithqka rreth politikes..

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82

Post Reply
User avatar
çibriti
Posts: 306
Joined: Sat Oct 24, 2009 9:38 am

Bechtel, kompani e politikës amerikane

Post by çibriti »

Bechtel, kompani e politikës amerikane

Kompania që fitoi tenderin për ndërtimin e autostradës në Kosovë, Bechtel, është e lidhur që herët dhe ngushtë me njerëzit kryesorë të politikës amerikane, një pjesë e të cilëve tani ka vdekur, duke filluar që nga ish-presidenti Richard Nixon, Ronald Reagan, George Bush, Bill Clinton, dhe George Bush i Riu.

“Bechtel Group“ e themeluar në 1898 me seli në San Francisko është kompania më e madhe inxhinierike në SHBA dhe ka përfituar disa punë shumë të rëndësishme para Kosovës edhe në regjion, duke filluar nga Kroacia ku ka ndërtuar autostradën që lidh kryeqytetin Zagreb me bregdetin, fitimin e tenderit për ndërtimin e autostradës A3 në Rumani, ndërtimin e autostradës në Shqipëri dhe tani ndërtimin e autostradës në Kosovë.

Madhësia e Bechtel-it dhe pushteti i saj politik e kanë bërë atë subjekt i vazhdueshëm i kontrollit për gazetarët dhe politikanët që nga viti 1930.

Bechtel zotëron dhe vepron në shumë termocentrale, rafineri nafte, sisteme të ujit, aeroportet dhe në ndërtim në shumë vende, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Turqinë dhe Mbretërinë e Bashkuar etj.

Gjatë vitit 2009, Bechtel kishte të punësuar në 50 projekte të ndryshme në të gjithë botën 44 mijë punëtorë, ndërsa të hyrat e kompanisë ishin 31.4 miliardë dollarë.

Lidhur me punën që ka bërë kjo kompani në të kaluar mjafton të themi që thuajse të gjitha platformat e bombave atomike në SHBA madje edhe ato që u hodhën në Hiroshima dhe Nagasaki, janë ndërtuar nga “Bechtel”

“Bechtel” ndihmoi edhe ish diktatorin irakian Sadam Hussein, duke ndërtuar platformat kimike gjatë luftës me Iranin, në kohën e presidentit Reagan, ku sekretari i shtetit ishte George Shultz, i cili kishte qenë njëkohë edhe president i kompanisë “Bechtel”

Veç punëve të shumta në ndërtimin e autostradave në të gjithë botën, centraleve elektrike, bizneseve të ndërtimit, të naftës etj, në vitin 2004 kompania Bechtel fitoi një kontratë rreth 2.8 miliardë dollarë për ndertimin e spitaleve, shkollave, urave, ujësjellësve në Irak.

Biles, Bechtel” i kishte nënshkruar kontratat për rindërtimin e Irakut, më shumë se 1 muaj pare se të pushtohej ky vend.

Bechtel është po ashtu kompania e cila ka ndërtuar një megaprojekt për zhvendosjen e trafikut poshtë qytetit te Bostonit me shumë autostrada dhe tunele, projekt i cili u nis të kryhej për 2.8 miliardë dollare ndërsa kostoja përfundimtare e tij shkoi në mbi 16 miliardë dollarë.

Përgjithsisht, shumë prej pronarëve dhe aksionarëve ëe “Bechtel” kanë qene pjesë e qeverise e amerikane e deri tek shefi i CIA-s .

Ish-sekretari i shtetit George Shultz ishte edhe presidenti i “Bechtel”.

Komandanti Suprem NATO-s, Jack Sheehan ishte në Bordin drejtues të Bechtel.

Caspar Weinberger, sekretar i mbrojtjes ishte dhe zv/president i Bechtel , Chuck Redman president i Bechtel ishte dhe ambasador i USA ne Suedi e Gjermani , Riley Bechtel, shef rkzekutiv i firmës ishte edhe anetarë i Adminstratës Bush.

Poashtu edhe Jack Sheehan, Zv/President i Bechtel ishte edhe administrator i USAID dhe anëtar i Defense Policy Board dhe shumë e shumë politikanë të tjerë në nivele më të ulta.
User avatar
V | a G r a
Posts: 12726
Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
Location: Pr!sht!n
Contact:

Re: Bechtel, kompani e politikës amerikane

Post by V | a G r a »

me devijim te autostrades ktu veq sa ka fillu korrupcioni ...

mir osht qe po ndertohet autostrada ... mirpo mendoj se duhet shum e ma shum me pas transparenc / e mos me perfitu persona te caktum ...
User avatar
John Lennon
Posts: 4138
Joined: Fri Jan 09, 2009 8:39 am
Location: tu shpija...

Re: Bechtel, kompani e politikës amerikane

Post by John Lennon »

degjova qe autostrada po kalojke neper mahall te fatmir limes :mrgreen:
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Bechtel, kompani e politikës amerikane

Post by Clavicula »

kurr Bechtelin se kom ngatrru me naj organizat humanitare
Post Reply