Një trajtim ndryshe për Kosovën nga CIA The World FactBook

Gjithqka rreth politikes..

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82

Post Reply
FARIS
Posts: 1084
Joined: Tue May 31, 2005 9:35 pm

Një trajtim ndryshe për Kosovën nga CIA The World FactBook

Post by FARIS »

Një trajtim ndryshe për Kosovën nga CIA The World FactBook

"Serbët etnikë migruan në territoret e Kosovës moderne në shekullin e 7-të, por nuk u përfshinë plotësisht në Mbretërinë Serbe deri në fillim të shekullit të 13-të. Humbja e Perandorisë Serbe në betejën e Kosovës në vitin 1389 e "çoi në pesë shekuj të sundimit osman gjatë së cilës një numër i madh i turqve dhe shqiptarëve u shpërngulën në Kosovë. Nga fundi i shekullit të 19-të, shqiptarët i zëvendësuan serbët si grupi dominues etnik në Kosovë."




Serbia riktheu kontrollin mbi Kosovën nga Perandoria Otomane gjatë Luftës së Parë Ballkanike në vitit 1912. Kosova u bë një krahinë autonome e Serbisë me status pothuajse të barabartë me atë të një republike nën kushtetutën e 1974 të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë. Megjithë koncesionet legjislative nacionalizmi shqiptar u rrit në vitin 1980, ku çoi në trazira dhe bëri thirrje për pavarësinë e Kosovës. Në të njëjtën kohë, udhëheqësit nacionalist serb, të tillët si Slobodan Milosheviçi, i cili shfrytëzoi pretendimet e serbëve të Kosovës për keqtrajtimin e tyre duke siguruar vota nga përkrahësit, shumë prej të cilëve e shihnin Kosovën si zemër të kultures së tyre. Nën udhëheqjen e Millosheviçit, Serbia themeloi një kushtetutë të re në vitin 1989 që revokoi statusin e Kosovës si një krahinë autonome e Serbisë. Udhëheqësit shqiptarë të Kosovës në 1991 u përgjigjen me organizimin e një referendumi per ta shpallur Kosoven si shtet i pavarur. Nën sundimin e Millosheviqit, Serbia vazhdoi me masa represive kundër shqiptarëve në fillim të viteve 1990 si qeveri jozyrtare e Kosovës e udhëhequr nga Ibrahim Rugova, e përdori rezistencën pasive në një përpjekje për të fituar ndihmën ndërkombëtare dhe njohjen e një Kosove të pavarur. Shqiptarët të pakënaqur me strategjinë pasive të Rugovës në vitet 1990 e formuan Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe nisën një kryengritje. Duke filluar në vitin 1998 ushtria serbe, policia dhe forcat paramilitare kryer një fushatë kundër kryengritsëve që rezultoi në masakrimin dhe dëbimin masiv të shqiptarëve etnikë. Përpjekjet ndërkombëtare për të ndërmjetësuar konfliktin dështuan dhe refuzimi i Millosheviqit për një zgjidhje të propozuar çoi në një fushatë tre-muajshe të bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë në fillimiin e marsit të vitit 1999 që e detyruan Serbinë të pranojë të tërheqë forcat e saj ushtarake dhe policore nga Kosova.

Për më shumë

https://www.cia.gov/library/publication ... os/kv.html
User avatar
AciDiuS
Moderator
Posts: 7206
Joined: Wed Mar 09, 2005 4:11 pm
Location: Free on Universe

Re: Një trajtim ndryshe për Kosovën nga CIA The World FactBook

Post by AciDiuS »

FARIS wrote:Një trajtim ndryshe për Kosovën nga CIA The World FactBook

"Serbët etnikë migruan në territoret e Kosovës moderne në shekullin e 7-të, por nuk u përfshinë plotësisht në Mbretërinë Serbe deri në fillim të shekullit të 13-të. Humbja e Perandorisë Serbe në betejën e Kosovës në vitin 1389 e "çoi në pesë shekuj të sundimit osman gjatë së cilës një numër i madh i turqve dhe shqiptarëve u shpërngulën në Kosovë. Nga fundi i shekullit të 19-të, shqiptarët i zëvendësuan serbët si grupi dominues etnik në Kosovë."




Serbia riktheu kontrollin mbi Kosovën nga Perandoria Otomane gjatë Luftës së Parë Ballkanike në vitit 1912. Kosova u bë një krahinë autonome e Serbisë me status pothuajse të barabartë me atë të një republike nën kushtetutën e 1974 të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë. Megjithë koncesionet legjislative nacionalizmi shqiptar u rrit në vitin 1980, ku çoi në trazira dhe bëri thirrje për pavarësinë e Kosovës. Në të njëjtën kohë, udhëheqësit nacionalist serb, të tillët si Slobodan Milosheviçi, i cili shfrytëzoi pretendimet e serbëve të Kosovës për keqtrajtimin e tyre duke siguruar vota nga përkrahësit, shumë prej të cilëve e shihnin Kosovën si zemër të kultures së tyre. Nën udhëheqjen e Millosheviçit, Serbia themeloi një kushtetutë të re në vitin 1989 që revokoi statusin e Kosovës si një krahinë autonome e Serbisë. Udhëheqësit shqiptarë të Kosovës në 1991 u përgjigjen me organizimin e një referendumi per ta shpallur Kosoven si shtet i pavarur. Nën sundimin e Millosheviqit, Serbia vazhdoi me masa represive kundër shqiptarëve në fillim të viteve 1990 si qeveri jozyrtare e Kosovës e udhëhequr nga Ibrahim Rugova, e përdori rezistencën pasive në një përpjekje për të fituar ndihmën ndërkombëtare dhe njohjen e një Kosove të pavarur. Shqiptarët të pakënaqur me strategjinë pasive të Rugovës në vitet 1990 e formuan Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe nisën një kryengritje. Duke filluar në vitin 1998 ushtria serbe, policia dhe forcat paramilitare kryer një fushatë kundër kryengritsëve që rezultoi në masakrimin dhe dëbimin masiv të shqiptarëve etnikë. Përpjekjet ndërkombëtare për të ndërmjetësuar konfliktin dështuan dhe refuzimi i Millosheviqit për një zgjidhje të propozuar çoi në një fushatë tre-muajshe të bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë në fillimiin e marsit të vitit 1999 që e detyruan Serbinë të pranojë të tërheqë forcat e saj ushtarake dhe policore nga Kosova.

Për më shumë

https://www.cia.gov/library/publication ... os/kv.html

qita spe kom te kjart qa kan dasht me thon . qysh kan migru ne shekullin e 7 e nuk u perfshin n'mbretnin serbe .
FARIS
Posts: 1084
Joined: Tue May 31, 2005 9:35 pm

Re: Një trajtim ndryshe për Kosovën nga CIA The World FactBook

Post by FARIS »

Eshte fjala per territoret e Kosoves qe jane perfshire nen mbreterine serbe, ketu dy sene nuk jane te spjegume mire, cka kish ne Kosove para serbeve? Pse po thote qe me ardhjen e perandorise otomane kosova u mbush me turq e shqiptare, nga po vinin shqiptaret? a u kthyen prape ne tokat e veta pasi mbreteria serbe e kishte okupuar kosoven? Nese shqiptaret jane kthyer ne Kosove atehere i bie qe perandoria otomane nuk erdhi si pushtues por si ndihmtar i shqiptareve.
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Një trajtim ndryshe për Kosovën nga CIA The World FactBook

Post by Clavicula »

problemi ma i madh i te kalumes tone osht te vet shqiptaret, tani te tjeret. historia jone ja ka nis me u shkru shume vone prej neve nornalisht, e ma heret kan shkru kush u qu ma heret, pi ne antike, ku kan than qe demek lahmi 3 here ne jete e kjo edhe ka vazhdu, masnej e ki rastin e martinoviqit, ku jon shkru 50 libra per at shishen qe e ka shti vet ne both e gjoja ja kan shti shqiptaret e sene vene, e na cka kem shkru ja kem qi nanen ne ****, nuk jem mirr me sene reale po i kem stermadhu senet pak edhe i kem dhon vetes knaqsi me te madhe, e po du me than qe nese dicka nuk na duket ok, osht edhe per fajin tone per shkak qe dikush kur ka hulumtu per ket problematike, ju kan mungu faktet prej shqiptarve.
User avatar
AciDiuS
Moderator
Posts: 7206
Joined: Wed Mar 09, 2005 4:11 pm
Location: Free on Universe

Re: Një trajtim ndryshe për Kosovën nga CIA The World FactBook

Post by AciDiuS »

Clav na historin jo qe diqka amo skem pas kohe mu merr me historin tu u merr me t'ashmen , skem pas shkrim skem pas shkolla skem pas sen , prej secilit okupator kem hjek si gjarpni ner gure . Parameno ni sen Albanolog't e par jon kon te hujt tash ti kqyre i huji me studiju para teje gjuhen tane , e qashtu edhe Historiant , po shyqyr qe ka shumm historian te huj t'pa anshem qe e kallxojn kogja mire realitetin , e kto "faktet" e C.I.A-s shpresojme qe se shpejti me i pa t'ndryshme :)
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Një trajtim ndryshe për Kosovën nga CIA The World FactBook

Post by Clavicula »

Acid, po kem pretendime kishe shqipja gjuha ma e vjeter, edhe nder ma te ransishmet ne familen e gjueve indoevropjane e sene, edhe deri sot s'po gjinet naj shkrim ne ilirishte qe kish mujt me vertetu ket send, dicka nuk o ne rregull, dikur iliret jon kan te lire, edhe hiq hiq kan pas munsi me shkru naj sen, amo ncuk, qe bon be shqiptaret e sodit, se une s'po dyshon qe na jem pasardhes te ilireve se i kem krejt tiparet e tyne.
User avatar
AciDiuS
Moderator
Posts: 7206
Joined: Wed Mar 09, 2005 4:11 pm
Location: Free on Universe

Re: Një trajtim ndryshe për Kosovën nga CIA The World FactBook

Post by AciDiuS »

Kush pot thot qe ilirt nuk kan shkru ?? KAllxoma ti mu ni sen pse Greqishtja e sodit nuk ka as ngjeishmerin mat vogel me helenishten ??...Greqishtja e vjeter osht thjesht pellazgishtja/Ilirishtja:) .Qija nanen po ja pranon faktet e grekut kur thot qe ilirishtja nuk osht shkru sen t'cilin e ka vjedh per veti , normal kur diqka dikun mungon duhet mu gjet naj rren arsye pse qikjo mungon , po shkrimet ilire e pellazge nuk mungojne hiqq , na qato i kem shkru , tjera shkrime smunen mu gjet pos qato qe i kem shkru e qe na kan vjedhe

Disa Akademik skocez qitash jon tu e bo ni enciklopedi per Latinishten ku shqipja ish si baz e ktyne studimeve , e mbshtetun prej akademis te shkencave te skocise .


qe edhe qita :):)




Gjuha shqipe eshte gjuha me e vjeter nga te gjitha gjuhet e familjes indoeuropiane..
The Albanian language is the oldest language of all languages indo european family..

Shqipja, gjuha që lindi gjuhët indo-evropiane


Nga pellazgjishtja në ilirishte dhe pastaj në shqipe u trashëgua dhe u
ruajt gjuha më e vjetër e Evropës. Është vërtetuar me argumente të
forta se gjuha shqipe është gjuha mëmë indoevropiane dhe në ndihmë për të vërtetuar vjetërsinë e gjuhës dhe historisë vijnë shkencat e gjuhësisë dhe arkeologjisë

Po pse nuk u shkrua gjuha shqipe ashtu si latinishtja dhe greqishtja? Edhe kjo nuk është e vërtetë, sepse ka dokumente te shkruara të mbetura nga djegiet porse nuk janë zbuluar akoma dhe se gjuha shqipe është shkruar edhe me germat “latine” edhe ato “greke”. Në lashtësi letrarëve dhe klerikëve u interesonte latinishtja dhe greqishtja sepse ato ishin gjuhët administrative apo zyrtare. Kështu që dijetarët e lashtë grekë dhe romakë shkruan për ato ngjarje të kohës që ata mund t’i vërtetonin dhe t’i ruanin për brezat e tyre të ardhshëm.

Shkencëtarët e gjuhës na kanë bërë të njohim të fshehtat e gjuhëve, sepse analiza gjuhësore mund të ndjekë një gjuhë të shkruar që nga fillesat e saj më të hershme dhe të zbulojmë lidhjet e saj me gjuhët e tjera dhe me burimin familjar të përbashkët. Pra gjuha njihet si një nga tiparet etnike themelore të një populli. Fjala “Gjuhësi’’ është përkufizuar si studim i ligjërimit njerëzor. Pjesë të rëndësishme të një studimi gjuhësor janë: klasifikimi i tingujve të gjuhës së folur, fjalëformimi, duke përfshirë gjininë, rrënjën, kompozimi, përkufizimi i saktë i fjalëve, renditja e duhur e fjalëve brenda një fjalie, gjurmimi i
prejardhjes së një fjalie në gjuhën e origjinës, zhvillimi dhe
ndryshimi i fjalës nëpërmes viteve, si dhe transmetimi i fjalës nga një
gjuhë në tjetrën. Në këtë drejtim, studimi historik i një gjuhe në
procesin e ndryshimit nëpër vite e zgjidh arkeologjia duke hedhur dritë mbi një kulturë parahistorike.

Ashtu si në arkeologji edhe në kërkimet shkencore të gjuhës shqipe u morën të huajt dhe jo vetë shqiptarët. Sepse shqiptarëve u duhet të mbroheshin nga pushtuesit e ndryshëm që nuk e linin të diturohej. Në shekujt XIX dhe XX shkenca e gjuhësisë krahasuese bëri të mundur që studiuesit të përcaktonin origjinën e gjuhës shqipe dhe lidhjet e saj me gjuhët e tjera indoevropiane. Shkencëtarë që bënë emër ne këtë drejtim përmenden:

Gotfrik Lajbnik
(1646-1717) - ishte filolog dhe deklaroi se gjuha shqipe rrjedh nga ilirishtja.

Hans Tunman
(1746-1778) - historian suedez profesor në Universitetin e Halles të
Gjermanisë, ishte albanologu i parë që studioi shkencërisht origjinën e
gjuhës së popullit shqiptar. Ai bëri kërkime në burimet greke, latine,
bizantine dhe studioi fjalorin tre gjuhësh sllav-grek-shqip të Theodhor
Kavaliotit të vitit 1770.

Hans Tunman
- arriti në përfundimin se shqiptarët janë vazhdues autokton të
popullsisë së lashtë ilire, që as u romanizuan e as u asimiluan nga
dyndjet e mëvonshme.

Johan Fon Han
(1811-1869) - austriak i diplomuar për drejtësi në Universitetin e
Haidelbergut, i cili shërbeu si gjykatës i shtetit të ri grek, dhe më
vonë si nënkonsull në Janinë. Johani iu fut studimeve të gjuhës shqipe
bashkë me të ndriturin gjuhëtarin shqiptar Kostandin Kristoforidhin.
Botoi tre vëllime ‘Studime shqiptare mbi kulturën, gjuhën dhe
historinë’ dhe nxori përfundimin se shqipja rrjedh nga ilirishtja dhe
ilirishtja nga pellazgjishtja.

Franc Bop
(1791-1867) - profesor i Universitetit të Berlinit dhe themeluesi
kryesor i gjuhësisë së krahasuar historike indoevropiane. Botoi në
vitin 1854 veprën e tij dhe nxori përfundimin se shqipja bënë pjesë në
familjen indoevropiane dhe është gjuhë e veçantë pa simotër gjuhë
tjetër.

Dhimitër Kamarda
filolog italian me origjinë shqiptare botoi veprën ‘Një ese e
gramatikës krahasuese rreth gjuhës shqipe’ më 1864, vërtetoi me
dokumente lashtësinë e gjuhës shqipe. Si një gjuhë ndër më të vjetra në
botë.

Gustav Majer
(1850-1900) - profesor austriak në Universitetin e Gracit, anëtar i akademisë së shkencave të Vjenës, i cili u specializua në fushën e studimit të gjuhëve shqipe, greke dhe turke. Botoi librin ‘Mbi pozitën e gjuhës
shqipe në rrethin e gjuhëve indoevropiane’ në vitin 1883, që më vonë u
pasua me 8 vëllime shkencore mbi historinë, gjuhën, poezinë, përrallat
popullore shqipe dhe ngulmimet e arbëreshëve në Itali dhe Greqi.

Eduard Shnajder
- një studiues francez që shërbeu në qeverinë osmane të Shkodrës, shtoi
në librin e tij për ‘Pellazgët dhe pasardhësit e tyre’ më 1894 një
leksion i hollësishëm teknik, ku gjuha shqipe paraqitet si ‘tingëllimi
më i pastër e më besnik i gjuhës pellazge’.

Holder Pedersen
(1867-1953) - danez i cili punoi 35 vjet si profesor i gjuhësisë së
krahasuese indoevropiane në Universitetin e Kopenhagës. Për 35 vjet me
radhë botoi një varg punimesh shkencore mbi gjuhën shqipe, duke dhënë
analiza të vlefshme. Gjithashtu mblodhi e botoi folklorin shqiptar.

Norbert Jokli
(1887-1942) - gjuhëtar austriak me origjinë gjermano-çifute,
bibliotekar në Universitetin e Vjenës i kushtoi gjithë jetën studimeve
të gjuhës shqipe. Para se të fillonte lufta e dytë botërore, atë e
ftuan tu mësonte albanologjinë studiuesve shqiptar, mirëpo vdekja e tij
në një kamp përqendrimi nazist e privoi Shqipërinë nga shërbimet e
këtij studiuesi të madh.

Zef Skiroi
(1865-1927) - filolog i shquar italian me origjinë shqiptare bashkë me,
Joklin dhe danezin Pedersen, janë cilësuar si tre albanologët më të
shquar. Studimet e profesor Skiroi nxorën në dritë librin e tij ‘’Gjuha
shqipe’’ në Romë më 1932.

Mbas studimeve të shkencëtarëve të huaj rreth gjuhës dhe historisë të shqiptarëve dolën dhe studiuesit e parë shqiptarë në drejtim të gjuhës shqipe si De Rada, Pashko Vasa, Kostandin Çekrezi, Kristo Dako, profesori i madh dhe i shquar Eqrem Çabej, Androkli Kostallari, Aleks Buda, Shaban Demiraj, Mahir Domi, etj.

Kështu mbas shumë studimesh duke u bindur mbi një varg argumentesh, shkencëtarë apo gjuhëtarë të huaj dhe shqiptarë nxorën përfundimin se populli shqiptar dhe gjuha shqipe e tij e kanë prejardhjen nga ilirët dhe ilirët nga pellazgët parahistorik. Në krahasimin gjuhësor midis shqipes, greqishtes dhe latinishtes së vjetër, është vërtetuar se shqipja si gjuhë është formuar më herët se këto të dy gjuhë të vjetra. Një vërtetim i pamohueshëm për Letërsinë e gjuhës shqipe janë emërtimet e qyteteve, maleve dhe lumenjve që janë trashëguar deri me sot duke iu qëndruar edhe pushtimeve te gjata nga popujt e tjerë, si p.sh; SCUPI-SHKUPI,
SCODRA-SHKODRA, LISSUS-LEZHA, DURRACKIUM-DURRΛS, MATHI-MATI, lumi DRINUS-DRINI, mali TOMORRIS-TOMORRI etj. Trashëgiminë nga pellazgjishtja ne ilirishte dhe me pas në shqipe e kemi dhe nga emrat e vjetër që janë edhe sot tek emërtimi i njerëzve si; HEKTOR, ALKET, TOMOR, DRINI, ILIR, TEUTA, GENTI, BARDHYLI etj. Të tillë emra janë mbi 800, qe ka mbledhur studiuesi Mahir Domi.
Po t’i hedhim një vështrim të shpejtë hartës të Evropës, do të vëmë re se shumë qytete dhe krahina kanë emërtime të kuptimit në gjuhën shqipe dhe vetëm në gjuhën shqipe si për shembull:

- Toskana në Itali qe e ka marrë këtë emër prej banorëve të saj, se ata ishin toskë të njëjtë me ata të Shqipërisë.

- Brindizi lexohet ne shqip: bri ndezur.

- Kryeqyteti i Francës Parisi është në shqip: i pari ose si i pari.

- Marrsiella, qytet i Francës e ka marrë këtë emër nga shqiptarët në
lashtësi sepse ai ka qenë dhe është qytet bregdetar tregtar, pra marr
dhe sjell.

Po të vërejmë emërtimet e qyteteve të lashta greke edhe këta kanë emra të kuptimit shqiptar, për shembull, Athina – a thënë, Edessa – e desha, Thiva - theva.

Po ashtu Homeri rrjedh nga fjalë shqipe, duke pasur parasysh që ai ishte i verbër, pellazgët i vunë emrin i Mjerë, Homer. Veprat e tij Iliada dhe Odisea (Udhë sheh) janë legjenda pellazge ose shqiptare, që u shkruan nga Homeri dhe gjatë shekujve u përvetësuan nga shkruesit e mëvonshëm bizantinë. Tek Iliada, të gjithë kryetarët e fiseve, pjesëmarrëse në betejën e Trojës dhe vendet nga vinin kanë emra të kuptimit në shqip, për shembull:

Mikena - mik kena/kemi, mbret ishte Agamenoni..
Menelao - mëndja e la, ishte mbret i Spartës, vëllai i Agamemnonit.
Mirmidonët - mirditorët, kishin mbret Aqilean ose Akilin, që do të thotë-aq i lehtë.
Elena - e lanë mend.
Priami - i parë jam ose prij jam, mbreti i Trojës.
Paridi - i pari që di, etj.

Në të gjitha kohërat bizantinët kanë pasur maninë për të përshtatur fjalët jo-greke në fjalë greke. Kjo mënyrë veprimi ka ndryshuar deri diku dhe mënyrën e shqiptimit të fjalëve ose emrave. Megjithatë, po të shohim perënditë e lashta te Olimpit ku besonin grekët në lashtësi, do vërejmë se ato perëndi lexohen apo kuptohen vetëm në gjuhen shqipe si për shembull:

Zeus - Zë, është perëndia më e fuqishme që kishte për grua perëndinë.

Hera - Era. Perëndia tjetër Letos – Leton. Zeusi më vonë u martua me
perëndeshën Mentis - mend dhe lindën Athinanë. Marsi, ishte perëndia e luftës dhe shumë herë nxiste grindje midis njerëzve prandaj e pat marrë emrin nga shqipja ‘’i marrë’’. Perëndia Apolon mendoj se e ka marre këtë emër nga shqipja, apo-loni, dhe vërtet Apoloni ishte perëndi i muzikës, poezisë dhe harqeve, dhe çfarë bënte Apoloni! Luante muzikë, i ndryshonte drejtimin shigjetave. Loja më e dashur për të luajtur për fëmijët ishte shigjeta. Perëndia e detit quhej Tetis, që shume lehtë në shqipe T zëvendësohet me D.

Po të shohim ditës e javës në gjuhën shqipe vërejmë se kanë një kuptim të plotë shqiptar dhe të perëndive ku besonin pellazgët. E diela, është dita që përfaqëson Diellin ngaqë e diela është dita më me shumë diell. E hëna përfaqëson hënën. E marta është dita e Marsit dhe quhet si ditë e marrë. E mërkura është dita e Mërkurit. E enjtja nuk është zbuluar akoma. E premtja është dita e zezë, të prenë, e prenë. E shtuna përfaqëson Saturnin.

Ndërkohë, grekët bizantinë ditët e javës i emërtojnë kështu: e diela përfaqëson Zotin, e hëna është dyshi, e marta, është treshi, e mërkura, është katra, e enjtja, është e pesta, e premtja, është dita e Shën Mërisë, te shtunën e kanë marrë nga hebrenjtë.

Siç shihet shqiptarët emërtimin e ditëve të javës e kanë më të vjetër se grekët, gjë që tregon se shqiptarët janë më të vjetër si popull në Ballkan. Edhe betimin pellazgët e bënin për kokën e nënës, babait, ashtu si betohen dhe shqiptarët sot, për kokën e nënës dhe të babait. Pellazgët me zakonet, muzikën, veshjen dhe veçanërisht me gjuhën e tyre shqipe, i kanë qëndruar kohës në tokat e tyre.
Shumë të dhëna historike greke, latine përmendin rastësisht ndonjë kontakt ushtarak, diplomat, tregtar dhe fetar me shqiptarët. Më vonë udhëtarë evropianë, dijetar, aventurier shkruan për ashpërsinë malore të vendit, për luftëtarët krenarë apo për veshjet karakteristike. Uillam Shekspir nuk e pat vizituar kurrë Shqipërinë, por ai vendosi komedinë e tij ‘’Nata e Dymbëdhjetë’’ në Iliri, pra në Shqipëri. Lordi Bajron ngeli kaq i gëzuar dhe i lumtur në takimet me shqiptarët, sa që i shkruante nënës së tij se do të blinte një kostum shqiptar dhe do ta vishte; fatkeqësisht kjo veshje u përvetësua nga grekët dhe njihet sot si kostumi kombëtar grek (!?)

Përrallat, legjendat dhe trimëria shqiptare do arrinin deri në Filipine, ku historia e dashurisë diku në mbretërinë e Shqipërisë me titull ‘’FLORANT AT LAURA’’ do të shkruhej në gjuhën tagaloge nga autori filipinas Leonard Tugjy. Legjenda e heroit kombëtar Skënderbeut, tregohet nga çifuti spanjoll në veprën e Leongfellout me titull ‘’Përrallat e hanit buzë rrugës’’.

Në përfundim duhet theksuar se mendimi i përgjithshëm shkencor është se populli shqiptar dhe gjuha shqipe janë pasardhësit modernë të Ilirëve dhe Pellazgëve, dhe fillesave indoevropiane. Kjo e bën edhe më të qartë arsyen përse populli shqiptar i vjetër është mbajtur i patundur pas gjuhës dhe kulturës së tij të lashtë. Ndonëse atdheu i ynë është pushtuar shpesh nga grekët, romakët, sllavët dhe turqit, edhe ndonëse shpesh kemi përdorur gjuhë tregtie, të ardhura nga larg, njerëzit që sot njihen si shqiptarë kanë ruajtur me vendosmëri e sukses, zakonet, traditat dhe dallimin tonë të lashtë Ilir e Pellazg. Por që të ruhen edhe në të ardhmen duhet që shqiptarët të kujdesen sa me shume për zhvillimin e më tejshëm arsimor-shkencor, të ndërtojnë institucione, universitete të tyre kombëtare dhe t’i ruajnë
me fanatizëm nga armiqtë shekullor të popullit shqiptar.
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Një trajtim ndryshe për Kosovën nga CIA The World FactBook

Post by Clavicula »

Acid, k'to sene i di man, edhe i kom pas naper provime, amo ni sen se kem te kjart na dy, na mungojn titujt na mungojn autoret ilir, qetu o krejt poenta e asaj qe po thom une, dicka ka k'tu, so larg mensh qe tjert kan morr prenj nesh, besa edhe Robert d'Angley i qet do sene qe na knaqin ama prap, ajo cka po thom une osht, na mungojn autoret, librat etj.
Kush pot thot qe ilirt nuk kan shkru ?? KAllxoma ti mu ni sen pse Greqishtja e sodit nuk ka as ngjeishmerin mat vogel me helenishten ??...Greqishtja e vjeter osht thjesht pellazgishtja/Ilirishtja:)
Jo ti kallxum mu sa dallon shqipja e sodit me Mesharin e Buzukut, e le ma me ilirishten, gjuhet evulojne, edhe greket kan pakjartsi per te kalumen e tyne, nji kohe e pranun qe jon te ardhun prej Azise se Vogel, e kur shkenca tha se trungu i qytetnimit evropjan osht te pellazget, grejket ja nisen me than qe ja jem pasardhes te pellazgeve.

Fundi, bota na ka ba te njoftun, jo na veten. Nji gjeograf tha Alabanet, edhe sot bota na njef si Albanian, po pse nuk than Ardianet qe kishin nji mbretni shume ma te sukseshme? Se nuk ju ra ne sy e na vet nuk e banem ma ne nam.
User avatar
KILI ROCK
Posts: 211
Joined: Tue May 05, 2009 11:06 am

Re: Një trajtim ndryshe për Kosovën nga CIA The World FactBo

Post by KILI ROCK »

Propaganda antishqiptyare është shumë e fortë .
CIA mer informata nga at që i japin.
Na nuk kemi koh mu mar me kto sende se duhet me manipulu me vota!

Pa mar parasysh , edhe po të ishte ashtu sic po pretendojn shkijet , se shqiptarët e paskan popullzuar Kosoven në shekullin 19-20(Ata kan me thon se e kan popullzu edhe në 1999 kur u kthym nga gjenocidi ) asnjë vdn në botën demokratike nuk mundet mi ja mohu të drejten për shtet një popullësie 90%-se sic janmi ne shqiptarën në Kosovë.

Nuk ka më rusi komuniste , e jugosllavi komuniste ku të legjitimohet dyndje e dhunshme e popullsis.

Pra të drejtne për shte të plotë sovran dhe të pavarur e kemi , me të drejten edhe historike 8që po e vëjn në dyshim shkijet me propagand!) edhe të tashmen me një përqindje mbi 90%!


Kili
SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
Post Reply