Sfida Osmane - Arben Xhaferi

Gjithqka rreth politikes..

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82

User avatar
cory taylor
Posts: 1567
Joined: Thu Dec 02, 2004 11:43 pm
Location: Holy Nazi Empire

Re: Sfida Osmane - Arben Xhaferi

Post by cory taylor »

Besimi dhe kombësia në një vepër të pabotuar të At Gjergj Fishtës


Dorëshkrimi i panjohur

Fakte të reja


Vetëdija kombëtare dhe vetëdija fetare, lidhjet e kushtëzimet midis tyre, kanë qenë një shqetësim parësor gjatë dy shekujve të fundmë në historinë e lëvizjeve të mendimit shqiptar. Gjatë Rilindjes Kombëtare për herë të parë u krijua një ideologji homogjene, një zhvillim historik-kulturor konvergjent, me një program kombëtar përbashkues. Pikërisht kjo bënte që cilësitë heterogjene të botës shqiptare, midis të cilave besimi, të fitonin vëmendje kritike vetëm pas themelimit të shtetit shqiptar. Prej fillimit të shekullit të 20-të slogani i Pashko Vasës “Feja e shqiptarit është shqiptaria” vazhdoi të jetë i ngulitur, por jo gjithaq i pushtetshëm dhe i padiskutueshëm sa në periudhën romantike. I pari që pati shprehur pikëpamjen se shqiptarët mund t’i bashkoheshin mënyrës europiane të të menduarit dhe të jetesës duke u kthyer në fenë e të parëve ishte Faik Konitza. Së njëjtës ide i qe përmbajtur edhe G. Schiro-i. Për këto ide të dy u qortuan nga një kohë historike në tjetrën dhe madje edhe sot vazhdojnë të qortohen.
User avatar
cory taylor
Posts: 1567
Joined: Thu Dec 02, 2004 11:43 pm
Location: Holy Nazi Empire

Re: Sfida Osmane - Arben Xhaferi

Post by cory taylor »

Pavarësia e Shqipërisë

Pavarësia e Shqipërisë,
sipas mendimit të Fishtës, e
favorizon veprimin katolik në
vend, dhe kjo do të mundësojë
jo vetëm një shpërfaqje
të vetëdijes zanafillëse
europiane të popullit shqiptar,
por edhe homogjenizimin
e tij tërësor, sepse të
njëjtin proces do ta ndjekin
edhe rreth 800 mijë shqiptarë
muslimanë në Jugosllavi, të
cilët, të shkëputur prej
khalifatit dhe të papajtueshmëm
me skizmatikët serbë,
me siguri dhe “me ndihmën e
Zotit”, do të gjejnë si rrugën
më të mençme bashkimin
me rrjedhat besimtare të
vëllezërve të tyre në Shqipërinë
e pavarur.
User avatar
Ulurima
Posts: 625
Joined: Sun Apr 10, 2005 10:22 pm
Location: Lost in Space

Re: Sfida Osmane - Arben Xhaferi

Post by Ulurima »

Në gjysmën e dytë të atij shekulli Pjetër Bogdani u bashkua në koalicion me serbët, austriakët dhe rusët kundër 'armikut të përbashkët' mysliman dhe osman duke tërheqë në këtë koalicion edhe një masë të madhe besimtarësh katolik. Në këtë koalicion Pjetër Bogdani u gjend krah për krah me patrikun e patrikanës serbe të Pejës, Arsenije i III-të Cërnojeviç, i njohur për propagandën dhe veprimtarinë e vet kundër shqiptarëve dhe për ortodoksizimin e katolikëve. Angazhimi i shqiptarëve në këtë luftë, duke pasë përballë një shqiptar tjetër, Qyprilinë, solli një rrënim të tillë të Kosovës nga të dy palët prej të cilit nuk e ka marrë veten as sot. Kështu, p.sh. Pikolomini, komandanti austriak i koalicionit dogji Shkupin: "Shkupi ishte qyteti dukshëm më i madh dhe më i pasur në rajon. Megjithatë mbasi arriti në përfundimin se ai nuk mund të mbrohej i vuri flakën gjithë qytetit dhe e tërhoqi armatën e tij të vogël në Kosovë" (Noel, 1998:146). Dhe se 'deri nga fundi i shekullit të tetëmbëdhjetë qytetet e Kosovës nuk do të ripërtrijnë nivelin e popullsisë që gëzonin para 1690-ës. Kështu p.sh. Prishtina më 1812 kishte vetëm pak mbi gjysmën e numërit të banorëve që kishte më 1680' (Noel, 1998:177). Po ashtu u shkatërrua Prizereni që kishte madhësinë e Hamburgut të atëhershëm dhe shumë qytete të tjera.
Last edited by Ulurima on Tue Jan 19, 2010 1:22 am, edited 1 time in total.
User avatar
cory taylor
Posts: 1567
Joined: Thu Dec 02, 2004 11:43 pm
Location: Holy Nazi Empire

Re: Sfida Osmane - Arben Xhaferi

Post by cory taylor »

Françeskanët shqiptarë, duke pasur një mjedis kulturor të përbashkët, një kryeqendër veprimi (Shkodrën), një tribunë shprehjeje (“Hyllin e Dritës”), një mjeshtër përmes të cilit mund të identifikoheshin (At Gjergj Fishtën), dhe një slogan që u shërbente si devizë (“Fe e Atme”), arritën deri tek krijimi i lëvizjeje dhe shkolle mendimi dhe u bënë faktor verifikues i raporteve besim - vetëdije kombëtare në kushtet e reja.

Dorëshkrimi në AQSH

Përveçse në vepra letrare, slogani i franceskanëve është shprehur në formën e një traktati ideologjik, filozofik dhe teologjik prej At Gjergj Fishtës. Dokumenti titullohet në origjinal “Questione nazionale e questione catholica” dhe ruhet në AQSH. Autori nisi ta shkruante në vitin 1914 dhe duket se e ka quajtur një vepër të mbaruar në vitin 1924. Dorëshkrimi përmban rreth 30 faqe tekst autograf, mbi të cilin vetë autori herë pas here ka bërë ndryshime dhe saktësime. Teksti bazë është shkruar me sa duket brenda një kohe të shkurtër, brenda të njëjtit kontekst historik-kulturor. Eshtë shkruar tërësisht me një kaligrafi mjeshtërore, shprehje e qetësisë, maturisë dhe e bindjes së autorit në çka po shkruante. Asnjë shenjë shqetësimi psikologjik nuk vërehet në sizmografinë e shkrimit. Mbiteksti, që është i së njëjtës dorë, është në formën e anëshkrimeve, shtesave dhe rrallë edhe të qortimeve. Mbiteksti duket se është ndërkohor, çka mund të merret si provë se At Gjergj Fishta e ka rimarrë disa herë në duar studimin e tij. Sa i takon mbitekstit, ky shpreh një gjendje psikologjike më pak të qetë.

Destinacioni i dokumentit
Përpjekjes sonë për të provuar nëse ky dokument iu përcoll ndonjë instance
apo zyre: Selisë së Shenjtë si relacion apo Lidhjes së Kombeve si memorandum,
nuk i janë përgjigjur fakte dëshmuese bindëse. Por ngurrimi i autorit për
ta botuar shqip, duke i pasur të gjitha mundësitë, shkon kundër këtij arsyetimi:
duket se ai nuk i drejtohej njeriut shqiptar. Fishta ishte klerik, ndryshe nga
Konitza dhe Schiro, që si njerëz laikë mund të futeshin më me vështirësi në
rrethin e keqkuptimit të qëllimshëm, nëse i referohemi asaj shkalle tolerance që
shpërfaqej në atë kohë në vijim të romantizmit homogjenizues.

Dorëshkrimi është i një formati më të madh se letra e përmasave zyrtare, me fletë të numërtuara recto e verso nga vetë autori. Eshtë letër e vijëzuar dhe e mbushur me tekst edhe në bardhësitë e lëna si të tilla në fillim prej tij. Përveçse nga autori i kësaj trajtese, dorëshkrimi është përmendur edhe nga prof. Ali Xhiku, në studimin e tij “Letërsia shqipe si polifoni”, për aq sa ka qenë në interesin e atij studimi, kryesisht për verifikimin e përmbajtjes së besojmës (kredos) poetike të Fishtës, të shprehur në sintagmën e pandashme “Fe e Atme”. Në të vërtetë dëshmohet se teksti është këshilluar edhe nga studiues të tjerë, vendës dhe të huaj, por ndaj tij është mbajtur heshtje, heshtje në tri periudha historike: para dhe pas Luftës së Dytë Botërore, si dhe në dy dekadat e fundme. Dorëshkrimi ruhet në AQSH dhe ka signaturën: Fondi 17, dosja 18, pa vit; që i përgjigjet fondit nominal të Gjergj Fishtës. Në përpunimin arkivistik është cilësuar “veprimtari krijuese” dhe ruhet bashkë me dorëshkrimet e krijimtarisë.

Relacion për Pontifikatin

Duke u nisur prej gjuhës në të cilën është shkruar, italishtes, mund të mendohet se At Gjergj Fishta e shkroi këtë tekst si një relacion për Pontifikatin, për të bërë të njohur gjendjen demofetare në Shqipëri menjëherë pas formimit të shtetit shqiptar. Në fakt, dorëshkrimi i përmban të gjitha cilësitë e një relacioni: përshkrimin realist të gjendjes, parashikimin e asaj që mund të ndodhë me shqiptarët pas ndarjes nga ish-perandoria osmane dhe disa këshillime se si mund të faktorizohet katolicizmi për të rikthyer autoritetin e vet në Ballkan si në periudhën paraosmane e njëherësh si mund t’u vlejë shqiptarëve kjo situatë e re për të europeizuar mendimin, orientimin dhe kulturën e tyre.
Mirëpo nuk është e sigurt nëse At Gjergj Fishta e nisi këtë punë me konceptin e një relacioni. Prof. Ali Xhiku, në studimin e tij, e quan “memorandum”, dhe nuk përjashtohet të ketë qenë vërtet i tillë, një kujtesë për Lidhjen e Kombeve, e cila çështjen shqiptare ia delegoi Konferencës së Ambasadorëve dhe kjo e fundit i njohu disa të drejta protektorati Italisë mbi Shqipërinë, të shenjuara mbi një dokument pikash tashmë të botuar nga studiuesit e historisë, sipas të cilave Italia do të ishte garante e sigurisë së jashtme të Shqipërisë, mbrojtëse e sovranitetit të brendshëm të saj, kontrolluese e sigurisë së qeverisjes - çka shkaktoi një refuzim kategorik të vendeve ballkanike, deri në atë shkallë sa Shqipëria të shpallej një territor ekstraballkanik dhe të mos ftohej në konferencat e federimit të rajonit. Ka një lidhje logjike mes dy fakteve: përderisa Roma e kishte këtë paketë privilegjesh ndërkombëtare mbi Shqipërinë, nuk ishte e tepërt që t’i bëhej një përkujtesë që edhe faktori fetar mund të mbahej në konsideratë në gjithë veprimin e saj.
Përpjekjes sonë për të provuar nëse ky dokument iu përcoll ndonjë instance apo zyre: Selisë së Shenjtë si relacion apo Lidhjes së Kombeve si memorandum, nuk i janë përgjigjur fakte dëshmuese bindëse. Por ngurrimi i autorit për ta botuar shqip, duke i pasur të gjitha mundësitë, shkon kundër këtij arsyetimi: duket se ai nuk i drejtohej njeriut shqiptar. Fishta ishte klerik, ndryshe nga Konitza dhe Schiro, që si njerëz laikë mund të futeshin më me vështirësi në rrethin e keqkuptimit të qëllimshëm, nëse i referohemi asaj shkalle tolerance që shpërfaqej në atë kohë në vijim të romantizmit homogjenizues. E vërteta është se 7-8 dekada më vonë, në truallin e një popullsie të ardhur prej ateizmit, idetë e rikrishtërimit vunë në qendër të goditjes edhe shkrimtarin I. Kadare.

Një relacion?
Dorëshkrimi i përmban të gjitha cilësitë e një relacioni: përshkrimin
realist të gjendjes, parashikimin e asaj që mund të ndodhë
me shqiptarët pas ndarjes nga ish-perandoria osmane dhe disa
këshillime se si mund të faktorizohet katolicizmi për të rikthyer
autoritetin e vet në Ballkan si në periudhën paraosmane e
njëherësh si mund t’u vlejë shqiptarëve kjo situatë e re për të
europeizuar mendimin, orientimin dhe kulturën e tyre.

Një traktat?

Për të gjitha këto arsye jemi të prirur ta trajtojmë këtë dorëshkrim si një traktat historik-filozofik për raportin midis kombësisë dhe besimit tek shqiptarët. Përse është një traktat? Para së gjithash sepse problemet shtrohen në mënyrë parimore dhe zgjidhjet propozohen në mënyrë paradigmatike. Në studimin e tij Fishta në krye përshkruan ndërkohësisht dhe bashkëkohësisht gjendjen demofetare në Shqipëri, më saktë në gjithë hapësirën shqiptare, duke përfshirë edhe Kosovën. Ai e sheh ardhjen e besimeve alternative në Ballkan si një dukuri historike, gjë që i përgjigjet së vërtetës. Jo vetëm si një dukuri historike, por edhe si një kushtëzim politik e gjeopolitik. Megjithëse në Librin e Shenjtë të besimtarëve islamë një prej nyjave themelore është se “në fe nuk ka me zor”, përvoja historike provon se perandoritë e mëdha, sidomos perandoritë teokratike, sikurse ishte dhe ish-perandoria osmane, përmes sistemit të privilegjeve dhe të pragmatizmit fiskal (që e shpreh shumë qartë sintagma “dy për një” për të krishterët) gjithnjë kanë dashur ta homogjenizojnë popullatën shumëgjuhëshe, shumëkombëshe dhe shumëracëshe me anë të fesë dhe besimit.

A ishte ky traktat, i njohur edhe me titullin “I cattolici e la questione
albanese”, në mënyrë të thjeshtuar, shprehje e një ëndrre besimtare
të At Gjergj Fishtës? Shumë argumente të çojnë drejt përfundimit se
brenda frymës së dorëshkrimit gjendet jo vetëm prelati i një rendi kishtar,
por edhe mendimtari laik shqiptar…

Pikëpamja e Fishtës është se besimi i ri ndër shqiptarët me traditë krishtërimi prej kohërave apostolike është i cekët dhe se shkëputja e lidhjeve të faltoreve myslimane me kalifatin, apo pavarësia e xhamisë së besimtarëve shqiptarë, e shpallur në vitin 1923, do të favorizojë rikrishtërimin masiv të popullatës. Sipas parashikimit të Fishtës, kjo do të ndodhë “brenda dy, të shumtën tre brezave”, sepse bashkatdhetarët e tij “nuk mund të qëndrojnë të patundur” edhe më tej. Pavarësia e Shqipërisë, sipas mendimit të Fishtës, e favorizon veprimin katolik në vend, dhe kjo do të mundësojë jo vetëm një shpërfaqje të vetëdijes zanafillëse evropiane të popullit shqiptar, por edhe homogjenizimin e tij tërësor, sepse të njëjtin proces do ta ndjekin edhe rreth 800 mijë shqiptarë myslimanë në Jugosllavi, të cilët, të shkëputur prej khalifatit dhe të papajtueshëm me skizmatikët serbë, me siguri dhe “me ndihmën e Zotit”, do të gjejnë si rrugën më të mençme bashkimin me rrjedhat besimtare të vëllezërve të tyre në Shqipërinë e pavarur. Mendimi i Fishtës shkon edhe më tej. Ai parasheh edhe riungjillizimin e boshnjakëve dhe nuk e përjashton një veprim katolik me karakter strategjik që përshkon gjithë Ballkanin, deri në qendrën e krishtërimit të ritualit bizantin. Në vijë logjike kjo pajtohet me qëndrimin që mbajti Selia e Shenjtë në vendimmarrjen ndërkombëtare për caktimin e kufijve të Turqisë kemaliste-republikane, duke luajtur një rol përcaktues, për shumëkënd të pakuptueshëm, që Konstantinopoja dhe rrethinat, bashkë me Selinë e Patriarkanës së Stambollit, t’i mbeteshin asaj si territor. Në dorëshkrimin e Fishtës, në mënyrë traktative, këshillohet se si duhet të jetë veprimi katolik jo vetëm midis popullsive muslimane në Shqipëri e në Ballkan, por edhe midis të krishterëve të “vijës së gabuar”, duke përthirrur një ndërmarrje me karakter gjeofetar, gjeostrategjik dhe gjeopolitik, si pikënisje e së cilës mund të shërbente Shqipëria, si vendi i besimeve të mbishtresuara. Fishta madje nuk mungon të evokojë aksione të ngjashme në rrjedhat e historisë që kanë ndjekur drejtimin prej Europës drejt Lindjes, duke përfshirë bëmat e Aleksandrit të madh dhe ekspeditat e tij deri ne Lindjen e Largme, si një inkurajim për veprime të ngjashme bashkëkohore.
Por a ishte ky traktat, i njohur edhe me titullin “I cattolici e la questione albanese”, në mënyrë të thjeshtuar, shprehje e një ëndrre besimtare të At Gjergj Fishtës? Shumë argumente të çojnë drejt përfundimit se brenda frymës së dorëshkrimit gjendet jo vetëm prelati i një rendi kishtar, por edhe mendimtari laik shqiptar.

Besimet alternative

Në studimin e tij Fishta në krye përshkruan ndërkohësisht dhe bashkëkohësish gjendjen demofetare në Shqipëri, më saktë në gjithë hapësirën shqiptare, duke përfshirë edhe Kosovën. Ai e sheh ardhjen e besimeve alternative në Ballkan si një dukuri historike, gjë që i përgjigjet së vërtetës. Jo vetëm si një dukuri historike, por edhe si një kushtëzim politik e gjeopolitik.
Megjithëse në Librin e Shenjtë të besimtarëve islamë një prej nyjave themelore është se “në fe nuk ka me zor”, përvoja historike provon se perandoritë e mëdha gjithnjë kanë dashur ta homogjenizojnë popullatën shumëgjuhëshe, shumëkombëshe dhe shumëracëshe me anë të fesë dhe besimit.

Rikrishtërimi

Përkufizimi terminologjik si traktat ka të bëjë me vlerësimin përmbajtësor të tekstit dhe nuk e përjashton funksionin e relacionit dhe të memorandumit. Fryma e përgjithshme e këshillimit apo porosisë së autorit është gati-gati si një “provokim politik” drejtuar Selisë së Shenjtë, për të rritur vëmendjen e saj ndaj Shqipërisë si e tërë, pavarësisht prej përbërjes heterogjene fetare (dhe jo vetëm për pjesën e të krishterëve romanë). Në themel të këtij traktati qendron ideja se Shqipëria, Ballkanet dhe popujt e tyre, duke qenë historikisht të krishtëruar shumë herët, mund të rikthehen në rrugën e zhvillimit europian përmes një veprimi fetar rikrishtërues. Kjo mund të lexohet si një thirrje drejtuar Pontifikatit që të mos mjaftohet me dërgimin e vizitatorëve apostolikë dhe të misionarëve të tjerë në atë pjesë të vogël të Shqipërisë që kishte popullsi të krishtërimit roman, por ta shihte gjithë popullatën shqiptare si potencialisht të krishterë dhe të rriste interesimin e saj për gjithë territorin shqiptar. Nuk ishte vetëm Fishta që mendonte se Shqipëria e viteve dhe dekadave të para të pavarësisë nuk mund të bënte përpara pa mbështetjen e një fuqie të madhe. Qysh në vitin 1892 Crispi pati përgatitur një dossier në formën e platformës politike dhe gjeopolitike për të bindur shtetin italian që të merrte përsipër protektoratin mbi një Shqipëri të ardhme të pavarur, duke llogaritur jo vetëm kundërveprimin osman, por edhe ambiciet dhe xhelozinë austro-hungareze, platformë që edhe sot e kësaj dite gjendet në kushte rezervimi. Disa prej nyjave themelore të këtij traktati janë aktualizuar në debatet e dy dekadave të fundme për identitetin e shqiptarëve (I. Kadare, R. Qosje, K. Frashëri e të tjerë).

Këshillat e Fishtës

Në dorëshkrimin e Fishtës, në mënyrë traktative, këshillohet se si duhet të jetë veprimi katolik jo vetëm midis popullsive muslimane në Shqipëri e në Ballkan, por edhe midis të krishterëve të “vijës së gabuar”, duke përthirrur një ndërmarrje me karakter gjeofetar, gjeostrategjik dhe gjeopolitik, si pikënisje e së cilës mund të shërbente Shqipëria, si vendi i besimeve të mbishtresuara. Fishta madje nuk mungon të evokojë aksione të ngjashme në rrjedhat e historisë që kanë ndjekur drejtimin prej Europës drejt Lindjes, duke përfshirë bëmat e Aleksandrit të madh dhe ekspeditat e tij deri ne Lindjen e Largme, si një inkurajim për veprime të ngjashme bashkëkohore.


Teza themelore

Teza themelore e këtij traktati është se krishtërimi roman ka qenë besimi autokton i ilirëve dhe shqiptarëve, i bullgarëve dhe i një pjese të madhe të sllavëve. Me shembjen e ish-perandorisë osmane Ballkanet duhej të ndaheshin jo vetëm politikisht, por edhe nga ana fetare, prej “dukurisë së ardhur”. Autori mendon një aksion rikrishtërimi jo vetëm të muslimanëve, por edhe të skizmatikëve, duke iu referuar “fesë së parë”, “atdheut të parë”. Traktati në thelb është vijim i mitit të prejardhjes, që u formua qysh gjatë Rilindjes Kombëtare. Sipas Fishtës, duhet të ketë një veprim katolik në vijë horizontale, mes për mes Ballkanit, për të rivendosur ekuilibret tradicionalë të historisë, në emër të besimit autokton, si pjesë e mitit të autoktonisë që qe shqiptuar qysh në periudhën rilindëse. Ai mendon se krishtërimi perëndimor dhe në radhë të parë Roma e Selia e Shenjtë nuk duhet të kenë dy shkallë vëmendjeje për shqiptarët: një për të krishterët romanë dhe një për të tjerët, por vetëm një shkallë të përgjithshme e të njësuar, sepse shqiptarët potencialisht janë që të gjithë të krishterë, ose mund të bëhen të tillë.
User avatar
cory taylor
Posts: 1567
Joined: Thu Dec 02, 2004 11:43 pm
Location: Holy Nazi Empire

Re: Sfida Osmane - Arben Xhaferi

Post by cory taylor »

qe fishta,budi ... bre manipulus ...


paqa me ty ..
User avatar
Ulurima
Posts: 625
Joined: Sun Apr 10, 2005 10:22 pm
Location: Lost in Space

Re: Sfida Osmane - Arben Xhaferi

Post by Ulurima »

kqyre ma nalt PETAR CRNOJEVIC BOGDANIN o i dekun...
User avatar
Ulurima
Posts: 625
Joined: Sun Apr 10, 2005 10:22 pm
Location: Lost in Space

Re: Sfida Osmane - Arben Xhaferi

Post by Ulurima »

Shkrirja në një front të vetëm të përpjekjeve për përparimin dhe konsolidimin e Islamit me luftën për çështjen kombëtare, pa zvogëluar rëndësinë e njërës në kurriz të tjetrës dhe pa i dhënë njërës më shumë prioritet se tjetrës. Shqipëria dhe Islami janë dy nocione që detyrimisht qëndrojnë pranë njëri-tjetrit. I madhi Faik Konica ka thënë: "TE MOS ISHTE ISLAMI, POPULLI SHQIPTAR DO TE ISHTE SHUME ME TEPER NE NUMER POR JO SHQIPTAR". (Nënvizimet dhe kapitalet janë tonat, F.K.) Fjalë lapidare që sigurisht meritojnë të shkruhen me shkronja të mëdha. (Mr Sc. Faik Kasollja)
User avatar
cory taylor
Posts: 1567
Joined: Thu Dec 02, 2004 11:43 pm
Location: Holy Nazi Empire

Re: Sfida Osmane - Arben Xhaferi

Post by cory taylor »

ani i gjall .. futurizmi se ka pas as ai .. e mos harro qe edhe fadil hoxha e komunistat shqipttar jon bashku kudner armikut te perbaashket .. diuhet qe cdo her prej aleancave ballkanike fqinjet ballkanik jon bashku, megjithate bogdani nuk osht ne nje rang edhe nuk bukfalizohet muhabeti qashtu ... po Zot shnosh e kom me kry ket pun si me fshiten e konicen e qosen e krejt qe ti i livfojshe e tash spot pelqejn llafet e tyne se po e konfirmojn tezen teme jo tendencioze qysh popandeh ti po vetem sa po e vertetojn tezen teme pa prapavi edhe pa kurfar urrejtje fetare per dallim pi teje ..


PAQJA ME TY ...
User avatar
Ulurima
Posts: 625
Joined: Sun Apr 10, 2005 10:22 pm
Location: Lost in Space

Re: Sfida Osmane - Arben Xhaferi

Post by Ulurima »

Për realizimin e projekteve kundër shqiptarëve nacional-shovinizmi serbomadh i shekujve të fundit ka gjetë shpesh bashkëpunëtor shqiptar. Kjo prirje bashkëpunimi është shumë e herëshme, ka një traditë të shumë shekujve më parë dhe këtë traditë e ka krijuar në mënyrë të veçantë një rrymë e katolicizmit shqiptar. Më vonë ai ka përfshi laik dhe njerëz të besimeve të tjera. Ajo mund të gjendet ndoshta tek këshilltari i Skënderbeut, Pal Engjëlli, për afrim të Skëderbeut me sundimtarët serb të Kosovës, dhe mund të gjendet para tij. Por raste ilustruese për panballkanizmin katolik shqiptar janë disa kuvende të mbajtura radhazi si kuvende gjithballkanike (panballkanike) ose ndërballkanike gjatë shekullit XVII. Kështu në një periudhë të shkurtër dhe intensive u mbajtën disa kuvende ndërballkanike: Kuvendi i I-rë në korrik 1614 në Kuç të Malsisë së Madhe, Kuvendi i II-të më 8 shtator 1614 po në Kuç, Kuvendi i III-të në Prokuplje (nën Serbinë) në nëntor 1616, Kuvendi i IV-të më 1620 ne Beograd. Në këto kuvende merrnin pjesë katolikët shqiptar e dalmatë dhe ortodoksët shqiptar (të ritit biznatin ose grek, siç thuhej, p.sh. mitropoliti i Durrësit), ortodoksët serbë (ndër të cilët p.sh. i njohuri antishqiptar, patriku i Pejës), malazezë, bullgarë, 'maqedonas', hercegovas etj. (HSH, I, 1959:363-364).
Last edited by Ulurima on Tue Jan 19, 2010 1:30 am, edited 1 time in total.
User avatar
cory taylor
Posts: 1567
Joined: Thu Dec 02, 2004 11:43 pm
Location: Holy Nazi Empire

Re: Sfida Osmane - Arben Xhaferi

Post by cory taylor »

ahahahaha o deka me ANONIMUSAT e tu edhe citatet e tyne edhe vet qite nkanar sa qojn pesh ... ani per me jau ngirt vleren e psotimeve jau kan citu titujt shkencor AHAHAHAHAHAHAHAHAHAH DEKA MS.CS.fAIK KASOLLJA ...


je qesharak edhe je ni nivel tyne je nje anonimus i vertet ...


PAQJA ME TY megjithate o i gjalle ..
User avatar
cory taylor
Posts: 1567
Joined: Thu Dec 02, 2004 11:43 pm
Location: Holy Nazi Empire

Re: Sfida Osmane - Arben Xhaferi

Post by cory taylor »

me kaq e permbyllim ... mos e myt forumin e faqen mos e agarko mo me ata far anonimusa se lodhen nejrzit .. pe lojm me qekaq niher e i kthehem muhabetit apet mos ta nin .. se ala nuk tkom shthur qysh duhet ...
User avatar
Ulurima
Posts: 625
Joined: Sun Apr 10, 2005 10:22 pm
Location: Lost in Space

Re: Sfida Osmane - Arben Xhaferi

Post by Ulurima »

cory taylor wrote:ahahahaha o deka me ANONIMUSAT e tu edhe citatet e tyne edhe vet qite nkanar sa qojn pesh ... ani per me jau ngirt vleren e psotimeve jau kan citu titujt shkencor AHAHAHAHAHAHAHAHAHAH DEKA MS.CS.fAIK KASOLLJA ...


je qesharak edhe je ni nivel tyne je nje anonimus i vertet ...


PAQJA ME TY megjithate o i gjalle ..
o i dekun, si t'osht mi nivelin ton MJAFTON, mos u kap per emni se ai njeri citim t'Konices ka bo, po kqyri 45556454654545665 autor t'huj qe ti kom citu...edhe une krejt puro-katolikat e puro-shqiptart ti kom RESPEKTU...edhe spi ha llafet e Konices po po kallxoj qka pernime KA THON KONICA...e + n'postimin sot qe e ke bo, e ke shajt QOSJEN, tash pe PERDOR se e ke gjet naj rresht PRO DIQKFAIT...ahahaha shume je bal...
User avatar
Ulurima
Posts: 625
Joined: Sun Apr 10, 2005 10:22 pm
Location: Lost in Space

Re: Sfida Osmane - Arben Xhaferi

Post by Ulurima »

Në shekullin XVI, në një letër dërguar (më 1578) në emër të 15.000 katolikëve të Kosovës tërhiqnin vëmendjen në rrezikun e islamizimit dhe ortodoksizimit të tyre. Në një raport tjetër të vitit 1599 theksohet rreziku që shumë besimtarë katolike t'i bashkohen kishës serbe dhe të ortodoksizohen. Në shekullin XVII, më 1664, Andrea Bogdani, i cilëson ortodoksët serbë si armiqtë më të rrezikshëm të katolikëve. Për të ardhë në shekujt e fundit (XIX-XX) kur Gaspër Krasniqi bëhej vegël e nacional-shovinistit Ilia Garashanin në emër të luftës së 'kristianëve' kundër 'armikut të përbashkët' osman, një tjetër abat po i Mirditës, Preng Doçi, bënte të kundërtën, i përcaktonte serbët si armikun kryesor të shqiptarëve dhe osmanët si më pak të rrezikshëm: "Turku nuk është armiku më i egër i Shqipërisë. Vendi vërtetë kishte vujatur tmerrësish nga turku, por Shqipëria nuk vdiq. Përkundrazi. Ndërsa tani është një armik tjetër, madje shumë më i egër se turku, një armik që po forcohej dita-ditës. Ky armik ishte sllavi. Rusia, me kishën e saj fanatike dhe me bandat e saj të egra serbe dhe bullgare, ishte gati të shkretonte Shqipërinë dhe t'i zhdukte njëherësh katolikët dhe myslimanët bashkë" (Durham 1990:351). Po ashtu besimtarë katolik dhe figura të shquara të Rilindjes Kombëtare si Pashko Vasa (i cili, siç u tha, në fillim kishte mendim tjetër) shkruan veprat e veta kryesore për të argumentuar se armiqtë kryesorë të shqiptarëve nuk janë osmanët dhe myslimanët, por sllavët dhe ortodoksët fqinjë, ide që u bë program i gjithë lëvizjes kombëtare shqiptare. Mbas coptimit të Shqipërisë e shqiptarëve, kur arqipeshkvi katolik i Tivarit, Dobreci, iu bashkua tmerreve malazeze për ortodoksizimin e shqiptarëve katolik e myslimanë, të tjerë klerikë katolikë iu kundërvunë deri në heroizma të dhimbshme, si rasti i Luigj Palajt të Gjakovës, që mbasi e masakruan duke i prerë gishtat për së gjalli, e therën më vonë me bajoneta, arqipeshkvi i Prizerenit, Lazër Mjeda etj. Ashtu si Prengë Doçi edhe një nga njerzit më të ditur të kohës, Gjergj Fishta, prift katolik mendonte se rreziku kryesor për shqiptarët kishin qenë serbët e jo osmanët: "Prej kësaj pikëpamje duhet thanë se shqyptarët gabuen e gabuen randë fort, tue u çue aso kohe kundra Tyrkijet; pse për ta do të kishte kenë dam fort ma i vogël me u vu nën zgjedhë të Tyrkut, se me kenë gri prej kristijanvet" (Shejzat, 1972, nr.5-8, f.192-93). Të tjerë klerik katolik shqiptar, dom Nikollë Mazreku, në vitet '30 u ndeshen me qëndrime antishqiptare të klerikëve katolik si Kordinjano.
User avatar
Ulurima
Posts: 625
Joined: Sun Apr 10, 2005 10:22 pm
Location: Lost in Space

Re: Sfida Osmane - Arben Xhaferi

Post by Ulurima »

'Armiku i përbashkët' porta katolikocentrike për dërgimin e shqiptarëve tek serbët

Ideja, besimi dhe parulla e 'armikut të përbashkët' të shqiptarëve dhe serbëve e malazezëve ka qenë një nga idetë, besimet dhe parullat më të fuqishme të klerit katolik shqiptar (dhe jo vetëm atij por p.sh. edhe i komunistëve shqiptar) për t'i çuar shqiptarët tek serbët e malazeztë, për t'i shtyrë besimtarët katolik të veprojnë sipas urdhërave, kërkesave dhe planeve nacional-shoviniste serbo-malazeze kundër interesave shqiptare. Një numër i madh kryengritjesh kundër osmanëve planifikoheshin, zhvilloheshin ose hiqej dorë nga zhvillimi i tyre sipas interesave të Serbisë dhe urdhërave që merrnin prej saj. Klerikët katolik të lidhur me Serbinë nevojën e kryengritjes ose heqjen dorë prej saj nuk e paraqisnin para besimtarëve katolik, ashtu siç ishte, si kerkesë të Serbisë, por si patriotizëm, si detyrë e luftës për çlirim nga 'pushtuesi osman', ndërsa Serbinë e paraqisnin vetëm si bashkëpunëtore kundër 'armikut të përbashkët'. Edhe vetë Gaspër Krasniqi rrogën që merrte nga Garashanini e merrte në emër të 'patriotizmit' dhe etjes për çlirimin e shqiptarëve nga 'armiku i përbashkët' i shqiptarëve dhe serbëve.
User avatar
Ulurima
Posts: 625
Joined: Sun Apr 10, 2005 10:22 pm
Location: Lost in Space

Re: Sfida Osmane - Arben Xhaferi

Post by Ulurima »

Veprimtari të sotme katolikocentrike

Katolikocentrizmi i sotëm shqiptar si vijues i kësaj tradite shekullore të bashkëpunimit me serbo-malazeztë ka trashiguar të gjitha këto karakteristika të saj: idenë e 'armikut të përbashkët' të shqiptarëve e serbëve, idenë e 'kristianizmit' si rrugë e bashkimit me serbët në luftë kundër shqiptarëve, ka marrë e ruan dhe ushtron antimyslimanizmin e kultivuar nga nacionalizmi serb, dëgjueshmërinë ndaj serbëve etj.

Kështu, katolikocentrizmi i sotëm, ashtu si ai shekullor, ka rimarrë formulën e 'kristianizmit' si rrugë për afrimin me ortodoksinë, para së gjithash atë serbe e greke kundër myslimanëve. Siç u tha, 'kristianizmi' ka qenë një nga 'portat' që ka përdorë tradicionalisht dhe në shekuj katolikocentrizmi për t'i çuar shqiptarët tek serbët dhe vendosjen e tyre nën komandën serbe. Heqja dorë nga emri 'katolik' si emër dallues nga ortodoksizmi dhe si emër kujtimesh të kryqzatave e luftrave shekullore kundër ortodoksizmit, përdorimi i emrit përbashkues 'kristian' (përballë mysliman) konstatohet qartë edhe sot. Raste të tilla janë p.sh. bashkimi para shumë vitesh i priftit katolik, Zef Pëllumbi, me 'intelektualin' ortodoks, Aurel Plasari, nën ombrellën e 'kristianëve' dhe shumë veprimtarive fetare-politike të tyre. Edhe Myftaraj në librin e tij 'Nacional-islamizmi shqiptar baleta&feraj' i përdor këmbyeshëm termat 'katolik' me 'kristian'. Kështu ai herë ngulë këmbë se Evropa nuk i ndihmon shqiptarët pa u kthyer në katolik, herë thotë se duhet të kthehen në kristian. Po ashtu toskninë e lë si zonë ndikimi të Janullatosit dhe ortodoksisë greke, ndërsa kthimin në katolik e kërkon veçanërisht për gegninë që e sheh si zonë ndikimi të Vatikanit. Gjersa prej tij, tosknia lihet të zgjedhë vetë nëse do t'i bashkohet Greqisë (ortodoksisë) apo do të qëndroj brenda Shqipërisë, për gegninë nuk le shteg tjetër veç kthimit në katolik. Nga Myftaraj ravijëzohen qartas aleancat katolikocentrike dhe ortodokse-janullatiste për ndarjen e zonave të influencës dhe coptimin e Shqipërisë duke eliminuar rezistencën myslimane ndaj këtij coptimi përmes konvertimit të tyre në katolik dhe ortodoksë. Aleanca katolikocentrike me ortodoksinë duket edhe në aleancën e Berishës (mbasi i është nënshtruar katolikocentrizmit) me Nanon për fshirjen e 555 vjetëve histori dhe kthimin e shqiptarëve tek Perandoria Biznatine ku konkuronin vetëm katolicizmi me ortodoksinë pa praninë e myslimanëve. Derisa e paraqet Nanon si përfaqësues të ortodoksizmit, Berisha përpiqet për vete të marrë flamurin e katolicizmit. Trakti i shpërndarë në Kosovë e Shqipëri, po ashtu, drejtohet vetëm kundër islamizmit dhe myslimanëve, e mbështetë në heshtje ortodoksizmin kur nuk e përmend si një rrezik për shqiptarët dhe e mbështetë hapur duke thirrë shqiptarët të ndjekin shembullin e 'patrikut' katolik shqiptar, Pjetër Bogdani, që u bashkua me patrikun serb, Cërnojeviç, kundër myslimanizmit. Në qoftë se ndiqet shembulli i Pjetër Bogdanit sot kjo do të thotë të bashkohet Lush Gjergji, Mark Sopi etj., me atin Sava të serbëve të Kosovës, ose Artemijen, në luftë kundër myslimanëve, e kjo do të thotë shqiptarëve sepse serbë mysliman nuk ka. Në Shqipërinë londineze kjo do të thotë bashkim i Rrok Mirditës me Janullatosin, kundër 'armikut të përbashkët' të tyre, myslimanëve shqiptar, sepse mysliman grek nuk ka. Për Janullatosin që është grek kjo aleancë është shumë e dëshiruar, ndërsa Mirditës do t'i duhet të luftoj kundër bashkëkomabsve të vetë. Ky është problemi i bashkimit të shqiptarëve nën termin 'kristianizëm': për serbët e grekët është bashkim për luftë kundër shqiptarëve si një komb tjetër, ndërsa për shqiptarët është bashkim me serbët e grekët për luftë kundër bashkombasve të vet. Thënë ndryshe ky bashkim është gjithnjë në të mirë të serbëve e grekëve kundër shqiptarëve. Bashkimi nën termin 'kristianizëm' është njëkahësh: vetëm kunër shqiptarëve, por asnjëherë kundër nacionalshoviznizmit serbo-grek.

Porta tjetër, 'armiku i përbashkët' i serbëve dhe shqiptarëve, e përdorur në shekuj nga katolikocentrizmi shqiptar për t'i çuar shqiptarët tek serbët, po ashtu, është hapur dhe vënë në përdorim prej tyre edhe sot. Propaganda serbe e luftës kundër shqiptarëve, veçanërisht në prag dhe gjatë bombardimeve nga NATO e ka paraqitë myslimanizmin dhe myslimanët shqiptar si rrezik për Serbinë e gjithë Evropën, e ka paraqitë veten si mbrojtëse e kristianizmit evropian etj. Tani katolikocentrikët shqiptar u thonë shqiptarëve se edhe ata kanë këtë armik kryesor të përbashkët me serbët. Në vija të përgjithshme argumentimi i tyre thotë se qenia në shumicë e shqiptarve mysliman po përdoret për propagandë në favor të Serbisë, prandaj myslimanizmi dhe myslimanët janë vërtetë armik i Serbisë, por kështu po bëhen edhe armik i shqiptarëve. Si përfundim, shqiptarët dhe serbët kanë një armik të përbashkët: myslimanizmin. Me këtë hiqen pengesat për aleancë me serbët kundër një 'armiku të përbashkët' më të rrezikshëm, siç thuhej tradicionalisht, armikut osman dhe mysliman. Mbi këtë bazë shkohet lehtë tek ideja se nuk është marrdhënie e natyrshme konflikti shqiptaro-serb, po aleanca shqiptaro-serbe kundër armikut të përbashkët mysliman ne emër të vlerave perëndimore 'kristiane'. Fakti që 'kristianët' perëndimor bombarduan 'kristianët' lindor për të mbrojtë 'myslimanët' shqiptar (dhe boshnjak) e përgënjeshtron argumentin katolikocentrik. Por katolikocentrikët dallohen, ndër të tjera, nga vetë fakti se përpiqen të gjejnë 'armikun e përbashkët' të shqiptarëve dhe serbëve. Për ta nuk ka rëndësi nëse shqiptarët dhe serbët kanë vërtetë ndonjë armik të përbashkët, ai mund të jetë real ose imagjinar, por kryesore për ta është të shtyhen shqiptarët të mendojnë gjithnjë për të gjetë një 'armik të përbashkët' e të hyjnë në alenacë me serbët kundër tij. Kriteri për t'i dalluar katolikocentrikët është i lehtë: ata përpiqen të gjejnë ose të sajojnë një armik të përbashkët të serbëve e shqiptarëve.

Trashigimia tek katolikocentrizmi i sotëm shqiptar i ndjenjave antimyslimane të nacionalizmit serbo-malazez (dhe grek, Raça 1990) të shekujve XVIII-XIX e më vonë dëshmohet edhe në ndjenjat e forta të urrjetjes ndaj myslimanëve. Numëri i madh i artikujve të botuar në shtypin shqiptar gjatë këtyre viteve nuk mund të përmendet këtu. Këtu mund të ilustrohet vetëm me rastin e Myftarajt. Urrjetja tipike katolikocentriste shqiptare e marrë nga nacional-shovinizmi serb (dhe grek) shprehet veçanërisht në traktin e shpërndarë në Kosovë e Shqipëri dhe në librin e Kastriot Myftarajt 'Nacional-islamizmi shqiptar baleta&feraj' në të cilat islami sulmohet në atë mënyrë që për të nxitë urrjetjen kundër tij shpifet, fallsifikohet kurani etj., vetëm për të arritë qëllimin që nuk mund të arrihet ndryshe. Kështu, në librin e vet Myftaraj thotë se Kurani jep porosinë për të vrarë të gjithë jomuslimanët: 'Kurani thotë për jomuslimanët: 'I vrisni kudo që t'i gjeni' (f.266). E vendosur në thonjëza duket sikur shprehja është marrë nga kurani, por kurani nuk e përmban këtë urdhër. Sipas Myftarajt që kërkon kthimin e shqiptarëve në katolik, besimi islam është fashist (f.111), totalitarist (po aty), fe e poshtnimit njerëzor (f.102), bota shpirtërore dhe shoqërore e myslimanëve është barabare (f.120) etj., etj. Ky fjalor vjen drejtpërdrejtë nga kryqzatat mesjetare dhe nacional-shovinizmi serbo-grek i shekujve XVIII-XIX-XX.

Siç shihet, pra, në çdo vështrim mund të konstatohet e dëshmohet qartë se katolikocentrizmi i sotëm shqiptar, propaganda dhe veprimtaria masive e intensive dhjetëvjeçare deri tek shpërndarja e traktit në Kosovë e Shqipëri, e librit të Kastriot Myftarajt 'Nacional-islamizmi shqiptar baleta&feraj' dhe shpërthimi i eksplozivit tek busti i Fishtës në Shkodër është vazhdim i një rryme katolike shqiptare bashkëpunëtore shekullore e serbo-malazezvë me mbështetës, frymëzues dhe urdhërues në Vatikan. Nga ky bashkëpunim, siç u tha, katolikocentrizmi mori: a) urrejtjen karakteristike të nacionalizmit serbo-malazez kundër myslimanëve shqiptar, b) besimin në 'armikun e përbashkët' të shqiptarëve e serbëve, c) veprimin sipas planeve serbo-malazeze kundër 'armikut të përbashkët' veçanërisht kunër myslimanëve, d) përbashkimin me ortodoksët serbo-malazezë nën emrin e përbashkët 'kristian' kundër myslimanëve shqiptar etj., etj.
Locked