Sfida Osmane - Arben Xhaferi

Gjithqka rreth politikes..

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82

Locked
User avatar
cory taylor
Posts: 1567
Joined: Thu Dec 02, 2004 11:43 pm
Location: Holy Nazi Empire

Re: Sfida Osmane - Arben Xhaferi

Post by cory taylor »

ma von mirrna me budallakinat tjera edhe demaksimin ton final .. se taksirat mra mu n'hise ..

paqja me ty ..
User avatar
cory taylor
Posts: 1567
Joined: Thu Dec 02, 2004 11:43 pm
Location: Holy Nazi Empire

Re: Sfida Osmane - Arben Xhaferi

Post by cory taylor »

Gjithnjë udhëheqësit shpirtëror e në mënyrë të veçantë klerikët katolik shpalleshin armiqtë më të mëdhenj të popullit serb jo rastësisht por sepse siç pohon Rexhep Qosja në veprën e tij“Populli i ndaluar” “..., në historinë e popullit shqiptarë, faktori fetar, as ai mysliman, as ai ortodoks, nuk kanë luajtur ndonjë rol atdhetar, çka nuk mund të thuhet për një numër të klerit katolik, ndër të cilët ka të tillë, që kanë merita të mëdha në kulturën shkrim-këndim, gjuhë dhe letërsi shqipe. Ata ishin atdhetar të mëdhenj.”(3)
User avatar
cory taylor
Posts: 1567
Joined: Thu Dec 02, 2004 11:43 pm
Location: Holy Nazi Empire

Re: Sfida Osmane - Arben Xhaferi

Post by cory taylor »

Priftat katolik shqiptarë, shkruan prifti ortodoks serb, janë më të rrezikëshëm se artileria turke.
Apo siç shkruan Faik Konica në revistën e tij “Albania” se katolikët shqiptar janë shkak që u mbajtë gjallë gjer më sot kombësia jonë.
User avatar
Ulurima
Posts: 625
Joined: Sun Apr 10, 2005 10:22 pm
Location: Lost in Space

Re: Sfida Osmane - Arben Xhaferi

Post by Ulurima »

a po shkojna pjese pjese a ? Hajde

Njeriu i parë që rekrutoi agjentura shtetërore serbe për planet e veta antishqiptare ishte një prift katolik, abatin e Mirditës, Gaspër Krasniqi. Në emër të luftës për 'kristianët' dhe kundër 'armikut të përbashkët' osman, Gaspër Krasniqi mbante lidhje, merrte udhëzime dhe paguhej për veprimtarinë e tij sipas politikës serbe drejpërdrejtë nga Garashanini. Gaspër Krasniqi nuk mbeti një individ, por arriti të krijojë një rrjet priftërinjësh katolik shqiptar në shërbim të politikës serbe, natyrisht në emër të 'patriotizmit', luftës kundër 'armikut të përbashkët' të shqiptarëve dhe serbëve, armikut mysliman-osman. Kështu ai raporton se ka rekrutuar priftërinjë katolik në Shkodër (Pal Dodmasej), në Kalivore etj., duke krijuar, pra, rrjetin e klerikëve katolik në shërbim të Serbisë. Prandaj ka kuptim të flitet për rrjet priftërinjëshë katolik shqiptar në shërbim të politikës serbe. Po ashtu Krasniqi tërhoqi në bashkëpunim me shovinizmin serb edhe besimtarë katolik si prijësi i Mirditës Bibë Doda etj. (Brestovci 1983:81-90 etj.).
User avatar
cory taylor
Posts: 1567
Joined: Thu Dec 02, 2004 11:43 pm
Location: Holy Nazi Empire

Re: Sfida Osmane - Arben Xhaferi

Post by cory taylor »

Krishterimi ishte feja e parë ndër shqiptar. “Ilirët ishin të parët në Ballkan që pranuan këtë besim të ri në vend të paganizmit”(4) Kështu katolikët përbënin dhe rrezikun kryesor për kishën dhe kishtarët e Serbisë pikërisht pse ata ishin historikisht ura lidhëse me Europën e qytetëruar. Katolicizmi, nga njëra anë, i jepte Shqipërisë bashkimin që i mungonte si shtet dhe nga ana tjetër e lidhte me botën e krishterë europjane, vinte në dukje Fan Noli.

Pikërisht këto atdhetarë të mëdhenj i vinte së pari në shënjestër kisha ortodokse Serbe dhe i shpallte armiq më të mëdhenj të Serbisë.
User avatar
Ulurima
Posts: 625
Joined: Sun Apr 10, 2005 10:22 pm
Location: Lost in Space

Re: Sfida Osmane - Arben Xhaferi

Post by Ulurima »

Bashkëpunimi i një rryme të klerit katolik me nacionalshovinizmin serbo-malazez ndodhi edhe në rastet kur kjo politikë nuk ishte aspak e fshehur, kur ishte e hapur, e dhunshme njëlloj si në kohën e Car Dushanit dhe kur drejtohej hapur jo vetëm kundër myslimanëve, por edhe kundër vetë katolikëve si në rastin mbasi tokat e kombi shqiptar ishin coptuar nga serbo-malazeztë dhe kishte rifilluar dhuna ortodoksizuese ndaj katolikëve e myslimanëve shqiptar në vitin 1913. Kështu, arqipeshkvi i Tivarit, Nikolla (Dobretiq) Dobreci, u bashkua në fushatën ortodoksizuese të shqiptarëve katolik e mysliman që realizohej nga Mali i Zi në vitin 1913 ushtruar prej Savë Batares në terren me terror që s'mbahej mend që nga Car Dushani (Cana 1996:23 etj.).
Last edited by Ulurima on Tue Jan 19, 2010 12:54 am, edited 1 time in total.
User avatar
Ulurima
Posts: 625
Joined: Sun Apr 10, 2005 10:22 pm
Location: Lost in Space

Re: Sfida Osmane - Arben Xhaferi

Post by Ulurima »

Në Shqipërinë londineze po ashtu një pjesë e klerit katolik shqiptar vazhdoi bashkëpunimin me politikën nacionalshoviniste serbo-malazeze kundër shtetit dhe qeverisë shqiptare. Rasti më i dukshëm u bë veprimtaria e dom Lorenc Cakës (1926) që tërhoqi besimtarët katolik të Mbishkodrës në kryengritjen kundër qeverisë së Zogut, në bashkëpunim (i paguar) dhe sipas udhëzimeve të politikës serbe që synonte rrximin e Zogut nga pushteti (De la Roka 1994:137; Fisher 1996:200). De la Roka sjellë një argument të çuditshëm për të shfajsuar Cakën: 'asnjë ipeshkv nuk guxon t'i përkrah kryengritësit, kështu që veprimi i tyre duket se në të vërtetë ishte shkaktuar nga pakënaqësia e bajraktërëve....'. Mirëpo këtë argument e hedhë poshtë vetë, sepse në faqen në vijim pranon se klerikët katolik 'efektivisht ishin përzier në kryengritjen' dhe në shënimin (33 f.180-181) për Cakën jep dëshmi të veprimtarisë së tij politike kundër Zogut.
Last edited by Ulurima on Tue Jan 19, 2010 12:55 am, edited 1 time in total.
User avatar
cory taylor
Posts: 1567
Joined: Thu Dec 02, 2004 11:43 pm
Location: Holy Nazi Empire

Re: Sfida Osmane - Arben Xhaferi

Post by cory taylor »

Sipas priftit ortodoks serb Stev. Bojoviç për të gjitha mossukseset serbe në territoret shqiptare fajtori kryesor janë priftërinjtë katolik shqiptarë dhe besimtarët e tyre”.

Ky prift duke njohur veprimtarinë patriotike, luftën e vazhdueshme për komb dhe kulturë, nivelin e dijeve të klerit katolik shqiptar shkruan:

“Në katolicizëm deri më tani ne kemi pasur armikun më të zemëruar dhe më tinëzak... edhe në luftrat e kaluara rezistencën më të madhe nëpër Serbinë e Vjetër (Kosovë) dhe nëpër Arbëri farkuar rishtaz e kanë bërë arnautët katolikë, kurse Shkodrën Serbe(!) ushtrisë fituese serbe ia mori katolicizmi e jo kombi arnaut. Shkodra dhe Arbania nuk i janë falur (!) kombit, Europa e pashpirtë dhe mizore nuk ua dha arnautëve për sy të zi Arbaninë, Shkodrën dhe detin serb(!), por ia dha katolicizmit. Dhe të gjitha vështërsitë që i patëm më heret dhe atherë dhe të cilat do t’i kemi në të ardhmen vijnë nga ana e katolikëve...”(10)
User avatar
Ulurima
Posts: 625
Joined: Sun Apr 10, 2005 10:22 pm
Location: Lost in Space

Re: Sfida Osmane - Arben Xhaferi

Post by Ulurima »

Për të ardhë në shekujt e fundit (XIX-XX) kur Gaspër Krasniqi bëhej vegël e nacional-shovinistit Ilia Garashanin në emër të luftës së 'kristianëve' kundër 'armikut të përbashkët' osman, një tjetër abat po i Mirditës, Preng Doçi, bënte të kundërtën, i përcaktonte serbët si armikun kryesor të shqiptarëve dhe osmanët si më pak të rrezikshëm: "Turku nuk është armiku më i egër i Shqipërisë. Vendi vërtetë kishte vujatur tmerrësish nga turku, por Shqipëria nuk vdiq. Përkundrazi. Ndërsa tani është një armik tjetër, madje shumë më i egër se turku, një armik që po forcohej dita-ditës. Ky armik ishte sllavi. Rusia, me kishën e saj fanatike dhe me bandat e saj të egra serbe dhe bullgare, ishte gati të shkretonte Shqipërinë dhe t'i zhdukte njëherësh katolikët dhe myslimanët bashkë" (Durham 1990:351). Po ashtu besimtarë katolik dhe figura të shquara të Rilindjes Kombëtare si Pashko Vasa (i cili, siç u tha, në fillim kishte mendim tjetër) shkruan veprat e veta kryesore për të argumentuar se armiqtë kryesorë të shqiptarëve nuk janë osmanët dhe myslimanët, por sllavët dhe ortodoksët fqinjë, ide që u bë program i gjithë lëvizjes kombëtare shqiptare. Mbas coptimit të Shqipërisë e shqiptarëve, kur arqipeshkvi katolik i Tivarit, Dobreci, iu bashkua tmerreve malazeze për ortodoksizimin e shqiptarëve katolik e myslimanë, të tjerë klerikë katolikë iu kundërvunë deri në heroizma të dhimbshme, si rasti i Luigj Palajt të Gjakovës, që mbasi e masakruan duke i prerë gishtat për së gjalli, e therën më vonë me bajoneta, arqipeshkvi i Prizerenit, Lazër Mjeda etj.
Last edited by Ulurima on Tue Jan 19, 2010 12:56 am, edited 1 time in total.
User avatar
Ulurima
Posts: 625
Joined: Sun Apr 10, 2005 10:22 pm
Location: Lost in Space

Re: Sfida Osmane - Arben Xhaferi

Post by Ulurima »

Ekziston rryma e klerit katolikocentrik filoserb si Matija Mazrreku, Pjetër Bogdani, Gaspër Krasniqi, Pal Dodmasej, Nikollë Dobrci, Loro Caka etj., etj., etj. Nga ana tjetër gjendet rryma e klerit katolik shqiptar dhe besimtarët katolik që përcaktonin si armik kryesor sllavët dhe ortodoksët si Pjetër Budi, Andrea Bogdani, Nikollë Bardhi, Gjergj Bardhi, Vaso Pasha, Preng Doçi, Luigj Palaj, Lazër Mjeda, Gjergj Fishta, Nikollë Mazreku etj., etj., etj.
User avatar
cory taylor
Posts: 1567
Joined: Thu Dec 02, 2004 11:43 pm
Location: Holy Nazi Empire

Re: Sfida Osmane - Arben Xhaferi

Post by cory taylor »

dashte zdashte edhe qosja edhe konica edhe noli edhe gjith tejrt e konfirmojn qasjen dhe rolin esencial te klerit katolik ne mbijetesen e shpirtit te kombit ne menyren e duhur (shkollimin sipror pa ndikime ne politik po me ideale te pastrakombtare tu e kultivu gjuhen e ndalume) ... e ti mfol per asimilim pfffff..
User avatar
cory taylor
Posts: 1567
Joined: Thu Dec 02, 2004 11:43 pm
Location: Holy Nazi Empire

Re: Sfida Osmane - Arben Xhaferi

Post by cory taylor »

kto jon manipulime tua po megjithate si per marka gjonin e mirdites do demantojedhe per tjert .. ntekst muensh me quotu tash edhe me kundershtu ...

kape tekstins e ti spritone dhe demantoje ... amo si tansi edhe mos le anash qysh em ki lon deri tash tu shku ne menyr selektive se ala smu ki pergjigj per punen e shkrim'kendimit edhe gjuhes edhe shkrimeve deri te bejtexhit ... ose frazat tjera ...
User avatar
Ulurima
Posts: 625
Joined: Sun Apr 10, 2005 10:22 pm
Location: Lost in Space

Re: Sfida Osmane - Arben Xhaferi

Post by Ulurima »

Exquard Clark :

"Histori e de la Haute Albanie" f 124 : (liber i 1857-tes) :

Mireditasit qe jane katolike fanatike, nuk kane lejuar kurre qe myslimanet te jetojne ne bregoret e tyre dhe as qe ndonje prej fiseve te tyre te perfaqesonte islamin. Po te provonte kete gje qofte vetem edhe nje shqiptar mirditor ata do ta mbytnin me siguri, perpos ne qofte se do te arrinte te ikte nga Shqiperia"
Last edited by Ulurima on Tue Jan 19, 2010 1:01 am, edited 1 time in total.
User avatar
Ulurima
Posts: 625
Joined: Sun Apr 10, 2005 10:22 pm
Location: Lost in Space

Re: Sfida Osmane - Arben Xhaferi

Post by Ulurima »

copy pastet ti DEMANTOJ me copy paste...
User avatar
Ulurima
Posts: 625
Joined: Sun Apr 10, 2005 10:22 pm
Location: Lost in Space

Re: Sfida Osmane - Arben Xhaferi

Post by Ulurima »

Rryma e sotme katolikocentrike shqiptare është trashigimtare dhe vijuese e ndjenjave, mendime, praktikave, ideve e gjithçkaje (dikush do thoshte e gjithë qelbit) të rrymës politike katolike që bashkëpunoj me sllavo-ortodoksët dhe nacional shovinizmin serbo-malazez kundër shqiptarëve si komb e si fe për shekuj e shekuj me radhë nën parullën e 'kristianizmit' dhe 'armikut të përbashkët'. Pra është një trashigimi e madhe, e gjatë, e ngarkuar me mesjetarizma dhe e pasuruar me urrejtjet ndërnacionale të kohës së re kundër shqiptarëve dhe veçanërisht myslimanëve që përmblidhet në lutjen e një prifti katolik shqiptar të shek. XVIII, Matija Mazrreku: 'Ab albanensibus libera nos Domine' ('Nga shqiptarët na shpëto o Zot') (Noel 1998:173).
Locked