Sfida Osmane - Arben Xhaferi

Gjithqka rreth politikes..

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82

User avatar
Ulurima
Posts: 625
Joined: Sun Apr 10, 2005 10:22 pm
Location: Lost in Space

Re: Sfida Osmane - Arben Xhaferi

Post by Ulurima »

Nga bashkëpunimi i gjatë i klerit katolik shqiptar me serbët u krijua, u forcua dhe u përbrendësua ndjenja e fortë urryese ndaj myslimanëve në përgjitëhsi dhe myslimanëve shqiptar ne veçanti. Nacionalizmi serb (ashtu si ai grek) që luftoi për pavarësinë e Serbisë nga Perandoria Osmane dhe për krijimin e shtetit të pavarur serb e pushtimin e tokave shqiptare mori ngjyrime të forta fetare, të luftës së 'kristianëve' ortodoksë kundër myslimanëve 'turq'. Lëvizja u zhvillua me parullën: "Lufta e kryqit kundër gjysmëhënës!'. Sapo shteti serb po hidhte hapat e parë u ndërmor prej tij programi i spastrimit të 'Serbisë' nga myslimanët (Feraj, Hysamedin : Rryma katolike-shqiptare)
User avatar
cory taylor
Posts: 1567
Joined: Thu Dec 02, 2004 11:43 pm
Location: Holy Nazi Empire

Re: Sfida Osmane - Arben Xhaferi

Post by cory taylor »

ahahaha zogu vet ka hi me ndihmen e serbis e ti shkon e individualizon bsieden ...

e ne rast se ti rpetendon qe je ma i fort se qosja, konica (qe ju pelqen bajagi shum me citu) e se noli e shum rilindas tjer ma heret e e konteson faktin e lartpermendur at'her veq urdhnoe dhe je i shthurun edhe i marr me pretendu ni gja till ... ton ky intelektual nuk e mohon ket fakt edhe sot ksaj dite .. perderisa ekzistojn tipat tu qe udhheqen rpej ndjenjave eksluzivisht fetare edhe denoncojn mbi baza patriotike e dalin e ma shpallin kombin kosovar .. ke veq ni permbledhje komcedike e shkrimit ton derit ashem tu mos i eprmen shum lshime tjera edhe kontradikta drastike qe t'shthurin ty edhe shkrimet tua ..

paqja me ty ..
User avatar
Ulurima
Posts: 625
Joined: Sun Apr 10, 2005 10:22 pm
Location: Lost in Space

Re: Sfida Osmane - Arben Xhaferi

Post by Ulurima »

'Më 6 prill 1690, pernadori duke marrë parasysh propozimet e memorialit të Raspasanit, i drejton një letër patriarkut Arsenije III, me të cilën i kërkon të ndikoj me autoritetin e vet shqiptarët (e Kosovës) dhe 'serbët' të marrin armët kundër Perandorisë Osmane' (Rizaj, 1996:72). Pra, dëgjueshmëria e besimtarëve katolik shqiptar ndja klerit ortodoks serb ishte e njohur për oborret mbretërore evropiane. Jo vetëm dëgjueshmërinë por katolikët shqiptar lidhën edhe shumë fate të tjera me serbët. Kështu bashkë me Arsenijen u larguan edhe një masë e madhe shqiptarësh, sidomos kelmendas, nga trojet e tyre dhe u vendosën në rajonet e Novi Pazarit, Peshterit etj., ku edhe sot gjenden mbeturina të tyre (Noel 1998:170)
User avatar
Ulurima
Posts: 625
Joined: Sun Apr 10, 2005 10:22 pm
Location: Lost in Space

Re: Sfida Osmane - Arben Xhaferi

Post by Ulurima »

shkum shkum...
User avatar
Ulurima
Posts: 625
Joined: Sun Apr 10, 2005 10:22 pm
Location: Lost in Space

Re: Sfida Osmane - Arben Xhaferi

Post by Ulurima »

Madje kryengritja e vitit 1911 p.sh. ishte aq e kontrolluar nga krajl Nikolla i Malit të Zi, ishte planifikuar prej tij, dhe ishte aq e sigurtë se nuk i del nga kontrolli dhe kthehet në dobi të shqiptarëve sa atë kryengritje vendosi ta përkrah edhe qeveria shoviniste greke e asaj kohe (Kondis 1997:30-31). Ndërsa në kryengritjen e vitit 1912 që nuk ishte planifikuar nga Serbia ose Mali i Zi këto krahina në shumicë katolike nuk u përfshinë.
User avatar
Ulurima
Posts: 625
Joined: Sun Apr 10, 2005 10:22 pm
Location: Lost in Space

Re: Sfida Osmane - Arben Xhaferi

Post by Ulurima »

Por në stilin përgjithësues që është thënë për ortodoksët se, "kristianët të ndikuem nga kleri orthodoks që ish i lidhun me Greqinë, çojshin krye sa herë që e kërkonte puna dhe interesi i grekëve' (Shkodra 1959:57; Skëndi 1967), dhe në stilin që është thënë për myslimanët se ngriheshin në luftë sa herë e donte interesi i osmanëve për të ruajtur kufijtë e perandorisë dhe të vetët kundër coptimin nga serbët e grekët (Kondis 1997), ashtu mund të thuhet edhe për katolikët se "katolikët ngriheshin në luftë sa herë e kërkonte puna dhe interesi i nacional-shovinizmit antishqiptar serbo-malazez" (Feraj, 2002).
Last edited by Ulurima on Tue Jan 19, 2010 1:09 am, edited 1 time in total.
User avatar
cory taylor
Posts: 1567
Joined: Thu Dec 02, 2004 11:43 pm
Location: Holy Nazi Empire

Re: Sfida Osmane - Arben Xhaferi

Post by cory taylor »

Marin Sirdani, vepra "Franceskanet ne Shqypni dhe shqyptaret katolike ne lame t'atdhetaris"

liber me perplot argumente edhe ta kisha propozu me lexu e me zgjonu diapazonin ton .. perndryshe osht mjaft i pasun ne referenca .. edhe referenca burimore e jo referenca komplotiste edhe qe shqyrtojn rpapaskena prej kandit tprapaskenave ..

paqja me ty ..
User avatar
Ulurima
Posts: 625
Joined: Sun Apr 10, 2005 10:22 pm
Location: Lost in Space

Re: Sfida Osmane - Arben Xhaferi

Post by Ulurima »

shkum shkum...
User avatar
cory taylor
Posts: 1567
Joined: Thu Dec 02, 2004 11:43 pm
Location: Holy Nazi Empire

Re: Sfida Osmane - Arben Xhaferi

Post by cory taylor »

ahahahah

Hysamedin Geraj vs Akademik Qosja, I.Kadare, Arben Xhaferi, Fan Noli, Faik Konica .. e pa i permen tjert ... ahahaha komedi se jo mahi ...
User avatar
Ulurima
Posts: 625
Joined: Sun Apr 10, 2005 10:22 pm
Location: Lost in Space

Re: Sfida Osmane - Arben Xhaferi

Post by Ulurima »

Pra, katolikocentrizmi, kjo qenie e pështirë me kaq mllef e vner të grumbulluar në shekuj, që bren veten nga mllefet e grumbulluara në trupin e vet të dobët deri tani kryesisht është parë nga kombi me pështirosje dhe njëfarë mëshire për te, por mund të shihet edhe si rrezik Parulla e katolikocentrizmit (bashkë me serbët e grekët) ka qenë lutja e Mazrrekut: 'Ab albanensibus libera nos Domine' ('Nga shqiptarët na shpëto o Zot'). Por parulla dhe lutja e shqiptarëve mund të bëhet: 'Ab katolikocentrismus libera nos Domine' ('Nga katolikocentristët na shpëto o Zot')
User avatar
Ulurima
Posts: 625
Joined: Sun Apr 10, 2005 10:22 pm
Location: Lost in Space

Re: Sfida Osmane - Arben Xhaferi

Post by Ulurima »

'Feja e të parëve': ortodoksizmi

Ndarja e kishave më 1054 në të Lindjes (biznatine, ortodokse) dhe të perëndimit (romane, katolike) sjellë edhe ndarjen brenda kristianëve shqiptar. Në fillim të gjitha kishat dhe kristianët shqiptar mbetën të ritit ortodoks, bizantin me dy mitropoli nga të cilat vareshin të gjitha kishat e tjera, mitropolia e Durësit për Shqipërinë e epërme dhe mitropolia e Ohrit për Shqipërinë e poshtme. Përhapja e katolicizmit filloi rreth njëzet vjet më vonë kur u themelua peshkopata e Tivarit nga mbreti i zetës (Serbisë) Mihali. Mihali, ishte pasardhës i zhupanit të Zetës, Vojisllavi, që e kishte pushtuar Shkodrën dhe kishte vendosë slinë e tij aty. Mihali ishte në luftë me Biznatin. Për këtë i kërkoi ndihmë Papës së Romës në luftë kundër Bizantit dhe kurorëzimin mbret e, si kundërshpërblim, i ofroj atij hapjen e një peshkopate katolike në Tivar. Papa i tërehqur nga ideja se mund të krijonte një kishë katolike në këtë rajon të Ballkanit i pranoi kërkesat e Mihalit dhe kështu më 1077 u hap edhe peshkopata e Tivarit. Kështu, pra, vetëm mbas 20 vjet të përfshirjes së gjithë shqiptarëve në ritin ortodoks përems mbretit serb u hap e para kishë katolike dhe filloi përhapja e katolicizmit tek shqiptarët. Megjithkëtë, edhe dy shekuj më vonë shumica e popullsisë shqiptare mbetej ortodokse, ndërsa katolicizmi ishte përhapë në hapësira më të ngushta.

Prandaj thirrja e katolikocentristëve për 'kthim në fenë e të parëve' e kthen thirrjen kundër tyre. Në qoftë se duhet kthyer në fenë e të parëve, atëherë del se shqiptarët duhet të kthehen në ortodoksë, siç thotë Janullatosi, dhe jo në katolik siç thonë katolikocentristët. Këta nuk mund të thonë se katolicizmi ka ekzistuar para ortodoksizmit, se ortodoksizmi u themelua vonë, mbas shkëputjes nga kisha romane etj., sepse para ortodoksizmit nuk ka pasë as katolicizëm. Katolicizmi e mori kuptimin pikërisht në marrdhënie me ortodoksizmin. Para tyre kishte thjeshtë kristianizëm, kryçtar dhe rryma të tjera por jo katolik e ortodoks. Për më tepër ortodoksia e mori emrin kështu pikërisht si qëndrim më besnik, dogmatik ndaj kristianizmit të deriatëherëshëm (njëmijëvjeçar). Përkundrazi, katolicizmi u qortua se nuk është vijim i praktikave dhe besimeve njëmijëvjeçare, por është reformuar, ka ndryshuar etj. Nga këto debate teologjike-kishtare, megjithëse një zgjidhje përfundimatre nuk është dhënë kurrë, mbeti se ortodoksizmi është dogmatizëm, nuk pranon ndryshime, riinterpertime etj., pra, i qëndroj strikt kristianizmit të hershëm, ndërsa katolicizmi është besimi i mëparshëm i reformuar, pra, nuk është ai i pari fare. E zbatuar për thirrjen katolikocentriste të kthimit në fenë 'e të parëve' kjo do të thotë pra, kthim në ortodoksë, sepse më besnik ndaj besimit të të parëve ka mbetur ortodoksia, sepse katolicizmi është vetëm njëmijëvjeçar, nuk i ka qëndruar plotëisht besnik besimit të të parëve ndërsa ortodoksia është dymijëvjeçare etj., etj. Ose, siç u është thënë shpesh, në qoftë se duhet kthyer tek besimet e para fare, mbasi nuk ka arsye të ndalemi në mes të rrugës se kthimit mbrapa tek të parët, atëherë duhet kthyer në paganizëm, sepse të parët tanë të parë kanë qenë paganë. Pra një debat i tillë nuk është serioz dhe, siç shihet, lehtë mund të banalizohet e të kthehet kundër katolikocentrikëve duke i nxjerrë sheshit si iracional.



Motivi etnik i katolicizimit fillestar

Katolicizmi ndër shqiptarët filloi të përhapet me ritme të shpejta dhe, rrjedhmisht, masivisht vetëm nga gjysma e dytë e shekullit të XIII, mbasi u krijuan kishat autoqefale ortodokse, veçanërisht ajo serbe (1219). Krijimi i kishave ortodokse autqefale e lidhi kishën, besimin fetar me kombin. Kisha e ritit bizantin, megjithëse mbizotërohej nga grekët, mbetej teorikisht universale, e palidhur drejtpërdrejtë me ndonjë etni a (në gjuhën e sotme) komb. Ndërsa autoqefalia ishte procesi i lidhjes së kishës me etninë. Kështu në kishën ortodokse serbe shkrimi, gjuha e shërbimit fetar, lidhja me shtetin etj., ishin serbe. Përmes serbizimit të ritit ortodoks, lidhjes së fesë me kombin kisha ortodokse serbe rrezikonte tjetërsimin kombëtar të shqiptarëve, asimilimin e tyre në serbë. Për t'i shpëtuar këtij asimilimi etnik-fetar (krahas shumë aryseve të tjera) shqiptarët filluan përqafimin masiv të katolicizmit, ritit kristian perëndimor. Në këtë periudhë realizohet katolicizimi masiv i shqiptarëve dhe shënohet përhapja më e gjërë e katolicizmit ndër shqiptarët (Xhufi, 1996:41-44; Noel, 1998:42). Kjo ndarje që në fillim ishte doktrinare, nëse do të zbatohej riti bizantin apo romak, me krijimin e kishave autoqefale mori rëndësi kombëtare. Deri me shtrirjen e Perandorisë Osmane në Ballkan konflikti shqiptaro-serb në vijën fetare është ndërmjet katolicizmit (shqiptarët) dhe ortodoksisë (serbët). Madje katolicizmi quhet prej serbëve 'feja e shqiptarëve' (arbanska vera).

Ortodoksia serbe ushtroi një dhunë të jashtëzakonshme kundër katolikëve dhe atyre që u bënë katolik për konvertimin në ortodoks: damkosja me hekur të skuqur, djegia e shtëpisë, dënimet me vdekje, dëbimet ishin vetëm disa nga masat që ushtroheshin për t'i konvertuar të gjithë besimtarët e besimeve të tjera në ortodoks serbë.
User avatar
cory taylor
Posts: 1567
Joined: Thu Dec 02, 2004 11:43 pm
Location: Holy Nazi Empire

Re: Sfida Osmane - Arben Xhaferi

Post by cory taylor »

osht shum i ron ky vs plan ...

po osht edhe ma e ron gjuha e hysamedinit edhe gjuha e Marin Sirdanit per bashkjetes dhe mospeqarje nderfetare .. poe dhe artikullit qe e kom qit ... osht shum komparacion demaskus spiritualisht ku vrehet gjuha urrejtjes ne shkrimet tua te citume ..

paqa me ty ..
User avatar
Ulurima
Posts: 625
Joined: Sun Apr 10, 2005 10:22 pm
Location: Lost in Space

Re: Sfida Osmane - Arben Xhaferi

Post by Ulurima »

o i dekun deri parzit e shajte Qosjen, a tash edhe kto ja nise me PERDOR, veq masi e paske gjet naj rresht pro-katolikve a...edhe Hysamedinit veq ni pjese t'shkrimit ja citova...perndryshe kqyri 546556454654656456 vepra t'citume t'huja...Konica ka pas respekt per juve per katolik doktrinar n'suaza t'NORMALES, e jo per katoliko-centrista...qe jau merr menja qe e paskan pshtu KOMBIN...Konica dihet qe su kon shume i dhonun mas fese po e ka lon ni fjale t'madhe : "Po te mos ishte Islami, shqiptaret do te ishin me shume ne numer, por shqiptar JO"...
Last edited by Ulurima on Tue Jan 19, 2010 1:18 am, edited 1 time in total.
User avatar
cory taylor
Posts: 1567
Joined: Thu Dec 02, 2004 11:43 pm
Location: Holy Nazi Empire

Re: Sfida Osmane - Arben Xhaferi

Post by cory taylor »

mos te harrojm persekutimin prej monizmit n'shqipni qe ti po aludon qe ata na kan shkru historin e po harron qe cdo njeri i pa ngarkum e pranon si fakt ...


shkojm ...

persekutimet ne kohen e enverit ... mbi klerin katolik qe ka qen ne permasa proporcionalisht shum ma i nalt se ai i kofnesioneve tjera ..


AUSCHWITZI SHQIPTAR - MOS TË HARROJMË, QË MOS TË PËRSËRITET

60 vjetori i kampit famëkeq të përqëndrimit nazist në Auschwitz Poloni dhe Auschwitzi Shqiptar!

Sipas politikanëve del që, në Shqipëri përderisa nuk kishte imperializëm, s'patëm as gjenocid!!!


Po bëhen tashmë afro 15 vjet demokraci dhe të vërtetat në vend që të shkojnë drejt sqarimit po ngatërrohen gjithnjë e më shumë. Një ndër të vërtetat më të dukshme, çuditërisht po vonon më shumë se gjithçka tjetër të ndriçohet. S'po meret vesh, a pat gjenocid apo jo në Shqipëri?

Këtë ende s'e kemi sqaruar. Politikanët thonë se ajo po i takoka historianëve. Mirëpo edhe këta te fundit, “krejt pa faj”, po e përcjellin tek gjuhëtarët. Them “krejt pa faj”, sepse duke i hedhur sy një fjalori dinjitoz prej mijëra faqesh të Gjuhës Shqipe, syri të ndalet tek faqja 610, ku lexon: “Gjenocid - është shfarosja e plotë a e pjesëshme e një popullsie ose e grupeve të veçanta kombëtare, që bëhet nga imperialistët për qëllime kriminale.”

Kështu del që, përderisa tek ne nuk kishte imperializëm, s'patëm as gjenocid. Mirëpo, kur i hedh një sy një tjetër fjalori, tashmë vetë ai “imperialist”, pra Garzantit të madh, syri të ndalet në faqen 743, ku lexon “Gjenocid - krimi që synon të shfarosë, me metoda të organizuara, një grup etnik apo fetar.”

Atëherë fillon e mendon disi më ndryshe.

Tashti përfundimi sikur bëhet më i lehtë, duan apo s'duan historianët e gjuhëtarët.

Çfarë ndodhi me Klerin Katolik Shqiptar?

Ja një tabelë fare e shkurtër:
Nga të gjithë ata që diktatura gjeti gjallë e në këmbë, rezulton se:
1-Janë pushkatuar 32 klerikë (14%)
2-Janë mbytur ndër tortura 25 klerikë (10%)
3-Janë Burgosur dhe internuar 122 klerikë (53%)
4-Janë detyruar të arratisen ose s'janë lejuar të kthehen në atdhe 23 klerikë (14%)
5-Janë perjashtuar nga shërbimi 13 klerikë (4%)
6-Kanë vdekur në ankth e dhimbje pjesa e mbetur 16 klerikë ( 5%)
Pra të gjithë, u asgjësuan 100%

Ndoshta s'kemi prapë gjenocid. Le ta studiojnë në të ardhmen historianët, pasi ta kenë korrigjuar fjalorin gjuhëtarët.

Ndoshta është kjo tjetra. “Nuk ka të verbër me të madh se ai që nuk do të shohë.”

E pse jo, ndoshta edhe mllefi vazhdon sërish. Madje edhe johistorianët apo jogjuhëtarët, kërcenohen se po merren me zhvarrosjen e eshtrave të të vdekurve, po ngjallin kujtimet e të vrarëve apo po baltosin dëshmorët e luftës, duke kujtuar pasluftën.

I vranë fizikisht, i baltosen moralisht, por duan t'i vrasin sërish për të dytën herë, edhe me harresën e tyre. E meqë tjerët po i harrojnë për gjithmonë, e gjatë gjithë vitit, le t'i kujtojmë ne, vetem në një ditë, në këtë që po quhet


“Dita e Kujtesës”

Çfarë ndodhi gjatë asaj diktature tëe tmerrshme 50 vjeçare?

Skenarët ishin mjaft tronditese. U zbuluan Organizata terroriste. U gjetën armë në Kisha dhe altare.U zbuluan vrasje të organizuara të aktivistëve komunistë nëpër Qela e Famulli. Çfarë nuk u gjet e nuk u zbulua. E rëndësishme është se u pushkatuan të gjithë, si ata që iu gjetën, ashtu edhe ata që i futën ato armë në Kisha e altarë; si ata që i organizuan, ashtu edhe ata që i zbuluan ato Organizata terroriste; si ata që i kryen ashtu edhe ata që i zbuluan ata “vrasje të shëmtuara” afër Qelave e Famullive.

Prandaj, s'është për t'u çuditur nëse historianët e ardhshëm do të gjejnë bashkë ata që kujtojmë e nderojmë sot, me ata që e sollën këtë ditë kujtimi.

Sa për t'ua kujtuar atyre, po përmend se, së bashku me Faustin, Dajanin e Shllakun, Gjinin, Prendushin e Harapin, Shantojën, Zadejën e Gazullin e dhjetëra e qindra tjerë do të gjejnë edhe Koci Xoxen, Mehmet Shehun e Kadri Hazbiun, Feqor Shehun, Pjerin Kçirën e Xhemal Selimin, Toger Babën, Zoi Themelin, e dhjetëra e qindra të tjerë Do të gjejnë edhe dëshmitarët që kishin punuar e luftuar aq shumë për atë çlirim vetëvrasës të Shqipërisë si, Riza Dani, Kolë Prela, Gjergj Kokoshi, D. Luigj. Pici e sa të tjerë që nuk mund ta mohonin të vërtetën dhe i dolën zot ashtu siç do të gjejë edhe ata që shpifën”. E natyrisht edhe ata, avokatët, që mjerisht deshën të mbrojnë pafajësinë e tyre, si Arshi Pipa, Paulin Pali e sa e sa të tjerë. E, do të gjejnë deri edhe sekretarët, që ashtu pafajësisht i shkruanin ato shpifje të ndyra që i çonin njerëzisht tek plutoni i pushkatimit, si Zalo Xhomaqi e shumë e shumë të tjerë, të gjithë të pushkatuar nga sistemi i tyre si armiq...

Çfare ndodhi me veprën dhe jetën e tyre?

Seminare, shkolla, teatro, shtypshkronja e biblioteka, pra gjithçka ishte krijuar e trashëguar prej qindra vitesh, u asgjësua në pak kohë. Elita më e shquar e katolicizmit shqiptar u shfaros. Bilanci është rrënqethës: Nga 4 ipeshkvinjtë ekzistues 3 u mbytën në torturat çnjerëzore, i katërti vdiq nën ankthin e izolimit, të hetimeve dhe të pushkatimeve. 7 shkrimtarët më të mëdhenj të katolicizmit shqiptar u zhdukën mizorisht njëri pas tjetrit: Atë Vinçenc Prendushi, Dom Ndre Zadeja, Atë Benardin Palaj, Dom Nikollë Gazulli, Atë Anton Harapi, Dom Lazër Shantoja e Atë Gjon Shllaku. Të shtatë u torturuan siç nuk mund të përshkruhet. E ky ishte vetëm fillimi.

Sapo kishte nisur ajo tragjedi e masakër, që siç do të shprehej zoti Sami Repishti: “Për katolikët shqiptarë nuk merr kuptimin e vërtetë e të plotë nëse nuk pohohet publikisht nga të gjithë e me bindje se nga 94 famullitarë të rregullt e 93 ndihmës - gjatë viteve 1944-49 u vranë, u torturuan e u burgosën 7 ipeshkvinj, 60 famullitarë, 30 etër françeskanë, 13 etër jezuitë, 10 seminaristë etj”. e më tej: “Tortura nuk ka kuptimin e plotë në qoftë se nuk kujtohen fjalët që tha në burg Pandi Kristo: "Ato Lleshrat e Prengrat i kemi vrarë faj e pafaj vetëm sepse kanë qenë katolikë. Ata po, kanë të drejtë të ankohen”.

E, natyrisht, jo pa ndëshkimin e vet, mbetën edhe Klerikët e nderuar të besimeve tjera. Visarion Xhuvani e Irene Banushi, udhëheqësit simbol të besimit ortodoks thanë kaq shumë me jetën e vdekjen e tyre.

Kapitull të rëndë e të pafund kanë edhe myslimanët bektashinj. Jo pa ndëshkim mbetën edhe mjaft sunitë. Hafiz Ali Tare, Hafiz Dërguti e sa të tjerë lidhën miqësi të përjetshme ndërfetare, pikërisht në ditët e vështira të tmerrit komunist.

Vetëm disa therime nga ajzbergu shqiptar!

Meqë jemi në këtë “Ditë Kujtese” le të kujtojmë vetëm disa therime nga ajzbergu i madh i vuajtjes shqiptare, vetëm disa :

Imz. Nikollë Dedën, e torturuan kaq tepër sa, kur e kthejnë nga torturat, shoku i qelisë nuk e njeh. Atëherë ai në gjithë atë siklet, me ironi i thotë: “Nuk po me njeh? E pra, mos harro se dikur kam pasë qenë Dom Nikollë Deda”. Me plagë në gjithë trupin, nuk mund të qëndronte në këmbë, por e lidhën për hatlla, deri ditën e pushkatimit. Atë Mati Prendushit, kur kërkoi pak ujë, i tharë etje, kushedi sa ditë pa pirë, i mbyllur në nevojtoren e sigurimit, i japin të pijë urinën që ai sapo kishte bërë në një gotë. Po këtë gjë, e kishin bërë edhe me Imzot Gjinin. Atë Frano Kiri, përfiton prej një polici "të mirë", dhe ulet e njomë buzët me ujin e mbetur ndër pllakat e nevojtores. E lidhin me një të vdekur fytyrë për fytyrë. E zgjidhën pas tri ditësh, kur filloi të dekompozohet kufoma. Atë Çiprian Nikës, mbas dy ditësh pa gjumë i thyejnë këmbën, të cilën nuk e ndien fare, deri sa i vjen në ndihmë dhe e kthen në jetë Dr. Frederik Shiroka. Imzot Frano Gjini, lihet disa ditë i lidhur për ullinjtë e oborrit dhe vetëm kur varet për vdekje, e hedhin në një nevojtore ku ujërat e zeza kishin dalë sipër gadi 10-15 cm. Aty e lanë me ditë të tëra. Dom Mark Hasit, Nesti Kopali i mbërthen gjuhën për tavolinë me thikë tejpërtej, duke i bërtitur pse nuk flet. Dom Anton Muzaj, lihet ndër ujërat e zeza deri në bel dhe vetëm pasi fillon të nxjerrë copat e gjakut prej goje, nxirret prej torturës. E linin me orë të tëra në këmbë, gjersa i binte të fikët. Pastaj e lagnin me ujë. Dhe prapë tortura. Vdiq i martirizuar në moshën 29 -vjeçare. Dom Mikel Beltojen, pas torturave më të egra, para se ta pushkatonin, e tërheqin zvarrë gjymtyrësh deri sa e shqyen dhe ashtu zharg e pushkatuan gjysëm vdekur. Dom Lazër Shantojes, iu kalbën të dy këmbët nga shufurat e hekurit të skuqur. Ashtu cung e nxorën përpara nënës së vet, e cila me lot në sy i tha xhelatit: Ju lutem, ma pushkatoni, mos e leni në atë siklet . Vëlla Gjon Pantalia pëson një ferr të vërtetë mundimesh. Vdes në spital, pasi i kishte të thyera të dyja këmbët. Dom Pjetër Çuni e Dom Aleksandër Sirdani hidhen në gropën e zezë të %C së Koplikut, gjersa i mbysin ashtu gjysëm së gjalli duke i shtyrë me cfurk”. “Më kanë bërë masakra me kënaqë shpirtin e tyre pa asnjë arsye” do t'i thoshte Imzot Prof. Jul Bonati mbesës se vet, njëherë në takim.Vdiq pasi e çmendën. Kurse Papa Pandin prift katolik në Korçë, ndërsa shkonte në fshatin e tij, e mbytën në një pyll. Iu gjet koka e prerë dhe e vënë mbi trupin e vdekur. Papa Josif Papamihalin - prift i ritit bizantin në Elbasan, e mbytën në baltë për së gjalli në kampin e shfarosjes në Maliq.

Për Imzot Ernest Çoba ipeshkëv, ndihmës-radiologu i spitalit kujton: “Më thirrën një mesnatë të vonë për t'i bërë radiografinë një të burgosuri. Emrin nuk ma thanë. Kur hyra në sallë pashë dy oficerë sigurimi që më pritnin. Në fund të dhomës dallova një thes. Ata morën thesin dhe, pasi e afruan pranë aparatit Rontgen, e hapën. Nxorën një njeri të shfytyruar, sa një fëmijë. E shikova me vëmendje i tmerruar, mezi e dallova. Ishte Dom Ernestoja". Atë Gjon Karmën, fusin dhe e gozhdojnë në një arkivol dhe e lënë ashtu sa kohë. Mirrte frymë nga një vrimë e hapur, gjë të cilën ai nuk e dinte. Vetë i mjeri mendonte se po e varrosnin ashtu për së gjalli. Dom Ndre Krroqin e fusnin në një thes dhe e rrahin kaq egërsisht, sa ia thyen kockat. Nuk dalloja se kush më rrihte, - thotë Dom Ndreu. Më binte kush të mundte, pa dhimbë. Jetoi i paralizuar, vdiq me një këmbë të prerë." Dom Zef Bici pushkatohet, ndonëse vuante nga sëmundja e kancerit dhe nuk kishte vetem pak vite jetë. Ishte 47 vjeç. Atë Serafin Kodës i fusin gishtat në fyt dhe i nxjerrin gurmazin në Lezhë. Vdes në një torturë . Ishte 54 vjeç. Atë Bernardin Palajn, një ndër folkloristët e mitologët më të mëdhenj shqiptarë, pasi e torturuan marrëzisht, e lidhën me tel të ndryshkur në të dyja duart. Nuk ia zgjidhën për muaj gjersa iu shkërmish mishi dhe iu helmatis gjaku, duke kaluar në sëmundjen e tetanozit (sharrës). Vdiq rreth 50 vjeç. Dom Mark Gjani, pas sa torturave, e varën në shtyllë dhe ashtu e lanë për ditë e ditë, duke e rrahur sa mundnin. Pasi dha shpirt, trupin ia hodhën në përrua, për ta ngrënë qentë e fshatit Shpal - Mirditë. Ishte 36 vjeç. Dom Lazer Jubanit ndërsa punonte në fermë, i dhanë të hajë një domate dhe e helmatisën. E dërguan në spital duke e lënë pa asnjë ndihmë mjekësore. l hoqën edhe serumin. Vdiq mes dhimbjeve të tmerrshme.

“Atë Florian Berishën e mbajtën me muaj e muaj në qeli duke provuar mbi të tortura nga më çnjerëzoret. Edhe unë që kam ndenjur 20 vjet në burg nuk kam hequr sa i shkreti padër Berisha. E bënë gjysmë të çmendur” - do të thoshte Padër Gjergj Vata. Kurse Dom Simon Jubani kujton: “Një herë e rrahën aq fort, sa ia thyen të gjithë dhëmbët. Dhe ai, me atë humorin e hollë që e karakterizonte, ashtu i mbuluar me gjak në fytyrë, i tha kriminelit hetues: “E kam ditur se je xhelat, por se qenke dhe dentist, nuk ma ka marrë mendja”. Motër Marie Tucit gjysmën e trupit ia shtinë në një thes, ku kishte brenda edhe dy mace. E rrahën egërsisht, macet u tërbuan dhe e shqyenme thonj. Kështu gjersa dha shpirt. Ishte rreth të 20-tave. Atë Zef Pellumbi do të kujtonte: “Kam kryer 14 vjet burg e 23 vjet internim, gjithsejt 37 vjet. Nga lodhja e mungesa e ushqimit, kanë vdekur mjaft klerikë. Njëri vdiq në krahët e mi, nësa po bisedonim. Një tjetër dha shpirt kur po flinte afër meje. Në mëngjes e gjetëm të vdekur”. Ndërsa Imz. Zef Simoni, ipeshkëv kujton:“ Të burgosurit i nënshtroheshin korrentit elektrik. Goja e tyre mbushej me kripe ose gëlltitnin ilaçe të dëmshme për sistemin nervor. Klerikët i varën, ia prenë kryet, u mbytën ndër këneta.

Torturat komuniste ishin të ngjajshme me metodat e persekutorëve nazistë!

Të ngjashme me torturat komuniste ishin vetëm metodat e persekutorëve nazistë. Në Dachau hitlerianët internuan 2794 klerikë e besimtarë të 37 kombësive. Në Auschwitz burgosën 416 klerikë. Gjatë luftës së dytë botërore, në Poloni ishin rreth 6400 klerikë viktimë e represioneve, mes të cilëve edhe P. Maksimilian Kolbe, sot në rrugën e shenjtërimit.

E nisur në rrugën e kanonizimit janë tashmë edhe vetë klerikët martirë shqiptarë.

“Më arrestuan në kishën e Barbullushit, ndërsa po kremtoja meshën, kujton Dom Ernest Troshani. U akuzova për agjitacion e propagandë kundër partisë e pushtetit. Jam gjykuar në Shkodër e dënuar me 18 vjet burg. Kalova shumë vite në burgun e tmerrshëm të Spaçit. Në galeri shpesh ndodhnin shembje. I gjithë kampi ishte i rrethuar me tela. Ishte vetëvrasje po të tentoje të ikje. Shumë njerëz humbën jetën nga lodhja dhe uria.

Ndërsa Myzafer Pipës ndër muskujt e krahëve i fusin hekurat e skuqur, e vrasin “gjoja në tentativë arratisje”, ndërsa vetë Koci Xoxe deklaron: “kam dhënë unë urdhër të vritet pa gjyq Myzafer Pipa”. Deputetin Kol Prela e tresin ashtu të vdekur me karrocë plehit. Simon Darragjatin e Kolec Dedën i hedhin nga dritaret e hetuesisë.

Dhe nëse është ndonjë që nuk i beson, apo i konsideron si të ekzagjeruara gjithë këto thënie e dëshmi nga vetë ata që i pësuan apo dëshmitarët tyre, mjafton të shfletojnë faqet 220-250 të librit “Dosja e Diktaturës” dhe do të shohë se të gjitha këto i vërtetojnë, me dëshmitë e tyre, vetë kriminelët që i zbatuan në gjyqin e Koci Xoxes.

Është bërë pra mbi elitën shqiptare ajo çka rusët patën bërë mbi elitën polake në Katyn, ku i shfarosën krejt intelektualët. Padyshim, vetëm fanatizmi dhe urrejtja mund të grumbullonin një mllef të tillë që do të shfrente kaq mizorisht mbi klerin e pafajshëm shqiptar.
Bilanci?

Mos të harrojmë! Ishin rreth 200 klerikë që kishin kryer 500 vjet studime në 25 universitete të Evropës e do të bënin mjerisht tani, në Shqipërinë e tyre edhe mbi 900 vite të tjera, gati dhjetë shekuj burg. Mos të harrojmë! Vetëm ata, të pushkatuarit, bënë rreth 300 muaj, rreth 25 vjet tortura e hetusi. Afro 70 muaj, 6 vjet hetuesi e tmerr, bënë ata tjerët, të mbyturit ndër tortura. Mos të harrojmë! U shfarosën të gjithë. “Nuk duhet ta kujtojmë të kaluarën”, porosit shkrimtari i njohur rus Solzhenjicin. “Atij që e kujton atë ju qorroftë njëri sy, por atij që e harron atë, ju qorrofshin të dy. Me urimin “Këtej e tutje, qofsh përherë me dy sy, populli im!”

I kujtoj atyre që e sollën këtë fatkeqësi dhe të tjerëve, bijve të tyre, që duan t'i vrasin së dyti me harresën se, ne që sërish po na kërcënoni se po merremi me zhvarrimin e eshtrave,“Nuk qajmë pse i humbëm, por krenohemi qe i kemi.”
User avatar
Ulurima
Posts: 625
Joined: Sun Apr 10, 2005 10:22 pm
Location: Lost in Space

Re: Sfida Osmane - Arben Xhaferi

Post by Ulurima »

ahahahaaha ku me gjet une ni list tash per HOXHALLART E VRAM N'KOHE T'ENVERIT ahahahaha...o i dekun kqyr thuj ENVERI U KON MUSLIMAN...edhe u nis prej lajmotivit t'Islamit edhe kena hek shume pi ti ahahaha...ooo fmijaqi i KARIT...
Locked