Sfida Osmane - Arben Xhaferi

Gjithqka rreth politikes..

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82

Locked
User avatar
cory taylor
Posts: 1567
Joined: Thu Dec 02, 2004 11:43 pm
Location: Holy Nazi Empire

Re: Sfida Osmane - Arben Xhaferi

Post by cory taylor »

dentitet civilizues dhe shqiptarët
Bishtnimi deri ne skajshmëri fakteve historike



Shkruan: Ndue Ukaj
***

"Lufta e ardhme asht lufte e djalerise shqiptare kundra anmikut ne zemer te vet, asht lufte mendsie krijuese kundra anmikut destruktiv, asht lufte botekuptimi drite kundra nje botekuptimi errsine, asht lufta e okcidentalizmes shqiptare kundra orientalizmes shqiptare"-shkruante dijetar i madh i viteve të 30-ta Krist Maloku në eseun “Oriental apo Okcidental”, në periudhën kur ishte bërë Shqipëria, por duheshin bërë shqiptarët. Ky pasues i cituar, i kontekstualizuar në debatin Qosja- Kadare kap konotacione reale, ngase prek deri në palcë esencën e polemikave. Ky shkrim i dijetarit Maloku është reflektim ndaj debateve të shumta që bëheshin në shtypin e kohës rreth problematikës shqiptare, veçanërisht aspekteve orientuese civilizuese, në të cilin debat kontribuuan shumë autorë (Konica, Koliqi, Merxhani, Noli, Koca, Maloku etj.). Rezultat i këtyre autorëve kemi trashëguar një mendim të emancipuar për përkatësinë kulturore e civilizuese shqiptare.


***


Së fundmi, opinioni shqiptar është përfshirë nga polemika Kadare-Qosja. Ky i fundit me një shkrim, të botuar edhe si libër: “Realitet i shpërfillur- Vështrim kritik mbi pikëpamjet e Ismail Kadaresë për identitetin shqiptar”, hapi debatin e ashpër për identitetin shqiptar dhe përkatësinë civilizuese shqiptare. Pas kësaj pat sa e sa shkrime dhe opinioni i nda në dyshë: oriental e oksidental. Përderisa Ismail Kadare, figurë kjo ndërkombëtare, përmes sprovës “Identiteti europian i shqiptarëve” mbron me konsekuencë mendimin se shqiptarët në gjitha aspektet kanë identitet europian, Qosja me një diskurs retorik, në esencë, pa ndonjë shqyrtim të argumentuar synon të baraspeshoj vetën me Kadarenë, duke synuar një anën tjetër të identitetin shqiptar, që na qenka aq sa perëndimor, po aq edhe lindor, aq sa oksidental, po aq edhe oriental. Domethënë sipas Qosjes, identiteti shqiptar qenka ambigeul, jounik, e çka jo tjetër. Në këtë vorbull diskutimesh, çudi është mospërmendja, nga ana e Qosjes e identitetin serbo-sllavë të shqiptarët, mbase edhe të ndonjë identiteti tjetër, që do të na dilte rezultat i hapjes së shqiptarëve nga bota, sidomos kur kihet parasysh fakti se në Kosovë sot punojnë më shumë se njëzet mijë perëndimor, të cilët mund të lënë ndonjë gjurmë të identiteti. Ajo çka nuk përligjet as nga historia, as nga kultura shqiptare, as nga letërsia, synon të merr përligjje nga Qosja. Duke tentuar të krijoj një “mozaikë” në identitetin shqiptar, ky autor hap rrugë që nesër në kulturën shqiptare të kanë të drejtë të njëjtë, gjithë ata që kanë preferenca për defilues që lënë ndonjë gjurmë nëpër hapësirat shqiptare, të kërkojnë të njëjtën pjesë të identitetit. Pse jo edhe proserbët! Kjo është ironia më e thellë që mund t’i bëhet trajtimit të identitetit shqiptar.


***
Në thelb të polemikës qëndron pikërisht pyetja nëse janë apo jo shqiptarët europian? Duke kundërshtuar idetë e Kadaresë, jo me kundër ide, siç do të duhej të polemizohej, autori zgjedh një rrugë tjetër, atë të apologjetit të muslimanizmit, jo vetëm në planin kombëtar, por edhe me gjerë, kur sulmon Presidentin Amerikan Xhorxh Bush etj.


“Nuk mund te mos mendohet se tani kur, si pasoje e fundamentalizmit islamik, te tejshkallezuar mbas pushtimit amerikan te Irakut, eshte rritur disponimi kundermysliman ne disa vende perëndimore; kur kryetari Xhorxh Bush ben mobilizimin politik te krishterimit; kur emri i profetit Muhamed dhe fjalët islam, mysliman, xhami, shkaktojnë sendisje ne mjedise te ndryshme perëndimore; kur, si thonë studiues, po kthehet epoka e konflikteve midis krishterimit dhe islamit dhe e kryqëzatave; kur disa politikane shqiptare ne Kosove e quajnë politikisht te leverdishme per karrierën e vet te ndërrojnë fenë; kur, si pasoje e sjelljeve shpërfillëse te disa politikaneve shqiptare ndaj dinjitetit te fesë myslimane, gjithnjë e me shume shqiptare myslimane ne Kosove dhe ne Shqiperi ndihen te diskriminuar, ja, tani, Ismail Kadare pandeh se i ka ardhur çasti i dëshiruar qe te dëgjohet për disa oktava me lart zëri i tij,me pare i pëshpëritur, kundër identitetit mysliman, ne te vërtetë kundër perberesve myslimane ne identitetin e përbashkët, te përgjithshëm, historik, te shqiptareve!"( "Realiteti i shpërfillur" i Rexhep Qoses, gazeta "Shqip" , Tirane). Po te lexohet vetëm ky pasues, do shihet mllefi allaqosjan, që shpërthen me një mëri të papërmbajtur ndaj çdo gjejë që frymon perëndimore. Kështu niset turr në sulm ndaj Kadaresë, më fjalëformime, që s’shërbehet në asnjë segment, me të dhënat që dalin nga historia dhe kultura jonë për identitetin shqiptar, por me stil gazetaresk, me terma që synojnë të jenë bombastik, përpiqet të sulmon idetë europiane, jo vetëm të Kadaresë, por edhe të gjithë shqiptarëve. Çështja e identitetit të shqiptarëve dhe përkatësisë civilizuese, në shkrimin e Qosjes, bëhet preh e një dëshira të autorit, duke ju bishtnuar deri në skajshmëri fakteve dhe të dhënave. Autori në asnjë aspekt nuk ndërton relacione mes kulturës e identitetit, për të nxjerr pastaj qëndrime të caktuara, por, në emër të komuniteti shqiptar musliman, turfullon mllef ndaj oponentëve të tij, që tash i personifikon me Kadarenë.


Në fakt, keqkuptimet e Qosjes për identitetin shqiptar (Piro Misha) ka një histori. Ai është rezultat i shumë tendencave të tij të vazhdueshme, për të krijuar në opinion hapësirë manovruese politike, që nisën me një shkrim të publikuar më parë, ku sulmon Institucionet e Kosovës për vendosjen e portretit të Humanistes më të madhe të njerëzimit, Nënës Terezë dhe të Papa Gjon Palit II në zyrat e Institucioneve të Kosovës. Në këtë shkrim, Qosja akuzon edhe qeveri perëndimore, sidomos atë Italiane me mllef ta papërmbajtur, aspak intelektual dhe shumë kundërthënës, prapavijat e së cilës të bëjnë të dyshosh për çfarëdolloj tendencash, prej atyre që kanë parashenjën në problemet e sotme ndërkombëtare. Në të vërtetë, ata që njohin sadopak realitetin shqiptar, e kanë të qartë se kjo polemikë, ose më mirë me thanë ky mllef i autorit të kësaj polemike, ka në vete edhe një histori dhe parahistori: buron nga mllefi i pashfrenuar e tij ndaj Presidentit Ibrahim Rugova dhe dështimeve e tij të herë pas hershme në jetën politike karshi Rugovës.


Kjo fushatë mediatike e Qosjes ka një parashenjë edhe në studimet e tij, tashmë të demoduara, që për kulturën shqipe, por edhe për kritikën letrare; në përgjithësi për studimet letrare, paraqesin minimumin e vlerave të mundshme. Ngase, ky autor, asnjëherë nuk ka përdor një qasje integrale, ka tentuar të fragmentojë kulturën letrare shqipe, ka mbetur jashtë studimeve perëndimore për letërsinë dhe ka aplikuar teori kryesisht pozitiviste e soc-realiste, të cilat s’përkojnë aspak me qenësinë e letërsisë. Kështu që ka mbetur jashtë zhvillimeve të hovshme të mendimit kritik letrar. Nuk do ja falin studimet shqiptare asnjëherë, për anashkalimin që ky autor i ka bërë letërsisë së vjetër shqiptare, korpus letrar ky që shtreson bazat e vetë kombit shqiptar, pa të cilën, ndoshta edhe vetë autorit do kishte, në të vërtetë një identitet tjetër: pse mos të themi turk, pa komb, të llojit fetar, pasojat e së cilës, natyrisht që do ishin tragjike për ne. Në këtë sens edhe mund të “justifikohen” tendencat dhe mllefi i tij ndaj Ismali Kadaresë, që realizohet përmes një diskursi demagogjik dhe me idenë e të qenit mbrojtës i të “diskriminuarve musliman”, ai bëhet predikues, së cilit duhet t’i bindët një audiencë gjerë të cilën ai e presupozon si islame, duke ju vënë emrat, ashtu siç bënë me emrin e Ismail, në mënyrën më naive e më primitive. Kjo fushatë e Qosjes, përveç tjerash, nuk ka se si mos të thuhet që nuk është edhe tendenca e ripeshimit të tij politikisht, pas serive të njëpasnjëshme të dështimeve në politikë, kur populli “akademikun e madh” në zgjedhje e vlerësoj me zero përqindje të votave në nivel kombëtar. Tashti i ka mbetur religjioni si adut me të cilin mund të abuzoj, për të rikthyer vetën politikisht, pas shumë cirkuseve politike në Kosovë që lidhen me emrin e tij. Ajo që mund të shihet qartë nga leximet e teksteve të tij, pa ndonjë përpjekje të lodhshme, kuptohet thjeshtë se idetë që shtron ky autor, nuk shërbehen as në minimumin intelektual, me të vërtetat që formësojnë identitetin civilizues të një kombi dhe përkatësinë në rrafshet e civilizimeve botërore. Madje, autori shpeshherë bien në kundërshtim edhe vet idetë e tij që ka shtruar në librat e tij të mëhershme. Ajo çka mund të bëjë autori përmes këtij lloj diskursi publik, është prodhimi dhe fabrikimi i shumë të pavërtetave, në njërën anë, dhe në anën tjetër, përpjekje për të krijuar lobinge kundër asaj që është bërë deri me tash në rrugën e rikthimit të shqiptarëve përfundimisht dhe denjësisht në familjen Perëndimore. Nga fakti se nuk ndjehet aktorë në këtë proces, barikadohet në taborin tjetër.


***


Kultura e shkrimit shqip si tanësi, elementet që kanë ndikuar në konstituimin e identitetin shqiptar, pastaj zhvillimet tona civilizuese, së këndejmi edhe ato religjioze, natyrshëm duhet kundruar në trekëndëshin e paevitueshëm: e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja. Për faktin se ky trekëndësh është premisa nga mund të analizohen zhvillimet tona kulturore, civilizuese, laboratori nga i cili mund të nxjerrim një fizionomi të qartë të identitetit shqiptar. Çdo debat për zhvillimet tona civilizuese; përkatësinë tonë kulturore-civilizuese, bazuara në komponentët që formësojnë identitet shqiptar dhe rrafshin e identifikimit të tij civilizues, duhet të kërkojnë pikat apo shenjat identifikuese nacionale që përcjellën nga memoriet historike, e që si të këtilla përbëjnë tërësinë e universalitetit të identitetit civilizues shqiptar. Në një analizë, sa do sipërfaqësore që përcjell zhvillimet tona kombëtare e kulturore, në planin historik, shenjat identifikuese që kanë formësuar konturat reale të identiteti civilizues shqiptar, i gjejmë, pa ndonjë vështirësi e hamendje, në relacione të fuqishme, të përhershme me civilizimin perëndimor. Nëse lexojmë, sa di sipërfaqësisht kontekstin e formësimit të identiteti shqiptar ndër shekuj, pa ndonjë hamendje shohim se shenjat themelore të shtresimit të bazamentet të këtij identitet janë tërësisht perëndimore. Në vijim do synojmë të shkoqisim disa shenja themelore që kanë influencuar dhe formësuar rrjedhat tona kulturore, nacionale e civilizuese që kanë ndikuar në relacionet e lidhjet e veçanta me civilizimet në rrafshin botëror.


***


Është me rëndësi të përmendet fakti se shqiptarët për më se dy shekuj (që nga periudha e njohur si Rilindje Kombëtare), në përpjekje për të konsoliduar rradhat e vetëdijen kombëtare, të shkallmuar nga pushtimi i egër turk, në rrugëtimet për çlirim kombëtar dhe identitet civilizues (Rilindësit e mëdhenj) proklamuan një formulë të unitetit, në formë poetike, e cila qe bërë paradigmë, model për besimet ndër shqiptar: ”Feja e shqiptarëve është shqiptaria” (Pashko Vasa). Kjo formulë nëse shihet në kontekstin më të gjerë të historiografisë së identiteti shqiptar ka parashenjën e fuqishme nga kultura e shkrimit, përkatësisht letërsia e saj, që është bërë në kohë tipar përcaktues i ekzistencës së kombit dhe njëherit paradigmë që ka influencuar gjitha rrjedhat kombëtare. Si e këtillë, kjo formulë ka ndikuar në sforcimin e substancës së identitetin shqiptar, brenda përkatësisë perëndimore, dhe në të njëjtën kohë ka ndihmuar në largimin apo edhe zbutjen e diferencave qoftë religjioze, qoftë kulturore të kohës. Në të vërtetë, kjo formulë një kohë që shndërrua në udhërrëfyese. Në sensin e këtij mendimi është formësuar edhe një kulturë e tërë tek ne. Kësisoj janë mënjanuar mundësitë për të “shpërthyer” diversitetit fetare, kur kihen parasysh shumë faktor, si: përbërja e besimeve, konstulacioni gjeografik i Shqipërisë (lexo shqiptarëve), tradita religjioze, qëndrimet ndaj së kaluarës, mënyra e ardhjes së religjionit më të ri, dhe dominanca më metoda jo të pranueshme qytetare; elemente këto që mund t’i jepeshin një trajtim të veçantë çështjes në fjalë.


Nëpër zhvillimet tona historike çështja “delikate” e përkatësisë civilizuese është diskutuar, por jo aq esencalisht. Disi, kjo çështje, rëndomtë ka mbetur në margjina, jo për ndonjë arsye, se nuk përbënte dimension me rëndësi në mendësinë shqiptare, por për faktin se me këtë synohej të ruhej “toleranca” aq shumë e dëshirueshme, përballë vështirësive të shumta; nevojës për çlirim dhe konsolidim kombëtar. Kjo “heshtje” u promovua, edhe për të mos hapur “plagë”, nga fakti se nëpërmjet pushtimit turk ndodhi konvertimi i dhunshëm i një pjese të shqiptarëve nga besimi i krishterë në atë muhamedanë, element ky që linte mundësi për një konfrontim me përmasa të rrezikshme, mes atyre që mund të konsideroheshin kalaboracionista dhe atyre që ruanin deri në vetësakrefikim shenjat identifikuese nacionale. Cështë e vërteta religjioni i “ardhur” asnjëherë nuk influencoj dimensionet kulturore, ngase kujtesa dhe vetëdija nacionale, në tërësi mbetën të përkushtuar denjësisht ndaj kulturës dhe vlerave civilizuese perëndimore. Andaj thirrja e relindasëve ishte perceptim krejtësisht perëndimor. Ngase ishte e mirënjohur se kultura dhe identiteti ynë u zhvillua, u rritët si kulturë e rezistencës ndaj kulturës së huaj, të ardhur, të dhunshmes. Ashtu siç i ardhur, ky besim kurrë nuk kishte ngulur rrënjë në mendësinë kulturore. Andaj edhe nuk ka krijuar status kulturor të rëndësishëm në identitetin shqiptar. Në fakt, ky besim, nëse na lejohet ta paraqesim përmes një metafore i ngjasonte pemës së mbjellun në shkëmbinj, frytat e së cilës nuk shihen ndonjë herë.


***


Dimension me rëndësi në përsiatjet për identitetin civilizues të shqiptarëve, duhet t’i paraprijë një analizë për rrjedhat e asaj që e njohim si kultura tekstual apo kulturë e shkrimit shqip, që në fakt përbën tërë universin e njohur si identitetit shqiptar dhe përkatësisë civilizuese e vetëidentifikuese. Është fakt i pranueshëm se kultura shqiptare gjatë dhe pas pushtimit turk është kulturë e modelit të rezistencës ndaj barbarisë turke. Edhe ajo që zhvillohej të arbëreshët e Italisë, me prijës Jeronim de Radën, edhe ajo që zhvillohej në kolonitë e ndryshme shqiptare jashtë vendit. Por edhe ajo që zhvillohej në vetë Turqinë pushtuese. Kësisoj, natyrshëm kultura shqiptare krijon marrëdhënie të veçanta dhe specifike me substratin perëndimor, ngase gjithherë synonte rrënjët kombëtare dhe rikrijonte mitin për përkatësinë antike të shqiptarëve, pastaj për traditën e bujshme ilire e sidomos për historinë eklatante të heroit kombëtar Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, në kontekstin e luftimit të kulturës orientale. Për më tej, nuk mund të kuptohet pjesa qenësore e kulturës shqipe, pa përmendur dhe analizuar portretin e Gjergj Kastriotit dhe bëmat e tij që i gjejmë në varante të ndryshme, që nga autorët abreshë, deri tek ata të rilindjes kombëtare; dhe më tej sforcuar deri në mit e model i pastër kujtesës, deri me sot. Veprat themelore të kulturës shqipe, madje edhe të Rilindjes kombëtare, me të cilën fushë është marr edhe Rexhep Qosja, janë shkruar duke rikujtuar lavdinë skenderbegiane, si lavdie që ka pikënisje mbrojtjen e vlerave oksidentale ndaj atyre orientale. Ndryshe nuk ka se si të kuptohet lufta e Gjergjit të madh. Mirëpo, nëse anashkalohet ky fakt, atëherë përmbyset gjithë vetëdija nacionale shqiptare.


Përveç këtij elementi konstituiv të identitetit shqiptar, datimet e para shqipe, fillimet e kulturës së shkrimit, janë premisat e pashmangshme në konceptimin e identitetit civilizues shqiptar. Fillimet e kulturës shqiptare janë produkt i pastër i derivimit biblik. Si rezultat i Biblës kemi autorët themelues të kulturës shqiptare, mbase edhe kombit shqiptar, në kuptimi të cilin e konceptojmë sot (Pal Engjulli, Buzuku, Budi, Bogdani, Bardhi, Variboba, De Rada etj) dhe shumë të tjerë.


Dihet tanimë botërisht se kultura e shkrimit shqip, që nga datimet e para, jo vetëm që ka proklamuar një civilizim perëndimor të palëkundur, por edhe është formësuar kryekreje mbi konceptet themelore të këtij civilizimi, me një lidhje specifike, mbase më specifikën me kulturën perëndimore. Këtë mendim, në funksion të intencës, na sforcon fakti se mendimtarë të Rilindjes, madje edhe ata të cilët jetonin e vepronin në Turqinë e atëhershme pushtuese, kërkonin që shqiptarët të orientohen nga Perëndimi, duke theksuar me ngulm se dielli i shqiptarëve lind në Perëndim. Ky orientim, edhe për kundër disa elementeve primitive, që s’ rreshtin së trumbetuari kot, për ide të kundërta civilizuese dhe kulturore, tash në krye me Rexhep Qosjen, nuk është lëkundur dhe as që lëkundët, ngase shqiptarët ndjejnë si perëndimor, jetojnë si perëndimor, janë të vendosur në një mjedis gjeografik perëndimor, kanë kulturë perëndimore dhe mendësi perëndimore, kanë shkrim perëndimor dhe veshje perëndimore, identifikohen me shenjat dhe tiparet që e karakterizojnë këtë univers civilizues. Dhe assesi nuk mund ta konceptojnë vetën në kontekste tjera civilizuese, ngase janë të huaj, të ardhura, të dhunshme.


Tendencat e fundit të Rexhep Qosjes përveç tjerash synojnë të vënë në diskutim kulturën shqiptare në tërësi, e cila mund të kryekreje është perëndimore, oksidentale? Rrjedhimisht, nuk mund të mos shtrojnë çështjen, në formë të pyetjes-dilemë, se mos pas këtyre tendencave, fshehën kërkesa, që nesër edhe Formula e Pagëzimit e Pal Engjullit, edhe Meshari i Buzukut, edhe veprat e Budit, Bogdanit dhe Varbobës, Mjedës, Nolit e Fishtës, Konicës e Malokut, Nënë Terezës e Ismail Kadaresë, e shumë të tjerëve, të kërkohet, nga të njëjtit, të hiqen nga literatura shqipe, nga historia shqiptare, me idenë po na edukoka keq rininë, ngase ky korpus kulturore dhe letrar është zhvilluar mbi orientime tjera civilizuese-kulturore, në emërr të një provinence falëse orientale, që synoka të identifikohet me bejtexhinjtë, që për letërsinë shqipe, paraqet minimumin e vlerave kulturore e letrare. Për të mos hyrë në aspektin edukues të kësaj letërsie, për të cilin Kadare ka plotësisht të drejtë. Përmasa e kësaj çoroditje mund të zgjerohet, kur të shtrohet pyetja-dilema, çdo të kërkohet të bëhet me heroin kombëtar Gjergj Kastriotin-Skënderbeun, i cili na paska luftuar kundër turqve, me të cilët dikush dëshiron të identifikohet përmes fesë (Qosja e të tjerë), çdo të kërkohet të bëhet me Nënën Tereze, personalitetin më të kompletuar të botës shqiptare në dymijëvjecarin tonë, përmasat e së cilës janë globale; çdo të bëhet veprën e madhe të Kadaresë, e cila me pezëm rrëfen për karvanin e Zhbërjes së identiteti shqiptar, të ardhur nga kultura turke-otomane, çdo të bëhet në fund të fundit me vetëdijen dhe botëkuptimin perëndimor të konsoliduar në jetën shqiptare?


Përgjatë pesë shekujve të ekzistimit të evidencuar, të asaj që konceptohet si kulturë shqiptare, po të bëhet një sintezë simbolike, shohim qartë, pa kurrfarë hamendje, ajo çka konceptohet identitet shqiptar, si sistem kulturor civilizues, si vetëdije për vlera civilizuese, në universalitet dhe interkominikim, ka ardhur nëpër shekuj, si produkt i kulluar perëndimor, si komunikim interaktiv i natyrshëm me oksidentin. Vlerësime të cilat kanë një korpus të gjerë në kulturën e shkrimit shqip, si nga autorë klasik e bashkëkohor: (Faik Konica, Eqrem Cabej, Gjergj Fishta, Fan Noli, Branko Merxhani, Mehdi Frashëri, Kristë Maloku, Ismail Kadare, Engjëll Sedaj, Aurel Plasari, Piro Misha, Stefan Capaliku, Ibrahim Rugova, Sabri Hamit, etj.)


***

Shtresimet e identitetit kulturor të popujve (kombeve), rezultojnë nga datime të lashta. Ndërsa historia shqiptare, shtresimet e identitetit kulturor, si vetëdije për tipare shënjuese, dalluese nacionale, i trashëgon si pjesë e vetëdijes nacionale, rezultat i zhvillimit etno-kulturorë, që ndodhën në dymijëvjeçarin civilizues. Gjitha këto zhvillime, janë ndërlidhura me atë që konceptohet civilizimi dhe kultura Perëndimor. Rrjedhimisht, rezultat i kësaj dalin disa pika elementare të cilat përbëjnë tërësinë e konceptit themelor për njohjen, pranimin e Identitetit shqiptar, në rrugën e ngritjes dhe sforcimit si substancës kombëtare, unike. Kjo reflekton të tashmen e padiskutuar: shqiptarët kanë një identitet unik, pa marrë parasysh ku jetojnë (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Malë të Zi, Kosovë Lindore); pa marrë parasysh sferën religjioze, janë të besimit islam, katolik, ortodoks, protestant, ateiste, e të tjerë. Së këndejmi kanë edhe një orientim civilizues: Perëndimor. Çështja e parë e çdo analize teorik rreth zhvillimit të identiteti nacional shqiptar, kap në vete segmente, të cilat, si të tilla kanë ndikuar në konsolidimin e vetëdijes kombëtare shqiptare, si vetëdije civilizuese perëndimore, produkt i së cilës është kombi shqiptar në fillim të shek. XXI. Në fakt, pikat themelore që do të shtrojmë, kanë formësuar konceptin themelor për identitetin civilizues shqiptar, ndërtuar e formësuar si identitetin nacional, zhvilluar brenda shtratit dhe kulturës perëndimore. Duke bashkëndjerë idenë se në rrënjët e këtij civilizimi jemi bashkëthemelues. Tendenca shpërfillëse, të orkestruara e fuzionuar kryekreje nga elemente jashta kombëtare, të cilat po trokasin kohëve të fundit në kokat e tkurrura, për dilema civilizuese, duhet ndalur hovin si të dëmshme, në këtë fazë të tranzicionit politik e shoqëror, kur shqiptarët po arrijnë të realizojnë idealin e kamotshëm për rikthim në familjen perëndimore. Janë disa pika shenjëzuese që kanë formësuar identitetin dhe civilizimin shqiptar brenda përkatësisë perëndimore. Pika e parë orientuese, në të gjitha debatet racionale lidhur me identitetin civilizues, shtresuar si kulturë e lashtë, mbetet përkatësia Ilire, e cila përkatësi është konfirmuar historikisht dhe pranuar shkencërisht. Nga këto datime, kemi dëshminë relevante, që reflekton edhe për të tashmen. Këtë dëshmi na jep Shën Pali Biblik në Letrat e tij, kur dëshmon përhapjen e krishterimit në botën e atëhershme Ilire. Ngjarje kjo që mbetet tejet monumentale në historiografinë shqiptare dhe kulturën kombëtare. Si e tillë ka ndikuar në formimin vetëdijes shqiptare. Për t’u bërë referencë orientuese, e cila si e këtillë do të pasohet me ngjarje e momente tjera, po të kësaj periudhe, që përbëjnë kapitull të veçantë brenda shtratit tonë, përkatësisë së kulturës sonë Perëndimore, me veprat fundamentale, të autorëve të hershëm iliro shqiptar, siç është Himni i parë i kishtar, i shkruar nga Niketë Dardani (Te Deum), përkthimi i Biblës ne latinisht nga Shën Jeronimi ilir, e njohur si Vulgata, pastaj martirizimi i Florit dhe Laurit, për të mbrojtur besimin e parë monoteist nga persekutimet e shumta të kohës. Rrjedhimisht, kjo kulturë vetëm sa u sforcua në kohë, përmes lidhjeve të fuqishme me Humanistët shqiptar, të njohur në kulturën e shkrimit shqiptar si periudhë e latinitetit, nëpërmjet emrave të mëdhenj sikurse Mikel Maruli, Marin Becikemi, Gjin Gazulli, Marin Barleti etj, pa të cilët kultura shqiptare, jo vetëm që nuk mund të shkruhet, por do të mbetej tejet e mangët. Gjitha këto hallka janë përbërëse me rëndësi në ndërtimin e kombit shqiptare, natyrës civilizuese, përkatësisë kulturore.

***

Momenti i tjetër me rëndësi në përsiatjet e shumta, rreth debateve për identitetin shqiptar, mbetet, pa asnjë dilemë historia e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, e cila histori më bëmat e saj është e njohur edhe në dimensionet botërore. Histori kjo e cila me strategji të jashtëzakonshme, u bë mburojë e kulturës dhe civilizimit perëndimor kundër vërshimeve që paraqiste bota orientale. Për të ndërtuar në kulturën shqiptare prototipin e heroit nacional, që do bëhet kult në mbarë hapësirat shqiptare, që gjashtë shekuj, që kur shqiptarët ranë në prangat e barbarisë turko-otomane. Portreti dhe figura eklatante e historisë shqiptare, do të shpallet me të drejtë nga Vatikani si “Atlet i Krishtit”, mbrojtësi i kulturës dhe civilizimit perëndimor nga vërshimet e hordhive aziatike. Përgjatë shekujve të pushtimit turk Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, do të mbetet model i papërsëritshëm gjithherë; portreti i tij do të influencoj ndjenjat dhe idetë liridashëse, do të ndikojë në zgjimin e ndërgjegjes kombëtare për vetëdije kombëtare, njashtu edhe për orientimet kulturore e civilizuese, do të ndikoj në letërsinë dhe artet shqiptare gjatë gjitha fazave të zhvillimit. Rrjedhimisht, gjithë kultura shqipe e shkruar, që do të pasohet pas kësaj periudhe, është formësouar si prototip që i referohet ngjarjeve që lidhen me bëmat e heroit kombëtar Skënderbeut: filozofi kjo e ngulitur thellë në identitetin shqiptar, përmasat e së cilës janë evidente në çdo segment të jetës shqiptare, sikurse në histori, diplomaci, kulturë, letërsi, arte tjera, pikturë, skulpturë etj. Njëherit për t’u bërë paradigmë e gjitha angazhimeve shqiptare nëpër shekuj, edhe pas gjashtë shekujve. Në këtë rast duhet të rikujtojmë, fillimet e parë të institucionalizimit të idesë nacionale në shekullin XIX, rilindin pikërisht duke rikujtuar pikërisht bëmat e Skënderbeut, nëpërmjet autorëve të shumtë, veçanërisht atyre arbëresh që rikthyen dinjitetin dhe dashurinë e madhe për liri dhe për identitet shqiptar karshi “natës së errët otomane”.
Më tutje, moment me rëndësi jetike, për të analizuar çështjen e identitetit shqiptar, për të analizuar rrugën e konsolidimit të kombit shqiptar, përfundimisht do të thadrohen përmes letërsisë shqiptare; letërsi që është zhvilluar me një lidhje të fuqishme analoge me kulturën perëndimore, për gjatë pesë shekujve të qetësimit, edhe në diskurs, por edhe si estetikë letrare. Letërsia shqipe, si bartësja me e mirë e psikologjisë, mentalitetit të popullit është ekskluzivisht Perëndimore. Madje edhe atëherë kur krijohej në vende të lindjes (shumë rilindës që jetuan nëpër vende të lindjes, jo vetëm që thonin me konsekuencë se dielli i shqiptarëve lind në perëndimi, por edhe krijonin literaturë perëndimore). Për të sforcuar idenë tonë, duhet të rikujtojmë dokumentin e parë të njohur të shqipes, një simbolikë kuptimplote, që qysh në embrionin e kulturës së shkruar shqipe, pagëzon kulturën shqiptare, letërsinë shqiptare, gjuhën shqiptare, shkrimin shqip. Pra, çdo gjë që ne sot e njohim që frymon si shqiptare. Në fakt, po ta analizonim në kontekst të temës sonë, kjo formulë pagëzon edhe identitetin shqiptar. Bëhet premisë për vetëdijen Perëndimore. Është kjo “rastësia” kuptimplote, shumë signifikative, Formula e Pagëzimit (1468), dokumenti i parë i shqipes së shkruar, që për gjatë gjashtë shekujve mbeti e ngulitur në vetëdijen kombëtare, si dokumente i parë i shqip. Vështruar në një kontekst më të gjerë, letërsia shqiptare është derivuar si produkt i pastër i shkrimit biblik. Një korpus i tërë veprash letrare, që njeh kultura shqipe, janë shkruar në lidhje interletrare e interkulturore me traditën e shkrimit biblik, të ndërlidhura e fuqizuara përmes transformimit të diskursit biblik, edhe si filozofi e qenësimit të kombit, edhe si vetëdije estetike e letrare. Sidomos atëherë kur substancë kombëtare rrezikohej; kujtojmë autorët fundamental të kulturës shqiptare: (Buzuku, Budi, Bogdani, Variboba, Mjedja, Naimi, Fishta, Harapi, Noli, Kuteli, Pashku, Kadare, etj.). Më tej, për të sforcuar këtë substancë, mbetet me rëndësi fundamentale, lidhja e kulturës së shkrimit shqip me traditën e alfabetit latin, përmes një beteje që u kurorëzua në Kongresit e Drejtshkrimit më 1908, me të cilin akt, tërësia shpirtërore e shqiptarëve identifikohet përhershmërisht me civilizimin oksidental edhe përmes shkrimit.
Nëse shkojmë më tutje, për të sforcuar këtë substancë, duhet përmendur orientimet politike e kulturore, pas shembjes së ideologjisë komuniste në Shqipëri, si dhe fazës së dekompozimit të kreaturës së ashtuquajtur Jugosllavi. Në tërësi, politika shqiptare është përcaktuar qartë për integrime perëndimore. Kjo vetëdije emancipuese gjithnjë e më tepër synon të manifestohet në gjitha segmentet e organizmit politik e shoqëror, si domosdoshmëri e kërkesave të vazhdueshme që shtrohen për riparim të asaj që në të kaluarën është bërë keq. Pas gjitha atyre sajesave të bëra me dhunë, në fund të shekullit XX dhe fillim mileniumin e ri, kërkesat për rikthim të fuqishëm në rrënjët tona, e bashkartikuluar kudo dhe në çdo segment me rëndësi nacionale, çdo ditë e më shumë po merr fizionominë e vetë.
***
Në fundshekullin XX shoqëria shqiptare me gjitha kapacitetit, është drejtuar në rrugë të rikthimit në Familjen e Madhe Perëndimore. Të vetëdijshëm se identiteti civilizues, nënkupton dhe domethënë një kujtesë historike, një të tashme racionale, një identifikim shpirtëror me shenja, momente, figura që përfshijnë sistemin vlerave të përbashkëta nacionale; veçanti e tipare dalluese që duhet shfaqen në gjitha rrafshet e qenësimit të kombit, shoqëria shqiptare po realizon atë që shtron studiuesi e kritiku francez, Saint Beuvit, kur diskuton problemin e së kaluarës në raport më të ardhmen: “Kur mendojmë sinqerisht të kaluarën, kur e kuptojmë mirë atë, do të thotë se e kemi vështruar saktë të ardhmen”.
***
Edhe për kundër shumë zhvillimeve jo aq të dëshirueshme të brendshme, megjithatë, është kënaqësi të shihet, se dekada e fundit e shek. XX, për shqiptarët mbetet me ngjarje tejet të rëndësishme dhe shumë pozitive. Ngjarje që kanë rezultuar me ndryshime pozitive brenda gjitha hapësirave shqiptare. Shoqëria shqiptare, tashëm si tërësi nacionale ka hyrë në një proces të përgjithshëm dhe të gjithanshëm politik, kulturor, ekonomik, në synimet për rikonsolidim, integrime, prosperitet, në të cilin procese po synohet të aplikohet një modalitet i ri, me ndryshime esenciale nga i mëhershme, një transformim esencial në mënyrë që të hapen debatet racionale për integrime të fuqishme perëndimore.
Çështja e ndeshjes së civilizimeve, kjo temë e “nxehtë” dhe delikate, qysh në vitet e 30-ta, kur u kërkua domosdoshmëria e konsolidimit të gjithanshëm nacional, ka qenë një ndër temat imediate për mendimtarët e mëdhenj shqiptar të kohës, të tubuar atëherë rreth formulës së shqiptarizmës e neoshqiptarizmës (Konica, K. Maloki, V. Koca, Fishta, M. Frashëri, B. Merxhani, Noli, Çabej, etj). Këta mendimtar njëherit vunë bazat e mendimit politiko-kulturologjik të emancipuar shqiptar, të argumentuar shkencërisht, se shqiptarët kulturalisht i takojnë universit të civilizimit oksidental, janë gjeografikisht europian, së këndejmi edhe shpirtërisht perëndimor. Dhe në të njëjtën kohë janë analizuar gjitha sfidat, sfida që janë rezultat i shumë faktorëve, sidomos i atyre kulturor-shpirtëror, si pasojë e pushtimeve shekullore. Por çdoherë është mohuar ambiguiteti në identitetin shqiptar.
Nëse sot, ne, mund të diskutojmë për një komb shqiptar, për një kulturë shqiptare, për një qytetërim shqiptar, për një civilizim shqiptar, për një të ardhme shqiptare, shenjat e identifikimit në të gjitha komponentët përbërëse nacionalen, historikisht mund t’i diskutojmë dhe t’i evidencojmë vetëm në suaza e në prizëm të lidhjeve me kulturën perëndimore. Sepse si tërësi identiteti ynë është formësuar kryekëput në principe e koncepte oksidentale. Të gjitha momentet e shenjat identifikuese shqiptare në përgjithësi janë ekskluzivisht perëndimore, pa të cilat kombi ynë do të asimilohej. Kjo shpërfaq tendencat e qarqeve të ndryshme, që tentojnë të paraqesin shqiptarët me prirje tjera orientuese e civilizuese, të ndërtojnë identitet oriental mbi atë oksidental. Në kulturën shqiptare, nuk mund të diskutohet për ndonjë kulturë tjetër, përveç asaj perëndimore në ndeshje dhe rezistim ndaj asaj që është rishfaqur dhunshëm si lindore, e ardhur bashkë me pushtuesit otoman. Këtë argumentim e mbështesin shumë mendimtar të kohës, ndër ta studiues Sabri Hamtit, i cili kur diskuton identitetin shqiptar, në theksim të tij, si vetëdije për tipare dalluese, në zhvillimet dymijëvjeçare, thotë: ”Edhe pse i rrudhur në kohë e në hapësirë të ndeshjes dhe komunikimeve Perëndim - Lindje, që e kanë bërë ta marrë një karakteristikë të veçantë evrojuglindore, populli shqiptar ka në esencë një kulturë historike perëndimore, që mbështet në gjuhën, shkrimin, idetë themelore, fenë. Përfundimit të Tmas Eliotit se letërsia dhe kultura perëndimore është ndërtuar mbi trashëgiminë e mitologjisë greke dhe krishterimit, për kulturën shqipe mund t’i shtohet edhe mbi mitologjinë vendëse, që është e moçme sa ajo greke”. Këtë vlerësim studiuesi Hamiti e vazhdon duke shkuar më larg, kur mbron kulturën perëndimore shqiptare: ”Kultura shqiptare nuk mund trajtohet më parë si vend i ndeshjes së kulturës perëndimore me kulturën lindore, por më së pari si kulturë e kundërvënies, rezisntence e kulturës autentike ndaj asaj të huajës, të ardhurës, të mëvonshmes”.
E shohim të rëndësishëm të potencohet fakti se edhe lideri i shqiptarëve të Kosovës, gjatë lëvizjes për liri, çlirim, demokraci e rikthim në familjen Perëndimore, Ibrahim Rugova, qysh në fillim të artikulimit të kërkesës nacionale për Demokraci dhe për Pavarësi, thotë.”Duke qenë gjithmonë popull i proveniencës oksidentale me histori, me traditë dhe me kulturë, në kuadër të proceseve të reja integruese evropiane, shqiptarët dëshirojnë dhe kërkojnë të jenë të bashkuar me një proces të afrimit dhe të bashkëpunimit me Evropë, me të drejtë për vendvendosje” (Ibrahim Rugova, Pavarësia dhe demokracia).
Shqiptarët në fundshekullin XX, hynë me përplot ndryshime pozitive, të cilat mund të vërehen në gjitha segmentet. Si rrjedhim, tashmë shqiptarët po mëkëmben si një faktor relevant, jo vetme rajonale, por edhe më gjerë, drejtë sforcimit të substancës nacionale, por edhe përfaqësimit në kulturën perëndimore. Pyetja kush janë shqiptarët në tërësi, në rrefshin e identiteti civilizues, mund të rezultojë me përgjigje divergjente në çështje jo esenciale, por para një të huaji kureshtar, përgjigja është unike, që nuk dallon nga shqiptarët e Shqipërisë, te ata të Kosovës, e pastaj të Maqedonisë prej vendeve tjera ku jetojnë, si Mal të Zi, Serbi. Ata janë shqiptar dhe e thonë këtë identitet. Ata në tersi proklamohen dhe praktikojnë një mendësi perëndimore, identifikohen me të njëjtën gjuhë, me të njëjtën letërsi, me të njëjtin sport, film, muzikë, etj.
***
Proceset politike nëpër hapësirat shqiptare, na rikujtojnë edhe një herë se të qenit popull unik është diçka e çmueshme, diçka që të mundëson jo vetëm ndihmën dhe përkrahjen ndërkombëtare, por edhe të krijon fuqinë, në raport me relacionet ndërkombëtar. Në mbrojmë mendimin se shqiptarët kanë identiteti perëndimor, në gjitha rrafshet civilizuese. Ky identitet ka qenë e kaluara dhe e tashmja e kombit tonë. Dhe ky civilizim, do të jetë, pa asnjë alternativë e ardhmja e kombit, edhe përkundër tendencave shpërfillëse të grupeve të caktuara qosjane.

(Pjese nga libri Kultura dhe identiteti, qe pritet te dal se shpejti ne treg)
User avatar
cory taylor
Posts: 1567
Joined: Thu Dec 02, 2004 11:43 pm
Location: Holy Nazi Empire

Re: Sfida Osmane - Arben Xhaferi

Post by cory taylor »

a o boll o i bekum .. ?

paqja me ty ... e mos u ndiko prej anonimusave tu kisha lut ... se e di qe jei udhhequn pi ndjenjave e jo prej rezonit tpaster, po megjithate kocnentrohu ne shperlamjen endikimet qe ti kan lon njerzit qfare ti kan lon .. tka met veq me citu edhe MILAZIM RKASNIQIN .. ahahaha ... edhe mu bo hor me ka krejt ... e di qe tpelqejn e tushqejn idet komplotiste po mos i perpuno e mos ndjell tpakten ne konceptet kombtare se jon destruktive .. mos e prek HISTORIN ZYRTARE shqiptare se bon dom kombit ton ... nshum aspekte se jon tema te ndishme qe udhheqen prej sentimenteve ...
User avatar
Ulurima
Posts: 625
Joined: Sun Apr 10, 2005 10:22 pm
Location: Lost in Space

Re: Sfida Osmane - Arben Xhaferi

Post by Ulurima »

A duhet dënuar Skënderbeu se u përdor nga Enveri?

Ndryshe nga monografitë e autorëve të tjerë evropianë, kushtuar Skënderbeut, të cilat në përgjithësi janë pritur në heshtje nga shqiptarët brenda dhe jashtë vendit, – trajtesa e historianit zviceran, Oliver Jens Schmitt, pati reagime në median shqiptare. Disa u solidarizuan me trajtesën, por më të shumtët nuk u pajtuan madje, e kritikuan përmbajtjen e saj. Ata që e kritikuan ndoqën traditën, pa na sjellë ndonjë gjë të re në fushën e studimeve skënderbegiane. Përkundrazi ata që u solidarizuan me shpërfytyrimin e Skënderbeut nga historiani zviceran, meritojnë të shqyrtohen ngjyrimet dhe arsyetimet e ngjyrimeve të shfaqura prej tyre. Kjo për arsye se kemi të bëjmë me personalitetin më të shquar që ka nxjerrë kombi shqiptar gjatë shekujve. Ka edhe një arsye tjetër. Me rastin e trajtesës së Schmitt-it, u vunë në qarkullim koncepte dhe perceptime ideologjike dhe metodologjike mbi Skënderbeun dhe mbi ngjarje ose procese të historisë së Shqipërisë.

Me sa dimë, monografia e O. Schmitt-it mbi Skënderbeun pati reagime vetëm në shtypin e kryeqytetit. Jashtë Tiranës, botimi deri tani duket se ka kaluar në heshtje. Heshtja tregon se hapësira mbarëshqiptare ka vetëm një vatër kulture shkencore. Veç kësaj, edhe në kryeqytet reagimi ndaj monografisë me pretendime shkencore u kufizua kryesisht në radhët e “analistëve” të medias – të analistëve që nuk janë historianë. Në hapësirën mbarëshqiptare ka disa institute që merren me historinë e Shqipërisë. Ka gjithashtu një mori universitetesh, të cilat kanë departamente të historisë së Shqipërisë. Ka pra historianë skënderbegianë. Deri sot vetëm dy historianë kanë thënë se nuk pajtohen me këndvështrimin e historianit zviceran për Skënderbeun. Megjithatë, këtë heshtje e thyen deri diku “analistët” tanë të medias, të cilët edhe pse nuk janë historianë morën si zakonisht guximin të japin gjykime edhe mbi përmbajtjen e monografisë së përmendur. Tre prej tyre u entuziazmuan nga këndvështrimi i historianit zviceran; Ardian Klosi, Artan Lame, Fatos Lubonja. Ata e konsideruan veprën e O. J. Schmitt-it si një zbulim të ri shkencor. Si rrjedhim, ata kërkuan të hiqet dorë nga vlerësimi që ka shprehur deri tani historiografia shqiptare dhe botërore mbi Skënderbeun. Madje, këta shkuan aq larg sa e konsideruan historinë e deritanishme të Skënderbeut, në pajtim me O. Schmitt-in, një mit, për më tepër një mit të farkëtuar nga Enver Hoxha. Pra, nga vlerësimi i tyre lindi kështu një çështje e parrahur deri sot në historiografi: se Skënderbeu, ashtu siç e ka trajtuar historiografia shqiptare, rrjedhimisht dhe historiografia botërore, është mit dhe jo histori e vërtetë. Ky vlerësim ka prekur natyrisht jo vetëm historianët shqiptarë që janë ende gjallë, por ka ngacmuar edhe eshtrat e historianëve të vdekur, mbasi tani ata po mësojnë se janë mashtruar nga dokumente historike, të cilat flasin se Skënderbeu i trajtuar prej tyre qenka një mit, pra një përrallë dhe jo një histori e vërtetë.

Ardian Klosi, në prapashpinë të trajtesës së O. Schmitt-it, të përkthyer prej tij, shkruan: “Oliver Jens Schmitt ka një stil mbërthyes për t‘iu afruar personazhit dhe ngjarjeve aq pranë, sa të bën të jetosh me to si në një vepër letrare a film me kontraste të fuqishme. Të gjitha këto na lehtësojnë rrugën drejt të vërtetave, për të cilat kemi aq shumë nevojë”. Pra, nëpërmjet Schmitt-it, thotë ai, ne njohim Skënderbeun e vërtetë.

Në intervistën që ai, Ardian Klosi, dha për gazetën “Shqip” (10 nëntor 2008, fq. 19), tha: “Janë një numër gjërash që na kanë bërë përshtypje, madje edhe na kanë tronditur. Por kryesorja, kam ndier gjithë kohës një si zemërim të heshtur: si ka mundësi që na i kanë mësuar kaq shumë gjëra mbrapsht? Të gjitha mbrapsht: marrja e Krujës, kuvendi i Lezhës, mosakordimi me Huniadin, i ashtuquajturi shtet i Skënderbeut, marrëdhënia e tij me mbretin e Napolit, marrëdhëniet me Aranitin, me Dukagjinët, me Venedikun, katastrofa e Beratit, deri dhe armët e përkrenarja që gjoja ndodhen në Vjenë. Të gjitha do t‘i gjeni të zbërthyera në mënyrë më të plotë, tërheqëse sa dhe shkencore, në librin e Schmitt-it”.

Nëse A. Klosit sapo lexoi veprën e O. J. Schmitt-it i kanë bërë përshtypje deri në zemërim të thellë njoftimet “e mbrapshta” që paska mësuar nga historiografia shqiptare, ne nuk ngurrojmë të shfaqim habinë tonë për këtë “analist”, i cili me të lexuar një autor gjerman revoltohet, pa u thelluar, ndaj historiografisë shqiptare, të cilën me lehtësinë më të madhe, pa qenë historian dhe pa na sjellë asnjë argument të materializuar dokumentarisht, e hedh pa ngurrim në shportë. Është shumë interesant zemërimi që ai paska marrë ndaj Skënderbeut, i cili tani po mëson nga Schmitt-i se e paska marrë Krujën me dredhi me një ferman të rremë, gjë që dihet prej shekujsh. Ai kujton se lufta u bëka sipas kohëve, vetëm me heshta dhe shigjeta apo me pallë dhe me kordhë, apo me pushkë e me top, apo me avion e kryqëzor. Çuditemi si nuk e ditka se lufta bëhet dhe me mjete të tjera – me shantazhe dhe me krahëmarrje, me dredhi dhe me diplomaci, me sulm ballor, por edhe me kolonë të “pestë”. Dredhia (në frëngjisht ruse de guerre) në të gjitha format e ka shoqëruar historinë e luftërave që kur ato janë shfaqur në histori, të paktën që nga Kali i Trojës dhe deri te Shërbimi Informativ i ditëve tona.

Ardian Klosi gjithashtu thotë se me veprën e O. J. Schmitt-it kemi të bëjmë me një vështrim të ri të figurës së Heroit tonë, një vështrim që paraqitet në fushën e historiografisë për të parën herë (sic!). Në qoftë se këtë reklamë A. Klosi e nxori nga xhepi i vet ne po ia falim, sepse ai nuk është historian dhe nuk e ditka se ka historianë të tjerë që kanë shprehur, sikurse do të shihet, të tilla vegime romanceske. Nëse këtë reklamë e ka bërë me gjithë mend vetë zoti Schmitt, atëherë le të na falë për përshtypjen që ai na lë se nuk e njeh ose bën sikur nuk e njeh historiografinë skënderbegiane.

Ndërkaq, nuk mund të rrimë pa thënë se një dëshmi të varfërisë kulturore të A. Klosit në fushë të historisë e ka dhënë vetë A. Klosi në sulmin që i bën zonjës Mira Meksi, e cila nuk u pajtua me këndvështrimin e historianit zviceran mbi Skënderbeun. Analisti ynë, A. Klosi, në vend që të përdorë argumente shkencore, i përgjigjet me një arsyetim banal se ajo zonjë i kundërvihet historianit zviceran nga inati që ka me përkthyesin (A. Klosin) se ky e paska kritikuar dikur në një çështje tjetër. Pra, ajo zonjë nuk e dashka autorin nga inati që paska me përkthyesin. O tempora! O mores!

Sapo vepra e O. Schmitt-it doli në qarkullim, Artan Lame, analist i njohur nga rubrika bulevardeske “Shqypni Tavolinash”(!), pohoi se është tepër i kënaqur nga vepra e historianit zviceran, mbasi më në fund në sajë të tij ai thotë se e njohu Skënderbeun e vërtetë. Tani, shton ai, që mori vesh se Skënderbeu paska luftuar kundër dy sulltanëve si hakmarrës për vrasjen e të atit; tani që u bind se paska pësuar vazhdimisht disfata pas disfatash; tani që mësoi se Heroi ynë u braktis nga të gjithë zotërit e tjerë të Shqipërisë; tani që mësoi se e paska kthyer atdheun e tij në një grumbull gërmadhash; tani që sheh se kapedani shqiptar vdiq i braktisur nga të gjithë si refugjat në tokën venedikase – tani, përkundrazi, ai do ta dojë më tepër se më parë kur kishte mësuar në shkollë se Skënderbeu luftonte për lirinë e Shqipërisë, se kishte krijuar shtetin shqiptar, se nuk e dorëzoi asnjëherë kryeqytetin, Krujën dhe se me luftën e tij çlirimtare kishte mbrojtur qytetërimin evropian. A. Lame thekson ndër të tjera: “Në situatën mjerane në të cilën gjendet sot shkenca shqiptare në përgjithësi dhe shkencat albanologjike në veçanti, e shoh si dhuratë të perëndisë daljen e një gjermani të ftohtë që bie në dashuri me kombin tonë dhe t‘i kushtojë tërë jetën dhe studimet e veta”. Më tej, “nëse dikujt Skënderbeu i Schmitt-it i duket si kaçak, ky pastaj është problemi i tij dhe jo i Skënderbeut”.(!)

Tri javë më vonë (“Shqip”, 9 dhjetor 2008) A. Lame shfaqet aq tepër i entuziazmuar nga Skënderbeu i Schmitt-it, saqë turret me egërsi kundër lexuesve shqiptarë që nuk pajtohen me historianin zviceran. Këtë radhë ai shkruan: “Deri para se të lexoja Schmitt-in…, Skënderbeun e trajtoja paksa si një krijesë të largët, joreale, si një statujë mitike mbi gur. Schmitt-i ma zbriti nga shkëmbi, i shkriu bronzin që e kish ngrirë, ma bëri njeri prej vërteti, me halle e sherre, të mira të liga”. Përsëri: O tempora! O mores! Nëse Schmitt-i e bëri Skënderbeun “njeri prej vërteti” ose nëse e ka shfronësuar si prijës, këtë do ta shohim më tej.

Analisti tepër i njohur, Fatos Lubonja, shkon edhe më tej. Ai e përgëzon tej mase historianin zviceran që po e shkallmon mitin e Skënderbeut. Sipas Lubonjës, miti ishte i dobishëm në shek. XIX, në periudhën e Rilindjes Kombëtare, por që pas shpalljes së Pavarësisë u bë i dëmshëm, sidomos gjatë regjimit komunist, mbasi atë si mit e shfrytëzoi Enver Hoxha në interes të diktaturës komuniste. Si rrjedhim, thekson ai, Skënderbeu u shndërrua në një mit nacional komunist. Si i tillë, Skënderbeu, mendon F. Lubonja, e ndihmoi Enver Hoxhën të na rrëmbente lirinë, të na shtypte pa mëshirë, të na burgoste dhe të na internonte në masë, madje dhe të na vriste pa gjyqe. Për këtë arsye, përfundon analisti ynë, ne duhet ta “dekonstruktojmë” mitin e Skënderbeut (jemi kuriozë të dimë se ku e ka gjetur fjalën “dekonstruktim”, mbasi e kemi kërkuar nëpër fjalorë, por nuk e kemi ndeshur). E marrim me mend se e ka përdorur në kuptimin destruksion, për shembje. Me këtë këndvështrim, F. Lubonja nuk e gëlltiti dot pohimin e Ismail Kadaresë, i cili, duke aluduar për veprën e O. Schmitt-it, tha: “Të çmitizosh figurën e Gjergj Kastriotit do të thotë të bësh sulm kundër konceptit të lirisë”. Në të vërtetë, pohimi i shkrimtarit tonë të shquar, me ndonjë korrigjim, buron nga realiteti ynë historik. Është fakt tashmë i shuguruar nga shekujt në shkallë ndërkombëtare se Skënderbeu me popullin e tij luftuan si kreshnikë për njëçerekshekulli me radhë për lirinë. Madje, lufta e tij për liri u bë shembull për të gjithë brezat e ardhshëm, jo vetëm për lirinë nga zgjedha e huaj, por edhe për lirinë nga shtypja e despotëve të brendshëm. Kaspar Hedio, një dijetar frëng, shkruante më 1537: “Në qoftë se nuk do të luftojmë si shqiptarët dhe në qoftë se princat nuk do të shquhen si Skënderbeu kam frikë se brenda një kohe të shkurtër do t‘i shkruajmë një epitaf lirisë”. Veç kësaj, Skënderbeu nuk u shqua vetëm si Promete i lirisë nga zgjedha e huaj. Me shpirtgjerësinë e pashembullt për Mesjetën që ai tregoi ndaj bashkëluftëtarëve të vet kur e tradhtuan, ai u shqua edhe si një humanist i mirëfilltë. Në qoftë se E. Hoxha e shfrytëzoi Skënderbeun në interes të pushtetit të vet autoritar – përgjegjës nuk është Skënderbeu. Nuk ka më përse të dënohet Skënderbeu. Po të pranojmë këtë kriter të F. Lubonjës, atëherë duhet të dënojmë të gjitha ato figura të historisë së Shqipërisë që i ka lavdëruar Enver Hoxha, mbasi edhe ata duhet t‘i kenë shërbyer diktaturës komuniste. Veç kësaj, nuk duhet të harrojmë se Skënderbeun nuk e shfrytëzoi vetëm Enver Hoxha, por edhe shtetarë të tjerë shqiptarë, si Ismail Qemali, Fan Noli, Ahmet Zogu, po të doni edhe Benito Musolini, të cilët nuk mund të akuzohen kurrsesi për nacional-komunizëm.

Fatos Lubonja nuk është historian. Kjo kuptohet, sepse ai flet me mllefe, siç flet një militant politikan. Historiani, kur gjykon ngjarje, zhvishet nga mllefet dhe i jep Cezarit atë që i takon Cezarit dhe e kritikon Cezarin atje ku ka gabuar. Që nuk është historian kjo kuptohet kur ai lëshon përcaktime të nxitura nga mllefi, si një ish i burgosur politik, sidomos kur flet për ngjarje të periudhës së regjimit komunist. Regjimi komunist ka mjaft mëkate për ta kritikuar dhe për ta dënuar, por ka edhe ngjarje të cilat nuk duhen medoemos nxirë apo denigruar. Edhe mëkatet, edhe meritat duhen argumentuar. Fatos Lubonja kritikon E. Hoxhën për mitizimin e Skënderbeut dhe e stigmatizon regjimin e tij si një regjim nacional-komunist. Por, nuk na shpjegon se ku qëndron mitizimi i Skënderbeut nga Enver Hoxha. Gjithashtu, nuk na shkoqit se ku qëndron karakteri nacional i regjimit të tij komunist. Nëse ai nuk është në gjendje të japë shpjegime se përse regjimin e Enver Hoxhës e quan nacional – komunist, të cilin e përsërit vazhdimisht me vend dhe pa vend – le të na lejojë ne t‘i themi se e ka gabim, – megjithëse ka rrezik që ai të përgjigjet me sulmet e tij emotive. Themi vend e pa vend mbasi duket se ai dhe jo vetëm ai, por edhe plot analistë të tjerë, nuk e kanë të qartë dallimin midis nacionalizmit dhe patriotizmit.

Të dyja janë rryma, por me karakter ideologjik dhe përmbajtje politike të ndryshme. Nacionalizmi nënkupton rrymën ideologjike që synon të përfshijë brenda kufijve të shtetit kombëtar të gjitha trojet etnike shqiptare, madje edhe ato troje ku popullsia me përkatësi etnike shqiptare përbën pakicën. Jo vetëm kaq. Nacionalizmi nuk synon, por edhe përpiqet të realizojë me çdo mjet, pavarësisht nga rrethanat, bashkimin e mbarë trojeve etnike në një shtet të vetëm kombëtar. Përkundrazi, patriotizmi synon dhe lufton të mbrojë shtetin kombëtar shqiptar kur ai kërcënohet nga një fuqi e huaj ose synon dhe lufton të çlirojë atdheun kur ai është i pushtuar nga një fuqi e huaj.

Këtu fillon debati nëse regjimi komunist kishte karakter patriotik ose racionalist. Filli për të zbardhur çështjen nëse regjimi komunist kishte karakter racionalist ose patriotik, na çon në vitet e Luftës së Dytë Botërore.

Si në mbarë Evropën e pushtuar nga agresorët fashistë, edhe në Shqipëri, rezistenca kundër Italisë fashiste dhe Gjermanisë hitleriane kishte karakter patriotik, mbasi synonte çlirimin e atdheut dhe vendosjen pas çlirimit të një regjimi demokratik në Shqipëri. Edhe pse në krye të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare u vu Partia Komuniste, ajo nuk e humbi karakterin patriotik. Dëshmi është fakti se platforma politike që ajo shtroi nuk synonte as vendosjen e regjimit komunist, as nuk përmbante synime nacionaliste. Në të gjitha aktet themelore dhe anësore që dolën gjatë Lëvizjes Nacionalçlirimtare spikat jo ideologjia komuniste dhe autoritariste, por ideologjia patriotike dhe demokratike. Madje, një nga kritikat më të ashpra që i bëhej Partisë Komuniste Shqiptare nga kundërshtarët e saj të brendshëm ishte heshtja që ajo tregonte ndaj trojeve etnike që ndodheshin jashtë kufijve të Shqipërisë, pra për mospërfilljen e saj të parimit themelor të nacionalizmit shqiptar. Të gjithë partizanët që rrëmbyen armët dhe të gjithë dëshmorët që dhanë jetën, ishin të bindur se luftonin për çlirimin e atdheut dhe për vendosjen e regjimit demokratik. Si rrjedhim, Skënderbeu, i cili shërbeu si frymëzim historik i çetave patriotike rilindëse, mbeti burim frymëzimi edhe për partizanët e Luftës së Dytë Botërore. Këtë e dëshmon kënga e çetave rilindëse: “O trima luftëtarë, – o bij të Skënderbeut, – kërkoni ju shqiptarë – lirinë e mëmëdheut”, – të cilën e këndonin dhe partizanët e Ushtrisë Nacionalçlirimtare.

Puna e do që me çlirimin e atdheut nga zgjedha e huaj dhe me vendosjen në Shqipëri të regjimit komunist, parimisht Skënderbeu, krejt i huaj për doktrinën marksiste, nuk kishte përse të trajtohej si Hero Kombëtar. Por ai vazhdoi të shfrytëzohej edhe në atdheun socialist si burim frymëzimi. Përse?

Pas luftës, Partia Komuniste e shfrytëzoi frymën patriotike kundër pretendimeve të qarqeve shoviniste greke, të cilat kërkonin aneksimin e trojeve jugore të Shqipërisë. Edhe orvatjet që ndërmorën fuqitë perëndimore për të përmbysur me anën e diversantëve regjimin stalinist në Shqipëri, Partia Komuniste i propagandoi si orvatje që synonin të preknin pavarësinë kombëtare të atdheut. Në këto rrethana, për të përballuar rrezikun e jashtëm, përveç sigurimit të aleatëve me peshë, siç ishte për disa kohë Bashkimi Sovjetik dhe krahas përgatitjes ushtarake, të cilat thithën pjesën më të madhe të buxhetit shtetëror, Partia Komuniste kërkoi ndihmë edhe te tradita patriotike shqiptare. Me fjalë të tjera, kërkoi ndihmë te historia në përgjithësi, tek ato ngjarje të veçuara, të cilat përmbanin karakter patriotik, siç ishin epopeja e Skënderbeut, Lidhja e Prizrenit, çetat rilindëse, shpallja e pavarësisë, Lufta e Vlorës etj. Mbi këtë truall ideologjik dhe politik lindi edhe historiografia shqiptare e pasluftës, e cila pajtohej me frymën patriotike rilindëse, e si rrjedhim nuk ka përse ajo të akuzohet si historiografi marksiste. Këtë karakter historiografia shqiptare e periudhës komuniste e ruajti deri në fund të regjimit punist. Madje, për hir të frymës patriotike, ajo vazhdon ta ruajë, me ndonjë përjashtim të rrallë, edhe sot e kësaj dite. Shkurt, akuza që i bëhet regjimit komunist si regjim nacional-komunist, nuk është e saktë, mbasi ai regjim nuk e shtroi asnjëherë platformën e bashkimit të mbarë trojeve shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar. Nuk e shtroi jo se nuk e dëshironte bashkimin e mbarë trojeve etnike në një shtet të vetëm kombëtar, por se nuk kishte përkrahje ndërkombëtare për ta realizuar këtë synim. Rrethanat ndërkombëtare e detyruan Shqipërinë komuniste të qëndronte në mbrojtje – të mbronte vetveten. Dëshirën që kishte për të realizuar bashkimin shtetëror kombëtar, E. Hoxha e shfaqi në vitin 1968, jo siç thotë O. Schmitt-i me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, por kur përkrahu publikisht demonstratat për të drejtat kombëtare që shpërthyen në Kosovë kundër shtypjes titiste jugosllave. Me fjalë të tjera, regjimi komunist shqiptar, i cili pretendonte se nga pikëpamja ideologjike mbështetej te parimet klasike të marksizmit, pra tek i ashtuquajturi “internacionalizëm proletar” dhe te zhdukja e kufijve politikë midis shteteve, – kaloi në të kundërtën. Nën shembullin e Bashkimit Sovjetik, edhe Shqipëria u mbyll në vetvete. Ajo u izolua aq tepër, sa kufijtë e saj u kthyen në mure kinezë. Kontaktet e Shqipërisë u bllokuan jo vetëm me vendet kapitaliste, por edhe me vetë vendet socialiste. Si rrjedhim, parimi themelor i “internacionalizmit proletar” – u shndërrua në një patriotizëm ekstrem.

Kjo është arsyeja përse në fushën e trajtimit të historisë së Shqipërisë, ngjarjet patriotike shqiptare zunë vendin kryesor në ideologjinë politike të Partisë së Punës së Shqipërisë. Pra, historianët shqiptarë të periudhës komuniste, të cilët i trajtuan ngjarjet në bazë të kriterit patriotik, nuk ka pse të kritikohen për nacional-komunizëm. Nëse regjimi enverian ishte regjim nacional-komunist, këtë kritikë duhet ta bëjnë marksistët ortodoksë, besnikë të platformës së Karl Marksit dhe jo nacionalistët shqiptarë, të cilët duhet të fërkojnë duart nga kënaqësia që Enver Hoxha, pavarësisht nga regjimi komunist, nuk e dobësonte, por e forconte patriotizmin shqiptar.

Fatos Lubonja e ka treguar në të gjitha shkrimet publicistike dhe në të gjitha emisionet e veta televizive se është një adhurues i paepur i lirisë. Të paktën këtë përfytyrim kemi ne për të. Por, kur vjen puna te Skënderbeu, ai nuk e çmon idealin e lirisë, për të cilën luftoi heroi ynë. Në këtë kontekst, nuk kuptohet përse ai turret si Gjergj Elez Alia kundër Ismail Kadaresë kur ky e identifikon me të drejtë Skënderbeun me lirinë. Ai do të kishte të drejtë nëse shkrimtari ynë i shquar do të kishte ngritur në mit një farkëtar të robërisë, siç ishte p.sh. Sulltan Murati II. Për fat të keq të Fatos Lubonjës, ai mbron Skënderbeun, këtë “kampion” të lirisë, siç e kanë quajtur me dhjetëra e dhjetëra historianë, shkrimtarë, filozofë, madje edhe politikanë evropianë perëndimorë. Ndoshta Fatos Lubonja shtyhet nga urrejtja që ai ka me të drejtë ndaj E. Hoxhës. Por “urrejtja” le të fokusohet ndaj E. Hoxhës dhe jo ndaj Skënderbeut, i cili nuk i ka asnjë faj. Me të drejtë N. Machiavelli thoshte se “urrejtja është një këshilltar i keq për njeriun e ditur”. Si rrjedhim, kur F. Lubonja përfshin në luftën kundër miteve edhe Skënderbeun dhe kur kërkon atë që ai e quan “dekonstruktimin” e mitit të Skënderbeut, ai del jashtë kontekstit të pikëpamjeve të veta.

Fatos Lubonja me të drejtë shkruan se miti i Skënderbeut është një konstrukt historik, i ndërtuar në një kohë të caktuar dhe në një kontekst të caktuar luftash dhe urrejtjesh nacionale. Për këtë arsye, ai është konstruktuar si mit disa herë. Herën e parë, si mit në emër të krishterimit, kur u mbiquajt “kalorës i krishterimit”, kurse 2-3 shekuj më vonë u rimor në emër të nacionalizmit. Pastaj na degdis te historiania frënge Natalie Calyer, e cila përmend disa vegime politike të shfaqura herë pas here – herë si pro malazez, herë si antimalazez, herë si pro italian, herë si antiturk. Ato që thotë historiania frënge nuk kanë qenë lëndë e parë e historisë së Shqipërisë. Ato janë thjesht kuriozitete historike – janë vegime meteorike, ose episode të izoluara që s‘kanë lënë gjurmë në identitetin kombëtar të shqiptarëve, natyrisht as në nacionalizmin shqiptar, përfshi këtu edhe në të ashtuquajturin nacionalizmin komunist. Nëse duhet të “dekonstruktojmë” të ashtuquajturin mit të Skënderbeut vetëm se atë e shfrytëzoi Enver Hoxha për interesat e veta, atëherë duhet të “dekonstruktojmë” edhe të ashtuquajturin mit të Ismail Qemalit, apo të Abdyl Frashërit, Sami Frashërit, apo Luigj Gurakuqit, Isa Boletinit, apo Bajram Currit dhe të figurave të tjera të shquara të historisë së re të Shqipërisë vetëm se ato figura i ka shfrytëzuar Enver Hoxha për interesat e pushtetit të vet. Si do të jetë atëherë historia e Shqipërisë?

Shembullin pra se si do të ishte në këtë rast historia e Shqipërisë na e jep, sipas F. Lubonjës, historiani zviceran O. Schmitt, i cili na e paraqet Skënderbeun si një komitaxhi që ka pësuar disfata pas disfatash, si një bir sllavi që i çoi malësorët në mjerim, si një dritëshkurtër që u mashtrua nga papët, si një “kapedan” që u braktis edhe nga shokët e vet dhe si një prijës që vdiq i vetmuar si refugjat politik në Lezhën venedikase. Si pasojë e vlerësimit që historiani zviceran i ka bërë heroit tonë, F. Lubonja pret që Skënderbeun hipur mbi kalë ta heqim nga sheshi qendror i Tiranës, sepse ashtu si e ka skalitur Odhise Paskali, shkruan ai, “del një luftëtar i egër mbi kalë, shumë i ndryshëm nga imazhi që ka qarkulluar në vendet evropiane: ai i një plaku të urtë e të ditur, njeri i armëve sigurisht, por edhe i qytetëruar dhe i formuar”. Jemi kurioz të dimë se ku F. Lubonja i ka psonisur këto tipare, mbasi në sheshin qendror të kryeqytetit Skënderbeu i hipur mbi kalë i O. Paskalit (i cili nuk është i vetmi autor, por bashkautor me Janaq Paçon dhe Andrea Manon), paraqitet jo si luftëtar i egër, por si një kapedan në pozicion parade, pra në pozicion paqeje, kurse tani po mësojmë se Evropa e paska përfytyruar Skënderbeun si një plak i urtë e i ditur, njeri i armëve sigurisht, por edhe i qytetëruar dhe i formuar. Pra, Evropa nuk e paska përfytyruar Skënderbeun sipas tipareve që i jep O. Schmitt-i, si një kaçak apo komit, si një hakmarrës i egër për vrasjen e të atit, si një komitaxhi që bredh maleve për të shpëtuar kokën, por siç thotë me dorën e vet Lubonja, si një plak të urtë e të ditur, si një njeri i qytetëruar dhe i formuar. Të themi të drejtën, disa nga këto pohime tregojnë varfërinë që ka analisti ynë në fushën e metodologjisë shkencore të trajtimit të historisë, madje edhe paqartësinë që ai ka për rrjedhën e historisë së Shqipërisë. Kjo paqartësi të bie në sy në mënyrë të veçantë kur ai, këtë e them me keqardhje, e lidh mitin me identitetin kombëtar, lidhje kjo artificiale, e cila shpjegon se ai nuk e njeh, siç do të tregohet më tej, as përmbajtjen e mitit, as përmbajtjen e identitetit kombëtar.

Gjithnjë sipas Lubonjës, meqenëse tani shqiptarët aspirojnë si dhe turqit për të hyrë në Evropë, duhet të mos i zëmë më në gojë luftërat që zhvilloi Skënderbeu kundër sulltanëve osmanë. Nuk dimë ç‘thonë për këtë këndvështrim vetë austriakët, të cilët siç po dëgjojmë nuk janë shumë të gatshëm për të pranuar Turqinë në lagjen evropiane. Vallë, historianët austriakë nuk i zënë fare në gojë luftërat e tyre heroike për mbrojtjen e Vjenës?

Sipas F. Lubonjës, sot ka ardhur dita e bekuar që të ndërmerret fushata e “dekonstruksionit” të miteve nacional-komuniste, midis tyre edhe të mitit të Skënderbeut. Kjo do të thotë se ka ardhur koha të shemben edhe mitet e figurave të tjera të historisë kombëtare, duke e kthyer kështu historinë e Shqipërisë, Ruajna o Zot, në një histori çapaçulësh. Pastaj, duket se ka harruar atë që ka shkruar në një faqe, pasi në një faqe tjetër shkruan se çmitizimi i Skënderbeut nuk ka lidhje me historinë e shekullit XV, por me njohjen e historisë së shek. XIX, pra me tërë atë proces identitet-ndërtues në shek. XIX, që e nxori Skënderbeun nga historia nëpërmjet një procesi selektiviteti dhe e ktheu në mit e simbol. Nuk arrijmë ta kuptojmë se si pajtohet pikëpamja e Lubonjës, se “dekonstruktimi” i mitit të Skënderbeut nuk ka lidhje me historinë e shek. XV, me pikëpamjen që përmban trajtesa e O. Schmitt-it, i cili gjithë arsenalin e vet e përqendron në “dekonstruktimin”, apo në shpërfytyrimin e figurës së Skënderbeut të shek. XV? Në një vend tjetër Lubonja thotë se nuk e ka fjalën për “dekonstruktimin” e figurës së Skënderbeut të shek. XV, as për mitin e Skënderbeut që u krijua në kohën e Rilindjes Kombëtare, mit që për atë kohë ai e gjen të argumentuar, por me “dekonstruktimin” e mitit të krijuar nga regjimi komunist(!). Më tej, ai shkruan gjithashtu se “shqiptarët, ndonëse me vonesë, filluan ta ndajnë mitin nga historia, gjë që përbën, shton ai, një hap përpara drejt njohjes”. Kjo do të thotë se shqiptarët më vonë u shkëputën nga miti i Skënderbeut dhe u futën në truallin e historisë. Kur ndodhi kjo shkëputje? Ai lë të kuptohet se kjo shkëputje po ndodh tani, pas përmbysjes së regjimit komunist. Shprehësit e saj janë, sipas tij, ata që kërkuan një histori të Skënderbeut ndryshe nga ai që është trajtuar në regjimin komunist. Pra, një histori shkencore për kohën e Skënderbeut. Po ashtu një histori për ngjizjen e mitit të tij në kohën e Rilindjes, pastaj një histori tjetër të Skënderbeut të hartuar për kohën komuniste, më tej një histori të Skënderbeut për periudhën e demokracisë. Pra, deri këtu, të paktën katër histori të ndryshme për Skënderbeun. Kushedi, mund të dalë nevoja për një histori të Skënderbeut për shqiptarët e Kosovës, një tjetër për shqiptarët e Maqedonisë, ndoshta një tjetër për shqiptarët e diasporës. Kështu, lum Skënderbeu që do të ketë kaq shumë histori.(Shqip)
User avatar
Ulurima
Posts: 625
Joined: Sun Apr 10, 2005 10:22 pm
Location: Lost in Space

Re: Sfida Osmane - Arben Xhaferi

Post by Ulurima »

Oliver Schmitt: Ja tezat pse cilësohej serb Skënderbeu
Nga Oliver Jens Schmitt
Marrë nga Gazeta Shqiptare
Ky është një pasazh i shkurtër nga libri që ka ngjallur kaq shumë debate këto ditë "Skënderbeu" i studiuesit austriak Oliver Jens Schmitt. Pas replikave të shumta mbi tezat delicate të këtij libri, shumë pyetje të lexuesve mund të gjejnë përgjigje në argumentat e historianit Schmitt, sidomos për ata lexues që nuk kanë pasur fatin ta kenë ende në duar këtë libër. Pytjet që ngjallin kureshtje në këtë pasazh janë: Pse Joan Muzaki e cilëson Skënderbeun serb në shënimet e tij, edhe pse e admironte? Cila ishte prejardha që nga gjyshi i tij nga ana e babait dhe nga dega serbe e të jëmës Vojsavës? Çfarë do të thotë mbiemri Kastrioti, sipas Schmitt një trajtë greke...? Cilat ishin lëvizjet strategjike të babait të të Skënderbeut Ivanit, që luante në favor të turqve, të serbëve por edhe të Venedikut njëkohësisht…?

Për njerëzit në Ballkanin e mesjetës, besimi i përbashkët ortodoks përbënte bërthamën e identitetit. Kështu, midis grupeve gjuhësore që jetonin në botën fshatare dhe përdornin liturgjinë ortodokse, mungonin tensionet, ato nuk dallonin thuajse fare nga ndërtimi shoqëror. Për dibranët ishte i njëjtë edhe lloji i ekonomisë që ushtronin: mbjellja e drithit, frutikultura dhe bletaria në ultësirën e luginës, blegtoria në lartësitë më të mëdha. "Ultësira është e rrafshët dhe pjellore, rrethuar nga ara të pasura". Dibranët e hidhnin vështrimin drejt lindjes, për nga Ohri, selia e një kryepeshkopate të famshme në gjithë Ballkanin. Si kryeqendër kishtare e Ballkanit qendror ortodoks, Ohri rrezatonte deri thellë në krahinat përreth. Kishat e pallatet e tij dibranët i shihnin prej së largu, kur zbrisnin nga malet e tyre në fushën pjellore që rrethon Ohrin. Kush jetonte në Dibër i kishte rrënjët thellë në besimin ortodoks, ai ishte ballkanas i brendshëm, i karakterizuar nga kultura e tij e lartë sllave-bizantine. Fisnikët arbër admironin pasuritë e Ohrit, nga rrethinat e të cilit, sipas rrëfimeve nga shekulli 15, vinin të ardhura të përgjithshme në rreth 12 mijë dukate ari. Në pjesën e dytë të shekullit 14 ishin vendosur ndër zotërinjtë serbë në brigjet e liqeneve maqedone edhe fisnikë shqiptarë, në gropat rreth Ohrit, Komino Prespa pranë Prespës, aty ku car Samueli kishte prurë prej Thesalie eshtrat e Shën Akileut, në Arbëri e njihnin atë bazilikë të mrekullueshme që ishte ndërtuar për nder të shenjtorit në një ishull të Prespës së Vogël, rrënojat e së cilës edhe sot përvijohen mbi sfondin e bregut të mbuluar me kallamishte dhe maleve përreth.
***
Nga kjo botë vinte familja Kastrioti, me rrënjët e veta modeste që humbasin në errësirat e një rajoni, i cili për të huajt në shekullin 14 ishte po aq i panjohur sa edhe në shekullin 21. Emri i familjes tregon një trajtë greke, ai vjen pa dyshim prej greqishtes "kastron" (që edhe ajo vetë është huazuar nga latinishtja "castrum"), çka do të thotë "kështjellë", pas kësaj një "Kastriotes" është një banor, ndoshta komandant i ndonjë kështjelle. Meqë asnjë nga burimet e kohës nuk thotë gjë për prejardhjen e emrit, nuk do të ngremë këtu ndonjë hipotezë që është e zorshme për t'u vërtetuar. E sigurt është vetëm që ky emër shkon me botën kulturore bizantine. Rreth mesit të shekullit 14, dokumentohet një "Kastriot" si "kefalia" (kapiten) i kalasë së Kaninës pranë Vlorës. Nëse ka qenë ky ndonjë paraardhës i Kastriotëve të Dibrës e se si mund të ketë ardhur ajo familje prej jugut në lindje të hapësirës arbre, ky mund të jetë vetëm një objekt spekulimi. Lidhur me prejardhjen e Kastriotëve mbretëron një heshtje dyfishe: në fillim as që kishte rënë në sy ai fis zotërinjsh të vegjël fshati, por pastaj, kur papritur u arrit lavdia, biografët e pinjollit më të famshëm të familjes hodhën pëlhurën e harresës mbi fillimet modeste. Do të ishte një pjesëtar i fisnikërisë së vjetër arbre, Giovanni Musachi(Joan Muzaki), i cili në kundërshtim nga verifikuesit e Skënderbeut përshkroi me të gjitha hollësitë se ç'origjinë kishin Kastriotët. Ndoshta për këtë ishte një kënaqësi e vonë që të përshkruante prejardhjen e thjeshtë të asaj familje, e cila kishte shfuqizuar të vetën, shumë më të moçme e më të respektuar. "Gjyshi i zotit Skënderbe quhej zoti Paul Kastrioti dhe nuk zotëronte më shumë se dy katunde të quajtura Sinja dhe Gardiipostesi, nga ky zoti Paul lindi zoti Joan Kastriota, i cili u bë zoti i Matit, e nga ky lindi zoti Skënderbe, nënë e zotit Skënderbe dhe grua e të lartpërmendurit zotit Joan, ishte zonja Vojsava Tribalda që vinte nga një familje e mirë".
***
Kronika e Muzakit të çon në atdheun e Kastriotëve, një krahinë e vogël në bregun e majtë të Drinit të Zi, larg nga çdo kulture qytetare. Ishte kjo bota e vogël fshatare ortodokse e Ballkanit të brendshëm. Sinja dhe Gardi i poshtëm, siç quhen këto dy katunde në shqipen e sotme, ndodhen në zonën e Qidhnës. Shumë pak të huaj shtyheshin deri në këto anë të Ballkanit. Një vizitor katolik që kalonte këndej pari në fillim të shekullit 18, shkruante se Qidhna përbëhej nga një pjesë e poshtme dhe nga një e sipërme e ndodhej në një shpat jo fort të pjerrët të disa maleve jo shumë të larta, ndarë nga Dibra prej lumit Drin, një ishull i vogël në mes të "tmerrit të malësisë", një copëz vend i bukur, por i mbuluar me borë në pjesë të mëdha të vitit, aty-këtu gjeje të shpërndara kishëza të shumta, dëshmi të një jete të gjallë të krishterë. Kastriotët ishin gjithashtu malësorë që ishin vënë në krye të dy katundeve të vogla. Për prejardhjen e tyre etnike është diskutuar po aq shumë sa për vendin e origjinës: komuna të sotme shqiptare rivalizojnë për ta pasur këtë lavdi, sikurse dikur e kërkonin për njëri-tjetrin Homerin qytetet greke. Ndërsa falë Muzakit kjo grindje është e zgjidhur, mbetet pyetja me thepa lidhur me përkatësinë etnike të Kastriotëve, që edhe në ditët tona trazon ndjenjat kombëtare të popujve ballkanikë. Është kjo një pyetje që zor se i interesonte ndokujt në mesjetën e vonë, hiq ndonjë grindje dijetarësh të shekullit 17, por që u ngrit si çështje në shekullin 19, kur propagandistët e mendimit kombëtar neogrek dhe serb, atij shqiptar e në shekullin 20 edhe atij maqedon, filluan të kërkonin për panteonët e tyre popullorë figura të rëndësishme të së kaluarës, mirëpo kjo është jo vetëm anakronike, por nuk përfill fare karakterin e përzier etnik të fisnikërisë evropiane, i cili sapo që lë parëndësinë e hapësirave të vogla, bën martesa pa marrë parasysh kufijtë kombëtarë. Kjo vlen edhe për Ballkanin e brendshëm në mesjetën e vonë.
Vjen e shtohet këtu çështja që prejardhja etnike nuk të thotë asgjë për vetëkuptimin e një personi: Johan Huniadi, luftëtari i madh i shekullit 15 kundër turqve, vërtet që vinte nga një familje e vogël fisnike me prejardhje rumune, por si mëkëmbës perandorak hungarez, ai vepronte në kuadrin e perandorisë së kurorës së Stefan e jo i bie fjala në emër të ndonjë ndjenje shtetërore apo kombëtare rumune që aso kohe nuk ekzistonte. Po kjo gjë vlen edhe për Kastriotët.
***
Pinjolli i tyre më i famshëm Skënderbeu, arriti të bëhej zot i Arbërisë, se ç'gjak etnik rridhte në dejet e tij, kjo njerëzve që i shkonin pas nuk i interesonte. Në rast se do të shqetësoheshim për këtë gjë, Skënderbeu nuk do të ishte ngjitur dot në atë lavdi të madhe, duke qenë se vinte prej një rajoni të përzier etnikisht. Ajo çka dimë për prejardhjen etnike të Kastriotëve, mbështetet në disa pak burime. Kurse nëna e Skënderbeut ishte një sllave e jugut, bijë e zotit të fushës pjellore të Pologut. Kjo në fund të shekullit 14 ishte një degë e derës së madhe fisnike serbe të Brankoviqëve. Duhet supozuar se i ati i Vojsavës do të ketë qenë Grgur Brankoviqi, kjo do të thotë që djemtë e Vosjavës ishin kushërinj me familjen që do të ngjitej në 1427 në fronin (princëror) të despotëve serbë. Joan Muzaki e përshkruante Skënderbeun, më të famshin Kastriot, si burrë "me natyrë serbe". Muzaki e shkruante këtë gjë nga perspektiva e një fisniku të Arbërisë së mesme, familja e të cilit kishte lidhje të ngushta në Itali të jugut. Për të Kastriotët jetonin në skajin lindor të hapësirës arbërishtfolëse. Çka kishte ai parasysh me "natyrë serbe"- prejardhjen ose ndoshta më fort zakonet- mendësinë e Skënderbeut, mbetet e hapur për shkak të mungesës së burimeve të tjera. Duhet vënë re sidoqoftë se Muzaki ndjente ndaj Kastriotit të madh një përzierje admirimi dhe refuzimi, tek e fundit ky Muzakët i kishte dëmtuar rëndshëm politikisht. Sesa të vështirë e kishin klasifikimin etnik të Kastriotëve edhe vetë bashkëkohësit, këtë e dëshmon edhe një element tjetër, fisniku Arbër Muzaki te Gjergj Kastrioti shihte një serb, kurse murgjit serbë në manastirin Hilandar në malin Atos, e quanin atë kullë që kishte blatuar i ati i Skënderbeut, Ivani, "kulla e Arbrit". Kështu, Kastriotët për një fisnik arbër ishin serbë, ndërsa për murgjër serb, arbër. Asgjë nuk e dëshmon më mirë pozicionin e tyre në një hapësirë kalimtare midis dy trevave gjuhësore. E sigurt është që prejardhja etnike nuk qe vendimtare në ngjitjen e familjes Kastrioti.
***
Kastriotët ishin parvëny, gjyshi i Skënderbeut kishte pasur dy katunde në një krahinë të humbur malore, kurse babai i tij, Ivani arriti brenda një kohe të shkurtër të vinte nën kontroll rrugën më të rëndësishme të karvaneve prej Adriatikut në Kosovë, e kështu t'u siguronte mbrojtje tregtarëve nga Dubrovniku prej bregut deri në qytetin e Prizrenit. Ivan Kastrioti nuk do ta kishte arritur kurrë këtë pozicion, po të mos ishte në shpërbërje bota e vjetër përreth tij. Për këtë dhe ishte i vetëdijshëm, kur rrëfente duke vështruar praptas, se si kishte filluar karriera e tij "kur goditën njëri-tjetrin perandori Bajazit dhe Timurlengu". Me këtë ai kishte parasysh betejën e Ankarasë në vitin 1402, kur sulltani osman ishte mposhtur nga sundimtari i mongolëve, ndër trupat e mundura osmane gjendeshin vasalë serbë e arbër, kështu lajmi për përmbysjen e pushtetit osman mbërriti edhe në luginat më të thella të Ballkanit. Ndërkohë që sulltani i zënë rob hiqej zvarrë nga ngadhënjimtari përmes Azisë, në Perandorinë Osmane plasën rrëmujëra që do të zgjasnin një dhjetëvjeçar(deri më 1413). Për njerëz guximtarë ky ishte rasti për të ngritur me të shpejtë mbi gërmadhat e shtetit osman dhe mbi sundimet e tyre vasale të krishtera pushtete vetjake. Edhe Ivan Kastrioti nuk e la rastin t'i iki duarsh. U shty kështu drejt perëndimit. Në lindje të atdheut të vet të ngushtë pranë Drinit të Zi ndodheshin principata të vogla serbe, por sidomos Ivani bënte llogarinë se po shtyhej drejt pellgut të Vardarit nuk do të kishte shumë sukses, kjo pasi në Shkup vazhdonte të ndodhej një sundimtar osman me trupa të forta. Kurse në perëndim, në Mat dhe në ultësirën anë Adriatikut, pushteti osman ishte zhdukur në një masë të madhe, aty gjallonin fise të dobët fisnikësh, Jonimat dhe Zahariat, por që quanin të tyre toka të pasura në drithë dhe kullota...
...Ivani zotëronte rrugën e karvanëve prej bregdetit në mes të malësisë në Kosovë, ai ishte në gjendje të ndalonte jo vetëm tregtinë, por edhe njësitë osmane që i drejtoheshin Adriatikut. Këtë gjë e shfrytëzoi ai ndaj Venedikut: u paraqit si mbrojtës i qafave për të siguruar ndihmë prej Republikës së Shën Markut. U afrua edhe si ndërmjetës në luftën e vogël e të përgjakshme që bënte Signoria kundër zotit të fuqishëm të veriut shqiptar, Balshës III Balshiq (1408). Mirëpo gjendja tejet e paqëndrueshme e detyroi të bënte disa kompromise. Kur arritën të fuqizohen përkohësisht më 1410 osmanët, Ivanit iu desh t'i nënshtrohej sulltanit. Por ai nxori së andejmi dobi, duke marrë 300 vetë si trupë ndihmëse osmanë, të cilët ia ofroi si mercenarë, së bashku me 2000 luftëtarët e vet, Republikës së Venedikut më 1411 në luftën e tyre kundër Balshës III. Njëkohësisht, ai pengoi marshimin e njësive më të mëdha osmane përmes maleve, sikurse thoshte: "pas urdhëresës hyjnor … për mbrojtjen e besimit të krishterë". Për këtë ai arriti të merrte lirshëm armë prej Venedikut dhe të kishte një magazinë armësh në portin venedik të Ulqinit. Kësisoj, Ivani me njërën anë ishte vasal osman, më anën tjetër ishte siguruar në Itali dhe ne Dalmaci…
***
Megjithatë, Ivani nuk u sigurua vetëm ndaj fuqive të mëdha. Sundimin e tij që e rriti me zaptime të shpejta, e përforcoi me lidhje të shumta martesore. E ndihmoi fati që martesa me Vojsavën i dhuroi plot fëmijë; katër djem dhe pesë vajza: Reposhi, Stanisha, Kostantini dhe Gjergji si dhe Maria, Jela, Angjelina, Vlaica dhe Mamica. Emrat dëshmojnë sfondin ballkanas- ortodoks të familjes, lidhjet e ngushta me botën bullgare-serbe.
Dhëndurët, Ivani i kërkoi me shumë kujdes: Marien ia dha Stefan Crnojeviqit, zotit të Maleve të Zeza, Angjelinën, Vladino Aranit Kominos, vëllait të Komino Aranitit të fuqishëm, nga dera më e rëndësishme e Arbërisë së mesme, Jelën, Pal Srez Balshës, Vlaicën, Gjin Muzakës. Në këtë mënyrë Ivani mbronte daljet e tij në det për nga veriu dhe jugu. Nuk ishin përfshirë në këtë sistem fqinjët e tij të drejtpërdrejtë në veri të Matit, Dukagjinët, ndoshta një shenjë kjo e armiqësisë që do të përshkonte krejt shekullin 15. Së brendshmi ai e mbështeste sundimin e vet mbi një shpurë besnike prej rreth 2000 luftëtarësh. Oborri i tij, nëse do të mund të përdorej ky emërtim, kufizohej vetëm në disa pak vetë, së shumti nga Ballkani ortodoks, nga Petër Dhimitri, abati Petër, çelniku (sekretari) Petër. Pasuesit shpërbleheshin pjesërisht me plaçkitjet, pjesërisht me të ardhurat nga tregtia e Adriatikut me Raguzën dhe Venedikun, por edhe me tregtarë vendas si p.sh nga Lezha dhe Kotori. Ivani kishte kripore, shiste drithë, nxirrte të holla nga dogana e skelës së afërt me Lezhën, në Shufadë, buzë Adriatikut. Kështjella kishte vetëm katër, shumicën e tyre në Mat; nuk quante ndonjë qytet për të vetin. Në tërësi sundimi i tij nuk shtrihej mbi vende të ngulitura, por mbi njerëz. Për sa kohë e ndiqnin pas luftëtarë, shumica e tyre pa dyshim barinj, Ivani mund të mbahej fort, madje edhe atëherë kur osmanët pushtonin kalatë e tij.
User avatar
cory taylor
Posts: 1567
Joined: Thu Dec 02, 2004 11:43 pm
Location: Holy Nazi Empire

Re: Sfida Osmane - Arben Xhaferi

Post by cory taylor »

nga Miranda Vickers


Pas rrëzimit të shtetit një partiak në vitin 1991, u hoq ndalimi i fesë, duke rezultuar në një ringjallje graduale të praktikës fetare se bashku me restaurimin dhe rindërtimin e kishave dhe xhamive. Ri-shfaqja e fesë në qytetin mysliman të Shkodrës përfaqëson harmoninë tradicionale fetare të Shqipërisë. Shkodra është gjithashtu vendi shpirtëror i katolikëve të Shqipërisë. Në vitin 1992, kur u rihap kisha katolike e qytetit, myslimanët dhe katolikët ndihmuan në këtë gjë, ndërsa pesë ditë më vonë, katolikët ndihmuan në hapjen e xhamisë së dytë në Shkodër. Në të gjithë Shqipërinë, të mërguarit e pasur nga diaspora filluan të financonin ndërtimin e xhamive të reja në fshatrat e tyre të lindjes dhe shtetet e huaja filluan të jepnin para dhe të dërgonin ekspertë me përvojë për ndërtesat dhe restaurimet fetare.

Arabia Saudite pagoi për importimin e më shumë se gjysmë milion kopje të Kuranit, që tejkaloi kërkesën, ndërsa në një xhami gjatë fillimit të viteve ‘90 ndodheshin kuti të panumërta të pahapura me këto volume. Një zëdhënës për Agjencinë e Ndihmës Islamike që shpërndante ndihma raportoi që shqiptarët myslimanë ishin si një sfungjer i thatë, gati për të thithur çdo gjë që u jepej. Nga mesi i viteve ‘90, u ngritën shkollat islamike dhe fëmijët e të rinjtë u dërguan në Turqi, Siri, Malajzi, Arabi Saudite dhe Egjipt për të studiuar teologji islamike. Organizata të huaja islamike financuan gjithashtu shpenzimet e shqiptarëve që dëshironin të udhëtonin në Mekë për pelegrinazh e përvitshëm të Haxhit.

Në këtë kohë, përfaqësues të të gjitha besimeve ishin mbledhur në Shqipëri, por deri tani manifestimi më i fuqishëm i zjarrit fetar ka ardhur nga misionarët evangjelistë të krishterë. Për shkak të ateizmit të shpallur të vendit, këta përkrahës të flaktë tepër të motivuar e konsideronin të rëndësishme nevojën e madhe për mësime të krishtera në Shqipëri krahasuar me ndonjë vend tjetër ish komunist. Shqiptarët e panë ardhjen e këtyre grupeve të krishtera si një përvojë tërheqëse, pasi shumë prej tyre vinin nga skaje të pakultivuara të lëvizjeve të kulteve. Më kujtohet që isha ulur në plazhin e Durrësit në korrik 1991 me një grup misionares të rinj nga Holanda të cilët u binin kitarave dhe këndonin para një grupi shqiptarësh të habitur- “Zoti e do Shqipërinë”- një slogan që zbukuronte makinat e tyre.

Baptistët, mormonët, dëshmitarët e Jehovait dhe Adventistët e Ditës së Shtatë të gjithë konkurronin me njëri-tjetrin për të ofruar stimul material si ushqim, veshje dhe kanoçe me Coca Cola për të tërhequr personat që mund të ndryshonin fenë. Misionarët e krishterë e panë veten si pararojë të një kryqëzate të re për krishterimin. Rrjedhimisht, qindra mijëra bibla u printuan për të arritur numrin e Kuranëve që u dërguan nga bota islamike. Megjithatë në mes të viteve ’90 shumë shqiptarë u irrituan nga këta misionarë këmbëngulës dhe dogmatikë- të quajtur “blerës të shpirtit”. Pjesëmarrja në kishën protestante në mbarë vendin u vlerësua jo më shumë se 3500 persona. Këta të krishterë të zjarrtë sipas mendimit tim janë eklipsuar nga fetë e tjera kryesore pasi nuk kishin asgjë të prekshme për t’i ofruar popullit të dëshpëruar. Ata mund të premtonin vetëm viza për në parajsën e botës tjetër dhe jo largimin nga varfëria gërryese e kësaj botë duke dhënë viza për në Greqi apo Itali me anë të kthimit në ortodoksi apo katolicizëm.

Midis katër fetë kryesore në Shqipëri, kisha ortodokse është e lidhur ngushtë me minoritetin etnik grek në jug të vendit. Kisha ortodokse shqiptare u themelua në vitin 1908 në Boston Massachusetts nga peshkopi Fan Noli dhe u njoh si kishë autoqefale nga Patriarku Ekumenik në vitin 1937. Në fillim të viteve ‘90, kisha ortodokse greke nën metropolitanin nacionalist dhe ekstremist Sevastianos i Drinoupolis kishte filluar të përdorte kishën e sapo krijuar ortodokse shqiptare për propagandën vorio-epirote nëpërmjet shoqatës së tij Panhelenike të vorio Epirit. Kryepeshkopi ishte në krye të një dioqeze të përhapur me qendër në Konicë, në Epir të Greqinë Veriore. Kjo dioqezë përfshinte gjithashtu një pjesë të madhe të Shqipërisë jugore- e njohur nga grekët si vorio-Epiri - që është vendlindja e minoritetit etnik shqiptar grek. I vendosur që mesazhi i tij shpirtëror do të dëgjohej nga ndjekësit e tij shqiptare, Sevastianos drejtonte shërbesa në fshatin kufitar Mavropoulo duke përdorur disa nga folësit më të fuqishëm në Greqi, që buçisnin mesazhin e krishterë përtej gardhit elektrik tek çdo shqiptar që mund të dëgjonte. Edhe pse shoqata Panhelene e vorio-Epirit ishte shumë në skaj të politikës bashkëkohore greke, përkrahësit e saj ishin personeli i parë ortodoks që filloi shpërndarjen e ndihmave në Shqipërinë jugore në vitin 1991. Gjatë kësaj kohe, qindra shqiptarë ndryshuan emrin në emër grek dhe pranuan të pagëzoheshim me besimin ortodoks jo vetëm për të marrë pakot e çmuara me ndihma, por edhe për të marrë vizë pune për në Greqi.

Që në 1992, kishat ortodokse janë ri-shenjtëruar dhe restauruar me zell në Shqipërinë e jugut nga artizanë të financuar nga Greqia dhe komuniteti greko-amerikan. Megjithatë, shumë prej tyre tani nuk kanë kongregacione, për shkak të eksodit masiv në Greqi të pjesës më të madhe të popullsisë minoritare greke dhe ortodokse. Konflikti ndërmjet qeverisë shqiptare dhe greke për numrin, statusin dhe të drejtat e minoritetit etnik grek në Shqipërinë jugore e ka bërë në mënyrë të pashmangshme ringjalljen e besimit ortodoks në Shqipëri më të diskutueshëm sesa në rajone të tjera kryesore.

Momentalisht, ekzistojnë relativisht pak shenja të islamizmit konservator në Shqipëri. Pavarësisht rritjes graduale të numrit të grave me shami dhe çështjes së ngritur së fundmi për veshjen e shamive në shkolla, shumica e myslimanëve shqiptarë akoma krenohen me traditën e tyre të tolerancës dhe maturisë fetare. Vërtet, shumë tronditen nga shfaqja e hapur e zellit islamik në zonat e banuara nga shqiptarët e Maqedonisë Perëndimore, ku vajzat e reja gjithnjë e më shumë mbulohen me shami dhe është e vështirë të gjendet një bar apo restorant që ofron alkool. Megjithatë, gjatë viteve të kaluara, komuniteti islamik shqiptar ka përjetuar konfliktin që është shfaqur ndërmjet përkrahësve të vjetër të interpretimit liberal dhe tradicional të islamit, të njohur si Hanefi, dhe të rinjve që janë kthyer nga edukimi fetar në vendet arabe dhe përkrahin shkollën Selefi të islamit që është më pak tolerante dhe më shumë radikale. Kjo gjë ka shqetësuar anëtarët e komunitetit bektashian në Shqipëri, i cili praktikon formën më liberale të islamit që e ka vënë në përplasje të drejtpërdrejtë me përkrahësit e Selefi-t.

Bektashinjtë në veçanti dyshojnë shumë për islamikët e rinj konservatorë brenda Qendrës Arabe të Informacionit, për të cilët ata besojnë se po përpiqen në mënyrë agresive të vendosin gjithë botën shqiptare myslimane nën kontrollin e sektit ekstremist “ëahabi” dhe të marrin nën kontroll reklamimin për pronën e sapo-legalizuar të bektashinjve. Beshtakinjtë janë një sekt panteist – gjejnë perëndinë në natyrë dhe kafshë, si edhe njerëzim. Historikisht, ata bënin thirrje për hakmarrje shiite kundër pushtetit otoman sunni dhe predikonin tolerancë të të gjitha besimeve jo-islamike. Bektashinjtë inatosnin më tepër myslimanët konservatorë duke injoruar rregullat konvencionale islamike si ndalimin e alkoolit, mbulimin e grave dhe nevojën për t’u kthyer drejt Mekës në lutje. Momentalisht, bektashinjtë janë shumë të pambrojtur sepse drejtuesi i tyre nuk ka arsim dhe ndjekësit e tij marrin pjesë vetëm në teqe me të njëjtën shpeshti si një i krishterë në një shoqëri perëndimore- kryesisht për një lindje, martesë ose vdekje.

Pavarësisht nga kjo, ndërsa shifra të vogla kanë shkuar për të studiuar teologji islamike në botën arabisht-folëse, shumica e shqiptarëve nuk kanë kontakt kulturor me botën e gjerë islamike. Ndikimi nga organizata të huaja të ndihmës islamike me pakot e tyre me ndihmë, megjithatë e kanë ndryshuar këtë marrëdhënie. Natyra e këtij ndryshimi po krijon një mjedis që bie në kundërshtim me organizatat vendore të cilat përpiqen të ruajnë traditën islame në vend, kundër atyre të ndikuara nga tradita e importuar. Megjithatë organizatat vendore nuk kanë burime financiare për të trajtuar materialin e qartë dhe nevojat shpirtërore të pjesëmarrësve në to. Për rrjedhojë, shqiptarët e vjetër dhe tradita e tyre e tolerancës janë mënjanuar ngadalë në zhvillimin e përditshëm të botës shpirtërore shqiptare ndërsa të jashtmit e përqendrojnë “ndihmën” e tyre në rininë që është lehtësisht e ndryshueshme nga ana shpirtërore.

Të gjitha shoqatat dhe fondacioneve islamike në Shqipëri që në vitin 1998 kur u zbulua në Tiranë dhe në qytetin e Elbasanit një qelizë e Jihadit radikal egjiptian islamik janë monitoruar rreptësisht. Shumë shqiptarë myslimanë megjithatë janë të inatosur me mbikëqyrjen intensive të komunitetit të tyre, ndërsa veprimtaritë e shumë grupeve të krishtera që veprojnë në gjithë Shqipërinë tërheqin pak vëmendje. Disa shqiptarë besojnë që një arsye pse Europa duket se nuk e ka me ngut të përqafojë Shqipërinë është fakti që shumica e shqiptarëve kanë origjinë myslimane dhe që tani në botë mbizotëron ajo që perceptohet si ndjenja anti-myslimane. Por pas protestave në mbarë botën nga myslimanët kundër karikaturave të Danimarkës, ishte inkurajues fakti që në Shqipëri nuk u bë asnjë protestë publike nga shqiptarët myslimanë.

Së fundmi, sheikati islamik në Shqipëri, autoriteti më i lartë mysliman, krijoi një komitet ad hoc për të ndjekur krijimin e universitetit të parë islamik në vend pasi mori miratimin nga qeveria shqiptare. Komuniteti do i sigurojë vetë fondet për universitetin e ri sepse ligji shqiptar e ndalon financimin e ndonjë institucioni fetar nga shteti. Universiteti shpreson të tërheqë studentë nga Kosova, Maqedonia, Serbia dhe Shqipëria. Drejtuesit e moderuar mysliman theksojnë rëndësinë e krijimit të universitetit islamik në vend, kështu që myslimanëve të rinj në vend nuk do u duhet të udhëtojnë jashtë vendit dhe të ndikohen nga dogma dhe ideologji edhe më fanatike. Deri tani të gjitha përpjekjet për të krijuar universitetin islamik në Shqipëri kanë qenë pa rezultat.
Vëzhguesit besojnë se qeveria ka pranuar nocionin e një universiteti shqiptar islamik pas hapjes së universitetit të ri katolik.

Vitin e kaluar një përpjekje e myslimanëve të rinj të arsimuar në vendet arabe për të prezantuar një propozim për ndryshimin e ritualeve fetare brenda komunitetit mysliman u rrëzua nga elemente të arsyeshëm. Propozimi ishte për ndryshimin e medh’hebi (drejtimi i mendimit të një njeriu të ditur në ritet fetare islamike) nga shkolla tradicionale Hanefi në shkollën më radikale Selefi. Pas një debati të gjatë, Këshilli i Përgjithshëm i Komunitetit Islamik me konsensus, pranoi të mos ndryshojë ritualet tradicionale fetare në favor të ritualeve “të importuara”, të cilat shumë shqiptarë të vjetër myslimanë i konsiderojnë ekstreme dhe fanatike. Kjo ishte fitore inkurajuese për myslimanët në vend që kanë sanksionuar vazhdimësinë e një qëndrimi tolerant dhe liberal kundrejt islamit.

Duket se problemet kryesore janë ekonomike. Kisha shqiptare katolike dhe ortodokse kanë më shumë sesa financim të duhur nga Vatikani dhe Athina, sesa komuniteti mysliman –si sunni dhe bektashi- i cili shqetësohet se ndonjë ndihmë e huaj që marrin mund të shkaktojë akuza për pranimin e fondeve nga ekstremistët islamikë. Për shembull, një organizatë islamike egjiptiane ka financuar së fundmi për ndërtimin e një xhamie të re në Peshkopi, por edhe një sistem të ri kanalizimi dhe furnizimi me ujë. Banorët thonë që BE i ka premtuar prej vitesh këto gjëra, por asgjë s’ka ndodhur, kështu që tani falë egjiptianëve kanë ujë më të pastër. Bektashinjtë kanë nevojë urgjente për fonde për restaurimin e teqeve dhe krijimin e një instituti ose studimin e bektashizmit, por dëshira e tyre për të qenë të pavarur do të thotë refuzim i shumave të mëdha që u ofrohen vazhdimisht nga Irani. Pavarësisht nga mungesa e parave, ata i refuzojnë të gjitha ofertat nga qeveria e Iranit për ndërtimin e shkollave dhe projekte të tjera edukative.

Në mbarë Shqipërinë shohim struktura të mëdha të ndërtuara nga të huaj, që janë të panevojshme dhe të frikshme. Xhami të mëdha janë ngritur në zona me popullsi të përhapur dhe kishat janë ngritur në vende me shumë pak të krishterë. Në fshatin e vogël verior mysliman të Koplikut, një kishë e madhe e verdhë, e ndërtuar nga sauditët në vitin 1992, i bën hije vargut me shtëpi të vogla dhe rrugicave të pista që shihen në këtë fshat tepër të varfër dhe të vakët. Ndërsa në qytetin mysliman të Fierit, një kishë e madhe katolike është ngritur në një zonë ku pothuajse nuk asnjë katolik. Në jug të vendit duken pothuajse kudo, shpesh në zona me pak popullsi, shumë kisha të reja ortodokse.
User avatar
cory taylor
Posts: 1567
Joined: Thu Dec 02, 2004 11:43 pm
Location: Holy Nazi Empire

Re: Sfida Osmane - Arben Xhaferi

Post by cory taylor »

User avatar
cory taylor
Posts: 1567
Joined: Thu Dec 02, 2004 11:43 pm
Location: Holy Nazi Empire

Re: Sfida Osmane - Arben Xhaferi

Post by cory taylor »

Krishterimi tek ilirët është i kohës së apostujve.

Ndonëse është zhvilluar shpeshherë nën ndikimin e ngjarjeve politike
dhe shpeshherë ka vuajtur prej herezive dhe skizmave te ndryshme.

Kisha gjithmonë i ka mbetur besnike Kishës së Romës.
__________________________________________________


nga Pater Ambroz Ukaj OFM, Gjakove

Krishterimi tek ilirët është i kohës së apostujve. Për këtë dëshmon edhe vetë Shën Pali, kur ne letrën dërguar romakëve, ndër të tjera thotë: "Keshtu, qysh prej Jerusalemit e për qark në Ilirik e kam përhapur Ungjillin e Krishtit" /Rom 15,19/. Për ta kuptuar këtë çka thotë Shën Pali, duhet pasur parasysh disa elemente të karakterit historik: se ç'duhet kuptuar me nocionin Ilirikum.

Me organizimin e provincave që bëri Oktavian August në vitin 27 para Krishtit, Iliriku i takon provincave sentoriale. Por në v. 11 para Krishtit në kohën e riorganizimit që e ndërmori Diokleciani, Dalmacia ndahej në dy provinca: Dalmacia e vërtetë me kryeqendrën e vjetër Salonen (që i takon dioqezës ilire dhe përfshihej nën prefekturwn italiane) dhe Prevalitana me kryeqendër Shkodra që i
takonte dioqezës së Dakisë dhe në të përfshihej prefektura ilire (Iliriku Lindor).

Duke ndjekur parimin e Dioklecianit, Konstantini i Madh provincat romake të Ballkanit i ndan në katër dioqeze Perandorake: TRAKIA, MAQEDONIA, DAKIA dhe ILIRIKU. Dioqeza e Dakisë në këtë kohë përbëhej prej DACIA inferor (Sardika), Dacia ripensis (Raitara), Dardania (Shkup); kurse Maqedonia përfshinte Maqedoninë (Thesalonikun), Epirin e vjetër (Nikopol), Epirin e ri (Durrësi), Tesalinë (Larisa), Ahajen (Korinti) dhe Kretën (Gortina).

Pasi që në kohën e pasardhësve të Konstantinit të Madh, prefekturat u ndanë në tri pjesë, Iliriku në saje të dokumenteve më të vjetra i jipet prefekturës së Italisë.

E me këtë rast Iliriku përbëhet prej dioqezave të Panonisë, Dakisë dhe Maqedonisë që më vonë do të quhet ILIRIKU LINDOR dhe ai PERËNDIMOR.
Por, megjithatë, sado që ka qenë i ndarë në Lindje dhe Perëndim, ai do të mbetet si pjesë e Perëndimit.

Pavarësisht se deri ku ka arritur shën Pali në misionet e veta, mjafton kur thotë: "deri në Ilirik". Kjo do të thotë se e ka përshkruar Maqedoninë dhe trevat fqinje të cilat, siç u pa më sipër, në shek. IV do të Përfshihen në Ilirikun.

Ndonëse dëshmi të shumta për krishterimin e Ilirikut në dy shekujt e parë të tij nuk kemi, edhe pse aty, këtu kemi dëshmi për ndjekjen e të krishterëve, prapseprapë në këto vise ka pasur grupe besimtarësh dhe individ të krishterë. Dëshmi të tilla edhe në kohën e Mark Aurelit.
Mirëpo, gjatë persekutimeve të Dioklecianit kisha e Ilirikut jo vetëm që dvshmon heroizmin e vet, por edhe institucionalizmin e vet. Kjo më nuk është e përkufizuar vetëm nëpër qytete, por edhe nëpër fshatra. Sidomos për këtë na flasin persekutimet e Galerit.

Megjithatë në fillim të shek. IV në këto vise kemi ipeshkvij dhe arkipeshkvij. Kështu në Koncilin e Nikesë /325/ morën pjesë edhe ipeshkvijtë e Ilirikut: DOMINUS nga Siriumi (Mitrovica e Sremit), PROTAGENI I SARDIKËS (Sofija), DAKUS-i i (Shkupi i sotëm) dhe PISTUS-i i Marcianopolisit, që të gjithë e dënuan mësimin e Arius-it.

Mirëpo, pozita gjeografike e Ilirikut-mes Lindjes dhe Perëndimit dhe ngjarjet politike do të ndikojnë tek të krishterët e tij.

Sikurse kultet e ndryshme, sidomos ato të Lindjes, që dëshmohen në mbishkrime të shumta, ashtu edhe mësimet heretike që kanë të bëjnë me natyrën e Krishtit dhe Personalitetin e Tij, virgjinitetin e Zonjës së Bekuar, në Ilirik do të kemi fushëveprim të gjerë.

Poashtu duhet të themi se rrethanat politike kanë ndikuar që një pjesë e episkopatit ilirian, sidomos ai i Panonisë, të jetë përkrahës i arianizmit dhe njëherit përhapës i tij në mesin e barbarëve.

Kjo bën të kuptojë edhe gjallërinë e jetës së krishterë të koncileve të mbajtur në këtë trevë edhe të qendresës besnike të pjesës dërmuese të Kishës së Ilirikumit ndaj Papës së Romës.
User avatar
cory taylor
Posts: 1567
Joined: Thu Dec 02, 2004 11:43 pm
Location: Holy Nazi Empire

Re: Sfida Osmane - Arben Xhaferi

Post by cory taylor »

Krishterimi tek ilirët është i kohës së apostujve.

Ndonëse është zhvilluar shpeshherë nën ndikimin e ngjarjeve
politike dhe shpeshherë ka vajtur prej??? dhe skizmave
të ndryshme, Kisha gjithmonë i ka mbetur besnike Kishës së Romës.
__________________________________________________


Kështu në Sardikë në vitin 343 tubohen 90 ipeshkvij nga Perëndimi në krye me Oziusin, ipeshkvij i Shkodrës, dhe 80 ipeshkvij nga Lindja. Në këtë Koncil u pranua dhe u aprovua definicioni i koncilit te Nikesë - Njëqenësia e Atit dhe të Birit - ??? - që do të thotë besimin e drejt dhe të përhershëm të kishës. Përveç ipeshkvinjve të Perëndimit këtë e nënshkruan edhe ipeshkvinjt nga Dardania: GAUDENTIUS nga Naissiusi, PAREGORIUS nga Scupi dhe MACHEDONIUS nga Ulpiana: Mirëpo, në këtë koncil lindi edhe një skizëm. Nismëtar i saj ishte FOTINI, ipeshkëvi i Sirmiumit, për të cilin Krishti ishte vetëm njeri, por me veti posaçërisht të larta, që e bashkonin me Zotin. Ipeshkvinjt ilirë e dënojnë edhe mësimin e Fotimit i cili dënohet në sinodën e Milanos më 345.

Qëndrimi besnik ndaj besimit të drejtë të Kishës dhe prindit të papës së Romës i ipeshkvijve të Ilirikut shkakton ndjekjet e përgjithshme të tyre. Por të gjitha këto këta nuk i luhasin, siç na dëshmojnë letrat e shumta të Atanazit dhe papëve, si të Liberit, ashtu edhe të Damasit.

Edhe pse katolicizmi në këto vise rindërtohet me perandorin, Valentiniani shpallet për perandor më 346, i biri i tij Graciani, që trashëgon babanë e vet, do të jetë përkrahës i flaktë i besimit të drejtë kishtar, kundër çfarëdo herezie. Mirëpo, falja e Ilirikut Lindor, pra të dioqezave të Dakisë dhe të Maqedonisë në vitin 379 nga ana e Gracianit, kolegut të tij Tedozit dhe bashkangjitja e Ilirikut Perëndimor Perandorisë Lindore, në mes të viteve 424 dhe 437 do të jenë pikënisje fatale e konfliktit të ashpeër fetar dhe juridik në mes të Romës dhe Bizantit.

Sidoqoftë, përkundrejt edikteve perandorake Ilirikumi për sa i përket çështjeve fetare, do t'i nënshtrohet Kishës së Romës, siç dëshmojnë letrat e Papës së shën CELESTINIT (422 - 432), dërguar 9 metropolitëve të Ilirikumit, ndër ta atyre të Thesalanikut dhe Durrësit, dhe letra tjetër e papës së shën LEONIT II, dërguar 446 metropolitëve të ndryshëm të Ilirikumit. Kjo gjendje mbetet deri më 484, në kohën e skizmës së akaciut. Mirëpo, edhe në këtë kohë 40 ipeshkvij të Ilirikumit deklarohen haptas për unitetin me Romën. Këtë unitet me papatin e Romës na e dëshmojnë edhe novelat e XI dhe CXXXI të JUSTINIANIT me të cilat JUSTINIANA PRIMA, afër Shkupit të sotëm, vendlindja e perandorit, ngritet në rend të metropolisë dhe arqipeshkvisë dhe e cila i merr të gjitha ingerencat e ipeshkvisë së Scupit. Unitetin e Kishës së Ilirikumit me papatin e dëshmojnë edhe letrat e papës së GREGORIT të Madh, dërguar ipeshkvit të Ilirikumit . Përkundrejt rrethanave politike presionit të dhunshëm nga perandorët bizantinë mbi prelatët kishtare, që kohë pas kohe kanë qenë të detyruar që haptas t'i zbatojnë ediktet e perandorëve, ata shpirtërisht kanë mbetur gjithnjë në bashkësi me kishën e Romës.

Dihet fare mirë se një gjendje e tillë ka ndikuar në jetën shpirtërore të kësaj kishe. Megjithatë, kjo Kishë ka dhënë edhe martirë.

Kjo kishë, e cila ka qenë URËLIDHËSE mes dy kulturave, asaj të Perëndimit dhe asat të Lindjes, ka qenë jo vetëm e gatshme, por edhe e aftë që barbarët, që u vendosën në trevat e saja, t'i inkuadrojë në jetën e re dhe menjëherë t'ua vazhdojë kulturën antike me të gjitha institucionet, doket dhe zakonet e saja.

Në këtë veprimtari rol të rëndësishëm do të luajnë rregullarët e shën BENEDIKTIT, kuvendet e të cilëve do të themelohen përgjatë bregdetit Adriatik.


" Gjaku i fatosave të krishterë derdhet kudo! Kështu edhe në Ulpianë, në Dardani, në kohën e perandorit HADRIAN mbyten, duke i sjellë në pus, dy gurëgdhendës FLORI dhe LAURI ..."
User avatar
cory taylor
Posts: 1567
Joined: Thu Dec 02, 2004 11:43 pm
Location: Holy Nazi Empire

Re: Sfida Osmane - Arben Xhaferi

Post by cory taylor »

__________________________________________________
Kisha e krishterë e Ilirikumit pëson të gjitha pasojat
e grindjeve juridike dhe doktrinale që zhvillohen mes
Romës dhe Konstantinopolit.

Ndonëse hirearkia e Kishës së Shkupit dhe e Tivarit
pëson nga invadimet e barbarëve dhe sllavëve, ajo
vazhdon kontinuitetin e vet historik.
__________________________________________________

Siç dihet, pas ndajres së Perandorisë romake në Lindje dhe Perëndim më 395 Iliriku administrativisht bën pjesë në Perandorinë e Lindjes, ndërsa në pikëpamje kishtare mbetet lidhur me Romën. Gjendja e tillë do të vazhdojë edhe për dy shekuj e më tepër.

Kjo dëshmohet edhe në kohën e Justinianit, i cili me rastin e ngritjes së qytetit të vet të lindjes në Dardani në rang të Metropolisë, i njohur me emrin JUSTINIANA PRIMA; që gjendej te Scupi antik, në afërsi të Shkupit të sotëm, për një gjë të tillë i drejtohet papës së Romës. E kësaj i bashkangjiten të gjitha provincat që më parë vareshin nga Thesaloniku, duke mbetur gjithnjë nën patriarkatin e Romës.

Korrespondenca e papës, GREGORIT TË MADH /590 - 604/ përmban edhe ligjin e lirimit të klerikëve dhe rregulltarëve të tjerë nga shërbimi ushtarak. E në këtë letër emërohen metropolitë e Thesalonikut, Durrësit, Milanos, Nikopolit, Korintit, Justiniana, Prima, Kretës, Scodrës, Larisës, Ravenës, Kagliarit, dhe ipeshkvijtë e Siçilisë. Në Ilirik përmenden të gjitha provincat e dioqezws jugore: Maqedonia, Epiri i Vjetër, Epiri i Ri, Thesalia dhe Akaia.

Sa i përket dioqezës veriore, në të përfshihen emrat e Prevalitanës /Scodra/ dhe Dardania /Justiniana Prima/. Ndërsa tri të tjerat:
Moesia Superior, Dacia Ripensis dhe Dacia Mediterranea vërshohen nga barbarët dhe sllavët. Mirëpo, të gjitha këto dioqeza që përbëjnë Ilirikumin, e njohin autoritetin e papës.

Kjo dëshmohet edhe në qëndrimin e ipeshkvijve të Ilirikumit në koncilet e Konstantinopolit të mbajtur më 621 dhe 692, të cilët njëzërit i shprehin qartë njohjen e pushtetit të papës sikurse edhe ipeshkvijtë italianë të dërguar nga ana e papës.

Në vitin 692 metropoliti i Kretës konsiderohet si "përfaqësues i përgjithshëm i sinodit të së Shenjtës Kishë Romake".

Po ashtu edhe aktet e tjera juridike papate lidhur me këto vise dëshmojnë të njëjtën gjendje. Kështu intervenimet e papëve, si të Honorit më 625, të Martinit I kundërshtohet.Më në fund kemi parë se në Ekthes - in e pseudoepifanit /638/, tabloja e hierarkisë kishtare e patriarkatit bizantin kah mesi i shek. VII nuk përmend asnjë metropolit ose ipeshkëv të Ilirikumit, i cili ka të bëjë me vikariatin e Thesalonikut ose në gjysmën e shek. VIII provincat kishtare të Ilirikumit lindor janë konsideruar si pjesë përbërëse e patriarkatit të Romës.

Me invadimet e barbarëve, organizimi kishtar i Ilirikumit pothuajse krejtësisht shkatërrohet, Vetëm Thesaloniku disi mbetet në këmbë. Nga ana tjetër, perandori Leoni III Izaurias /717 - 741/, i pari është, si duket, i cili e ka shkëputur këtë traditë, kurse në vitin 773, pas ekskomunikimit të tij nga ana e papës, e ngriti tributin e Kalabrisë dhe të Siçilisë, konfiskoi pasurinë e Kishës Romake në këto vise dhe e futi nën pushtetin e vet tërë këtë trevë, duke e shkëputur kështu Ilirikumin lindor nga patriarkati i Romës dhe duke ia bashkangjitur atij të Konstatinopolit. Kjo dëshmohet edhe nga mendimi i një prifti armen, Bazilit, i cili në shek. e IX thotë se një numër i metropoliteve të Italisë dhe të Ilirikumit kanë qenë nën jurisdiksionin e Konstantinopolit, pasi që "papa i Romës së Vjetër ka qenë në duart e barbarëve".

Fakti se në momentin e mbajtjes së koncilit VII ekumenik në vitin 787 zhvillohen negociatat mes Romës dhe Bizantit, që provincat e marrura t'i kthehen papës, pasi që më 681, në kohën e koncilit VI ekumenik këto vareshin nga papa, dëshmon mendimin e sipërpërmendur.

Brenda këtyre dy datave zhvillohet lëvizja ikonoklaste /726 - 787/, kur edhe në koncilin VII ekumenik, të mbajtur në Nike më 787 dënohet kjo herezi dhe rikthehet përsëri paqja religjioze. Mirëpo, jurisdiksioni i papës nuk ushtrohet më në provincat e sipërpërmendura. Kjo shihet edhe nga letra e papës Hadrianit I, dërguar pas koncilit të vitit 787 Karlit të Madh, në të cilën shprehimisht thotë se ka bërë demarshe në oborrin bizantin dhe patriarkatin e Tarasiut /784 - 806/ për rikthimin e provincave të lartpërmendura nën juridisksionin e tij. Mirëpo, këto dy letra para se të lexoheshin para etërve të koncilit VII, janë shlyer të gjithë ata rreshta që bënin fjalë për primatin e papës mbi provincat e jugut të Italisë dhe Ilirikumit, madje edhe mbi vetë primatin e Shën Pjetrit.

Kërkesat e papës rreth kthimit të të drejtave të tij mbi këto provinca mbetën të parealizuara. Gjatë sundimit të turbullt të perandorëve KONSTANTINIT VI /790 - 797/, të NICEFORIT /802 - 811/ dhe të MIHALIT TË RANGABIT /811 - 813/ papët nuk kanë mundur t'i fitojnë privilegjet e tyre patriarkale.

Nën sundimin e perandorëve ikonoklastë LEONIT ARMEN /813 - 820/, MIHAJLIT II /820 - 829/ dhe TEOFILIT /829 - 842/ kanë qenë të detyruar më tepër që t'i përkrahinkatolikët w persekutuar, sesa të angazhohen rreth jurisdiksionit të tyre mbi Ilirikumin.

Nga e gjithë kjo që u tha, shihet qartë se treva e Kishës së Krishterë Shqiptare, edhe pse territorialisht bën pjesë në patriarkatin perëndimor, juridikisht hyn në kuadrin e Konstantinopolit.
Mirvpo, invadimi i barbarëve dhe i sllavëve në këto vise bën që hierarkia kishtare të pësojë dëme të rënda. Por, derisa popiujt paganë të ardhur në Ballkan përmes misionarëve, si të perëndimit, ashtu edhe nga Lindja, fillojë të krishterizohen. Kisha e Krishterë Shqiptare vazhdon kontinuitetin e vet, sado që hierarkia e saj e organizuar nuk përmendet për një kohë të caktuar. Vazhdimësia e kësaj do të dëshmohet nv ipeshkvinë katolike të sotme të Shkupit, e cila trashëgon ingerencat juridike të Justiniana Prima.

Në koncilin kishtar të Dalmacisë, të mbajtur më 877, Kisha e Krishterë Shqiptare ndahet nga ajo e Maqedonisë, përkatësisht nga Thesaloniku. Kështu të krishterët katolikë shqiptarë në viset e sotme të Shqipërisë së Veriut mbetën nën Romën. Me këtë rast Dioklea /Dukla antike/ ngritet në rang të metropolisë, e ndarë në 12 ipeshkvi që shtriheshin në Shqipërinë e veriut dhe në Mal të Zi. Ky organizim zgjatë një gjysmë shekulli. Kur nën pushtetin e Dioklesë dhe vikarit apostolik strehohen në Raguza /Dubrovnik/ nga edhe i admirojnë viset e Shqipërisë së Veriut.

Me shkatërrimin e Dioklesë zhvillohet qyteti bregdetar TIVARI, i cili së shpejti do të bëhet seli ipeshkvore. Në kohën e sundimit të perandorit bizantin LEONIT VI TË MENÇURIT /886 - 912/ ky qytet i ka takuar temës bizantine dhe metropolisë së DURRËSIT. Me dobësimin e pushtetit bizantin në këto vise, ipeshkvia e Tivarit bëhet sufragane e metropolisë së SPLITIT, kurse pak më vonë, me siguri para 1022, bëhet sufragane e Dubrovnikut, që në kohën e papës BENEDIKTIT IV, respektivisht më 1034, ngritet në rang të arqipeshkvisë.

Sa i përket dioqezës së Shkupit, ajo përmendet në mbarim të shek. IX. Në një dokument të shkruar në gjuhën greke, në mesin e dioqezave të ndryshme përmendet edhe selia e ipeshkvisë së Shkupit, kurse në fillim të shek. XIII e njohim edhe njërin prej ipeshkvijve të kësaj ipeshkvie me emër. Ka qenë njëfarë MARINUS ''episcopus ... indignus sanctis-simae Dei Genitricis de Scopia /ipeshkëv i padenjë i së Shenjtërueshmes Hyjlindëse nga Shkupi/". Sa i përket Kishës së Krishterë Ortodokse Shqiptare, ajo me dekret politik që nga koha e LEONIT III IZAURIK /173/ hyn në kuadër të jurisdiksionit të patriarkatit të Konstantinopolit.

Luftërat religjioze dhe konfliktet dogmatike që zhvillohen në Konstantinopol, në mes Romës dhe Konstantinopolit do të ndihen dukshëm në shpirtin e kësaj Kishe.

Në kohën e patriarkut Kerularit, si bashkpunëtor i tij përmendet LORENCI, peshkop i Durrësit. Por, megjithatë, përveç këtij në skizmën e shkaktuar nga Kerualari, nuk kemi dëshmi të sigurtë se Kisha Ortodokse Shqiptare ka qenë në këtë aktivisht e përfshirë. Arsyeja e një qëndrimi të tillë mund të shpjegohet edhe nga ngjarjet politike.

Dihet se, pikërisht në mes shekujve X dhe XI fillon liufta e gjatë në mes Bizantit dhe normanëve për dominimin e Adriatikut. Pastaj si faktor i rëndësishëm në këto vise paraqitet edhe Venediku. Kështu Konstantinopoli e humb pjesën më të madhe të provincave në det.

Nga ana tjetër në brendi të vet Shqipëria bie nën pushtimin e bullgarëve. Dhe për t'u çliruar nga dominimi i Bizantit dhe për ta fituar pavarësinë i drejtohet Romës. Marrëdhwniet e Romës me territorin që i përgjigjet Shqipwrisë Jugore, jo vetëm që zgjerohen, por edhe funksionon juridiksioni i patriarkëve të tyre dhe i arqipeshkvisë së Ohrit.
User avatar
Ulurima
Posts: 625
Joined: Sun Apr 10, 2005 10:22 pm
Location: Lost in Space

Re: Sfida Osmane - Arben Xhaferi

Post by Ulurima »

cory taylor wrote:a o boll o i bekum .. ?

paqja me ty ... e mos u ndiko prej anonimusave tu kisha lut ... se e di qe jei udhhequn pi ndjenjave e jo prej rezonit tpaster, po megjithate kocnentrohu ne shperlamjen endikimet qe ti kan lon njerzit qfare ti kan lon .. tka met veq me citu edhe MILAZIM RKASNIQIN .. ahahaha ... edhe mu bo hor me ka krejt ... e di qe tpelqejn e tushqejn idet komplotiste po mos i perpuno e mos ndjell tpakten ne konceptet kombtare se jon destruktive .. mos e prek HISTORIN ZYRTARE shqiptare se bon dom kombit ton ... nshum aspekte se jon tema te ndishme qe udhheqen prej sentimenteve ...
oj sperme e KATRIOT MYFTARAJT E NDUE LLESHAJVE...masi qaq koke anti-citimit t'muslimanve pse pe citon KADARENE...qe o musliman me emer e me origjine...a veq qe o PRO TEJE A...masnej Qosjen nihere e shajte tash pe citon...shume je bal...
User avatar
Ulurima
Posts: 625
Joined: Sun Apr 10, 2005 10:22 pm
Location: Lost in Space

Re: Sfida Osmane - Arben Xhaferi

Post by Ulurima »

User avatar
cory taylor
Posts: 1567
Joined: Thu Dec 02, 2004 11:43 pm
Location: Holy Nazi Empire

Re: Sfida Osmane - Arben Xhaferi

Post by cory taylor »

Skënderbeu, figurë legjendare e dashur për shqiptarët

Gjergj Kastrioti Skënderbeu (6 maj 1405 - 17 janar 1468) sintetizon një epokë të tërë historike që mori emrin e tij: luftën kundër pushtimit osman (fundi i shek. XIV - fundi i shek. XV). Nën udhëheqjen e tij, lufta e shqiptarëve u ngrit në një shkallë më të lartë e më të organizuar dhe shënoi një kthesë vendimtare në zhvillimin politik të Shqipërisë. Gjergj Kastrioti Skënderbeu ishte përfaqësuesi më konseguent dhe i shquar i elitës drejtuese shqiptare, që udhëhoqi më vendosmëri frontin e luftës së shqiptarëve kundër pushtuesve osmanë. Ai realizoi të parin bashkim të shqiptarëve, Lidhjen Shqiptare të Lezhës, e cila hapi rrugën e krijimit të shtetit të pavarur shqiptar, themeluesi i të cilit u bë ai vetë. Kujdes të veçantë Skënderbeu i kushtoi ruajtjes së burimeve të brendshme ekonomike, tek të cilat u mbështet lufta. Duke fuqizuar mbrojtjen në brezin kufitar, në lindje e në jug, ai i dha mundësi banorëve të viseve të lira, të zhvillonin një veprimtari ekonomike deri diku normale.

Krahas mbrojtjes së vendit, Skënderbeu i kushtoi vëmendje çlirimit të viseve të pushtuara që ndikoi në formimin e mëtejshëm të lidhjeve me banorët e këtyre viseve dhe në forcimin e bashkimin e të gjithë popullit shqiptar. Aftësitë e Skënderbeut si burrë shteti spikatën edhe në marrëdhëniet me vendet e tjera. Duke pasur të qartë se rrezikut osman mund t'i bëhej ballë vetëm me sukses, vetëm me forca të bashkuara, Skënderbeu kërkoi pareshtur pjesëmarrjen e vendeve europiane në luftë kundër armikut të përbashkët.

Epopeja e Skënderbeut e shk. XV dhe vetë figura e Gjergj Kastriotit - Skënderbeu ndikoi fuqishëm në jetën shpirtërore të shqiptarëve dhe për rritjen e vetëdijes kombëtare të tyre. Të frymëzuar prej tyre, intelektualë të shquar shqiptarë, i pasqyruan e i përjetuan ato në vepra historike monumentale, në të cilat nisi jetën e vet historiografia shqiptare.

Në fillim të shek të XVI (1504) Marin Barleti botoi latinisht veprën kushtuar luftës heroike të shqiptarëve për mbrojtjen e Shkodrës, (rrethimi i Shkodrës). Por vepra që e lartësoi figurën e tij si historian, humanist është "Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut", të cilën e botoi latinisht në Romë rreth viteve 1508-1510. Kjo vepër voluminoze njohu shumë ribotime në gjuhë e në vende të ndryshme të Evropës. Veprat e M. Barletit u bënë burimi më i rëndësishëm ku patriotët shqiptarë mësonin historinë e epopesë legjendare të shk. XV.

Periudha e Skënderbeut u përjetësua edhe në vepra të tjera historike nga bashkëkohësit e heroit. Një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Skënderbeut, Dhimitër Frengu, shkroi latinisht, në frymën e ideve humaniste të kohës një vepër për jetën e Skënderbeut. Me disa ndryshime të vogla ajo ndjek rrethimin e historisë së Skënderbeut të M. Barletit, që dëshmon së kjo vepër kishte pasqyruar drejt realitetin historik, të njohur e të panjohur edhe nga bashkëluftëtarët e afërt të Skënderbeut. Vepra e Dh. Frengut u botua pas vdekjes së tij e përkthyer italisht, dhe njohu shumë ribotime në këtë gjuhe.

Një vepër tjetër e rëndësishme për të njohur shoqërinë shqiptare të shek. XV është "Historia dhe gjenealogjia e shtëpisë së muzakajve", shkruar në italisht më 1510 nga bashkëluftëtari i Skënderbeut, Gjon Muzaka. Ajo mbeti në dorëshkrim dhe, për vlerën që ka për historinë mesjetare shqiptare, botuesi i saj i shek. të XIX me të drejtë, e ka cilësuar atë si një "margaritar". Por vlen për t'u përmendur në këtë plejadë autorësh që kanë shkruar për Skënderbeun dhe romantiku i njohur arbëresh Jeronin De Rada për hartimin e veprës së tij "Skënderbeu i pafan" (1873), rrugën e të cilit do ta ndjekë më vonë edhe Naim Frashëri me veprën e tij "Istori e Skënderbeut" (1898) me vargjet karakteristike:

Kruj' o qytet i bekuar!

prite, prite Skënderbenë

po vjen si pëllumb i shkruar

të shpëtojë mëmëdhenë

Vargu i poetëve që iu kthyen epokës së Skënderbeut nuk përfundon këtu. Ai ka vazhduar me gjeneratat në vazhdim, duke u bërë burim i të gjithë krijuesve, e veçmas atyre që shkruajnë poezi. Për veprën e tij madhore shkruan edhe shumë shkrimtarë të huaj në mesin e të cilëve përmendet edhe një poemë e shkruar në gjuhën islandishte, duke e ngritur figurën dhe epokën e tij në piedestalin e një personaliteti në historinë e njerëzimit. Skënderbeu u shndërrua në simbol të luftës për liri e pavarësi. Ai mbeti një figurë e dashur për shqiptarët dhe në këngët, gojëdhënat e tregimet e shumta popullore, duke i dhënë atij tiparet e një figure legjendare.
User avatar
adela
Posts: 1534
Joined: Fri Jan 19, 2007 5:57 pm
Location: UK

Re: Sfida Osmane - Arben Xhaferi

Post by adela »

Kjo teme mbyllet per shkak te mungeses te mendimeve personale dhe mbingarkimit me postim te shkrimeve te te tjereve.

Gjithashtu, per nje periudhe te pacaktuar, ne ne RockSonte kemi mbyllur rubriken e Teologjise me qellim "armepushimin" mes anetareve me pikepamje te ndryshme fetare qe kane qene ne "lufte".

Shpresoj se e moret mesazhin.

Faleminderit per kohen e kaluar deri tani me temat e Teologjise! :)
Locked