Shqipnia Kina e Evropes?

Gjithqka rreth politikes..

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82

User avatar
darian
Posts: 1040
Joined: Wed Nov 05, 2008 4:50 pm
Location: .www

Re: Shqipnia Kina e Evropes?

Post by darian »

qe ni shembull qysh ja futin pi korrnerit gazetart e te ashtuquajturit analista.. e njerzt e gjore bien nkurth e ja nisin fantazojn me sy hap.

qe ni vjet tu prit na me bo shipnia BOOM :)
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Shqipnia Kina e Evropes?

Post by Clavicula »

demek ti pe din qe kjo o rren
User avatar
darian
Posts: 1040
Joined: Wed Nov 05, 2008 4:50 pm
Location: .www

Re: Shqipnia Kina e Evropes?

Post by darian »

paj sjom ka e di.. ama qaj boomi qe u pritke se shpejti po vonohet, bile as njet se ka me kries.
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Shqipnia Kina e Evropes?

Post by Clavicula »

njo ka kris, ne gerdec, fore. dicka qe don kohe normal po o ka shkon ne qat drejtim. pa infrastrukture s'ka sen, e k'to se kan pas ma heret, jon ka i bojn kohen e fundit kji qon deri te boomi, s'po pres mu bo tajvan a naj sen, po me pas nji ngritje t'mire ekonomike
User avatar
darian
Posts: 1040
Joined: Wed Nov 05, 2008 4:50 pm
Location: .www

Re: Shqipnia Kina e Evropes?

Post by darian »

kllavikul nrregell o qa po thu ti.. ma shum skem qa bojm na si shikus te thjesht te ngjarjes veq se me qit qisi hipoteza qe logjikisht na doken te arritshme. ama un po lidhna ma shum per qiti postimit ne ket tem qe e ka shkru acidius ma heret..
AciDiuS wrote:e lexova ni artikull me qit tem shqiperia kina e ballkanit , kish shkur ni analist francez ekonomist ne revisten ma prestigjioze ekonomike ne france , edhe pritet qe shum shpejt shqiperia me bo ni boomm kogja tmadh nrajon sa i perket ekonomis .
se ky e ka zanat qishtu me i gjet do libra qe si lexon kerkush mo e niset pi atyne librave e thot shiptart jon banor te parajses e qisi tripa.. ne menyr te ngjajshme ja paska bo edhe per ket problematik qe po e trajton kjo tem.. e veq thsh tja boj pak BAJAT :p
le te sheh edhe vet qe librat e gazetat duhet me i pa me ni sy skeptik se osht gabim me u bazu veq ne ata cka shkruhet aty.
User avatar
AciDiuS
Moderator
Posts: 7206
Joined: Wed Mar 09, 2005 4:11 pm
Location: Free on Universe

Re: Shqipnia Kina e Evropes?

Post by AciDiuS »

darian wrote:kllavikul nrregell o qa po thu ti.. ma shum skem qa bojm na si shikus te thjesht te ngjarjes veq se me qit qisi hipoteza qe logjikisht na doken te arritshme. ama un po lidhna ma shum per qiti postimit ne ket tem qe e ka shkru acidius ma heret..
AciDiuS wrote:e lexova ni artikull me qit tem shqiperia kina e ballkanit , kish shkur ni analist francez ekonomist ne revisten ma prestigjioze ekonomike ne france , edhe pritet qe shum shpejt shqiperia me bo ni boomm kogja tmadh nrajon sa i perket ekonomis .
se ky e ka zanat qishtu me i gjet do libra qe si lexon kerkush mo e niset pi atyne librave e thot shiptart jon banor te parajses e qisi tripa.. ne menyr te ngjajshme ja paska bo edhe per ket problematik qe po e trajton kjo tem.. e veq thsh tja boj pak BAJAT :p
le te sheh edhe vet qe librat e gazetat duhet me i pa me ni sy skeptik se osht gabim me u bazu veq ne ata cka shkruhet aty.

AHhaha , po po pa tjeter qe skeptik tamon puna mi besu cdo shkrimi e cdo libre pa e tjerr fort at problematik !!

Po spo di kah dashte me dal ti ... Ishalla jem gjall edhe ki me pA edhe vet :):):):)...


Tash paknaqsi ka me pas gjith , smunen mu bo krejt shqiptart milionera , per miliona mos u ankoni:)
User avatar
adela
Posts: 1534
Joined: Fri Jan 19, 2007 5:57 pm
Location: UK

Re: Shqipnia Kina e Evropes?

Post by adela »

Shqiperia vazhdimisht ka qene ne rritje ekonomike mbas 1997. Nuk e besoj qe kemi kapacitet te jemi Kina e Evropes se pari per shkak te madhesise territoriale dhe se dyti per shkak te mungeses te burimeve teknologjike dhe sensit te mire te punes.

Nje BOOM ne ekonomi qe po permendet ne kete teme mund te jete thjesht nje fishekzjarr. BOOM-i i Greqise para 50 vitesh iluzionoi Evropen dhe e futi ate ne BE. Shikoni Greqine sot!

Te ardhurat per person ne Shqiperi mund te jene rritur por fuqia blerese e atyre personave ka shume pak ndryshim per shkak se cmimet e produkteve te konsumit ditor jane rritur.

Pervec kesaj, shteti po planifikon projekte te permasave me te medha me shume benefite te aferta, qe kur i mendon ne menyre afatgjate mund t'i kushtojne shume shoqerise. Si per shembull, ndertimi i tecit ne Vlore. Per momentin duket projekt gjigant, shume fitimprures per ekonomine tone pasi jo vetem do te prodhoje energji, por gjithashtu do te punesoje njerez, do te zhvilloje edukimin rreth asaj fushe, etj. Sidoqofte, pas disa kohesh, ky ndertim mund te kete pasoja te medha ne ambient. Ndotja e detit do te ndikonte ne zhdukje te faunes detare, duke lene pa ushqim shume familje. Ndotja e tokes do te ndikonte ne helmim te te mbjellave qe do linin perseri pa ushqim shume familje. Ndotja e ajrit do te ndikonte ne kanalet e frymemarrjes te banoreve te Vlores. Ndotja nga zhurma do te krijoje pakenaqesi dhe demtime te banoret perreth. Pra, ne afat te gjate ndertimi i ketij teci jo vetem qe mund te ndikonte ne depopullim te Vlores nga qytetaret e saj, por edhe ne ndalesen e vizitave turistike ne kete qytet.

Nje tjeter tregues i mundesise per nje pasqyrim fallco te ekonomise eshte dhe fakti qe nje pjese e madhe e stafit ne Banken Qendrore te Shqiperise nderron sa here nderron qeveria, nderkohe qe Banka Qendrore e nje shteti demokratik supozohet te jete TOTALISHT e pavarur.

Eshte e vertete qe permiresime ekonomike ka, nese une si qytetare e thjeshte bej dallim te jetes qe eshte bere ne Shqiperi para 10 vitesh dhe tani, por nga ato te permasave te Kines nuk pres. Sidomos jo gjate kohes kur qeverisemi nga nje kryeminister qe nderton keshtjella rere.

Por, cing cong cung piao pi ting, le te shpresojme dhe punojme per dite me te mira! :)
User avatar
John Lennon
Posts: 4138
Joined: Fri Jan 09, 2009 8:39 am
Location: tu shpija...

Re: Shqipnia Kina e Evropes?

Post by John Lennon »

[CORNHOLIO] wrote:Shqiperia 1€
seni ma i mir qe kan mujt me e percjell edhe kta tont..ama qka me da te ajo 1 euro..ka 10 % secili.,..veq ka 10 cent po ju bjen..
e sa per teme..ndoshta edhe jan te dhena te rreme (qysh po pretendojne disa analist),por senet po shihen..me te vertet eshte me ni rruge te mir shYpnija..
User avatar
Nightwrath
Posts: 1214
Joined: Tue Mar 31, 2009 8:56 pm
Location: Kumanove

Re: Shqipnia Kina e Evropes?

Post by Nightwrath »

http://www.facebook.com/video/video.php ... 2678949527

Para ne dore protestuesve per te mbeshtet Edi Ramen.
User avatar
adela
Posts: 1534
Joined: Fri Jan 19, 2007 5:57 pm
Location: UK

Re: Shqipnia Kina e Evropes?

Post by adela »

Nightwrath wrote:http://www.facebook.com/video/video.php ... 2678949527

Para ne dore protestuesve per te mbeshtet Edi Ramen.
nese hap teme tjeter jam shume e gatshme per nje debat me ty.

nderkaq, sot kalova na kryeministria ne Tirane dhe qendrova per te ndjekur mitingun. bisedat private te njerezve, me moshe mesatare diku 55-60 vjec, me bene per te qare.

NUK dua te degjoj per mireqenien ekonomike qe po na sjell Sali Berisha!!

dreqi ta haje, me nje tunel ju ka verbuar te tereve ne Kosove!!!
User avatar
adela
Posts: 1534
Joined: Fri Jan 19, 2007 5:57 pm
Location: UK

Re: Shqipnia Kina e Evropes?

Post by adela »

FYI

http://www.korrieri.com/arkiva/index.ph ... /3378.html
http://web.worldbank.org/WBSITE/EXTERNA ... 12,00.html
http://216.75.13.41/index/ekonomi/12e8d ... 3aa39.html
http://lajme.shqiperia.com/lajme/artiku ... -familjeje

Çmimi i energjisë elektrike në Shqipëri është 50 për qind më i shtrenjtë se mesatarja e zonave të rajonit. Fatura e dritave u kushton shqiptarëve 27 për qind të të ardhurave bruto të një familje.

Në Shqipëri, një kilovat orë energji kushton 13 lekë ndërsa në Kosovë, e cila e importon pothuajse të gjithë energjinë nga vendi ynë një kilovat orë energji kushton 0.0033 cent ose 0. 33 lekë. Në Maqedoni, një kilovat energji kushton 6.7 lekë ose 64 për qind më lirë se në vendin tonë. Fatura e energjisë që paguajnë familjet shqiptare është pothuajse e barabartë me atë që paguan një familje në Angli edhe pse kjo e fundit ka të ardhurat për frymë mbi dhjetë herë më të larta se një familje shqiptare.


Faturat
Shqiptarët paguajnë faturën më të shtrenjtë për energji elektrike se gjithë vendet me ekonomi të ngjashme. Kështu, fatura e energjisë në vendin tonë është 64 për qind më e shtrenjtë se në Maqedoni. Çmimi mestar i energjisë elektrike në Maqedoni është 6.7 lekë për kilovat orë. Në Shqipëri një kilovat orë energji elektrike kushton 13 lekë. Çmimi i energjisë elektrike që paguhet nga familjet shqiptare është jo vetëm më i larti në të gjithë rajonin, por edhe shpenzimet për energjinë në Shqipëri zënë peshën me të madhe në krahasim me të ardhurat mujore. Nëse do të krahasohet me Maqedoninë paga mesatare neto për një punonjës maqedonas është 20240 dinarë dhe fatura e energjisë për konsumin sipas një fature është sa 15 për qind e pagës mesatare të një punonjësi. Ndërkohë që e njëjta sasi konsumi për një familje shqiptare zë 27 për qind të pagës bruto. Nëse do të llogariteshin edhe taksat e pagës që në Shqipëri janë ndër më të lartat në rajon fatura e energjisë do zinte mbi 30 për qind të pagës. Tarifat e energjisë në vendin tonë janë disa herë më të larta se vendet me standarde më të larta jetese jo vetëm në rajon por edhe në krahasim me vendet më të zhvilluara të botës.


Rritja e çmimit
Nga 1 janari çmimi i energjisë elektrike është rritur me 13 për qind. Enti Rregullator, vendosi rritjen e çmimit të energjisë për të tre operatorët në treg, prodhimin, transmetimin dhe shpërndarjen. Enti vendosi që çmimi me të cilin KESH tregton energjinë e prodhuar, të rritet nga 1.61 lekë për kilovat në 2.03 lekë për kilovat. Rritja është me 0.42 lekë, ose 25.5 për qind. Enti vendosi që edhe OST, për transmetimin e energjisë elektrike të përfitojë nga 0.5 lekë për kilovat, 0.6 lekë për kilovat. Pra 0.1 lek për kilovat, ose 20 për qind. Ndërkohë që tarifa mesatare e energjisë që tregtohet nga OSSH, është rritur nga 8.45 në 9,53 lekë/kilovat. Rritja është 1.08 lekë për kilovat ose 13 për qind. KESH dhe OST ja shesin energjinë OSSH, e cila e faturon te konsumatorët. Nga vendimi i djeshëm i Entit Rregullator, nga 1.01 lekë që i është bërë çmimit mesatar të energjisë, 0.52 lekë do shkojnë në favor të KESH dhe OST. Pra, gati gjysma e çmimit të miratuar dje nga ERE, shkon për të përmbushur kërkesat e kompanive që administrohen nga qeveria. Duket, pak kontradiktore, por janë kompanitë shtetërore që kanë diktuar rritjen e çmim


Faturat
Si të mos mjaftonte çmimi i lartë që familjet shqiptare duhet të paguajnë për një kilovat orë energji të shpenzuar në tre muajt e parë të viti janë regjistruar abuzime në shifra të lartë kryesisht ndaj abonentëve familjar. Madje operatori i shpërndarjes së energjisë ka kërkuar një tjetër rritje të energjisë pasi pretendon se kostoja e shpërndarjes është e lartë për shkak të rrjetit të amortizuar. Në fillim të vitit ankesat kanë arritur nga 50 deri në 70 raste në ditë. Këto raste në pjesën më të madhe të tyre kanë të bëjnë me problemin e mbifaturimit të energjisë elektrike pasi kjo shkelje jo vetëm që nuk reduktohet nga OSSH por sa vjen edhe thellohet. Qytetarët që kërkojnë zgjidhjen e problemit me mbifaturimit e energjisë elektrike deklaronin se nuk mund të gjenin as zyrën për të bërë ankesat e faturave.

Eksportet e energjisë, shifra rekord
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare parashikon të fitojë nga shitja e energjisë për vitin 2010 rreth 5 herë më shumë se një vit më parë. Burime nga KESH bëjnë të ditur se për këtë vit fitimi nga eksporti do të shkojë deri në 100 milionë euro, ndërkohë që në vitin 2009 të ardhurat rezultonin në 22 milionë euro. Sipas të njëjtave burime mësohet se gjatë këtij vitit janë arritur rekordet e prodhimit dhe të eksportimit të energjisë. Ndërkohë parashikohet se parashikohet që brenda 2 ditësh të rinis reshjet masive dhe si rrjedhojë do të ketë rritje të niveleve ujore në hidrocentrale. Aktualisht nivelet ujore janë në pikat maksimale dhe rikthimi i reshjeve do të sjellë detyrimisht nevojën për shkarkim të ujit nga hidrocentralet. Vitin e kaluar, KESH ka pasur të ardhura prej rreth 7.8 miliardë lekësh (rreth 57 milionë euro), gjë që do të thotë se këtë vit, korporata nën pronësi publike mund të shijojë dyfishim të xhiros vjetore. Energjia elektrike po eksportohet përkundrejt çmimit mesatar prej 40 eurosh për MWh, por Shqipëria duket se gjatë këtij viti do të importojë drita përkundrejt çmimit prej 50 eurosh për MWh. Megjithatë, e rëndësishme është që pjesa dërrmuese e kostos së energjisë së importuar, do të mbulohet nga eksportet. Pavarësisht eksporteve të stërmëdha, sipas Stojkut, situata energjetike e vendit mbetet në kushte optimale

Fatura për 300 kilovat
ISHTE
300 kv/orë x 7 lek
2100 lekë
TVSH 20 për qind
2520 lekë në muaj
BËHET
300 kv/orë x 7.7 lekë
2310 lekë
TVSH 20 për qind
2720 lekë në muaj
NDRYSHIMI
250 lekë më shumë

Fatura për 400 kilovat
ISHTE
300 kv/orë x 7 lekë
2100 lekë
100 kv/orë x 12 lekë
1200 lekë
Në total 3300 lekë
TVSH 20 për qind
3960 lekë në muaj
BËHET
300 kv/orë x 7.7 lekë
2310 lekë
100 kv/orë x 13.5 lekë
1350 lekë
Në total 3600 lekë
TVSH 20 për qind
4392 lekë në muaj
NDRYSHIMI
432 lekë më shumë

Çmimi i energjisë
Kosova 0.33 lekë për kilovat orë
Maqedonia 6.7 lekë për kilovat orë
Gjermania 0.55 lekë për kilovat orë


G. Sot
User avatar
Varekai
Posts: 1199
Joined: Thu Oct 19, 2006 12:39 am
Location: Hamami i Hyrës

Re: Shqipnia Kina e Evropes?

Post by Varekai »

adjeleze,

qetu m'duhet me t'thon qe edhe nese kishe bo biseda private me 55-60 vjecare n'kohen kur PS o kone n'pushtet, ishin kone biseda qe t'kishin bo me kajte.
Forja osht qe paknaqesi ka gjeth, e sidomos qetu n'Ballkan. qekjo gjendje e rande ekonomike s'ka nise me marrjen e pushtetit prej PD-se, po jom e sigurt qe osht akumulu qe sa e sa vjet.

s'na ka verbu te tanve n'Kosove Sali Berisha me nji tunel. Bile mu m'doket budallaki qe ai tunel po lyp riparime, edhe menyra e promovimit t'atij tuneli o kone shume patetike.

Megjithate, nese thush qe socialistat (ose Edi Rama) e ka me t'drejte me e ngri qeshtu funksionimin e parlamentit edhe krejt instancave t'tjera shtetnore, t'kisha kundershtu se qeky so kooperim qytetar.
Masnej qa osht ajo afera per mos me i lon gazetaret me hi neper tenda me raportu per situaten?

s'di prej asnjanes ane s'o fer qekjo m'nyra e t'lujtmes me jeten e qytetarit per perfitime personale, veq qysh e kane bo-ishalla e gjejne, bile-prej meje- 2 here ma zi.
Post Reply