Esat Pashë Toptani VS Avni Rrustemi
Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82
Re: Esat Pashë Toptani VS Avni Rrustemi
Ende nuk është hapur dosja e procesit gjyqësor
Të gjitha ato që kanë mbetur pa u zbuluar rreth atentatit të Avni Rustemit
Kur po kthehej nga Parisi për në Shqipëri, Avni Rustemi u ndal në Romë dhe është e natyrshme që u takua me bashkëstudentë shqiptarë të universitetit të atjeshëm ku vazhdonte studimet. Por me asnjërin syresh nuk mësohet të ketë folur rreth atentatit. Në fakt, ne as edhe sot nuk dimë hollësi të tjera të domosdoshme që i dinte vetëm Avniu. Hollësi për gjashtë muajt e qëndrimit në burgun “Sante”, gjatë periudhës së hetuesisë, si u kurua nga plagët e rënda që mori nga goditjet e furishme të qytetarëve që e rrahën menjëherë pas atentatit, duke e pandehur kriminel; ç’qëndrim mbanin policët që e mbikëqyrnin gjatë burgimit; të dhëna për bisedat që bënte me avokatin e tij mbrojtës, Dë Monzi; a kishte shqiptarë që e vizituan në qeli dhe që qenë të pranishëm në procesin gjyqësor; u kthye vetëm për në Shqipëri apo me shokë shqiptarë… Nuk dimë të paktën emrin e njërit nga anëtarët e jurisë që brenda gjysmë ore, të ndikuar nga fjala e Avni Rustemit dhe e avokatit mbrojtës, Dë Monzi, kuptuan se Avniu kishte vrarë një tradhtar të çështjes kombëtare shqiptare dhe i dhanë pafajësinë. Nuk dimë nëse vendimi i jurisë ishte i njëzëshëm, apo kishte nga ata që mbështetën aktakuzën për dënimin e tij me vdekje. Nuk dimë se ç’mund të kenë thënë më pas gjyqtarët francezë që përgatitën dënimin e Avniut me vdekje, nuk dimë si reaguan në këto rrethana disa nga njerëzit e rrethit të Esatit. Nuk kemi, së fundi, siç e kemi theksuar, as dosjen e procesit gjyqësor që do të qartësontë shumë nga këto enigma.

- KanGaro_Toure
- Posts: 2997
- Joined: Wed Jun 14, 2006 12:19 am
- Location: N`Karrig
- Contact:
Re: Esat Pashë Toptani VS Avni Rrustemi
kur e kishin vet avni rrustemin
gazetart
cka po don me honger kishte than
pule te pjekune
gazetart
cka po don me honger kishte than
pule te pjekune
Re: Esat Pashë Toptani VS Avni Rrustemi
"Kur Kangaro Toure ta bon nji postim te mire ne Histori, at'here ky do te jete kulminacioni i Histroise si shkence" Clavicula!KanGaro_Toure wrote:kur e kishin vet avni rrustemin
gazetart
cka po don me honger kishte than
pule te pjekune
Re: Esat Pashë Toptani VS Avni Rrustemi
Taleban,
Edhe Adem Jashari nuk ka pas shkoll, po ka pas zemer!
Avnia nuk njifet per diplomat, po per patriot.
Krejt e krejt po pajtohemi. Po damet e Esatit jon shume shume ma te mdhaja.
N'kohen kur Ismail Qemali etj, po bonin perpjekje qe Shqipnia te jete sa ma e madhe, Esadi krijon Republiken e Shqipnise Qendrore. E Kangaro Toure nuk e merr vesh ironin e Esatit qe e thash ma nalt, edhe kishe une po boj hajgare, edhe pse nuk dyshoj qe ky munet me kon hajgarexhi i mire

Shum i aft je Taleban ..mos u muno mu dok i vecant me do zberthime t'do fakteve qe dihen..ti po del ktu ma i meqmi e krejt tjert budall
ps: budallakia ma e madhe o me menu qe je i meqem

- JOHN BON JOVI
- Posts: 841
- Joined: Sun Aug 13, 2006 10:55 pm
- Location: Atje ku CIA, FBI, M16 & Anti-terroristat i luftojnë Talebanët & Wahabistat
Re: Esat Pashë Toptani VS Avni Rrustemi
Ti TALEBAN e ke dhi edhe te tema: "10 Shqiptaret me te shquar ne Histori" qe e ka qel Clavicula
Mir e tha Master-i...TALEBANI wrote:Hamza Kastrioti
Esat Pashë Toptani
Adem Demaqi
Anton Çeta
Albin Kurti
Oso Kuka
Shote Galica
mulla Idriz Gjilani
Sabri Koqi
Pjetër Arbnori
Master wrote:Shum i aft je Taleban ..mos u muno mu dok i vecant me do zberthime t'do fakteve qe dihen..ti po del ktu ma i meqmi e krejt tjert budall
ps: budallakia ma e madhe o me menu qe je i meqem
Re: Esat Pashë Toptani VS Avni Rrustemi
Keto dite po lexoj disa dokumente ne Foreign Office ne Londer mbi
shpikjen e Shqiperise nga austro-italianet ne 1913 - 1915. ashtu sic
edhe Vidi tregonte ne shkrimin qe beri per kujtimet e tija ne
Shqiperi, ne vendin tone pas 1913 kishte vetem nje qendre pushteti.
ai ishte Shqiperia e Mesme - Kavaje, Peqin, Kruje, Elbasan, Shijak,
Durres dhe Tirane ku nen drejtimin e Pashes, drejtoheshin batalionet
e redifeve qe mbrojten Shkodren dhe jugun dhe me pas dominuan
politiken ne Shqiperi deri ne hapjen e Luftes se Pare Boterore.
Esat Pasha ka qene aq i fuqishem saqe vllehet e qeverise se Vlore me
Mihal Gramenon dhe Dhimiter Beratin, e quanin Esatin heroi i kombit,
mbrojtesi i Shqiperise dhe Shkodres etj. por kur Esati refuzoi zarat
qe Austria kishte mbledhur ne Vlore perreth Ismailit dhe krijoi
Pleqesine e Durresit, akuzat nisen te faturohen nga kaurret e Jugut
qe akuzonin Esatin per tradhetar te Shkodres.
Por, sic Sejfi Vllamasi thote deri ne 1920 Esati dhe adjutantet e
tij ishin forca e vetme dominuese e Shqiperise dhe per me teper
fitorja e luftes nga blloku i Ententes ku Esati ishte pale, e ben
ate fituesin numer 1 dhe monarkun e ardhshem potencial te
Shqiperise. Vrasja e Esatit nga terroristi lab Avni Rustemi dhe
mbeshtetja ideologjike qe tosket i dhane ketij krimi, jane arsyeja
pse Esati rrefehet si tradhetar.
Ama katunaria e Tirones, Kavajes dhe Shijakut, kujton ende sot e
kesaj dite me rrespekt pashen toptanas i cili ruajti traditen
perballe agresionit toske ortodoks.
Eshte interesante te shohesh sesi fuqite e medha Evropjane nuk e
donin Esatin. Keto dite po lexoja konsujt britanike te cilet shtynin
me qellim kaurret dhe tosket ne lufte civile ne Shqiperi ne 1914
dhe me instruksione te qarta qe te shkaterrojne qendren e pushtetit
te muslimanerise sunite te Shqiperise se Mesme - te cilin Eduard
Grey e quante - nje force hamidiane - dhe ne vend te saj te sillte
ardhacaket kaurr - dhe hipi ne pushtet.

- andromeda_rock
- Posts: 7416
- Joined: Sun Sep 04, 2005 3:50 pm
- Location: Edinburgh
Re: Esat Pashë Toptani VS Avni Rrustemi
Ky ka ken fati i historisë shiptare kush ka dasht qysh ka dasht e ka shkru .!.
Re: Esat Pashë Toptani VS Avni Rrustemi
Jasht teme:
Sa ma me knaqesi i kisha percjell do debate qka bohen kendej mes disave ktu qka kan diplomu ne Histori apo disave qka jan tu studiu,sikur mos te kishin qene kta kllincat ksajde qe qoutojn te kohen e bohen tifoz te debateve e perzihen palidhje si biberat neper qorba,tash skom kohe ne ket muaj fare se dhe une isha kyq ne disa debate kendej,ne te njejten kohe duhet me bo ni kerkese ne staff ne lidhje me qito sene.
Sa ma me knaqesi i kisha percjell do debate qka bohen kendej mes disave ktu qka kan diplomu ne Histori apo disave qka jan tu studiu,sikur mos te kishin qene kta kllincat ksajde qe qoutojn te kohen e bohen tifoz te debateve e perzihen palidhje si biberat neper qorba,tash skom kohe ne ket muaj fare se dhe une isha kyq ne disa debate kendej,ne te njejten kohe duhet me bo ni kerkese ne staff ne lidhje me qito sene.
- andromeda_rock
- Posts: 7416
- Joined: Sun Sep 04, 2005 3:50 pm
- Location: Edinburgh
Re: Esat Pashë Toptani VS Avni Rrustemi
Muki e di qe kjo vlen edhe per mu .!.
- JOHN BON JOVI
- Posts: 841
- Joined: Sun Aug 13, 2006 10:55 pm
- Location: Atje ku CIA, FBI, M16 & Anti-terroristat i luftojnë Talebanët & Wahabistat
Re: Esat Pashë Toptani VS Avni Rrustemi
jo man kjo s'vlen per kerkon perderisa ne forum krejt i kem t'drejtat e barabarta edhe une per veti me qat kaqik qe e kom mundohna me dhon at cka e di. qekaq.andromeda_rock wrote:Muki e di qe kjo vlen edhe per mu .!.
- Pandemonis
- Posts: 2495
- Joined: Sat Jun 24, 2006 2:39 pm
- Location: Lluga-city
- Contact:
Re: Esat Pashë Toptani VS Avni Rrustemi
cfar krahasimi shume i padrejt!
- [CORNHOLIO]
- Posts: 1869
- Joined: Sun Jun 21, 2009 12:37 am
Re: Esat Pashë Toptani VS Avni Rrustemi
po ma merr menja qe tema osht e qellume edhe Avnia u kon ma bal se Esati. Esati u kon ma kuller!
Falem'nderit
Falem'nderit
Re: Esat Pashë Toptani VS Avni Rrustemi
lol
osht veq ni veper e vetme qe deri tash u kon pro Esatit : Tahir Kolgjini : "Esat Pashe Toptani dhe Akuzat qi bahen". Ai tipi kish alternu kogja shume per me e nxjerr Esatin prej fajesive, po hala sma ka mush mendjen konkretisht qe osht qashtu.
debatet/polemikat e fundit, e bojne t'dyshimte faktin se a e ka dorezu ky Shkodren a jo. N'Shkoder ka dezertu krejt shtat-madhoria xhonturke, pos Hasan Riza Pashes edhe ktij. E logjika e thote, nese e ka pas mendjen me e dorezu, pse se dorezoj n'vakt, pse luftoj (e rrezikoj jeten), e besa edhe vrajti shkije e crrnagore ma shume se qdo shqiptare i Shqipnise n'histori (pos Mahmut Bushatit). Qysh u bo me i ra pishmon n'fund ? Ka supozime qe ky ja ka lon n'dore Riza Pashes frontin, e vet ka ardhe me i mrojt pozicionet e tjera, se dihet qe grekt paten mrri deri n'Berat - e qe Hasan Rizen e kane vra katolikt ja crrnagort - (dihet qe malcuert katolike ja kane qel udhen ushtrise malazeze).
mbrojtja e Shkodres prej tij nuk ka qysh spjegohet ndryshe, perpos qe u bo prej lajtmotivit Islam/shqiptar, se sa per me i sherby Perandorise aty su kon ren mo, kur u dite qe xhonturqit dezertun edhe qe Perandoria veq ra prej Ballkanit.
lajtmotivet e mavonshme : (dalja kunder qeverise t'Vlores, Widit, bashkepunimi me shkije etj.), munen me pas arsye tjera, e mbi t'gjitha t'Match-Politikes (marrjes/rujtjes t'pushtetit). Se gjate Luftes t'Pare Boterore Shqipnia u kon e harbume edhe nuk osht dite i kujna osht pushteti : a i qeverise t'Vlores, a i Widit, a i Esatit, a i Haxhi Qamilit, a i Zografit n'jug, a i katolikve n'veri, se lesh u shku mrena + forcat e jashtme nderluftuse qe e kane pushtu Shqipnine. E aktiviteti i tij pro-serb del me hesap prej faktit qe e vetmja u kon Serbia qe i'a ka njoft/garantu ktina pushtetin, e ky nepermjet qasaj politike ka kqyr me u bo mbret i Shqipnise, per mos me u bo perfundimisht protektorat italian, qysh edhe u bo Shqipnia Zogiste.
D.m.th u kon situate : ja me italian ja me shkije, pa ra nen kontrollin e njonit u kon e pamujshme. Vet ni situim i tille i ka ngja Zogut : u prishe me Pashiqin, u ra pre e Italise !
per kuriozitet : Ahmeti e ka pas Esatin bash daje. Edhe kane luftu me 1918-ten daje e nip per pushtet. Ahmeti i ka thone : "Sa per pushtet qitash po t'thome ISHALLA, e nese e merr t'thome MASHALLAH".
krejt ky ke spjegim alternus prej libres t'vetme qe i sfidon akuzat ndaj tij, perndryshe puna e tij osht hala qashtje e hapun, edhe kurgjo ska perfundimtare.
PS : http://www.youtube.com/watch?v=ZtLL9OlzjMw
(kang e vjeter tironase qe e konsideron si hero)