Esat Pashë Toptani VS Avni Rrustemi

Gjithqka rreth politikes..

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82

User avatar
TALEBANI
Posts: 1914
Joined: Thu Mar 23, 2006 10:45 pm

Esat Pashë Toptani VS Avni Rrustemi

Post by TALEBANI »

Esat Pasha VS Avni Rrustemi - cili heroi e cili tradhëtari .

Esat Pasha ne histori eshte i njohur si tradhëtar, i cili ka bashkpunu me shkije, ka luftu nen flamurin e turqve, ja ka lshu Shkodren malazezve, ka qenë kunder qeveris se Vlores, ka shku ne Francë bisht em krye,e ka vra ne pabesi Riza Pashen, etj, deri sa e ka hanger plumbin e popullit.
Në anan tjeter Esati ka luftu për mbrojtjen e Shkodres (edhe pse nen flamurin turk), e ka dorzu kur ska pas ma kah ja man, ne Qeverin e tij kan marë pjes burra si Mit'hat Frashri, Faik Konica, etj, Ismail Qemaili e ka ftu me ju bashkangjit Qeveris se Vlores, etj.
Shum politikan, analist dhe historian ngjarjet e sodit i shohin ato qe Esat Pasha ka dasht me i ba atëhere e të cilat për atë kohë jan kuptu si tradhti e sot i bajn Berisha, Thaqi, Sejdiu, etj.


Avni Rrustemi patriot, mesues, trim, politikan, dora e popullit i cili e vrau Esat Pashen ne Paris, u kthye hero, u vra nga njerzit e Esatit.
Ne anen tjeter faktet tregojn se Avniu ska qen i suksesshëm ne rjedhat e arsimimit, pastaj Avni Rrustemi ka qen bolshevik/komunist, caku i tij ka qen lidhja e Shqiperis me Bashkimin Sovjetik kunder asaj te Esat Pashes qe ka dasht nje Shqiperi demokratike e perendimore (si sot qe po e kerkojn politikuajt), Avniun ndoshta me shumë e ka rrit komunizmi enverian, etj.


PS: Kush din me fol naj sen mirë OK, e jo me tripa te filmit komunist ''Dy krisma ne Paris''
Last edited by TALEBANI on Tue May 27, 2008 11:03 pm, edited 1 time in total.
User avatar
Sitting Bull
Posts: 2403
Joined: Mon Jul 02, 2007 11:09 pm
Location: Gjilan
Contact:

Re: Esat Pashë Toptani VS Avni Rrustemi

Post by Sitting Bull »

Ai qe u vra plumbin e kishte hallall
User avatar
andromeda_rock
Posts: 7416
Joined: Sun Sep 04, 2005 3:50 pm
Location: Edinburgh

Re: Esat Pashë Toptani VS Avni Rrustemi

Post by andromeda_rock »

Sipas teje te dy jan patriota te dy jan tradhtar .!.
User avatar
TALEBANI
Posts: 1914
Joined: Thu Mar 23, 2006 10:45 pm

Re: Esat Pashë Toptani VS Avni Rrustemi

Post by TALEBANI »

Avni Rustemi ne syte e Eqerem bej Vlores

Eqrem bej Vlora, në kujtimet e tij shkruan se Avni Rustemi ishte një student i pasuksesshëm që kërkonte të bënte emër me vrasjen e Esat pashës dhe se ishte vetëm një vegël në duart e kundërshtarëve të Esat Pashës

(Avni Rrustemi) “Vrasës i pabesë, që kapardisej në Tiranë si shpëtimtari i atdheut”

Personaliteti i njohur politik shqiptar, Eqrem bej Vlora në vëllimin e dytë të librit të tij ”Kujtime” (1912-1925), që ka vlera të padiskutueshme njohëse, ai jep në këtë mënyrë një pasqyrë realiste të gjendjes në Shqipëri gjatë periudhës së parë të vitit 1920:
”Ndërkaq, Esat Pasha me banim në Paris, u dha urdhër njerëzve të tij në Shqipërinë e Mesme që të mblidheshin dhe, kur të vinte rasti, të rrëzonin qeverinë. Përballë këtij rreziku, qeveria u përpoq t’i bindte me të mirë esatistët se përmbysja me dhunë e qeverisë do t’i rizgjonte dëshirat dhe nepset e fqinjëve për të rrëmbyer troje shqiptare dhe kjo mund të ishte rrezik i madh për ekzistencën e Shqipërisë së lirë. (po aty) Pas kësaj paraqitjeje mjaft objektive të gjendjes së Shqiqërisë në atë periudhë, Eqerem bej Vlora fajëson drejtpërdrejt qeverinë e Tiranës, si nismëtare të atentatit: ”Që Esat pasha në çdo vend të qytetëruar do ta kishte hak trekëmbëshin, kjo nuk diskutohet. Por që ai u eliminua në këtë mënyrë të padenjë, kjo nuk i nderon aspak anëtarët e asaj qeverie”. (faqe 166). Pastaj Eqerem Vlora vazhdon: ”Esatistët filluan befas të ndërmarrin veprime të dhunshme. Ata prenë linja telegrafike dhe telefonike, vendosën njerëz të armatosur në ura dhe qafa dhe, kur qeveria nisi të marrë masa të rrepta, ata nën komandën e Osman Balit, rrethuan madje Tiranën... Edhe një herë qeveria u përpoq të mirrej vesh me rebelet… Ndërkohë problemi u zgjidh vetiu me vrasjen e Esat pashës…” (po aty). Ndërsa për Avni Rustemin shkruan: ”Një djalosh i quajtur Avni Rustemi, një nga studentët më të pasuksesshëm, që me këtë vrasje donte të bënte emër, nuk ishte veçse një vegël në duart e kundërshtarëve të Esat pashës. Ata i dhanë mjetet e nevojshme për këtë vrasje dhe morën njëherësh përsipër mbrojtjen e tij para gjykatës franceze. Se kush ishin, këtë sot vështirë ta thuash... Eqrem bej Vlora shpreh habinë e tij të madhe se si: ”Drejtësisa franceze, me një manipulim të habitshëm të ligjit, e nxori të pafajshëm Avni Rustemin dhe që qeveria shqiptare e shpalli hero dhe e bëri deputet, kur ky vrasës i pabesë, pra, kapardisej nëpër Tiranë si ndonjë shpëtimtar i atdheut”. (po aty)


PS: Kush din me fol naj sen mirë OK, e jo me tripa te filmit komunist ''Dy krisma ne Paris''
User avatar
Sitting Bull
Posts: 2403
Joined: Mon Jul 02, 2007 11:09 pm
Location: Gjilan
Contact:

Re: Esat Pashë Toptani VS Avni Rrustemi

Post by Sitting Bull »

Hhahahah e dita qe keni me reagu qeshtu..
Mirepo te filmi "Dy krisma ne Paris"....nji bashkatdhetar kur te shkon ne prokurori te Parisit....ia ben atij prokurorit "Ai qe u vra plumbin e ksihte hallall"
User avatar
andromeda_rock
Posts: 7416
Joined: Sun Sep 04, 2005 3:50 pm
Location: Edinburgh

Re: Esat Pashë Toptani VS Avni Rrustemi

Post by andromeda_rock »

Edhe sot ka shkrimtar e kritik qe e lavdojnë Dr.Ibrahim Rugoven edhe qe e shajnë , rrallë herë bazohu ne kesi lloj faktesh .!.
User avatar
Sitting Bull
Posts: 2403
Joined: Mon Jul 02, 2007 11:09 pm
Location: Gjilan
Contact:

Re: Esat Pashë Toptani VS Avni Rrustemi

Post by Sitting Bull »

Perveq filmave te komunizmit....une jam rrite edhe me kenget e tij qe i kan kendu rapsodet ballista
User avatar
andromeda_rock
Posts: 7416
Joined: Sun Sep 04, 2005 3:50 pm
Location: Edinburgh

Re: Esat Pashë Toptani VS Avni Rrustemi

Post by andromeda_rock »

Sipas disa ktu , ato figura te Historisë shqiptare qe kan pas lidhje spiunazhi e lidhje shpirtrore me Sulltanët jan patriot të mirëfilltë .!.
User avatar
KanGaro_Toure
Posts: 2997
Joined: Wed Jun 14, 2006 12:19 am
Location: N`Karrig
Contact:

Re: Esat Pashë Toptani VS Avni Rrustemi

Post by KanGaro_Toure »

Sitting Bull wrote:Hhahahah e dita qe keni me reagu qeshtu..
Mirepo te filmi "Dy krisma ne Paris"....nji bashkatdhetar kur te shkon ne prokurori te Parisit....ia ben atij prokurorit "Ai qe u vra plumbin e ksihte hallall"
amo te filmi ?

duesh me ba nje dallim nga faktet historike edhe nga filmat ?

avni Rrustemi o kan shpijun i Serbis qaq.de
keshtu qe klmf
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Esat Pashë Toptani VS Avni Rrustemi

Post by Clavicula »

Edhe me nji teme tjeter e kom thon nji sen.
Para gazetarve Esat Pashes i ka ba pytje per Shqipnin?
Pergjigjja: Cilla Shqiperi?
User avatar
Therion
Posts: 4454
Joined: Mon Sep 10, 2007 3:00 am
Location: The Giggle Loop

Re: Esat Pashë Toptani VS Avni Rrustemi

Post by Therion »

Clavicula wrote:Edhe me nji teme tjeter e kom thon nji sen.
Para gazetarve Esat Pashes i ka ba pytje per Shqipnin?
Pergjigjja: Cilla Shqiperi?
Me qet post mshelne temen daj. kapaki ke qeky per avnin spo foli hiq ma mir. tona inspirim mur turki mule mi bo atentat Papes veq neise ky me 4 pluma:p
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Esat Pashë Toptani VS Avni Rrustemi

Post by Clavicula »

Therion wrote:
Clavicula wrote:Edhe me nji teme tjeter e kom thon nji sen.
Para gazetarve Esat Pashes i ka ba pytje per Shqipnin?
Pergjigjja: Cilla Shqiperi?
Me qet post mshelne temen daj. kapaki ke qeky per avnin spo foli hiq ma mir. tona inspirim mur turki mule mi bo atentat Papes veq neise ky me 4 pluma:p
:wink:
cimi_rhcp
Posts: 5040
Joined: Sat Sep 09, 2006 4:00 pm
Location: Capital

Re: Esat Pashë Toptani VS Avni Rrustemi

Post by cimi_rhcp »

kush e vrau, kush e vrau?
kush e vrau o esat pashan?

-une e vrava satanane,
se deshti me e shit vatane.

:shsmile: :shsmile: :shsmile: :shsmile:

Avni Rrustemi fuckin' ruleezzz

aight, ejvalla :mrgreen:
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Esat Pashë Toptani VS Avni Rrustemi

Post by Clavicula »

Dicka per Esat Pashe Toptanin:

Qeveria rivale e Esat Pashe Toptanit.

Nje oportunist i paskrupullt qe zgjodhi kete moment per ta shpallur veten si udheheqesi i fuqishem qe kerkonte koha. Per fat te keq Edat Pashe Toptani, qe ishte nga rrethi i Tiranes,kishte fituar namin e keq sikomandant i xhandarmerise ne Janine. Ghithashtu kishe zera se dorezimi i Shkodres nga ana e tij ne duart e malazezeve ishte bere ne shkembim te mbeshtetjes se tyre per sundimin e tij ne Shqiperine Qendrore. Nga baza e tij ne Tirane ai trumbetoi kerkesat e veta kontradiktore: nje demshperblim te madh financiar nga qeveria per humbjet qe kishte pesuar ne Shkoder, njohjen e tij si Prin i Shqiperise, se perndryshe do te bashkohej me serbet, ose t'i kerkohen Turqise te merrte pergjegjesine per qeverisjen e Shqiperise. Ngaqe nuk arriti asnje nga keto alternativa, ai grumbulloi nje bane nacionalistesh te zhgenjyer dhe te paknaqurish dhe me 16 tetor 1913 formoi nje qeveri rivale ne Durres. te cilen e quajti Republika e Shqiperise Qendrore, territori i saj kufizohej mga lumi Mat ne veri dhe nga Shkumbini ne Jug.

Edwin Jacques - "Shqiptaret" faqe 382.

E pash qe k'tu paskan permen se literatura komuniste e paska ule Esatin, edhe i hina pak biblotekes qe e kom qetu, edhe e gjeta Edwinin, qe nuk osht as komunist as shqiptar. Edhe nuk e morra naj pjese ku flet per to edhe per Avnine po per nji kohe ma te hershme. Ju referoa vitit 1913, kur u kan nji katastrof e madhe, po edhe ku fillon gjithcka.

Prej dorzimit te Shkodres, der te kerkesat dhe te Repubilka e tij qe i postova , jon anti komtare edhe nuk e dojne asni koment ma teper. Kush menon qe ky u kan far burri, le t'ja japin ni sy Republikes Qendore te Shqiperise. Le t'i kujton kerkesat edhe kerrcnimet, qysh a boni, ja shkoj me shki, ja e thirri turkin.

Pooooo na koka kan edhe ni xhanar me za FAMEKEQ ne Janine.
User avatar
TALEBANI
Posts: 1914
Joined: Thu Mar 23, 2006 10:45 pm

Re: Esat Pashë Toptani VS Avni Rrustemi

Post by TALEBANI »

Eqrem Bej Vlora nuk e ngrit apo nuk tenton qe ti hjek epitetin e tradhtarit Esat Pashes, por ai meret me figuren e Avni Rrustemin. Edhe ne syt e Eqrem bej Vlores figura e Esatit tradhtar po se po, por Avniu çka?
Ja si e paraqet Eqrem bej Vlora figuren e Avni Rrustemit:

- Avni Rustemi ishte një student i pasuksesshëm që kërkonte të bënte emër me vrasjen e Esat pashës
- Avni Rrustemi ishte vetëm një vegël në duart e kundërshtarëve të Esat pashës
- Vrasës i pabesë, që kapardisej në Tiranë si shpëtimtari i atdheut
- Avni Rrustemi ishte karagjoz politik

Apo disa thanje të tjera për Avni Rrustemin:
- Bolshevik (kjo nuk don koment ma shumë)
- Nuk e vrau ai Esat Pashen por nje gjeneral francez- Gjyqi u ba sa për sy e faqe
Post Reply