MASONËT

Gjithqka rreth politikes..

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82

User avatar
lumiu
Posts: 1161
Joined: Sun Nov 25, 2007 2:42 pm
Location: ku po thu hajt ?

Re: MASONËT

Post by lumiu »

kush din serbisht, kur t'shkoni n'Ulqin mundeni me i gjet tri libra t'forta per masonerine, se definitivisht na sjena kerkah me perkthime per sa i perket kti domeni :

Ralph Epperson : "Nevidljiva Ruka"
D. Vicanovic : "Imperija Zla - Prljava Amerika"
"Politika i uloga zaverenika u njoj" (autort jon amerikan, po spo m'kujtohen emrat)

edhe kush din turqisht, neper libraria t'Prizrenit mundeni me gjet libren e Harun Yahyes : "Yeni Masonik Duzen"...

perndryshe edhe "Kodet Magjike" qe e kane perkthy tash n'shqip, nime o sen i mire...
User avatar
AciDiuS
Moderator
Posts: 7206
Joined: Wed Mar 09, 2005 4:11 pm
Location: Free on Universe

Re: MASONËT

Post by AciDiuS »

Bilderberg Group wrote:
AciDiuS wrote:Bilderberg , qyre kur nuk osht qashtu qysh shihet ato e di , amo t'jesh i bindun qe nuk osht as qashtu qysh publikut ju ka servu ne lidhje me ta . Qeveria nen "hije" veq osht publlike krejt bota , krejt njerzimi e din qe qa thot Amerika ka mu bo Amerika polici i botes , edhe nuk po ka kurfar trazirash . Ata jon shummm intelegjenta me forcen qe e kan jon ngjendje edhe masen me e majt nen kontrolle qysh edhe jon tu e majte . Po qe nqofse qellimi i tynev osht me bo ni qeveri tvetmen legjitime nbote ateher me kqyr holl e holl kjo skish me qen ide e keqe krejt njerzimi me u ndi edhe me u trajtu si qytetar te Botes , amo jo nkit mnyren qysh thuhet per ta qe mundohen me e paku numrin e njerzve sa ma shum , lufta nbote ejt etj . Veq ni referendum me e qit nkrejt boten shumm ma let e kishin pas me arrit kit qellim sidomos nshekullin 21 qe njerzit pernime po ndihen si qytetar te Botes .

Nese ne vendosemi nen nje qeveri te botes, atehere gjithmone do te na shtohen t'keqijat, problemet financiare, luftrat, propagandat, dhe shume konspiracione tjera. Per tu arrite qellimet e tyre finale duhet bere shume levizje, duhet dridhur bota qe planet e tyre te kene sukses. Se, per ata duhet kontrollohet bota cdo sekond, cdo lindje eshte nje problem me shume per ta, ne Shtetet e Bashkuara eshte parapare qe brenda vitit 2050 popullata duhet te reduktohet ne 100 milion banore me pak, gjithmone nga vete Iluminati.
Gjithmone ata regjisoret punojne per publikun qe jemi ne bashke me aktoret e tyre, pra i kane veglat e tyre qe tja arrijine qellimit. Ne kuptimin e plote te fjales ata jane si "zot", me vjen keq qe po e perdori kete fjale por ata me te vertet e kane fuqi, krijojne nje semundje, ndalin shume veprimtari ekonomike, shesin droge, ngritin konspiracione kunder ndonje lideri, fillojne nje lufte, vdesin me mijera persona pra keto nuk fillojne vetvetiu por me ndihem e nje fuqie shum tmadhe..
Shiko nqofse veq ish arit kjo qe bota me pas veq 1 qeveri legjitime prej tciles nxeret t'gjitha ligjet , se besoj qe mo kish me pas lufta , "shtetet" mo skishin me pas nevoj as per naj ushtri perveq policis e cila ish dasht me mbajt rendin dhe qetsin kunder krimeve te organizuara jo mo skish pas arme berthamore kur e gjith bota kish me kon nje shtet , e une nuk pe di pse kta e paskan zgjedh ket rrug qe permes luftave shkatrimeve ne mas me u arit qeillimi per me kriju ni qeveri nbot kur mundesia per at qellim osht shum ma e lehte . Pse ka nevoj mu paksu numri i njerzimit per mu arrit ai qellim? A mos rasisht kishe ska buk mu ngi per krejt njerzimin ?? Jo jo Natyra ka me bollek per krejt krijesat qe jetojn ne to .
User avatar
gothblood
Posts: 3096
Joined: Wed Jul 12, 2006 7:53 pm
Location: CEMETERY
Contact:

Re: MASONËT

Post by gothblood »

lumiu wrote:kush din serbisht, kur t'shkoni n'Ulqin mundeni me i gjet tri libra t'forta per masonerine, se definitivisht na sjena kerkah me perkthime per sa i perket kti domeni :

Ralph Epperson : "Nevidljiva Ruka"
D. Vicanovic : "Imperija Zla - Prljava Amerika"
"Politika i uloga zaverenika u njoj" (autort jon amerikan, po spo m'kujtohen emrat)

edhe kush din turqisht, neper libraria t'Prizrenit mundeni me gjet libren e Harun Yahyes : "Yeni Masonik Duzen"...

perndryshe edhe "Kodet Magjike" qe e kane perkthy tash n'shqip, nime o sen i mire...
jo vertet eshte liber i mir e kam une ...jam habit me qato sene qe i pash
User avatar
AciDiuS
Moderator
Posts: 7206
Joined: Wed Mar 09, 2005 4:11 pm
Location: Free on Universe

Re: MASONËT

Post by AciDiuS »

veq mos u habit shum se nkoft 1 e vertet aty 10 jon rren :)
Bilderberg Group
Posts: 28
Joined: Fri Jul 03, 2009 4:33 pm

Re: MASONËT

Post by Bilderberg Group »

Shiko nqofse veq ish arit kjo qe bota me pas veq 1 qeveri legjitime prej tciles nxeret t'gjitha ligjet , se besoj qe mo kish me pas lufta , "shtetet" mo skishin me pas nevoj as per naj ushtri perveq policis e cila ish dasht me mbajt rendin dhe qetsin kunder krimeve te organizuara jo mo skish pas arme berthamore kur e gjith bota kish me kon nje shtet , e une nuk pe di pse kta e paskan zgjedh ket rrug qe permes luftave shkatrimeve ne mas me u arit qeillimi per me kriju ni qeveri nbot kur mundesia per at qellim osht shum ma e lehte . Pse ka nevoj mu paksu numri i njerzimit per mu arrit ai qellim? A mos rasisht kishe ska buk mu ngi per krejt njerzimin ?? Jo jo Natyra ka me bollek per krejt krijesat qe jetojn ne to .[/quote]


Acidius, sa i perket New World Order ose nje Qeverije tvetme:

Per te realizuar stabilizimin e nje Rendi Te ri Boteror, me nje sistem te vetem monetar dhe me nje besim te vetem fetar, Illuminatit krijuan ne vitet 1920-1930 kishen e tyre. Duke hasur ne besimet e shumellojshme te njerezve dhe forcen qe sillte perkushtimi fetar, ata kuptuan qe per gjithe qeniet njerezore, besimi fetar duhet te kete nje objekt adhurimi qe perforecon besimin dhe kontrollon me mire psikologjine kolektive, pra me fjale te tjera duhej krijuar nje lloj suporti anesor qe te cohej besimi ne drejtimin qe ata donin. Synimet e tyre ata i mbeshteten ne keto pika dhe vazhdohet te punohet ne kete drejtim:

- Drejtimi tjeter ne te cilen duhej punuar per te realizuar qellimin ishte shkaterrimi i identitetit dhe krenarise kombetare gje qe ishte nje nga synimet primare nese do pretendohej qe NWO te funksiononte.
- Fabrikimi dhe shkaterrimi i feve, sidomos besimit kristian, me nje perjashtim, ai i besimit qe do krijonin vete Illuminati sic e permenda me siper.
- Krijimi i nje sistemi i afte te kontrolloje cdo njeri nepermjet kontrollit te mendjes ose sic e quan Zbignew Brzezinski. Technotronics qe do te krijonte nje lloj shoqerie te terrorrizuar, gjysem robote. (Ne mes te viteve 60 CIA filloi nje program te quajtur MKultra i cili merreshe me studimin e menyres se kontrollit te mendjes njerezore dhe kontrollit te saj ne distance. Arsyeja pse CIA dhe cfare lidhje ka midis te dyjave do e sqaroj shkurtimisht ne fund te ketij shkrimi..
- Duke e cuar drejt fundit procesin e industrializimit dhe prodhimit te energjise nukleare (elektricitetit) dhe duke krijuar nje te ashtuquajtur Shoqeri post-industriale, me rritje ZERO. Perjashtim do kene kompjuterat dhe sherbimet industriale. Pjesa e industrise qe do te mbetet ne SHBA do te eksportohet ne vende si Meksike ku krahu i punes ose "sklleverit" jane te bollshem. Dhe kjo gje mori drejtimin e saj dhe u be nje fakt sic e kemi pare ne vitin 1993 me aprovimin e North American Free Trade Agreement (Marrveshja per SHkembimin e Lire ne Ameriken e Veriut) i njohur ndryshe si NAFTA. Te papunet ne Amerike ose do shnderrohen ne adictiv te drogave si heroi apo kokaine, ose do konsiderohen thjeshte nje statistike ne procesin e eleminimit te mbipopullimit, proces i cili eshte bere i njohur per te gjithe qe nga viti 2000 dhe po qartesohet dite pas dite.
- Kurajimi dhe eventualisht legalizimi i perdorimit te drogave dhe shnderrimi i pornografise ne nje "forme arti" e cila do te behet e zakonshme dhe e pranuar nga te gjithe.
- Depopullizimi i qyteteve te medha ne stilin e asaj qe perdori Pol Poti ne Kamboxhia. Eshte interesante te theksohet qe planet e genocidit te Pol Potit jane hartuar ne SHBA nga nje fondacion kerkimor i cili eshte nen kontrollin e Klubit te Romes dhe i mbikqyrur si projekt nga Thomas Enders, nje zurtar i larte departamentit te shtetit. Eshte gjithashtu interesante te mesohet se nga i njejti grupim po ka nje inisiative per te mbeshtur intalimin e nje sistemi te ngjashem ne Kamboxhia, kete rradhe me kasapet qe dikur kane qene nen urdherat e Pol Potit.
- Ndalimi i cdo lloj zbulimi apo zhvillimi shkencor, pervec atyre te sponsorizuar apo sipas interesave te Illuminatit. Ne menyre specifike, nen shenjester eshte perdorimi i energjise nukleare per qellime paqesore. Dhe sidomos eksperimentet qe kane te bejne me fusionin. Keto jane shenjstra kryesore dhe po te shikohet me vemendje jane te parat qe sulmohen nga Illuminati si fantazi dhe mbulohen me tallje apo diskreminim nga mjetet e tyre te medias. Zhvillimi i ketij te fundit pra fusion, ose sic e quajne ne gjuhen e fizikes Fusion Torch, do shkaterronte planet e Illuminatit dhe pretendimet e tyre per Burime Natyrore te Kufizuara. Nje fusion torch i perdorur ne menyren e duhur do te krijonte burime energjie nga cdo substance dhe aq te bollshme dhe te lire sa nuk mund te imagjinohet.
- Krijimi i luftrave te pjesshme ne vendet e zhvilluara, uria dhe semundjet ne vendet e Botes se Trete me synimin e vetem zhdukjen e rreth 3 miliard njereze brenda vitit 2050, njerez qe ata i quajne si goje te kota per tu ushqyer. Komiteti i te 300-ve (Illuminati) ngarkoi Cyrus Vance te shkruante nje raport per kete subjekt dhe sesi mund te realizohet nje genocid i permasave te tilla. Ky raport u titullua Global 2000 Report dhe u pranua si i arsyeshem dhe nga vete ish-presidenti James Earl Carter dhe Edwin Muskie, ne ate kohe Sekretari i Shtetit per llogari te qeverise amerikane. Duke u bazuar ne raportin Global 2000, popullata e Ameriken, brenda vitit 2050 duhet te reduktohet ne 100 milione banore me pak.
- Dobesimi i normave morale te vendit dhe demoralizimi i klases punetore duke shkaktuar papunesi masive. Ne momentin qe vendet e punes reduktohen masivisht nen efektin e Post-Industrise Zero (hedhur si ide nga Klubi i Romes) raporti nenvizon qe detyrimisht klasat e demoralizuara do behen nje kontigjent i fuqishem i perdorimit te drogave dhe alkolit. Rinia e vendit do inkurajohet nepermjet muzikes, psh asaj rock dhe drogave, ti kundervihet Status Quo-s gje qe do te coje ne menyre te pashmangshme shkaterrimin e familjes. Ne kete kuader, Komisioni ngarkoi Institutin Tavistock, te pergatiste nje lloj raporti sesi mund te arrihet ky "objektiv". Tavistock nga ana e tij ngarkoi grupine kerkimeve Stanford nen drejtimin direkt te Profesor Willis Harmon. Ky raport ose kerkim me vone u njoh nga te gjithe me emrin Aquarian Conspiracy.
- Duke ndaluar njerezit te vendosin per fatet e tyre nepermjet krijimit te krizave dhe menaxhimit te tyre. Kjo do te konfuzoje popullaten dhe do shkaktoje demoralizim masiv ne ate pike qe askush sdo jete ne gjendje te marri nje vendim, i ndodhur perballe kaq shume kaosi. Ne nje rast te tille, eshte bere gati institucioni qe do merret apostafat me menaxhimin e krizave dhe nga te gjithe njihet me emrin Federal Emergency Management Agency (Agjensia Federale e Menaxhimit te Emergjencave) ose FEMA e cila dihet qe ekziston qe ne vitin 1980.
- Prezantimi i Kulteve te Reja dhe mbeshtetja e atyre aktuale qe perfshin gangsterat e muzikes rock te tipit Rolling Stones (nje grup gangsterash i favorizuar me se shumti prej Fisnikerise Se Zeze Europiane) dhe krijime te tjera te grupve rock te krijuara nga Tavistock duke filluar qe me Beatles.

- Vazhdimi i krijimit te nje Kulti Fondamentalistash Kristian i filluar nga Darby (nen sherbimin e British East India Company) qe do te shperdorohet per te forcuar regjimin sionist te Izraelit duke e identifikuar me cifutet nepermjet mitit te "Njerezve te Zgjedhur Nga Zoti) dhe dhuruar nje sasi te madhe monetare.
- Perpjekja per perhapje te metejshme te ektremiteteve fetare te tipit Vellazira Myslimane, Fondamentalizmin Mysliman, Sikh, etj dhe vazhdimi i eksperimenteve te kontrollit te trurit te tipit Jim Jones dhe te ashtuquaturit "Djali I Semit". (Keta emra jane te personave te cilet ne menyre te pavllnetshme kane kryer krime, pa e patur kontrollin e mendjes se tyre, apo te tipit Lee Osvald (nje nga atentatoret e Kenedit), Surhan Surhanit (atentaroi i Bob Kenedit) etj . Ja vlen te permendet qe ardhja ne pushtet e Khomeinit eshte pergatitur nga sherbimet e inteligjences ushtarake britanike, divizioni i 6 i quajtur MI6. Dalja ne drite e ketij fakti, hap pas hapi implikoi direkt dhe qeverine amerikane per dijenin dhe hartimin e ketij plani si bashkepuntor.
- Eksportimi i ideve te "clirimi fetar" ne te gjithe globin me perpjekjen per te shkaterruar besimet fetare ekzistuese dhe sidomos besimin kristian. Kjo filloi me Jesuit Liberation Theology i cili solli fundit e mbreterimit te familjes Somoza ne Nikaragua dhe qe po vazhdon dhe po shkaterron prej 25 vjetesh me nje lufte civile Salvadorin. Kosta Rika dhe Hondurasi po ashtu jane te zhytura ne nje aktivitet revolucionar te iniciuar nga Jezuitet. Nje qenie shume aktive e angazhuar ne te ashtuquajturen Clirimi Fetar eshte Mary Knoll Mission me orientim komunist. Kjo ra ne sy me vrasjen e kater te ashtuquajtureve prifterinj te Mary Knoll Mission te cilet u vrane ne Salvador dica vite me pare. Te kater prifterinjte ishin agjente subversive komunist dhe aktiviteti i tyre u dokumentua ne menyre te hollesishme nga qeveria e Salvadorit. Shtypi amerikan dhe mediat e reja refuzuan ti kushtonin qofte edhe nje pjese te vogel ne faqet e tyre ketij fakti, ndonese materialet qe disponoheshin nga qeveria e Salvadorit ishin te bollshme dhe shume te faktuara. Mary Knoll kryen nje sherbim aktiv ne shume vende dhe eshte pergjegjese kryesore per ardhjen e komunizmit ne vende si Rodezia, Mozambiku, Angola dhe Afrika e Jugut.
- Krijimi i nje kolapsi total te ekonomise boterore dhe kaosi politik
- Te marri nen kontroll te gjithe sistemin e brendshem dhe te jashtem te politikes amerikane
- Dhenia e nje mbeshtetje totale ndaj organizatave si UN, Fondi Monetar Nderkombetar, Banka Nderkombetare e Rezervave, Gjykaten Nderkombetare dhe gradualisht te eleminoje rrolin e institucioneve lokale duke i kaluar ato ne kolaps te plote dhe vene nen kontrollin e UN
- Te penetroje ne menyre subversive cdo qeveri ne bote dhe duke bashkepunuar me to te shkaterroje integritetet kombetare te vendeve qe perfaqesojne.
- Te organizoje nje aparat nderkombetar terrorrist dhe te krijoi negociata me terrorristet kudo ndodhen ne bote. Ketu mund te kujtojme rastin e Bettino Craxit i cili insistioi qe qeveria italiane dhe ajo amerikane te negocionin me Brigadat e Kuqe qe rrembyen kryeministrin Aldo Moron dhe gjeneralin Dozier. Mbas lirimit te tij, Dozier u urdherua te heshte njehere e pergjithmone per ate qe dinte. Nese ai flet, do dali ne shesh e verteta e temerrshme sesi Henry Kissinger arriti marrveshjen per Aldo Moron, Ali Bhutto dhe Gjeneralin Zia ul Haq.
- Duke marre ne kontroll sistemin shkollor ne Amerike me qellimin e vetem per ta atrofizuar ate dhe shkaterruar plotesisht. Qe nga viti 1993 kjo gje eshte shnderruar ne nje fakt qe po behet gjithmone e me shume real dhe do behet akoma dhe me shume shkaterrues sidomos me aprovimin e sistemit Outcome Based Education (OBE) per ciklet fillore dhe ato tetevjecare.
User avatar
AciDiuS
Moderator
Posts: 7206
Joined: Wed Mar 09, 2005 4:11 pm
Location: Free on Universe

Re: MASONËT

Post by AciDiuS »

me cilen pjes te postit tem e lidhe krejt kit shkrim ?? une fol per lisa e ti per fshisa! . Nuk po e mohoj faktin qe shum qka kan ne dor , veq se pe mohoj faktin qe gjith qka kan ne dor , propaganda e tynev osht kjo qe sa ma shum njerz me mendu qe gjith qka qka ndodh osht e planifikume prej tyne edhe kshtu ata i arrijn qellimet e veta fitim prurse sa ma shum . Hejjj organizates ma te "msheft" nbot pi dihet qellimet edhe veprimtarija fijee e per pee , veq duhet me kon shum naiv per mi besu ktyne konspiracive.
Bilderberg Group
Posts: 28
Joined: Fri Jul 03, 2009 4:33 pm

Re: MASONËT

Post by Bilderberg Group »

Ajo ke me te tregu ne lidhje me New World Order qe mesa duket dhe shihet ne shkrimin tend te pare qe ske lidhje me te. Edhe e dyta me te tregu se toka jone ka shume e shume buke, por qe drejtohen nga duar te gabuara dhe ne drejtim te gabuar. Por detyra jone eshte qe ti dekonspirojim dhe te debatojme ne lidhje me ate qfare plane kane. Nese si dijme sigurt se qfare jane planet e tyre, ne studiojme, 10 % e botes mund te dijne ose te jene ne dijeni per ta. Pra ky eshte nje sukses per ta, cdo gje qe behet len gjurmet e veta, dhe keta gjithashtu kane gjurme shume te pakta. Te pershendes
User avatar
AciDiuS
Moderator
Posts: 7206
Joined: Wed Mar 09, 2005 4:11 pm
Location: Free on Universe

Re: MASONËT

Post by AciDiuS »

kjee ngom knej kerkun se mohova faktin qe ata kan shum sene ndor e qe shum tkqija neper bot ndodhin prej tynev , e mohova faktin qe gjith qka ndodh prej tynev , kjo edhe osht propaganda kryesore e tynev qe njerzit me mendu qe gjith qka ndodh osht prej tynev , veq nuk mujn se ata e kishin propagandu qe edhe shiiun ata e lshoin :lol: .
Bilderberg Group
Posts: 28
Joined: Fri Jul 03, 2009 4:33 pm

Re: MASONËT

Post by Bilderberg Group »

AciDiuS wrote:kjee ngom knej kerkun se mohova faktin qe ata kan shum sene ndor e qe shum tkqija neper bot ndodhin prej tynev , e mohova faktin qe gjith qka ndodh prej tynev , kjo edhe osht propaganda kryesore e tynev qe njerzit me mendu qe gjith qka ndodh osht prej tynev , veq nuk mujn se ata e kishin propagandu qe edhe shiiun ata e lshoin :lol: .


Nese krejt njerezit kishin me kuptu per ata, po flas per gjithe popullaten e botes atehere shume sene kishin me ndryshu. Po per vet faktin Acidius qe shume pak njerez dijin mbi konspiracionet dhe qeverisjen e tyre politike dhe ekonomike atehere dmth. qe kane deshire te mbeten sekret. A e kupton ti qe masa ose popullata qe thuhet shqip nese merr vesh mbi ta kishin me bo protesta te medhaja, shkaterrime, etj qe besoj skom nevoj me ti rendit. Ata ekzistojne kahere, por qe kurrrre sjane bere publik, ndoshta egzistojne forume, libra, qe flasin mbi ta dhe per ta por qe asgje s'eshte e sigurte. Ka njerez qe sa here lexojne per gjera te tilla ju doken aq qesharake sa qe mendojne qe ne jemi "idiota", pra ata kane sukses mbi sekretin e madh te tyre. Te pershendes ... Beni
User avatar
AciDiuS
Moderator
Posts: 7206
Joined: Wed Mar 09, 2005 4:11 pm
Location: Free on Universe

Re: MASONËT

Post by AciDiuS »

fakt shum pak njerz din detalisht , amo krejt bota e din qe Amerika polic i botes qa thot amerika bohet . Hajt shko vete dikun larg ne ks naj katunar qe 2 dit shkoll si ka edhe qe 1 liber ne jeten e vet se ka lexu e di thon , ooo mixhh qa thot HAMIRIKA ka mu bA
Bilderberg Group
Posts: 28
Joined: Fri Jul 03, 2009 4:33 pm

Re: MASONËT

Post by Bilderberg Group »

AciDiuS wrote:fakt shum pak njerz din detalisht , amo krejt bota e din qe Amerika polic i botes qa thot amerika bohet . Hajt shko vete dikun larg ne ks naj katunar qe 2 dit shkoll si ka edhe qe 1 liber ne jeten e vet se ka lexu e di thon , ooo mixhh qa thot HAMIRIKA ka mu bA


hahaha dosti, nese flasim per Ameriken ate e ka kriju si shtetin me te forte ekonomikisht dhe politikisht, qe e din gjithkush. Sikur Zvicra dihet qe pasuria e tyre ruhet aty, dhe vete per ate nuk ka perjetuar lufta boterore sepse aty gjate luftes kane qendruar kreret e botes ose familja Rothschild. Keto cdo kush i din sepse vet vendi eshte i destinuar dhe krijuar per te udhehequr pra Amerika. Por nese e shiqojme pak me thelle na del se Amerika nuk udheheq me te vertet sepse dihet qe ajo eshte krijuar vone ne krahasim me Evropen, pra Evropa e ka krijuar ate dhe del qe boset e vertete egzistojne dikund ne Evrope ose ne Izrael. Shpresoj qe me ke kuptuar dhe te jem mjaft i qarte. Te pershendes :D ..... klm
User avatar
AciDiuS
Moderator
Posts: 7206
Joined: Wed Mar 09, 2005 4:11 pm
Location: Free on Universe

Re: MASONËT

Post by AciDiuS »

po po edhe une qato e thash , njerzit e din amo fatkeqsisht shum pak e din ma detalisht qysh funksionon , qata thash , o migj qa thot HAMIRIKA ka mu baa . Amo apet jom i ati mendimit qe nuk e kan bash krejt krejt ndor .
Bilderberg Group
Posts: 28
Joined: Fri Jul 03, 2009 4:33 pm

Re: MASONËT

Post by Bilderberg Group »

Kane punu shume dhe punojne por qashtut osht qe se kane bash krejt n'dore por per ate punohet qe te formohet nje qeveri e vetme :)
User avatar
gothblood
Posts: 3096
Joined: Wed Jul 12, 2006 7:53 pm
Location: CEMETERY
Contact:

Re: MASONËT

Post by gothblood »

AciDiuS wrote:fakt shum pak njerz din detalisht , amo krejt bota e din qe Amerika polic i botes qa thot amerika bohet . Hajt shko vete dikun larg ne ks naj katunar qe 2 dit shkoll si ka edhe qe 1 liber ne jeten e vet se ka lexu e di thon , ooo mixhh qa thot HAMIRIKA ka mu bA
po me se normale ,pse kush po i vet more keta te vogjlit si puna e datiqi e hashimit ,uha
User avatar
Ulurima
Posts: 625
Joined: Sun Apr 10, 2005 10:22 pm
Location: Lost in Space

Re: MASONËT

Post by Ulurima »

pjese prej ni shkrimi voluminoz t'Shevki Voces per Ahmet Malokun, qe pritet mu botu s'shpejti...

.....

A ishte Hasan Prishtina Mason ?!

Tani kërkonte ndihmën time nëse kamë ndonjë informatë për shqiptarët që kanë qenë anëtarë të lozhave të masonerisë. Me atë rast unë i thashë: “Axha Ahmet, sa më përket mua të tregoj se unë nuk i rreshtoj njerëzit në radhët e masonerisë vetëm nëse ata kanë pas apo kanë ndonjë pozitë të lartë politik, ushtarak apo diç tjetër si bie fjala biznesmen të suksesshëm e tjera. Sepse të thuash sot filan fisteku ka qenë apo është mason duhet të kesh argumente të forta. Kërkohet viti i pranimit në anëtarësimin e lozhës masone, pastaj vendi dhe emri i lozhës, numri rendor (një lloj i letërnjoftimit për arkivat e masonerisë), si dhe emri konspirativ i personit.” Ai sikur u hidhërua dhe më tha: “ O djalë mos më mbaj mua ligjërata, a pak gjëra deri sot ke mësua nga unë, dhe ende vazhdon të mësosh, por nëse ke diç më jep të lutem,” dhe vazhdojë të më tregojë për përgatitjen e librit për Isa Boletinit. Pasi ia përmenda disa nga emrat e njohura shqiptare të cilët kanë qenë të futur nëpër lozhat e masonerisë, si për shembull: Ismail Qemali, Nikolla Ivanaj, Ibrahim Temo, Ahmet Njazi (Resneliu), Esat pashë Toptani, Arif Hikmeti, e disa të tjerë, ai nuk u nda i kënaqur. Insistonte gjithsesi që ta ceku edhe Hasan Prishtinën dhe Nexhip Dragën. Mirëpo, sa e sa herë i thashë që për Hasan Prishtinën nuk kam të dhëna që ka qenë masonë ndërkaq, a ju ka shërbyer ai masonëve është diçka tjetër. Jo, më thoshte prej Lidhjes së Prizrenit 1878 e këndej ka pas mjaft shqiptarë të kyçur në masoneri, por mua më duhen më tepër argumente, dhe i përmendi ca emra, që unë për veti edhe pse kisha mjaft informata për masonët në
përgjithësi, nuk doja të pranoja se ata kanë qenë masonë. I tregova se në librin “Masoni u Jugoslaviji 1764-1980” të autorit nga Beogradi e njëherë edhe kryemjeshtër i shkallës 33-të në masoneri të Jugosllavisë së viteve 90-ta, Zoran Nenezic, në të cilën ai thekson lidhshmërinë dhe solidaritetin e vëllezërve mason kudo qofshin ata në botë duke sjellë një argument se si masonët serb kërkojnë nga Orienti i Madh (lozha më e madhe), që të intervenojnë tek vëllezërit e tyre masonë turk që ta ndalin represionin dhe dhunën ndaj popullatës krishtere, ndërsa këta si kundërshpërblim, kërkojnë që disa turq dhe shqiptar mason që gjenden të burgosur në Beograd të lirohen, (faqe 284,viti 1988). Ky rast ka ndodh kah fundi i vitit 1912 dhe fillimi i vitit 1913, kur aso kohe në Beograd ishin të burgosur Hasan Prishtina, Nexhip Draga dhe 12 shqiptarë të tjerë. Pastaj ma kërkoj librin të cilën e murrë me veti në Prishtinë dhe ma mbajti gati dy vite, si dhe disa fejtone e artikuj nga gazeta dhe revista të ndryshme të kohës së Jugosllavisë Titoiste, por edhe të kohës së Millosheviqit.


Image

Pertev Badivuku, Sadakatja (vajza e bijesuar e Hasan Prishtinës) dhe prof. Ahmet Maloku.
Fotografuar me 20 gusht, 1978, para bustit të H. P. pranë shkollës normale në Mitrovicë. Nëna e Pertevit (1906-1991), Besimja ishte kushërirë e parë me Hasan Prishtinën.

Në mesin e tyre ishte edhe fejtoni në tre vazhdime i shkruar nga Bogumil Hrabak me titull “Historia e fshehur me përparëse”, me nëntitull “Roli i masonëve në krijimin e Jugosllavisë”. Pas këtij rasti thua se sa herë që vinte në Mitrovicë dhe takoheshim më thoshte a po she, edhe e ke lexuar edhe nuk pranon për Hasan Prishtinën që ka qenë masonë. Unë mbaja qëndrimin tim sikur që kam cek edhe më lartë, se duhet argumente më konkrete dhe më të fuqishme.
Ndodhi që në vitin 1997 ai ta botoi librin për Isa Boletinin... siç e kemi cekë edhe më lartë, dhe në faqen 272 të saj i plasoi ato pjesë nga libri i Zoran Neneziçit që e zumë në gojë më parë. Mirëpo në ndërkohë, si zakonisht sipas porosisë time më vinin libra nga Beogradi. Në fillim të vitit 1998 më arriti një libër dy vëllimshme me ekzemplar shumë të kufizuar dhe përkthyer nga anglishtja “Leksikoni i masonëve të lozhave të Ballkanit” nga dy autor të regjistruar vetëm me iniciale. Unë nuk rrija i qetë vazhdimisht interesohesha për libra me tematikë të tillë. Kisha mjaft vështirësi për ti siguruar por ia aria disi. Ky libër në dy vëllime ishte e ilustruar me fotografi dhe kishte të dhëna shumë interesante për personat që përfshiheshin aty. Libri përfshinë edhe një numër të shqiptarëve por, Hasan Prishtina as aty nuk gjendet. Dhe me ç’rast i pata treguar axhës Ahmet për këto dy libra, ai i kërkonte ti merë me veti në Prishtinë, por për kundër respektit, nderit dhe dashurisë që kisha ndaj tij unë nuk ia dhashë, vetëm sa i pa kur erdhi një ditë te unë në Mitrovicë. I thash sikur ta kisha këtë libër para se ti ta botoje librin për Isa Boletinin kisha me ta dhanë, por tani mbasi e ke kryer punën kryesore me librin e po sa botuar kjo nuk ja vlen. Edhe pse herë pas here nuk pajtoheshim dhe nuk na përputheshin mendimet për rastet dhe ngjarjet të ndryshme, e sidomos kur ishin temat e nxehta si për shembull kur bisedonim për lëvizjen e masonerisë, unë nuk guxoj dhe nuk kam potencial intelektual dhe informativ që t’ia mohoj diturin, leximin e në veçanti analizat tepër të qëlluara, qofshin të rrafshit politik, historik apo të ndonjë fushe tjetër, sepse me të vërtet ka qenë një person me dije, lexim dhe informim të hatashëm dhe vështir se dikush ia ka dal në krye me te. Ai për një çast sa ishim ashtu duke biseduar në ato momente heshti për një gjysmë minuta dhe me kokë të kthyer poshtë dhe me tre gishtat e parë të dorës së djathtë duke fërkuar ballin mendoj pak, e pastaj ngriti kokën dhe më tha: “Shevki, dëgjomë, të kam lakmi që po lexon dhe po i gjen do libra që nuk është lehtë njeriu të vij deri te ato, por, po të flas për veti, se sa i përket meje as kjo nuk është argument që Hasan Prishtina nuk ka qenë masonë. Nëse pyet përse ja të tregoi. A po e lexon me vëmendje titullin e librit “Leksikon masona Balkanskih loza”, i thash po, atëherë vazhdoi dhe më tha, pra këtu mund të përfshihen vetëm ata mason që kanë qenë nëpër lozhat e masonerisë të vendeve të Ballkanit, ndërsa Hasan Prishtina, pas shkatërrimit të Perandorisë Osmane, ka pas lidhje të forta edhe me Francën edhe me Austrinë, e sidomos me këtë të dytin, dhe shumë normale është që mos të përfshihet këtu, në regjistrin e emrave ma masonët e shteteve Ballkanike. Sepse sikurse që dihet as njëra prej këtyre dy shteteve për nga territori nuk i takojnë vendeve Ballkanike. Ndërkaq që Hasani i ka taku ndonjërës prej logjeve të perëndimit, dhe kurdo qoftë kjo punë e tij do të dal në shesh, mu ashtu me argumente siç po e kërkon ti.” Çka ti bësh mu deshtë të heshti sepse pranë tij dukesha tepër i vogël si zogu para shqiponjës së madhe, apo krapi (një peshk i lumenjve tanë Sh. V.) pranë një balene.
Post Reply