Post-Rock/Metal

Post Reply
User avatar
Android
Posts: 4919
Joined: Fri Mar 25, 2005 8:44 am
Location: The Elegant Universe

Post-Rock/Metal

Post by Android »

shkruni gjithqka qka dini per Post-in;

visitor wrote:e po, sa pe shoh o ardh koha me e bo postimin e par per Post-in.

n'shikim t'par (tu u bazu veq prej emnit) post-metali duket tjet ni amalgamacion i post-rockut edhe metallit, diqka qe nuk osht edhe gabim, tu marr parasysh natyren minimale, introspektive t'post-rockut edhe agresivitetin e metallit n'pergjithsi. Ne fushen e metalit, post-metalli sherbehet me degt Doom, Sludge edhe Drone, deg kto qe ofrojn at atmosfer qe t'kaperdin, at hapsin tmadhe per me progresu, at randsi t'toneve te ulta edhe t'distorzume qe e shtin ndegjusin me mendu e njikohsisht mos me e lon me prek ntok edhe me e bo gati per diqka tmadhe perpara qe po "zien". Ne ni an, munet me u bo edhe ni analogji tjeter qe na sherben me i analizu ma mir rrajt e postmetallit. Perderisa post-rocku deri diku osht pasardhs i Art Rock-ut (zhandr bajagi jo i definum, kur art rock munden mu kon prej Bauhaus deri ne Pink Floyd edhe Tool), edhe post-metali osht paraardhs i art metalit (deri von post-it i kan thon art metal; e art metal jon krejt kta avantgardistat Extreme metal e blackerat). N'princip, Post-Metali e merr estetiken e minimalizmit, progressive rock-ut edhe muzikes Industriale, ambientale, me synim me e pru ALTERNATIVEN e duhun ne vend (tpakten me u mundu per to), qe zakonisht shumica pretendojn se e bijn.
Ni karakteristik tjeter e kti metalli underground osht edhe jo-fokusimi ne menyr tkendimit, qartsi tsaj apo edhe kuptim te textit. Thjesht, vokali osht edhe ni instrument ne krejt at orkestrim, i knum diqka n'mes piskames se hardcore-it edhe "deathgrunt-it" (po ka raste ku jon clean), e textet nuk kan ndoj tem te caktume, po ajo mvaret prej grupit n'grup. Kjo muzik osht relativisht e re, kur krejt apo shumica e grupeve qe bojn post-metal kan fillu si grupe sludgecore, doom metal ose ka raste si post-rock (Pelican), po me koh e kan refinu muziken edhe idealet qe i kan pas; osht interesante kjo, pasiqe edhe kangt e tyne kan at karakter e struktur, tgjata (7 deri 20 minuta) edhe tkrijume per me e majt pezull ndegjusin, derisa nuk shperthen ne ndonji instrumental t'but edhe relaxus, po qdoher tu e mbajt muzikalitetin e vet unik.
Influencat ma tmdhaja per artistet e sotit qe bojn Post-Metal jon Tool, Godlfesh, edhe Neurosis, po grupi i par qe mujti me e definu sakt konventen edhe standardin e tij (edhepse a mundet me u marr ky definim si limitim nuk dihet) jon ISIS (isis kan bo opening per tool per albumin e fundit t'tyne). Isis, qe prej fillimit t'krijimtaris t'tyne osht vrejt qe kan tendenc per ni tjeter lloj sludge metal-i, e kan at aftsi me i re-interpretu tingujt edhe harmonit ma te thjeshta ne ni menyr qe rrallher kemi mujt me i gjet dikund. Perderisa shumica e kritikve e kan vendos tashme ne trend muziken e Isis si post-metal definitiv, ekzistojn edhe grupe tjera qe experimentojn me Free-Jazz, New Age edhe drone tejet t'gjat (Kayo Dot), me psychedelia edhe noise (Boris), ose me math rock (Russian Circles).

per fund, i kisha bo thirrje tanve me diskutu per grupet e lartpermenduna, e edhe me i ngu. moderatorit qe po e mban rendin ktu ja di per nder nese kish mujt najqysh me e qel ni forum t'ri "Post-Rock / Post-Metal" aty ku jan kategorit se maf u bonem:) nime ka shum grupe edhe sende per qka kish pas qka me diskutu ne ket lloj muzike..

visitor wrote:...disa permirsime edhe plotsime s'ishin kon keq, apo jo?
genvi wrote:Gothic ose Doom-Metalli

Gothic-u karakterizohet me një tempo të ngadalshëm, me një këndim që është pak brutal por njëkohësisht edhe i ndjeshëm dhe në përgjithësi e përhap një atmosferë të zymtë, melankolike dhe të "frikshme". Stërgjyshit e këtij stili padyshim se janë Black Sabbath. Gothic-u sot është një ndër stilet më të rëndësishme dhe më të suksesshme të Heavy Metallit. Përfaqësuesit më të njohur të viteve të `90ta janë mesiguri Paradise Lost nga Anglia. Me albumet e tyre "Icon", "Shades of God" dhe "Draconian Times" (1995) arritën popullaritet të madh në skenën e Metallit.
Edhe Tiamat, fillun gjoja se me Death-Metall, por sukses arritën vetëm si grup Gothic me albumin e tyre “Wildhoney” (1994).
Një grupt tjetër që ndoshta nuk filloi me Death por i cili që nga vitet e `80ta klasifikohet në fushën e Gothic-ut është Type O Negative. Ky grup dhe lideri i tij Pete Steele, kombinojnë Metall melodik me pjesë të rënda dhe të shpejta. Me albumet "Bloody Kisses" (1993) dhe "October Rust" (1996) arritën të përforcojnë qëndrimin e tyre si një nga grupet më të rëndësishme të këtij stili.
Përfaqësues tjerë të rëndësishmëm janë My dying bride, Cathedral (që konsiderohen pasardhës të Black Sabbath) dhe The Gathering.
- Doom Metal
..vrejta qe nket paragraf i ki bo bashk kuptimet e Gothic Metal-it edhe Doom Metal-it, po qe nuk osht bash ashtu. Doom Metali ka fillu ne vitet e 80 ne Evrop perderisa Gothic osht popullarizu dikur ma von, kah te 90tat. Gothic metal osht veq ni nga variacionet e shumta te Doom-it, nprincip o kon perzimje e death metallit me doom (Anathema e vjeter sjon kategorizu si gothic po si Doom/Death), edhe ka ni natyr pesimiste ama osht i ndertum permi melodi ma pozitive. Me koh, grupet si Katatonia apo Therion e kan fut gothic metallin leht ne radio edhe media tjera, tu i harru prejardhjen e vet edhe tu integru elemente simfonike nto. Zakonisht goth metalli nuk pelqehet prej puristve t'Metallit. Variacionet / perzimjet tjera te doomit jan:
1. Black / Doom (emni kallxon krejt)
2. Funeral Doom (edhe ma i ngadalshem, ma depresiv edhe ma minimal)
3. Sludge Metal (shih me posht)
4. Drone / Doom (ose Drone Metal ma mir, osht perzimje e muzikes experimentale elektronike te 60-70ave (soundtrackat e quditshem tfilmave Sci-Fi te atij vakti) me Doom-in tradicional, ku kangt jon tejet tgjata edhe tranda, edhe perbehen vetem prej disa tingujve tzgjatun tperfitum prej gitareve + procesorave tndryshem, ne vend ti sintisajzerave. EARTH e ka kriju ket zhandr, Sunn O))) e ka perhap, e Boris (prej Japonis) kan experimentu me to)
5. Death / Doom (folem ma nalt)
6. Avantgarde Doom Metal (osht superlativi i muzikes Doom, ni divizion shum pak i definum, ku kto grupe experimentojn me instrumente akustike edhe melodi minimale; shumica e grupeve kalojn ne Post-Metal (shih postimet e meparshme) po si shembull perfekt jan ESOTERIC)

- Sludge Metal
Tu i perdor principet e hardcore punk-ut at koh shum te popullarizum ne Amerik, edhe te Doom Metallit, sludge lindi si tendenc e grupit THE MELVINS per me kriju diqka t're n'at koh. Tempo e shpejt, rrifat e distorzum edhe pa kurrfar "marifeti", texte ma "shkurt-e-shqip" qe i ikin anes poetike edhe melankolike te Doom-it jon tiparet qe tbin maspari nsy (nket rast, 'vesh') kur e ngon ket form te heavy metallit. Existon edhe ni form tjeter e metallit, e ngjajshme me sludge, qe quhet Stoner Metal (ose Desert Rock, Psychedelic Metal; "stoner" - pijanec, i drogum, shprehje ne anglisht), qe shumher perzihet me Sludge Metal, po prapseprap, Sludge qendron ne mes te melankolis, te teprume per disa, te Doom-it, edhe shikimit pozitiv te jetes qe osht e perforcume ne Stoner Metal. Pa marr parasysh, sludge, doom, stoner metal jon zhandre qe perzihen shum (pa-dashje) prej grupeve moderne qe bojn ksilloj metalli. Forma e pa-perpunume e Sludge Metal-it njihet si Sludgecore, ku grupet qe bojn at muzik zakonisht vin prej jugut te Amerikes (Louisiana, Mississippi, Texas) jon anti-yankee t'perbetum, kan rrifa qe i perngjajn muzikes blues apo edhe tradicionales country, edhe ntextet e tyne shihet ni urrejte vulgare fundamentale ndaj.. gati gjithqkafit perveq "beer and barbeque".
Ni zhandr tjeter qe osht bo i njoftun kohve t'fundit, osht Atmospheric Sludge, qe osht ne ni nivel te njejt me Avantgarde Doom. Kjo tem ka pak ma kap agresion, e ma shum mend edhe texte filozofike. Kto bende skan kurgjo tperbashket me pararendesit e tyne te kllapes "Southern Sludgecore" edhe termi Post-Metal (shih postimet e meparshme) perdoret tani per ato grupe.
genvi wrote:- Crossover

Crossover do të thotë përzierja e disa stileve të ndryshme muzikore, në diçka të re. Te Heavy Metalli dallojmë rreth tri lloje të Crossover. Dhe atë, përzierja e Metallit me:

- Hardcore:

Grupet e para në kët lëmi kan qenë nga Amerika: S.O.D., M.O.D., D.R.I. dhe Suicidal Tendencies. Në vitet e `90ta arrinë sukses ndër të tjerash edhe Biohazard, Henry Rollins, Pro Pain, Sick of it all dhe Pantera.

- Industrial:

Industriali filloi si një muzikë e pastër elektronike, që kishte karakter eksperimental. Themelues të këtij stili konsiderohen Einstürzenden Neubauten ose KMFDM. Në fund të viteve të `80ta disa grupe përzinë elemente të shumta të Industrialit me riffe të forta gitare dhe kështu e krijuan Metallin Industrial. Përfaqësues të më njohur dhe ndoshta edhe themelues janë Ministry, pastaj Nine Inch Nails, Rammstein, Krups etj. .. por edhe Korn (mos të çuditet dikush që mendonte se Korn bëjnë Metal të pastër).

Kjo formë e Crossover-it paraqet formën më të popullarizuar të viteve të `90ta. Qysh në mes të viteve të `80ta filluan grupe diverzante Rap-in ta përziejnë me elemente të Metallit, ndër të tjerësh edhe Beasty Boys, të cilët në hitin e tyre “Fight for your right to party”, kombinojnë rife të giatrës me "këndim folës". Pastaj Aerosmith të cilët hitin e tyre të vjetër “Walk this way” e inçizuan edhe njëherë, por tani sëbashku me raperat Run DMC. Dhe Anthrax, të cilët në “I’m the man” të tyre fusin elemente të Rap-it. Megjithatë kjo fromë e Crossover-it arriti popullaritet më të madh në vitin 1992 përmes grupit radikal Rage against the Mechine. (Disa e quajnë këtë stil të Metallit, "Metal modern". Ky nuk është Metall modern sepse në radhë të parë nuk është Metall).
- Crossover Thrash
..prej qka mujta me konstantu ktu, e pash qe ishin permend grupet qe njihen si vala e par a muzikes Crossover Thrash (njifet edhe si Punk Metal), qe kan perzi hardcore punk me thrash metal. Crossover nuk ndahet ne ato zhandre qaq kategorikisht qysh jon pershkru ktu (po qetu pe ceki se kto jon veq 2 mendime te ndryshme), po veq se kto bende dasht e pa dasht kan pas ndikime prej grupeve tmdhaja te atij vakti si ne thrash ashtu edhe ne hardcore punk (mos ta perzime me HARDCORE (pa punk) qe i referohet muzikes moderne). ps: Pantera (kur kan kalu ne thrash, bashk me Sepulturen e 95tes e tjer) e kan formu ni divizion tjeter te Thrash-it qe njihet me emer si Post-Thrash apo Groove Metal, qe fokusohet ne temp te mesme e ma pak ne rrifa, tcilat jon ma pak te rrjedhshme se ne Thrash. Po osht e vertet qe ka influenc prej hardcore punk-ut, sidomos menyra e tknumit. Puristat e Metalit kaniher ju thojn ktynve edhe Nu-Metal (!) si pasoj e popullarizimit te ktynve, po osht interesante se edhe ne realitet nu-metal-i ka marr baz prej Groove Metal-it. Po ne anen tjeter ka grupe shum experimentuse ne aspektin e groove-it qysh jon MESHUGGAH ose Mnemic.

- Industrial Metal
..kjo mundet e smundet mu konsideru si Crossover, po mvaret qysh e merr termin crossover, thjesht e bukfalisht si Perzimje apo si zhandrr ne veti. Po anyway, si ma tmirt (dihet qe mir/keq osht relative, ne aspektin tem "mir" ne muzik osht diqka ma alternative) e industriallit njihen: 1. pionert GODFLESH (experimental industrial, perzim me Grindcore; kta njihen edhe si influencat ma tmdhej te Post-Metal-it), 2. MINISTRY (kan fillu si synthpop, electropop i rand jo me qaq shum gitara; njifen ne amerik ne frymen e muzikes Coldwave), edhe 3. FEAR FACTORY (perzimje ideale e death, thrash, groove me industriall, edhe double-bassa unike te stilit "stop-go"). ps: ..sa per Korn.. ata e kan bo metalin modern apo komercial apo nu-metal, nashta kan naj efekt apo dy, ama nuk munden me u qujt Industrial Metal.

genvi wrote:Në muzikën e suksesshme të Faith No More ("King for a day, fool for a lifetime" ) dhe Red Hot Chili Peppers ("Blood Sugar Sex Magik" ) përveç Rap, gjejmë edhe elemente të muzikës Funk.
- Alternative Metal
..ktu i kishe permend alt-metallcat e par si Faith No More, edhe Red Hot Chili Peppers (po tka ma shum jon funk metal / alternative rock). Rage Against The Machine ja vlen me i permend, edhepse jetshkurter, ata definitivisht e kan dhon mesazhin e vet si ne muzik ashtu edhe ne politik (!). Alternative Metal-i hyn n'kajde te alternative rock-ut, e perdorin estetiken e njejt, po kohve tfundit shum po keq-etiketohen si nu-metal, perderisa e dijm qe ka grupe shum kualitative si Deftones qe gjeth ju kan ik trendit te nu-metalit, derisa kan refuzu me dal ne stage edhe me Korn-at.



- Post-Black
..edhepse pe shoh qe per black metall keni shkru krejt qka keni pas me shkru, po edhe pse skom pas interesim tmadh per me ngu black, existojn bende qe jan ma experimental edhe ma te guximshem se shumica e rrethit Nordik. Zhandri Post-Black osht term edhe ma i zbeht, edhe ma i paperdorun se Post-Metal, po ky term referon grupet qe integrojn muzike te ndryshme prej krejt antve tbotes si jazz, avantgarde, klasike, popullore, ambientale / electronice / industriale, ne metallin e tyne, qe zakonisht ne fillim te karrieres u kon black i inspirum prej mitologjis edhe muzikes folklorike, e ma von ka progresu ne diqka ma tmadhe, edhe ku mo grupi si BEND ka kalu ne konceptin e Ansamblit. Tpakta jon ato grupe qe e bojn ket muzik, po mujm me i permend SOLEFALD ose ULVER qe per dallim prej psh Arcturus, Sigh ose Dodheimsgard qe bojn Avantgarde Black Metal, jon ma te lir edhe pamvarun ne aspektin e muzikes qfare e bojn.


- Death Metal
Nuk kisha dasht me diskutu per gjenezen apo llojin e kti metalli, po ma shum per variacionet qe ajo ka ne veti.
1. Melodic Death Metal (ose Melodeath ka ndojher kendim te paster, edhe ma shum harmoni ne gitar)
2. Scandinavian Death Metal (para'ardhes i melodeathit, po shihet qe e ka origjinen ne skandinavi, ma saktsisht suedi)
3. Brutal Death Metal (tentim i grupeve per me i zhvesh elementet e "teprume" ne death, si zakonisht edhe ksaj rradhe, kjo tendenc ka qene si kunderpergjigje e grupeve death evropiane; ne brutal death vrejm teknik te shumfisht, shpejtsi, edhe brutalitet te huazuar prej grindcore)
4. Florida Death Metal (diqka si brutal death, ama me synime per me ju kthy deathit tradicional, jan ma preciz edhe rigoroz se scandinavian death metal, edhe munden me u vrejt elementet e thrash-it n'to, po assessi nuk jan e njejta apo deathrash!)
5. Progressive Death Metal (ka karakteristika te progressive metalit edhe rockut respektivisht, perdor tempo jo-homogjene, pjes akustike edhe instrumente te ndryshme jo tipike per metal, edhe kangt, qysh po kallxon edhe zhandri kan natyr progresive, pra kalojn prej ni teme ne tjetren; Death deri diku munden me u permend si antar te ksaj dege ne fundin e k**** se tyne)
6. Technical Death Metal (edhepse pak grupe munden me u kategorizu si Tech-Death tpaster, ket zhandrr mundemi me e definu si kulminacionin e ni spektri intersektiv te progressive death-it, brutal death edhe Florida Scene; CYNIC jon krijuesit edhe lidert e vetem te kti zhandri qe kulminacionin e vet e ka pas kah vitet e 90ta; edhe ni karakteristik tjeter osht perdorimi i struktures se jazz-it, improvizimit me rrifa si ne progressive, precizitet te ashper si ne brutal death, dhe tempo te "qrregullta" (edhepse krejt kan 1 rregull) qe ndrojn vazhdimisht)




...qekjo ke krejt qka deshta me shtu, kisha dasht me i permend edhe zhandret tjera qe jon perfitu si pasoj e fusioneve te shumta gjat historis se metallit, po ama nuk e di sa kish mujt me ju pershtat temes edhe "kushtzimeve t'rrepta":) t'saj - perveq asaj, tju japim shans edhe tjerve me marr pjes ne ket diskutim.


referencat:
http://www.wikipedia.org
http://www.metal-archives.com
http://www.last.fm
Post Reply