Rregullat.

Diskutime, gare mes bendeve, muzicienteve vendor dhe jo-vendor!
Locked
User avatar
Android
Posts: 4919
Joined: Fri Mar 25, 2005 8:44 am
Location: The Elegant Universe

Rregullat.

Post by Android »

Ju lutemi lexoni rregullat dhe respektoni ato, përndryshe ai anëtar që nuk i përmbahet rregullave do të mirren masa ndaj tij/saj.

  • Topicu i cili nuk ka sondazh automatikisht fshihet.
  • Titulli i sondazhit të jetë sa më i pastër, sa më i qartë dhe pa shenja.
  • Ndalohet hapja e një ose më tepër sondazheve të njëjta.
  • Ndalohet përnxitja për votim të zhanrit/bendit/albumit/këngës/projektit/muzicientit/etj të caktuar me ndikim nga autori i sondazhit.
  • Nëse ndodhë hapja e ndonjë sondazhi të përafert me ndonjë sondazh tjetër eksistent, ai sondazh i cili është më kompatibil dhe më gjithëpërfshires do të mbetet hapur kurse tjetri do të mbyllet.
  • Sondazhet mund të jenë te hapura nën periudhën/kohën e caktuar paraprakisht nga autori i sondazhit.
  • Nëse autori i sondazhit ka harruar për të futur ndonjë pjesëmarrës në atë sondazh, atëhere ai mund ta editojë postimin e parë, dhe të shtojë mundësinë për pjesëmarrësin e mbetur të sondazhit.
  • Nëse autori i sondazhit dëshiron të largojë ndonjë pjesëmarrës të sondazhit, atëherë ai mund ta editojë postimin e parë dhe të heqë mundësinë për pjesëmarrësin e caktuar në sondazh.
  • Editimi i lartëpërmendur i sondazhit lejohet vetëm brenda 24 orëve.
  • Sondazhet paraprake të cilat eksistojnë nëpër rock rubrika do të dërgohen në arkivë, kurse këtu keni mundësinë për ti rifreskuar ato duke i rihapur të reja.
  • Arsyetoni votën tuaj me fjalë.
  • Respektoni mendimin e njëri tjetrit.
  • Postimet jashtë tematikës së sondazhit automatikisht fshihen.
  • Postimet që përmbajne sharje, ofendim ose të tilla, fshihen.
  • Postimet që kanë te bëjnë me humor, fshihen.
  • Ofendimet nuk tolerohen.
  • Staffi i RockSontes ju këshillon që ti përmbaheni rregullave të rubrikës, në mënyrë që të evitohen masat ndëshkimore.
  • Staffi i RockSontes nuk mban asnjë përgjegjesi për sondazhet e hapura nga antarët e ndryshëm, por merr masa kur sondazhet e hapura bijnë ndesh me rregullat e rubrikës dhe të forumit.
Locked