Paga e Jahjagës dyfish më e madhe se e Boris Tadic

Per tema qe nuk kane kategori perkatese

Moderators: Beka Floyd, bg82, username

Post Reply
FARIS
Posts: 1084
Joined: Tue May 31, 2005 9:35 pm

Paga e Jahjagës dyfish më e madhe se e Boris Tadic

Post by FARIS »

Paga e Jahjagës dyfish më e madhe se e Boris Tadic

http://www.balkanweb.com/kosova/2686/pa ... 77783.html

BEOGRAD- Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga merr pagë dyfish më të madhe se presidenti serb Boris Tadic, rroga e të cilit është 1.400 euro, ndërkohë që homologja kosovare e tij merr 2.837 euro.

Duke iu referuar shkrimeve të publikuara dje në shtypin kosovar për rrogat e funksionarëve të Kosovës, mediat e Beogradit shkruan sot se anëtarët e qeverisë, deputetët dhe drejtorët në Kosovë fitojnë mesatarisht 500 euro më shumë se kolegët e tyre në Beograd, raporton Koha Ditore.

Ndonëse Kryeministri i Kosovës e ka pagën dyfish më të vogël se Presidentja Jahjaga, ai merr rreth 250 euro më shumë se homologu i tij serb Mirko Cvetkovic, rroga e të cilit është 1.200 euro, ndërsa rroga e ministrave të tij është 1.000 euro.

Ndërkaq paga bazë e parlamentarëve të Kosovës është 1.488 euro dhe rreth 400 euro shtesa nëpër komisione e këshilla, krahasuar me atë të deputetëve serbë, e cila është 750 euro, plus bonusit mujor 300 euro.

Paga e drejtorit të Agjencisë së Privatizimit të Kosovës është 2.653 euro, ndërsa e kolegut të tij serb është 1.520 euro, plus dy shtesa si anëtar i Komisionit Kombëtar për Kontabilitet rreth 350 dhe si asistent në Fakultetin Ekonomik rreth 75 euro.
(el.me/BalkanWeb)
User avatar
darian
Posts: 1040
Joined: Wed Nov 05, 2008 4:50 pm
Location: .www

Re: Paga e Jahjagës dyfish më e madhe se e Boris Tadic

Post by darian »

masi na kan gjet budall. spo di qa me thon. gërrdi!
User avatar
rock_boy18
Posts: 5437
Joined: Sun Mar 04, 2007 12:24 pm
Location: n'Mitrovicë

Re: Paga e Jahjagës dyfish më e madhe se e Boris Tadic

Post by rock_boy18 »

t'shkretit na ... n'kerkun tjeter ska rroga ma t'mdhaja ( as ne MJEKSI qe kirurgat marin paga katastrof t'ulta e mos t'flasim per ARSIM, etj ) se sa ne politik . krejt qaty kan mu rras n't'ardhmen !!
mizerje mizerje osht gjendja n'kosove !!!
PRIZRENI 1878
Posts: 88
Joined: Fri Oct 09, 2009 4:21 pm

Re: Paga e Jahjagës dyfish më e madhe se e Boris Tadic

Post by PRIZRENI 1878 »

jahjagajahjagajahajagajahjagajahjagajahjagajahjaga

veq pak FARIS ...qysh i thojn anglisht? :P
FARIS
Posts: 1084
Joined: Tue May 31, 2005 9:35 pm

Re: Paga e Jahjagës dyfish më e madhe se e Boris Tadic

Post by FARIS »

Kur e krahason buxhetin e serbise me te Kosoves eshte katastrofe nje page kaq e larte.
Letra
Posts: 63
Joined: Sun Jan 08, 2012 2:51 am

Re: Paga e Jahjagës dyfish më e madhe se e Boris Tadic

Post by Letra »

Kjo paguhet edhe qe osht budallic.
User avatar
Aria
Posts: 1092
Joined: Wed Jan 09, 2008 6:03 pm

Re: Paga e Jahjagës dyfish më e madhe se e Boris Tadic

Post by Aria »

S'ki cka e krahason buxhetin e Serbis me te Kosoves, se veq Beogradi osht sa Kosova! Kryetaren e kena françusk, normal qe duhet rroga ma e madhe.
Letra
Posts: 63
Joined: Sun Jan 08, 2012 2:51 am

Re: Paga e Jahjagës dyfish më e madhe se e Boris Tadic

Post by Letra »

po de
Aesculapius
Posts: 830
Joined: Wed Feb 25, 2009 6:13 pm

Re: Paga e Jahjagës dyfish më e madhe se e Boris Tadic

Post by Aesculapius »

Aria wrote:S'ki cka e krahason buxhetin e Serbis me te Kosoves, se veq Beogradi osht sa Kosova! Kryetaren e kena françusk, normal qe duhet rroga ma e madhe.

:arrow:
User avatar
Al-Shama
Posts: 3436
Joined: Mon Mar 01, 2004 9:53 pm
Location: n'shpi!

Re: Paga e Jahjagës dyfish më e madhe se e Boris Tadic

Post by Al-Shama »

Tmerr kend e kemi Presidente !
User avatar
Vissy Dream
Posts: 5699
Joined: Sun Jul 15, 2007 7:20 pm
Location: Old Trafford

Re: Paga e Jahjagës dyfish më e madhe se e Boris Tadic

Post by Vissy Dream »

kush po ju thot qe kan paga qeveritart tone? :rooleyes:::
Post Reply