4,4 TRILIONË FUNTA KUSH VËRTETON TEORINË E DARVINIT!

Per tema qe nuk kane kategori perkatese

Moderators: Beka Floyd, bg82, username

User avatar
Gu3r||@
Posts: 806
Joined: Tue Aug 10, 2010 11:25 pm

Re: 4,4 TRILIONË FUNTA KUSH VËRTETON TEORINË E DARVINIT!

Post by Gu3r||@ »

Tony wrote:@Gu3r||@ :P

nket rast elefanti mamuth nuk merret shembull

edhe une muj me thon qe njeri i par ka qene ma i vrazhd (se i sotmi) po edhe shum i gjat edhe i forte rast tipik jon gladiatort qe kane luftu me luana e tigra edhe me kalimin e kohes truri ka evolu e fiziku osht dopsu po jo me faktin qe o kon majmun ,se logjikisht majmuni kurre smundet me evolu ne nji qenie me prefeksion qysh osht njeri

mundet me shpjegu qe majmuni ne te kalumen ka qene King-kong apo majmun i forte...
hahahahah "gladiatoorat" na jena ty fol per EVOLUCION (MILIAARDA viiite) e ti po merr shembull Gladiatorat ("44 vite para eres krishtit") e qysh nuk merret mamuthi si shembull bre pse qka kujtove ti ka pjelli elefanti prej qieeellit aaa, (po normal qe ka evolu prej mamuthit) qe artikulli :
National Geographic - Woolly Mammoth DNA Reveals Elephant Family Tree :

Code: Select all

http://news.nationalgeographic.com/news/2005/12/1220_051220_mammoth.html
User avatar
SatanMyMaster
Posts: 154
Joined: Tue Apr 13, 2010 2:27 pm
Contact:

Re: 4,4 TRILIONË FUNTA KUSH VËRTETON TEORINË E DARVINIT!

Post by SatanMyMaster »

Se paku Darvini e ka shkruar sa ka qene gjalle vet dhe ka ditur te shkruaj e lexoj kurse ato librat e shenjta jane shkruar me vite mbrapa pasi kane vdekur personazhet kryesore ne to keshtu qe mendohuni mire se cka jeni ka folni.
User avatar
hardman
Posts: 304
Joined: Wed Nov 18, 2009 5:17 pm

Re: 4,4 TRILIONË FUNTA KUSH VËRTETON TEORINË E DARVINIT!

Post by hardman »

hoxha i nderum Jakup Hasipi All-llah e mshiroft e kallxon kit ndodhiper ata qe folin pa dite njohurite perkatse.

dy vllazen prej malsise t largt kishin ra n qyetet edhe shohin minare, pa pa kurre ata, njani prej tyne kish than " a thu sa jan kan t gate ata mjeshter qe e kan ba, tjetri tu e kqyre me habi edhe pak ma i mequm thote " jo su kan kushte me kan mjeshtrit e gat, po e kan ba rat minaren edhe tani e kan qu perpjet. Kur jan shku n shpi e kan kallxu muhabetin e tyne n shpi, dy vllazen tjere prej kurrshtjes shkojn me pa, njani ju afrohet afer minares,dhe kur afrohet e sheh nje der, tha paska der kjo edhe e shtin kryte mrena, kur e sheh thate, e thote njani prej tyne e gjeta qa eshte, tha " paskan qel bunar po jo teposhte po perpjet.

qyshtu eshte kur fole per diqka qe se din, njejt si ju, veq ja futni.
User avatar
Gu3r||@
Posts: 806
Joined: Tue Aug 10, 2010 11:25 pm

Re: 4,4 TRILIONË FUNTA KUSH VËRTETON TEORINË E DARVINIT!

Post by Gu3r||@ »

hardman wrote:hoxha i nderum Jakup Hasipi All-llah e mshiroft e kallxon kit ndodhiper ata qe folin pa dite njohurite perkatse.

dy vllazen prej malsise t largt kishin ra n qyetet edhe shohin minare, pa pa kurre ata, njani prej tyne kish than " a thu sa jan kan t gate ata mjeshter qe e kan ba, tjetri tu e kqyre me habi edhe pak ma i mequm thote " jo su kan kushte me kan mjeshtrit e gat, po e kan ba rat minaren edhe tani e kan qu perpjet. Kur jan shku n shpi e kan kallxu muhabetin e tyne n shpi, dy vllazen tjere prej kurrshtjes shkojn me pa, njani ju afrohet afer minares,dhe kur afrohet e sheh nje der, tha paska der kjo edhe e shtin kryte mrena, kur e sheh thate, e thote njani prej tyne e gjeta qa eshte, tha " paskan qel bunar po jo teposhte po perpjet.

qyshtu eshte kur fole per diqka qe se din, njejt si ju, veq ja futni.
qyyyrjau SHEEMBUJT HAUAHAUAHAUAHAUAHAUAHAUAHAUA ooo sa t'PRAPAMBEETUN HAUAHAUAHAUAHAUAHAUHAUAHAUA oo veq kqyre bre kon e ndigojn, HAUAHAUA "HOGJEN" se i pat 17 fakullteta ai, HAUAHAUAHAUAHAUAHAU shembuj t'MESJEETES. ::shky-tu-kesh:::: ::shky-tu-kesh:::: ::shky-tu-kesh:::: ::shky-tu-kesh::::
User avatar
hardman
Posts: 304
Joined: Wed Nov 18, 2009 5:17 pm

Re: 4,4 TRILIONË FUNTA KUSH VËRTETON TEORINË E DARVINIT!

Post by hardman »

:cool:
Gu3r||@ wrote:
hardman wrote:hoxha i nderum Jakup Hasipi All-llah e mshiroft e kallxon kit ndodhiper ata qe folin pa dite njohurite perkatse.

dy vllazen prej malsise t largt kishin ra n qyetet edhe shohin minare, pa pa kurre ata, njani prej tyne kish than " a thu sa jan kan t gate ata mjeshter qe e kan ba, tjetri tu e kqyre me habi edhe pak ma i mequm thote " jo su kan kushte me kan mjeshtrit e gat, po e kan ba rat minaren edhe tani e kan qu perpjet. Kur jan shku n shpi e kan kallxu muhabetin e tyne n shpi, dy vllazen tjere prej kurrshtjes shkojn me pa, njani ju afrohet afer minares,dhe kur afrohet e sheh nje der, tha paska der kjo edhe e shtin kryte mrena, kur e sheh thate, e thote njani prej tyne e gjeta qa eshte, tha " paskan qel bunar po jo teposhte po perpjet.

qyshtu eshte kur fole per diqka qe se din, njejt si ju, veq ja futni.
qyyyrjau SHEEMBUJT HAUAHAUAHAUAHAUAHAUAHAUAHAUA ooo sa t'PRAPAMBEETUN HAUAHAUAHAUAHAUAHAUHAUAHAUA oo veq kqyre bre kon e ndigojn, HAUAHAUA "HOGJEN" se i pat 17 fakullteta ai, HAUAHAUAHAUAHAUAHAU shembuj t'MESJEETES. ::shky-tu-kesh:::: ::shky-tu-kesh:::: ::shky-tu-kesh:::: ::shky-tu-kesh::::
:cool: :apl1: :yes:::
User avatar
hardman
Posts: 304
Joined: Wed Nov 18, 2009 5:17 pm

Re: 4,4 TRILIONË FUNTA KUSH VËRTETON TEORINË E DARVINIT!

Post by hardman »

ktheja shembullin veti masi po t doket i vjeter. :rock:
User avatar
LaNi
Moderator
Posts: 2091
Joined: Tue May 10, 2005 12:44 pm
Location: Digital Ocean
Contact:

Re: 4,4 TRILIONË FUNTA KUSH VËRTETON TEORINË E DARVINIT!

Post by LaNi »

MJAFT MJAFT ORE MENDJE KALBUR MJAFT MË

Njeriu eshtë njeri dhe dallon nga kafsha, ai nuk është kafshë. Të gjitha kafshët dhe shpezët që ekzistojnë në planetin tonë, trurin e kanë të njejtë të zhvilluar, as më pak e as më shumë, kurse njeriu e ka trurin më të zhvilluar nga të gjitha... dhe truri e bën njeriun që të dalloj nga kafsha pra. Kjo nuk është pasoj e evolucionit apo rastesi që pikërisht njeriu dhe vetëm njeriu të ketë trutin më të zhvilluar nga të gjitha speciet e këtij planeti.

Sipas evolucionit, Xhirafës i është zgjatur qafa, sepse ka pasur nevoj që ti mbërrij degët e larta të drujve të dikurshëm që ekzistonin "Shumë të mëdhenj"? Thua se xhirafa shfaqi mutacione për të lehtësuar jetesë në mjdesini ku ka jetuar dhe asaj iu zgjat qafa?? Po dhija e cila tërë jetën e saj rri vjerrë në shkurre dhe vetëm kokën e zgjatur lart e mban... Pse tek ajo nuk ndodhi kurr evolucioni që ti zgjatet qafa!?

Toka ka një fillim (krijimin) dhe ka një mbarim (shkatërrimin), si gjith sistemi planetar diellor i yni. Kjo është vërtetuar tani shkenctarisht që Dielli do të pëlcas dhe do të shkatërrohet s'bashku me planetet që udhëheqen nga ai, mirëpo nga shkencëtarët thuhet se edhe 20 bilion vjet kjo nuk do të ndodh, e sipas Kuranit këta janë gabim, sepse fundi i është afruar sipas parashenjave të lajmruara nga Kurani.

Nuk mbrohen tezat me "Mbase"! Mbase ka qenë kështu, por tani ato janë zhdukur dhe nuk kemi shenja që ti studiojmë ato, mirëpo "Mbase!". Sipas shkencës grabitqarët mish ngrënës më të mëdhenj të planetit janë shfarosur, përse!? A nuk kanë pasur se me çfarë të ushqehen ata?

Evolucionin nuk e mohon feja, mirëpo nuk e shpjegon në atë mënyrë siç e shpjegon Darvinizmi. Gjithnjë qëndron shkaku dhe qëllimi nëse ndodh një evolucion apo çfardo tjetër që të ndodhë, gjithqka ndodh me një arsye në këtë botë, asgjë nuk ka ndodhur dhe nuk ndodh rishtazi. Nuk u krijua specia rishtazi, çdo gjë është krijuar me një qëllim.

Pra, së pari ndodhi krijimi, pastaj në specie të caktuara ka ndodhur edhe evolucioni, mirëpo jo majmun pastaj njeri. Një majmun nuk mund të quhet "Individ", por një majmun quhet vetëm majmun, një qen vetëm një qen, një luan vetëm një luan, një skifter vetëm një skifter. "Individ" mund ti thuash njeriut, apo person. Njeriu vjen në jetë si individ, por që nga lindja deri në vdekje ai e kalon jetën e vet si anëtar i shoqëris. Shoqëri të kafshëve nuk ka, por ndahen; "kope e kafshëve" dhe "shoqëri e njerëzve".

Përpara se eventualisht të arrij të përcaktojë veten e tij e të vetëdijësohet, si person apo individuum, njeriu është njeri në mes të njejtëve, është në raport me të tjerët, ai paraqet një moment të raporteve njerëzorenë të cilat jeton. Vetëpërcaktimi i njeriut shprehet përmes nocionit të personalitetit. Le të kemi parasysh se kuptimi fillestar i këtij nocioni rrjedh nga fjala persona, shprehje latine për maskën në teatrin antik.

Në periudhen antike ai ende nuk e ka kuptimin e individualitetit qenësor, të "personalitetit". Ishte Ciceroni ai që shprehjen "persona" e sublimoi në kuptim të maskës së karakterit, me të cilin çdo njeri u paraqitet të tjerëve: ky është roli të cilin individi e luan në jetë, pra bartës i rolit dhe dinjiteti i veqant që e ka, sikurse artisti.

Kafsha nuk ka rol të veqant në jetën e saj sikurse ka njeriu, kafsha vepron në mënyrë instiktive në kope dhe pak e përdor llogjikën e trurit, siç e ceka më lart se ato e kanë trurin e zhvilluar dhe të kufizuar të njejt, pa dallim njëra me tjetrën. Vetëm njeriu e ka trurin më të përsosur. Dhe kjo nuk ka ndodhur rastësisht që vetëm njeriu shfaqi mutacione dhe deshi të evoluoj trurin e tij i cili jetoi dhe bashkjetoi që nga zanafilla s'bashku me kafshën. Plus kësaj, shkenctarisht është e vërtetuar se truri nuk evulon dhe nuk ka evuluar kurr!

Evolucioni ndodh te njeriu nga jeta e deri në vdekje, njeriu mund ta vërej këtë në fëmijët e tij shembull dhe në gjithqka të gjallë që ekziston, mënyra e vetëdijësimit e cila te kafsha nuk ndodh e bën të veqant njeriun nga kafsha.

Si lloj i veqantë i qenieve të gjalla, individi njerëzor lind pa shprehi dhe njohuri si ti drejtojë sendet e të sillet me njerëzit, pa aftësi të të folurit dhe të komunikimit, pa kurrfarë kulture. Lind i pajisur vetëm me disa instikte dhe reflekse, si krjesë biologjike e pasocializuar dhe e pahumanizuar.

Njeriu dallohet nga kafsha nga se dispozitat e tij instiktive i nënshtrohen mësimit shoqëror - përvetësimit të modeleve nga rrethi shoqëror. Gjuha i bën njerëzit të ndryshëm nga të gjitha qenjet e tjera. Socializimi është i pranishëm në të gjitha interaksionet, por interaksioni më me ndikim shfaqet në grupe të veqanta që quhen "agjense të socializimit". Agjenset më të rëndësishme janë; familja, shkolla, moshatarët, mas-mediat dhe shteti.

Në qastin 2. nëse toka privohet nga drita dhe ne mbesim në errësirë, mund të mbijetojmë në një kohë të caktuar deri sa të mbarojnë të gjitha ushqimet. Pa drit mbretëron vdekja, sepse drita e Diellit të jep jetë. Nëse nuk ka drit nuk do të ket as oksigjen dhe speciet nuk mund të jetojnë pa oksigjen, në përjashtim të astronautëve, të cilët me teknologjin e tyre mund ta zgjatin jetën deri në një kohë të caktuar. Nuk do të ketë kimikat X në nëntok për ne, sepse organet që posedojmë nuk pranojnë kurr këtë kimikat X të nëntokës. Pra ky njeri nuk nuk mund t'ia arrij kurr deri te qasti 6.

Njeriu është specia e cila shfaq mutacione më së shumti për të fluturuar ngjashëm siç fluturojnë shpezët, përse nuk po ndodh evolucioni!? P.Sh. E vetmja gjë që mundi të bëj njeriu në këtë drejtim, është shpikja e teknologjis së re siç janë Aeroplanët e makinat të ngjashme të tjera me të cilat mund të fluturoj ai, por krahat nuk i evoluan kurr që të fluturojë ashtu siç fluturojnë shpezët.
A thot Darvini që njerëzit kanë fluturar ndonjëherë që nga zanafilla e tyre!?

Shkenctarët biejnë në kundërshtim në mes vete me doktrinat e tyre. Ata, disa prej tyre thonë se njeriu i parë doli nga afrika, kurse disa të tjerë thonë kanë prejarjdhje paralele nga vende të ndryshme të botës. Njeriu i parë doli nga Moqali!? Apo nga Deti!? Apo nga Akulli!? apo nga ndonjë asteroid i cili u përplas në tokë!? Apo ishte Marsian i ardhur në planetin Tokë!? Apo nga çka....!?

Këtë e shpjegon shumë kjart "Libri i Librave". Atë nuk mund ta hedh posht askush, le të mundohen sa të mundohen, nuk po e them vetëm kot, ajo është mëse e vërtet.

Të gjithë besimtarët nisin të flasin vetëm për kohën e shkëputjes së degës njerzore nga grupi i majmuneve ndoshta, por unë jo!

Nuk janë të vetmit majmunët të cilët përdorin llogjikën në mesin e kafshëve. Sorrat të cilat hypin në deg, marrin arrat me kaqep e i hedhin nga lartësia në rrugë të asfaltuar, nëse thehen shkojnë dhe ia marrin thelbin, por nëse nuk thehen presin veturat po sa të kalojnë të cilat i shtypin arrat.

Nuk janë vetëm majmunët të cilët shprehin tingujt të veqant të zërit.
Si mund ti thuani ju Luanit, i cili thot fjalët A l l a h u E k b e r njësoj sikurse njeriu!? Ajo është më se e vërtet, ai i shpreh shumë kjart këto fjalë! Kjo është se çdo krijesë e këtij planeti e madhëron Zotin e vet, edhe insekti më i vogël, i cili e ka jetën shumë të shkurtër, në ato orë jete madhëron Zotin e vet. Mirëpo kurr nuk mund të ndodh as më pak e as më shumë evolucioni në trurin e asnjë krijese të këtij planeti. Ai është i përpikt dhe i kufizuar në mënyrën më të jashtzakonshme. E kush e bëri kufizimin e tij!?

Janë të cekura më lart të këqijat e planetit, të cilat kanë ndodhur si pasojë e mënyrës së Darvinizmit. I cili në librat e tij njeriun e llogarit kafshë, i cili thotë se lufta për ekzistencë i takon edhe njeriut njësoj sikurse kafshës dhe aty mbretëron më i forti, më i miri, më i menquri. Sepse është shkathtësi e tij, trimëri e tij, menquri e tij. Kurse i dobëti duhet të shkelet, ose duhet të vdes, sepse më e mirë për të është vdekja. Sepse ky është progresi!

Predikuesit "musliman" (në thojza!) ndoshta mund të kenë të njejtin mendim me Darvinin, por Kurani Jo! (me "JO" të madhe) e them këtë dhe jamë i sigurt në atë që e flas.

Sot, ndërkohë që prestigji i materializmit dhe ateizmit është në rënie, shkencëtarët po arrijnë të kuptojnë, gjithnjë e më shumë, se feja është aq thelbësore saqë nuk mund të braktiset. Njerëzimi nuk do të jetë i aftë të arrijë lumturinë pa atë. Por armiqtë e realitetit dhe të së vërtetës përpiqen akoma nëpërmjet shkencave fallso, të mbrojnë ateizmin. Por a bie ndesh feja me shkencën, siç pretendojnë ateistët? Kësaj pyetje mund t’i përgjigjemi duke iu referuar biologjisë. Nga të gjitha shkencat biologjia është më afër me fenë, pasi ajo ka lidhje me "jetën".

Nga të gjitha krijesat e gjalla, njeriu është organizmi më kompleks dhe më i përsosur. Është pikërisht njeriu që zbuloi shkencën dhe diturinë dhe është ai që i çon ato drejt zhvillimit të mëtejshëm. Gjëja e parë, për të cilën edhe njeriu më i lashtë ka qenë kureshtar të dijë, është ajo e ekzistencës së tij si një krijesë e gjallë. Këtu ka diçka, të cilës ne nuk ia dimë natyrën, që i dallon të gjitha krijesat e gjalla nga realitetet e tjera ekzistuese, siç janë mineralet, shkëmbinjtë, uji, etj. Të gjitha krijesat e gjalla, njerëzit dhe kafshët kanë diçka të përbashkët.

Është plotësisht e natyrshme të besohet që të gjitha krijesat e gjalla t’i nënshtrohen të njëjtit ligj. Sundimtari që na imponon këtë ligj e manifeston fuqinë e Tij nëpërmjet atributeve dhe emrave të ndryshëm të Tij. Ai që na është paraqitur Vetë me emrin e Tij, Zot, ka shpallur edhe emrat e Tij të tjerë. Emri i Tij, El Haliku, pa dyshim që ka përparësi, mbasi do të thotë Krijuesi (i çdo gjëje). Më pas vijnë emrat të tjerë si Err Rrezaku, që do të thotë Furnizuesi (i pa masë), El Musauiru, që do të thotë Formëdhënësi, El Hafidhu, që do të thotë Ruajtësi apo Mbrojtësi, e shumë të tjerë.

Mjaft jobesimtarë janë përpjekur të paraqesin një shpjegim racional "shkencor", për kalimin origjinal nga lënda inorganike në formën e jetës organike. Por edhe shkenca është gjithashtu subjekt i relativitetit. Filozofët, shkencëtarët, që nga grekët e lashtë e deri më sot, kanë shkruar qindra e qindra libra dhe kanë shpikur shumë teori rreth fillimit të jetës në tokë, por kjo ka qënë e vetmja që ata mund të bënin – të parashtronin teori dhe spekullime. Ata kanë ndjekur një rrugë të tërthortë, pasi deri më sot, asnjëri nuk ka dalë me ndonjë shpjegim, i cili i kundërvihet realitetit të shpallur në Kuran. Akti i krijimit dhe dhënies së jetës i përket vetëm Zotit. Kjo nuk është dhe as nuk mund të shpjegohet ndryshe. Kurani, libri i fundit i shenjtë, e ka ruajtur dhe mbrojtur origjinalitetin e vet. Një dëshmi e epërsisë së tij ndaj të gjitha filozofive dhe teorive është se asnjë nga hipotezat e pranuara, nuk bie ndesh me të vërtetat e Kuranit. Është inkurajues fakti, se sot shumë shkencëtarë besojnë se feja ka rolin kryesor në shpjegimin e krijimit. Teoricienë e biologë në veçanti, janë duke u përpjekur të japin shpjegime të reja për prejardhjen e jetës në tokë, të cilat janë në përputhje me fenë.
Kurani ka përmbajtje Psikologjike (të mbinatyrshme), individi mësohet të përballet me baticat dhe zbaticat e jetës dhe ti tejkaloj të gjitha të këqijat të cilat i has gjatë jetës së tij duke u mbështetur tek Perendia e tij. Ai e përballon depresion, sepse është psikolog i vetvetës dhe mbështetet tek Perendia i tij, i cili ia ndalon vetëmbytjen rreptësisht. E si mund të përballet ateisti me të gjitha ato të këqija me të cilat doemos do të ballafaqohet në jetën e tij, kur ai nuk ka ku të mbështetet? Studimet statistikore që janë bërë kohëve të fundit; individët të cilët kanë bërë vetëvrasje, ata dhe familjet e tyre nuk e kanë pasur besimin e fort ose fare në Perendin. Shteti tek të cili numri i vetëvrasjeve është më i madhi në botë është Suedia, duke u bazuar në kushtet financiare të mira dhe ndër më të mirat në botë që ka popullata e këtij shteti "Materjalizmi!).

Kurani ka përmbajtje Astronomike, Kimike, Fizike, Biologjike, Sociologjike, Historike (ndër historit më të vjetra) etj etj etj., të cilat nuk mund ti numëroj dot dhe nuk mund ti shpjegoj dot, sepse nuk kanë skaj ato.

Kurani nuk është i tëri Ekzorcist siç e kanë thënë në shkrimet e tyre disa moderator të këtij forumi. Por ata janë gabim, sepse nuk kanë dijeni fare për Kuranin, pastaj vetëm paragjykojnë kot, ose janë kundërshtarë të mdhenj të Tij.
User avatar
SatanMyMaster
Posts: 154
Joined: Tue Apr 13, 2010 2:27 pm
Contact:

Re: 4,4 TRILIONË FUNTA KUSH VËRTETON TEORINË E DARVINIT!

Post by SatanMyMaster »

Njeriur eshte kafsha me e poshter ne planet, kafshet tjera vrasin per te mbijetuar kurse njeriu vret per kenaqesi dhe ne emer te gjerave qe nuk pijne uje.
Librat fetar kane te gjitha ato qe i permende ti por nuk kane anje fakt pra nuk thone se ujit perbehet nga H2O e as nuk thote se toka eshte e rrumbullaket, nuk te tregon se koha dallon ne zona, nuk te tregon se cfare organe ka njeriu apo si mund te sherohet nje njeri pra mos ja futni kot, sepse ata jane shkruar ne ate menyre qe gjerat shihen edhe me ngjyre te perhimte jo vetem bardh e zi pra kane lene hapesira per interpretime e jo gjera te sakta.
User avatar
hardman
Posts: 304
Joined: Wed Nov 18, 2009 5:17 pm

Re: 4,4 TRILIONË FUNTA KUSH VËRTETON TEORINË E DARVINIT!

Post by hardman »

SatanMyMaster wrote:Njeriur eshte kafsha me e poshter ne planet, kafshet tjera vrasin per te mbijetuar kurse njeriu vret per kenaqesi dhe ne emer te gjerave qe nuk pijne uje.
Librat fetar kane te gjitha ato qe i permende ti por nuk kane anje fakt pra nuk thone se ujit perbehet nga H2O e as nuk thote se toka eshte e rrumbullaket, nuk te tregon se koha dallon ne zona, nuk te tregon se cfare organe ka njeriu apo si mund te sherohet nje njeri pra mos ja futni kot, sepse ata jane shkruar ne ate menyre qe gjerat shihen edhe me ngjyre te perhimte jo vetem bardh e zi pra kane lene hapesira per interpretime e jo gjera te sakta.

gabimin ma t madh pe ban qe po fole ne emer t librav t shejta pa pas kompetenca per ate pune, nuk e di ku pe merrni gjithe ate guximi me fole per diqka qe se ki studju

shembull konkret shkrimin ma nalt edhe plus punen e misvakut qe se ke dite e ke than ska pase.
dosti jem kallxona ti najsen per punen qe ki njohuri e mos shkretu, ty bashge po t pershtatet ai shembulli qe e kam shkru e qe e ka tregu Jakup Asipi e qe guerila keshke me shkronja a n realitet garant i ka mshu murit me kry.
User avatar
LaNi
Moderator
Posts: 2091
Joined: Tue May 10, 2005 12:44 pm
Location: Digital Ocean
Contact:

Re: 4,4 TRILIONË FUNTA KUSH VËRTETON TEORINË E DARVINIT!

Post by LaNi »

SatanMyMaster wrote:Njeriur eshte kafsha me e poshter ne planet, kafshet tjera vrasin per te mbijetuar kurse njeriu vret per kenaqesi dhe ne emer te gjerave qe nuk pijne uje.
Librat fetar kane te gjitha ato qe i permende ti por nuk kane anje fakt pra nuk thone se ujit perbehet nga H2O e as nuk thote se toka eshte e rrumbullaket, nuk te tregon se koha dallon ne zona, nuk te tregon se cfare organe ka njeriu apo si mund te sherohet nje njeri pra mos ja futni kot, sepse ata jane shkruar ne ate menyre qe gjerat shihen edhe me ngjyre te perhimte jo vetem bardh e zi pra kane lene hapesira per interpretime e jo gjera te sakta.

Atehere pasi qe qenka njeri kafsha me poshter ne planet |(atehere ti po aludon qe je kafsh e poshter i vetvetes,por qellimin po'e e mban kinse je nje virtyt njerzor ketu po bjen kundershtim me vetveten )JO ne Sepse ti je duke jetuar me ni frymezim njerzore jo shtazor-o dibidus ,Kafshet sikurse tij,analfabeta filozofik(qe ben shpikje degjeneruse prej mendjes se kalbur vrasin,maltretojn,edhe bejn kesil lloje knaqesis Por jo te gjithe qe ju vete e keni theksuar

PIka e dyte Uji

Kur’ani i përmend llojet e ndryshme të ujit dhe i kategorizon sipas shkallës së pastërtisë. Kur’ani identifikon ujin e shiut si të pastër, kurse ujin e freskët nga lumi dhe krojet (burimet) e shënon si ujë të ëmbël, dhe ujin që përmban nivel të lartë të kripës e shënon si ujë të kripur (hidhur).
Uji i pastër

Kur’ani flet për ujin e destiluar. Allahu s.v.t. thotë: “Edhe Ai është, që i lëshon erëra myzhde në prag të mëshirës së Tij (shiut) dhe Ne lëshuam prej qiellit ujë të pastër.” (Furkan-48)

Duke menduar rreth këtij ajeti, vijmë në zbulim se ai na drejton në specifikimin të cilët shkencëtarët sot e shënojnë si ujë të destiluar. Ato kanë zbuluar se uji të cilën ne e pimë përmban shumë lloje të ndryshme të thërmive dhe organizma. Një gotë ujë për të pirë të cilën ne themi se është e pastër ajo në fakt përmban miliona organizma njësoj ka edhe bakterie dhe virus, si dhe elementet kimike, në mes të cilave ka edhe hekur, bakër, alumin, natriumi, magneziumi dhe kalcium këto janë edhe materie organike, si ulje, pluhur dhe të ngjashme. Gjitha këto gjenden në ujin të cilën ne e thërrasim ujë të pastër.

Shkencëtarët kanë vërtetuar se uji i tillë mund të pastroj me anë të procesit të destilimit, me ngrohjen e ujit deri në pikën e vlimit, akumulimit. Si rezultat i këtij procesi fitohet uji i destiluar e cila është e pastër në masë të madhe. Shkencëtarët thonë se uji më i pastër i destiluar është uji i shiut para se të përzihet me të fëlliqurën, duke e pastruar me procesin e destilimit, me ngrohjen e ujit deri në pikën e vlimit dhe akumulimit.

Civilizimi modern ka sjell deri te fëlliqësia më e madhe. Lëshimi i pikave të shiut e pastron atmosferën, shiu , i cili është i destiluar, ka forcë të veçantë duke shfaq substanca të ndryshme. Ajo absorbon nga atmosfera sumpor dhe materie dhe minerale njësoj sikur plumbi toksik nga e cila bëhet e hidhur. Me dallim nga koha jonë, në kohët e lashta uji i shiut ka qenë plotësisht i pastër ngase atmosfera nuk ka qenë e ndotur.

Kur shiu arrin në toke, filtrohet duke kaluar rrugë të komplikuar nëpër tokë dhe male, gjatë atij udhëtimi bëhet shija bazike e shiut. Nga ato shkaqe gjejmë se uji i burimit ka shije, kurse uji destiluar nuk ka fare shije.

Uji i shiut në fakt është ujë i destiluar, bëhet si rezultat i avullimit të detrave, kondensimit të tyre në formë të reve dhe lëshimin në tokë në formë të shiut. Për atë shkak është më të vërtet e pastër.

Dielli Tokës i jep energji të madhe për t’u mbushur në formë rrezatimi solar, posaçërisht rrezatimi me infratëkuqe ose ngrohja. Ajo e ngroh krejt ujin e cila arrin në avull të paparë, e pastaj shpërndahet në atmosferë. Përafërsisht 22% rrezatimi i Diellit i cili arrin në Tokë i ngroh oqeanet, detrat, liqenet dhe lumenjtë duke e shndërruar ujin në ujë të avullit vetëm ujin e pastër, kurse mbeten mineralet e shkrira, sidomos në formë të kripës tek detrat. Ai proces faktikisht është destilimi (pastrami) i ujit me ndihmën e energjisë Diellore.

Shiu më mirë e largon papastërtinë sesa uji i thjeshtë, dhe përdoret si mjet për dezinfektim. Është e pastër nga viruset dhe bakteriet dhe posedon cilësi të madhe të absorbimit të metalit, gazrat dhe thërmitë e pluhurit me të cilat vijnë në kontakt, dhe për atë shkak është antiseptik për atmosferën.

Fjala “Tahara”, e përdorur në këtë ajet, ka kuptimin largimin e papastërtisë. Nga këto që thamë mund të thuhet lirisht se ato plotësisht përgjigjen atë që Kurani thotë për ujin e shiut: ” dhe Ne lëshuam prej qiellit ujë të pastër”. (Furkan-48)

Ekzistojnë zbulime të reja të shiut të cilët tregojnë shkencëtarët, siç është aftësia e ringjalljes së qelizave në trupin e njeriut, në masë të madhe se sa që posedon uji i thjesht. Vërtetohet gjithashtu se, shiu posedon energji, që pozitivisht ndikon dhe mban gjendjen psikike tek njerëzit. Nuk është për çudi se Kur’ani i përmend këto karakteristika të shiut, shumë qartë në ajetin në vazhdim thuhet: ” Dhe kur Ai ju kaploi me një kotje (gjumë) që ishte siguri për ju nga ana e Tij, ju lëshoi shi nga qielli për t’ju pastruar me të, largoi prej jush shtimet e shejtanit, e që të fuqizojë bindjen në zemrat tuaja dhe t’ju përforcoj me të (me shi) këmbët tuaja”. (Enfal-11)



Uji i freskët, i ëmbël

Qartë tregohet se Kur’ani bën dallimin mes fjalëve “tahur” (pastër) dhe “furat” ujë i (ëmbël)’

” dhe Ne lëshuam prej qiellit ujë të pastër”. (Furkan-48)

“… ky i ëmbël shuan etjen” . (Fatir-12)

Ujin të cilin e pimë nga lumi, burimi dhe bunari ka shije të ëmbël por përmban materie të caktuara si hekur të cilit ujë i jep shije të ëmbël. Shiu, uji i destiluar, nuk kanë shije, por kur arrin në tokë, përzihet me mineralet dhe kripen, atëherë merr shije karakteristike, dhe bëhet “furatan”, ujë i ëmbël me shije të pranueshme. Ashtu sikurse Kur’ani flet për ujin e lumit, ujin për të pirë e thekson si të “ëmbël” e jo të ” pastër”.



Ujë i hidhur, i kripur

Duke lexuar ajetin në vazhdim: “35:12.” E nëse janë të njëjtë dy dete; ky i ëmbël shuan etjen dhe pirja e tij është e lehtë, e ky tjetri i njelmëti djeg…”(Fatir-12)

Shihet qartë se Allahu xh.sh., të dy llojet e ujit i përshkruan si dy cilësi, për dallim nga uji i shiut të cilët e përshkruan vetëm njëherë. Pse? Nga sqarimi i mëparshëm pamë se shiu nuk ka as shije as erë, ajo është plotësisht ujë i pastër, dhe se vetëm një atribut “i pastër” plotësisht e përshkruan. Dhe për ujin e cekët, e cila lëviz çdoherë, edhe për këtë Allahu xh.sh. e përshkruan me fjalën “e freskët” dhe ” e ëmbël”. Edhe uji i detit është përshkruar me dy atribute si: ” e kripur” dhe “e hidhur”.

Kur’ani nuk e përshkruan si cilësi vetëm si atribut për kripshmëri në vetvete, pra nuk është thënë “kurse tjetra është e kripur”, përkundrazi, thuhet se: ” kurse tjetra është e kripur dhe e hidhur”. Nga aspekti shkencor do të ishte e pamundur të thuhet se uji i detit përmban krip, ngase edhe uji i ëmbël përmban lloje të ndryshme të kripës. Dhe për këtë shkak duhet të përshkruhet niveli i kripësisë që të definohet kripësia e ujit të detit. Pra, kjo është ajo që thuhet ne Kur’an.

Fjala “uxhaz”, e cila paraqitet në Kur’an për ta përshkruar ujin e kripur, d.m.th. se kalohet kufiri, e kjo është ajo që e gjejmë të uji i detit, niveli i pakufishëm i kripës. Për atë shkak për ne është e qartë pse Allahu xh.sh. ujin e kripur e përshkruan edhe si të hidhur.

Kur’ani është libër i parë i cili zbulon cilësinë e dezinfektimit nga shiu, ose ujin e destiluar, dhe kjo karakteristik nuk është përmendur vetëm kur është në pyetje uji i cili lëshohet nga qielli. Kurani saktësisht bën dallim ndërmjet ujit të pastër, të ëmbël dhe të njelmët, dhe të gjitha terminet i vëndon në vendin e duhur.

Le të jetë Allahu i Lartësuar, çdo fjali në Librin e Tij padyshim është me përgjegjësi. Pyetja e cila ju parashtrohet skeptikëve kur janë në pyetje muxhizet (mrekullitë) shkencore të Kur’anit është: Nëse Kur’ani është prodhim i mendjes së njeriut, a do të ishte e mundur të bëjë dallim ndërmjet termineve që i theksuam më lartë para XIV shekujsh. Evidente është se Kur’ani flet për këto specifika shumë shekuj më përpara para se fizika dhe kimia ti vërtetoj. Kur’ani është libër i parë i cili bën sqarimin e llojeve të ndryshme të ujërave që gjenden në natyrë, dhe kjo është sqaruar në mënyrë të përkryer dhe është material vërtetimi se nga e ka prejardhjen ky Libër.


Pika e trete TOKA

Kur të shohim ajetet e Kur’anit: “…dhe as nata s’është para ditës …”47
All-llahu xh.sh. në suren Ja-Sin thotë: “As dielli nuk duhet ta arrijë hënën, dhe as nata s’është para ditës …”
Fjala këtu është për rregullat e gjithësisë. Dielli nuk mund ta arrijë hënën, sepse siç është thënë nga shkencëtarët, ato lundrojnë nëpër orbita të veçanta. Kjo e vërtetë shkencore është zbuluar tani pak para disa vitesh, kurse Kur’ani e ka sinjalizuar që para katërmbëdhjetë shekujsh. “…dhe as nata s’është para ditës…”.
Pra, dita s’është para na¬tës dhe as nata s’është para ditës. Kjo jep të kuptohet, se nata dhe dita ishin prezente në të njëjtën kohë, e kjo nuk mund të ndodhë nëse toka nuk është e rrumbullakët.


Këtu, All-llahu për qëllim kishte të eliminonte një realitet të gabuar. Arabët thonin se nata është para ditës. Tek arabët dita fillonte pasi të perëndojë dielli. Kështuqë, muaji Ramazan vërtetohej pasi të perendojë dielli në fund të muajit Shaban, Bajrami vërtetohej në perendimin e ditës së fundit të muajit Ramazan. Nëse arabët thonin se nata është para ditës kjo nënkuptonte se dita nuk është para natës.
Këtu kemi të bëjmë me dy të vërteta. Nata është para ditës, si dhe dita nuk është para natës. All-llahu këtë e la pa e kundërshtuar, sepse ishte një e vërtetë. Ai ju tha atyre se thënja juaj është e vërtetë, por, këtu shtoi edhe thënien: “edhe nata s’është para ditës”.
Pra, dita s’është para natës dhe as nata s’është para ditës. Kjo jep të kuptohet, se nata dhe dita ishin prezente në të njëjtën kohë, e kjo nuk mund të ndodhë nëse toka nuk është e rrumbullakët. Ky nuk është kuptimi i fundit i këtij ajeti. All-llahu xh.sh. dëshiroi ta përmirësojë këtë realitet, dhe e bëri të qartë se nata dhe dita ekzistojnë në të njëjtën kohë në rruzullin tokësor. Me këtë na sinjalizoi për realitetin e krijimit të tokës. Sikur All-llahu ta krijonte tokën në formë të rrafshtë në momentin kur ajo u krijua, dielli do të ishte prezent, dhe atëherë do të thonim se dita është para natës, sepse nata erdhi më pastaj. Por, All-llahu na thotë se as dita dhe as nata, nuk e parakuptojnë njëra tjetrën sepse janë të krijuara në një kohë. Kjo është argument se toka është krijuar në formën e rumbullakët. Forma e vetme është kjo e cila e vërteton se nata dhe dita janë krijuar (u gjendën) në të njejtën kohë.
Kjo e vërtetë u vërtetua atëherë kur mendja e njeriut u angazhua dhe filloi të hulumtojë thellë në kuptimet e ajeteve Kur’anore. Kështuqë, shohim se All-llahu xh.sh. na ka sinjalizuar, edhe me këtë shembull, që ne të kuptojmë se toka është në formë të rrumbullakët, edhe atë vetëm me pak fjalë.


SHERIMI'NGA KUR'ANI
Kurani eshte sherim per besimtaret. Allahu i Madheruar thote: "Thuaj: “Ai (Kurani) është udhërrëfyes dhe shërim për besimtarët”. Por ata që nuk besojnë, janë të shurdhër dhe të verbër, njësoj si të thirreshin prej vendeve të largëta." [Fussilet, 44] Dhe thote: "Ne shpallim nga Kurani atë që është shërim dhe mëshirë përbesimtarët e që mohuesve keqbërës u shton vetëm humbje." [El Isra, 82]. Allahu nuk ka zbritur nga qielli ndonje sherim me te dobishem, me gjitheperfshires, me madheshtor dhe me efektiv per heqjen e semundjes se sa Kurani, i cili eshte sherim per zemrat nga semundja e injorances, e dyshimit, e pasigurise, etj. Do te mjaftonte vetem surja "El Fatiha" per t'u kuruar me te nga çdo semundje e shpirtit dhe e trupit, nese njeriu do ta praktikonte ashtu si duhet kurimin me te. Si behet kjo? Dije se te gjitha ajetet qe lexohen per sherim, lutjet dhe rukjet e ndryshme qe kane ardhur ne Kuran dhe Sunet, jane te dobishme dhe sheruese ne vetvete, por megjithekete ato kerkojne pranim nga zemra dhe vendosmeri te forte nga i semuri.

Me fjale te tjera, njeriu duhet ta lidhe zemren e tij me Krijuesin e saj, t'i lutet vetem Atij qe ta sheroje ate, dhe te jete i bindur se sherimi eshte ne Dore te Allahut, dhe nga ilaçet me te mira per sherim eshte Libri i Allahut. Duke qene se zemra i nenshtrohet Allahut dhe e pranon kuren me Librin e Tij, dhe njeriu ka vendosmeri te forte ne kurimin me Librin e Allahut dhe me lutjet pejgamberike, atehere njeriu sherohet me sherim te plote nga Allahu i Madheruar, sepse ne kete rast ka ndodhur ajo qe ka thene Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem): "Për çdo semundje ka ilaç, dhe nese qellohet ilaçi i semundjes, njeriu sherohet me lejen e Allahut." [Muslimi, 2204].

Muslimani duhet te lexoje sa me shume Kuran, ose te degjoje sa me shume Kuran nese nuk mund te lexoje, dhe te perpiqet sa me shume qe te mesoje te lexoje Kuranin arabisht, sepse keshtu ai ruan veten dhe shtepine tij nga çdo e keqe dhe e lidh ate me Allahun e Madheruar, dhe keshtu nuk mbet me vend per te keqen, as per stres e as per semundje, as per magji e as per xhin, por vetem per engjej e per hajer, e Allahu eshte Ai i cili e ka ne dore suksesin, prandaj lutjuni Allahut sa me shume.

Ketu do te gjeni nje varg recituesish te ajeteve Kuranore qe jane perdorur dhe perdoren nga dijetare e mjeke muslimane per kurimin e te semureve qe jane prekur nga magjia, syri i keq, dhe shpirtrat e keqinj (xhinet) ne pergjithesi, madje edhe per semundje te tjera te ndryshme, siç behet me recitimin e ketyre ajeteve mbi disa produkte natyrale qe jepen si ilaç. Nuk duhet te kete shtepi muslimani qe te mos degjohet Kuran çdo dite ne te, por ata qe kane shqetesime te ndryshme duhet te degjojne patjeter Kuran, dhe veçanerisht keto ajete qe perfshihen ne ate qe quhet "Rukje e ligjshme ne Islam". Ju mund te zgjidhni recituesin qe deshironi ne tabelen e meposhtme dhe te degjoni Rukjen e plote çdo dite, gje e cila nuk ju merr me teper se nje ore kohe.
User avatar
SatanMyMaster
Posts: 154
Joined: Tue Apr 13, 2010 2:27 pm
Contact:

Re: 4,4 TRILIONË FUNTA KUSH VËRTETON TEORINË E DARVINIT!

Post by SatanMyMaster »

hardman wrote:
gabimin ma t madh pe ban qe po fole ne emer t librav t shejta pa pas kompetenca per ate pune, nuk e di ku pe merrni gjithe ate guximi me fole per diqka qe se ki studju

shembull konkret shkrimin ma nalt edhe plus punen e misvakut qe se ke dite e ke than ska pase.
dosti jem kallxona ti najsen per punen qe ki njohuri e mos shkretu, ty bashge po t pershtatet ai shembulli qe e kam shkru e qe e ka tregu Jakup Asipi e qe guerila keshke me shkronja a n realitet garant i ka mshu murit me kry.
Eshte nje liber nuk eshte ku me ditur cka, liber i bere nga letra dhe shkronjat, nuk ka shpirt e as nuk ndien asgje, pra eshte nje send i vdekur.
Misvaku - haha me bere me qeshur, por cka ka lidhje mizvaku me ato qe fole o njeri por mos fol palidhje se edhe sot ata vellezerit e tu ne Afganistan, Irak, Pakistan, Indonezi, Kuvajt, Arabi, etj nuk i lajne dhembet, u vie era sikur berllog etj. Problemi eshte se ju merreni me te kaluaren kurse e kaluara nuk kthehet por duhet te mesohet nga gabimet e bera.
Tung dhe debati per kete mbaron me sonte.
User avatar
GzI3mOsS
Posts: 1085
Joined: Thu Nov 20, 2008 7:21 pm
Location: United colours of Prishtinë

Re: 4,4 TRILIONË FUNTA KUSH VËRTETON TEORINË E DARVINIT!

Post by GzI3mOsS »

Satan , ti je arsye e mire per me vleru un vetveten shum ma teper !
User avatar
GzI3mOsS
Posts: 1085
Joined: Thu Nov 20, 2008 7:21 pm
Location: United colours of Prishtinë

Re: 4,4 TRILIONË FUNTA KUSH VËRTETON TEORINË E DARVINIT!

Post by GzI3mOsS »

qka mujta me pa qaty , veq deshta me dit prej kujt e paskan majmunat qaty prejardhjen mase na e paskem prej tyne , edhe pse qikjo spo ndodh edhe ndit t'sotit , bile spaku sa majin men gjeneratat tona , edhe a ma shum o per mu besu qe me 1 garazh , jon do hekra qaty edhe qohet 1 frym edhe e maron 1 boing plane , apo qe e ka marru filon personi ! un per veti kisha thon qe e ka maru dora e njerit , sen qe nuk menoj qe ky univers u bo vet !

fort e kopallat po shkojshin , mozomakeq far mnyre e tmenumit :S
User avatar
Nightwrath
Posts: 1214
Joined: Tue Mar 31, 2009 8:56 pm
Location: Kumanove

Re: 4,4 TRILIONË FUNTA KUSH VËRTETON TEORINË E DARVINIT!

Post by Nightwrath »

GzI3mOsS wrote:Satan , ti je arsye e mire per me vlersu un vetveten shum ma teper !
veq cka e prish me fol ma shum :) >>
User avatar
hardman
Posts: 304
Joined: Wed Nov 18, 2009 5:17 pm

Re: 4,4 TRILIONË FUNTA KUSH VËRTETON TEORINË E DARVINIT!

Post by hardman »

SatanMyMaster wrote:
hardman wrote:
gabimin ma t madh pe ban qe po fole ne emer t librav t shejta pa pas kompetenca per ate pune, nuk e di ku pe merrni gjithe ate guximi me fole per diqka qe se ki studju

shembull konkret shkrimin ma nalt edhe plus punen e misvakut qe se ke dite e ke than ska pase.
dosti jem kallxona ti najsen per punen qe ki njohuri e mos shkretu, ty bashge po t pershtatet ai shembulli qe e kam shkru e qe e ka tregu Jakup Asipi e qe guerila keshke me shkronja a n realitet garant i ka mshu murit me kry.
Eshte nje liber nuk eshte ku me ditur cka, liber i bere nga letra dhe shkronjat, nuk ka shpirt e as nuk ndien asgje, pra eshte nje send i vdekur.
Misvaku - haha me bere me qeshur, por cka ka lidhje mizvaku me ato qe fole o njeri por mos fol palidhje se edhe sot ata vellezerit e tu ne Afganistan, Irak, Pakistan, Indonezi, Kuvajt, Arabi, etj nuk i lajne dhembet, u vie era sikur berllog etj. Problemi eshte se ju merreni me te kaluaren kurse e kaluara nuk kthehet por duhet te mesohet nga gabimet e bera.
Tung dhe debati per kete mbaron me sonte.
po t dhem po,
ski ni kurre per misvak per shkak t injorances qe e ki , shkrujshe ku kan dite at her mi la dhamt.

qellimi jem i debatit eshte me msu dikush diqka e jo me qit dikon poshte ama ti vet pe qet veten poshte.



a i lexove shkrimet e lanit.

po si ke lexu jo ehde plus sa video shkencore qe ti kam kallxu une, se t dhem ki qef me kan injorant i tutesh dijes.

seriozisht me tu dhimt.
Post Reply