j.lo ndahet nga burri i 3-te

Per tema qe nuk kane kategori perkatese

Moderators: Beka Floyd, bg82, username

Post Reply
User avatar
darian
Posts: 1040
Joined: Wed Nov 05, 2008 4:50 pm
Location: .www

j.lo ndahet nga burri i 3-te

Post by darian »

Këngëtarja dhe aktorja amerikane Jennifer Lopez i ka dhënë fund martesës së saj me bashkëshortin Mark Anthony.

“Kemi vendosur ta përfundojmë martesën tonë. Ky ishte një vendim shumë i vështirë. Kemi arritur konkluzione miqësore për të gjitha çështjet. Është një periudhë e vështirë për të gjithë, dhe ne vlerësojmë respektimin e privatësisë në këtë kohë”, ka thënë Lopez në një komunikatë në faqen e saj zyrtare.

Kjo i jep fund martesës së tyre 7 vjeçare. Lopez, 41 vjeç dhe Anthony, 42, janë martuar në vitin 2004 dhe kanë binjakët 3 vjeç, Max dhe Emme.

Kjo ishte martesa e tretë për Lopez dhe e dyta për Anthony.

Jennifer ishte e martuar së pari për më pak se një vit me Ojani Noao, kurse më pastaj edhe me valltarin Cris Judd (2001-2003).

Shikoni se çfarë duhet të ndajnë nga pasuria e madhe këta dy të divorcuar.


http://www.kohaditore.com/index.php?page=1,6,62749

pak me vones po ma mir vone se kurre.
ps.viagra siduket ka shku ne deti
Post Reply