Mendime filozofike - proverba, fjal te urta...

Per tema qe nuk kane kategori perkatese

Moderators: Beka Floyd, bg82, username

User avatar
krehox
Posts: 1197
Joined: Sun Sep 12, 2004 3:59 pm
Location: WAR LAND
Contact:

Post by krehox »

QENI KUR TI AFROHET EXHELI SHKON PSHUR NMUR T`XHAMIS........
User avatar
TuTa
Posts: 3952
Joined: Sat Jan 08, 2005 10:23 pm
Location: somewhere out there is my life. . .destination unknown
Contact:

Post by TuTa »

Ata qe pine kane nje problem, kur kane qezim pine per te festuar, kur kane hidherim pine per te hequr mendjen dhe kur s'ndodh asgje, pine qe ti ndodhi diqkaa. . .
User avatar
hmm girl
Posts: 78
Joined: Sun Oct 22, 2006 7:22 pm
Location: FERIZAJ

Post by hmm girl »

-Kur e ke kemben jasht gremines, eshte e leht te japesh keshilla.
-Mos i bëj tjetrit atë që s'do të ta bëjnë ty.
-NJeriu ideal ka fuqin e mashkullit dhe ndjenjat e femres.
-Budalla nuk eshte ai qe nuk di,por ai qe kujton se i di te gjitha.
-Nuk ka nje te vertete absolute dhe kjo eshte absulutisht e vertet
Last edited by hmm girl on Wed Dec 13, 2006 3:14 pm, edited 1 time in total.
User avatar
DeSeRtRoSe
Posts: 886
Joined: Thu Aug 24, 2006 3:53 pm

Post by DeSeRtRoSe »

You can't separate peace from freedom because no one can be at peace, unless he has the freedom.

(Nuk mund ta ndash paqen nga liria sepse askush nuk mund te jete ne paqe pa pasur lirine).
User avatar
AC/DC
Posts: 339
Joined: Sun Feb 07, 2010 7:38 pm

Re: Mendime filozofike - proverba, fjal te urta...

Post by AC/DC »

Jam i mendimit që është intervista forma e re e artit. Dhe mendoj që auto-intervista është esenca e krijimtarisë. Ti bësh pyetje vetvetes dhe të mundohesh të gjesh përgjigjet. Shkrimtari është pikërisht ai që i jep përgjigje një serie pyetjesh të pabëra. Ngjan paksa me përgjigjen e pyetjeve në bankën e dëshmimtarëve. Eshtë ajosituatë e pazakontë në të cilën mundohesh të saktësosh diçka të ndodhur në të kaluarën dhe ku mundohesh të kujtosh me ndershmëri se kush ishin qëllimet që kishe. Eshtë një ushtrim mental deciziv. Një intervistë të jep shpesh mundësinë ti vësh përballë mëndjes tënde një rradhë pyetjesh, gjë që për mendimin tim është ajo që nënkuptohet për art. Një intervistë të jep edhe rastin të fshish të gjitha gjërat e kota…. duhet të kërkosh të jesh i qartë, shprehës, në temë…jo më stërzgjatje. Forma e intervistës i ka rrenjët e saja në konfesimin, në debatin dhe në krahasimin e kryqëzuar. Pasi ke thënë diçka një herë, nuk ka më mënyrë për të trajtuar. Tepër vonë. Eshtë me të vërtetë një moment thelbësor. Unë jam tepër i varur nga loja e artit dhe literaturës: heronjtë e mi janë artistë ose shkrimtarë. Kam dashur gjithnjë të shkruaj, por pastaj kam menduar se s’do të kishte dalë ndonjë gjë për të qenë deri sa kur dora ime të merrte lapsin dhe të fillonte të lëvizte për hesap të vet, pa më përzier aspak mua. Si shkrimi automatik. Por kjo nuk ndodhi kurrë. Natyrisht kam shkruar disa poezi; aty nga e katra apo e pesta elementare, më duket, kam shkruar një poezi të titulluar Pony Express. Eshtë e para që kujtoj. Ishtë një nga ato poezitë tip ballade. Sidoqoftë nuk arrita asnjëherë t’a përfundoj. Horse Latitudes e kam shkruajtur kur isha në Gjimnaz. Kam pasur gjithnjë një thes me blloqe, në Gjimnaz dhe në Universitet: pastaj kur mbaroi shkolla, për ndonjë arsye të kotë – apo ndoshta ishte mençuri – i hodha tutje të gjithë…Shkruaja në ato blloqe notë pas note. Por ndoshta po të mos i kisha flakur nuk do të kasha shkruar asnjëherë diçka origjinale – sepse ishin më tepër grumbuj gjërash që kisha lexuar apo dëgjuar, si citime prej librave. Besoj se po të mos isha liruar prej tyre nuk do të kisha qenë kurrë i lirë. Dëgjoni, poezia e vërtetë nuk thotë asgjë, rrjeshton vetëm mundësi. Hap të gjithë dyert. Dhe ju mund të kaloni nga ajo që dëshironi. …dhe ja pse poezia më tërheq kaq shumë… sepse është e përjetshme. Për deri kur të ketë njerëz, njerzit mund të kujtojnë fjalët dhe kombinimet e fjalëve. Askush tjetër sikurse poezia dhe kënga ka mundësinë të mbijetojë një olokausto. Askush nuk mund të mbaj mend një tregim të tërë. Askush nuk mund të përshkruaj një film, një skulpturë, një pikturë por, përderisa të ketë qenie njerzore, këngët dhe poezia mund të vazhdojnë. Në qoftë se poezia ime kërkon të arrijë diçka, është të lirojë njerzit nga mënurat e kushtëzuara në të cilat sheh dhe dëgjon./rockshqip.com

Los Angeles, 1969- 71 – JIM MORRISON
Post Reply