John Lee Hooker

Post Reply
User avatar
WildMan
Posts: 48
Joined: Fri Oct 14, 2005 2:28 am
Location: n'karrig

John Lee Hooker

Post by WildMan »

John Lee Hooker qka u a mer mendja per ket blues gitarist shum shum shum te mire ....?

sa e ngoni ?

a cila kange ju pelqen ?
Powerslave
Posts: 3290
Joined: Mon Apr 26, 2004 6:48 pm
Location: Mbreterine e Maskave

Post by Powerslave »

E di se oshte zezake e ka nji sned me santanen qe me kall shume diqka e kom ngu ne hard rock
User avatar
WildMan
Posts: 48
Joined: Fri Oct 14, 2005 2:28 am
Location: n'karrig

Post by WildMan »

ka shum sene veq nuk din njerzt me nguuuu
User avatar
BBKing
Posts: 31
Joined: Wed Feb 08, 2006 10:00 am
Location: Prishtine
Contact:

Post by BBKing »

John Lee Hooker gitarist edhe vokalist i qart e seni ma i qart o qi i bjen edhe harmonikes edhe ata i bjen shum smut. Osht shum muzicient i mir une sdi per veti e ngoj shum.. shum i ka senet e mira e sidomos solot me gitare i ka shum interesante shume i ka ndryshe prej krejtve... i like him.

senet e tina qe m pelqejn mas shumti:
Boom Boom, I'm in the mood, the healer, boogie chillen, chill out (ft. Carlos Santana), etj etj
User avatar
g1ca
Posts: 1912
Joined: Wed Jan 04, 2006 3:12 pm
Location: in bloodpej
Contact:

Post by g1ca »

i ka do sende tforta me santanen po konga e ti qem pelqen osht BOOM BOOM BOOM shum send i mir osht
User avatar
Julai
Posts: 3
Joined: Tue Aug 28, 2007 3:13 pm

Post by Julai »

John Lee Hooker - Dimples
*Laddy Zeppelin*
Posts: 56
Joined: Fri Aug 31, 2007 4:05 pm
Location: Venus-PM
Contact:

Post by *Laddy Zeppelin* »

sa keq qe spaska hecur si teme...shume anetare ketu 5-6 postime?? nejse
mbetet i madh ... kenget:Boogie chillen´ , Boom boom,Diples,This is Hip,Chill out,I´m in the mood....
User avatar
Zagor
Posts: 669
Joined: Mon Sep 29, 2008 1:32 am
Location: Gjermani

Re: John Lee Hooker

Post by Zagor »

Image

John Lee Hooker King of Boogie

ka lindur 22. 08. 1917 ne Clarksdale, Mississippi dhe ka vdekur me 21.06.2001 ne Los Altos, Kaliforni

John Lee ishte nje nga 11 femijet ne familjen Hooker ku ne vitin 1923 nena e tij Minnie ndahet nga burri , nga babai i tij... dhe martohet me nje mbledhes pambuku me emrin William Moore , ky Tipi i cili e zavendeson babain e John Lee perveq mbledhjes se pambuurt ishte nje Blues muzikant gjat kohes se lirë...keshtu qe John Lee ne moshen 6 vjeqare i afrohet Blues-it
dhe perveq kendimit ne kor interesohet edhe per drejtime te tjera te Blues-it...
kete kohë ma von e pershkruan me vargjet :

..One night I was layin' down,
I heard mama 'n papa talkin'
I heard papa tell mama, let that boy boogie-woogie...

.. ne moshen 9 vjeqare del nga shtepija dhe niset per ne qytet , deri ne moshen 14 vjeqare ai i ndryshon qytetet... me nje gitare me veti per ta fitue buken e gojes..ne moshen 14 vjeqare shkon ne Memphis - Tennessee , ku shumica e donin ta ndegjoni se kishte nje ritem karakteristik ne gitare edhe nje za te fuqishem , ne klube nuk e pranonin si muzikant shkaku i moshes dhe keshtu bete muziken rrugve edhe kur e thirnin ne ndonje gazmend privat kuptohet vetemse per nje racion ushqimi...

ne vitin 1934 martohet edhe shperngulet ne Detroit- Michigan , dhe punsohet me nje fabrikë , muziken e bante vetemse gjat kohes se lirë deri ne vitin 1937 , ku fillon per her te parë te bej muzik me nje klub ... pasi e shohin talentin e tij i thon ri ketu se do te paguajm diqka ma teper ...
ne vitin 1948 i filloi ingjizimet e para , ne singel pllaka me kanget Stomp Boogie, Black Man Blues edhe Shake your Boogie ne ate koh ishte edhe kanga Boogie Chillun kang e cila nuk harohet kur..

ma von John Lee Hooker nuk kishte te ndalun , deri kah mesi i viteve te 60 ku ne Angli Blues muzika filloi te popullarizohet me te madhe , publiku Britanez i kerkonte artistet origjinal dhe filluan ndryshime te mdhaja ne muzik...
ne Britanin e madhe u ban British Blues
ndersa ne Amerik rryma te ndryshme Psychedelice nder te tjera edhe Psychedelic Blues ..
por John Lee mbeti origjinal pa e ndryshue stilin..e thirnin grupe te ndryshme per bashkpunim edhe ingjizim te LP-ve ku edhe pranonte , nder ta ishin si Canned Heat edhe Van Morrison
ne vitet 80-a lajmrohet ne Kultfilm Blues Brothers...
User avatar
Zagor
Posts: 669
Joined: Mon Sep 29, 2008 1:32 am
Location: Gjermani

Re: John Lee Hooker

Post by Zagor »

..edhe se nuk e donte komercializmin siq e dim te gjith , kanget e Tij u kenduan nga Rock muzikantat ma te mdhenj botrore siq ishin The Animals, The Doors , The Yardbirds , Eric Clapton, Van Morrison edhe shum te tjerë..
Bluesi i John Lee Hooker qysh nga fundi i viteve 40-a e deri ne ditet e sodit asht i pa harueshem
e them me nje siguri te plot qe nuk harohet deri sa te egziston muzika ... kanget e tij jan te pa vdekshme se jan me tekste ma origjinale qe egzistojn ne boten e muzikes , kanget kan hy nga jeta e tij drejt ne zemren e John Lee Hooker jan perzier me shpyrtin e tij te kthjellet dhe kan dalun nepermjet rifave te gitares dhe zeri i tij i fuqishem...

Image

nga viti 1980 ku kendon ne filmin Blues Brothers ku ne kete vit hyn me plot mburje edhe merit ne Blues Hall of Fame nuk ben ingjizime te reja deri me 1989
ku Pete Townshend ( The Who ) e ben muziklin The Iron Man , dhe i lutet qe te behet musafir ne kete punim muzikorë dhe ta kendoj pjeset e Iron Man-it : Over the Top dhe I Eat Heavy Metal...

ne fund te 1989 e nxjer albumin The Healer ku musafir jan C . Santana edhe Bonnie Raitt
album i cili e fiton nje Grammy .. John Lee Hooker u kthye perseri ishte ne moshen 72 vjeqar
dhe e beri duetin me Bonnie Raitt ma te famshmin ne historin jo vetem te Blues-it
por ne muzik ne pergjithsi ...ishte kanga ma e bukur e Blues-it tradicional I’m in the mood
dy vokale dhe dy gitare gjigante ....
__________________
Post Reply