Thirrje per aktiviste ne Kampanjen KOMRA

Lajme te pergjithshme rreth muzikes rock, faqes rocksonte etj.
Post Reply
User avatar
Beka Floyd
Moderator
Posts: 3066
Joined: Wed Dec 28, 2005 9:50 pm
Location: Prizren
Contact:

Thirrje per aktiviste ne Kampanjen KOMRA

Post by Beka Floyd »

Image
Thirrje për aktivistë në kampanjën e KOMRA

Nëse do që të marrësh pjesë në rrjetin më të madh të të rinjve në Kosovë dhe rajon, përfitosh përvoja të reja, dituri dhe shokë,duke luftuar për një qëllim human. Të dish më shumë rreth punës në grupe, organizimit të fushatave dhe paraqitjes publike.
Nëse mendon se është e rëndësishme që më në fund të vërtetohen faktet për të gjithë krimet e luftës në ish Jugosllavi, që familjet e të zhdukurve të mësojnë për fatin e më të dashurve të tyre, që krimet e tilla të mos përsëriten më.

Organizata Jo-Qeveritare Integra, me seli në Prishtinë fton që të angazhojë studente, aktiviste, apo anëtarë të asociacioneve të profileve të ndryshme në fushatën për mbledhjen e nënshkrimeve për themelimin e KOMRA-s. Komisioni rajonal që duhet të vërtetojë faktet rreth krimeve të luftës, thyerjeve tjera të rënda të të drejtave të njeriut të kryera në ish Jugosllavi prej mijëra të rinj nga rajoni do të jenë bartës të një fushate tejet të madhe e cila njëkohësisht do të ndërmerret në të gjitha vendet e ish Jugosllavisë.

Fushata për KOMRA deri më sot ka për të qenë rrjetëzimi më i madh i të rinjve nga rajoni.

Dhjetë vite pas përfundimit të konflikteve të armatosura në ish Jugosllavi: në asnjë shtet, nuk është finalizuar lista e atyre që u vranë në luftë, më shumë se 16.000 persona ende konsiderohen si të zhdukur. Me numrat e të vrarëve shpesh manipulohet për qëllime politike. Viktimat janë të margjinalizuara, zërat e tyre rallë dëgjohen në publik. Këto dhe shumë arsye tjera kanë çuar më shumë se 400 shoqata të viktimave, të zhdukurve, të burgosurve, gazetarëve, organizata për të drejtat e njeriut dhe 300 individë dhe mbi 300 OJQ, nga të gjitha kombësitë dhe perkatesite fetare nga ish Jugosllavia, të mbledhur bashkë në Koalicionin për KOMRA, që të avokojnë për krijimin e komisionit të pavarur ndërshtetërorë.
Gjatë muajve maj dhe prill në të gjitha vendet pasuese të ish Jugosllavisë do te mblidhen nënshkrime për themelimin e KOMRA-së. Kjo do të jete nisma e parë e ndërmarrë njëkohësisht në të gjitha shtetet pasuese të ish Jugosllavisë, prej fundit të konfliketeve të armatosura. Si pjesë më e rëndësishme e fushatës, mbledhësit e nënshkrimeve/aktivistët do të kenë rastin të përfitojnë përvoja të shkëlqyeshme duke punuar në mbledhjen e nënshkrimeve, në konferencat për gazetarë, në ngjarjet publike… Do të kenë rastin që të zhvillojnë aftësi të reja, nëpërmjet punës në grupe dhe paraqitjes publike, të njoftojnë të rinj nga qytete tjera dhe vende tjera të rajonit, dhe të përfitojnë përvojë në organizimin e fushatave të mëdha…
Të gjithë të interesuarit në fushatën për mbledhjen e nënshkrimeve në tërë Kosovën munden tël ajmërohen duke dërguar një CV të shkurtë(Curriculum Vitae) apo letër motivuese/interesi deri më 17 Prill 2011 në e-mail adresën [email protected]. Për informata më të hollësishme mund të kontaktohet në numrin 038 246 717 apo të vizitojnë faqen elektronike http://www.ngo-integra.org

Mbledhësit e nënshkrimeve/aktivistët do të jenë të obliguar ti grumbullojnë në rajonin e tyre të paracaktuar. Periudha për grumbullimin e nënshkrimeve do të jetë rreth 6 javë, duke filluar nga 26 Prill 2011. Të gjithë aktivistët pas grumbullimit të nënshkrimeve do të paguhen me shumën prej 100 euro.

Aplikuesit e përzgjedhur do ti nënshtrohen nënshkrimit të kontratës me organizatën Integra, kontratë kjo e cila do ti përcaktojë përgjegjësitë e të dyja palëve. Nënshkrimet e mbledhura do ti dorëzohen të gjithë parlamenteve në rajon, duke ia bashkangjitur edhe Statutin e komisionit.

http://www.perkomra.org

http://www.ngo-integra.org

Address: Str.Rrustem Statovci nn, Object II Floor 3 No.3, Prishtina, Republic of Kosovo, +381 38 246 717, http://www.ngo-integra.org
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.
Massive Attack
Posts: 762
Joined: Wed Aug 18, 2004 1:00 am
Location: in limbo

Re: Thirrje per aktiviste ne Kampanjen KOMRA

Post by Massive Attack »

Nenshkruaj!

Per vete. Per te ardhmen. Qe te dihet. Qe te mos harrohet. Qe te mos perseritet. Qe te vazhdojme tutje. TE JETOJME ME LEHTE.


Nenshkruaj Online:

http://support.perkomra.org/intro.php?lang=sq


Përshkrimi i projektit
Koalicioni për KOMRA mbledhë më shumë se 1500 shoqata të viktimave, organizata dhe individë nga të gjitha shtetet e ish-RSFJ-së. Në mesin e tyre janë shoqatat e familjarëve të të zhdukurve, veteranë, gazetarë, pakica, organizata për të drejtat e njeriut. Koalicioni avokon formimin e KOMRA-s, Komisionin Regjional i Ngarkuar me Gjetjen e Fakteve për të Gjitha Viktimat e Krimeve të Luftës dhe Shkeljeve Tjera të Rënda të Drejtave të Njeriut të Kryera në Territorin e ish-Jugosllavisë në periudhën kohore nga viti 1991 deri në vitin 2001.
User avatar
V | a G r a
Posts: 12726
Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
Location: Pr!sht!n
Contact:

Re: Thirrje per aktiviste ne Kampanjen KOMRA

Post by V | a G r a »

Massive Attack wrote:Nenshkruaj!

Per vete. Per te ardhmen. Qe te dihet. Qe te mos harrohet. Qe te mos perseritet. Qe te vazhdojme tutje. TE JETOJME ME LEHTE.
:arrow:
Post Reply