Jimi Hendrix, misteri dhe legjenda

Lajme te pergjithshme rreth muzikes rock, faqes rocksonte etj.
Post Reply
User avatar
Mr.Exorcist
Administrator
Posts: 1820
Joined: Tue Feb 10, 2004 10:41 pm
Location: 029/
Contact:

Jimi Hendrix, misteri dhe legjenda

Post by Mr.Exorcist »

Image
Mëngjesin e 18 shtatorit të 1970-ës u gjend pa jetë në dhomën e një hoteli në Londër, trupi i Jimi Hendrix, një nga kitaristët më të mëdhenj të historisë botërore të muzikës, por edhe sot, 40 vjet më pas, miti i tij vazhdon t’i rezistojë kohës.

Versioni zyrtar i vdekjes nga pasojat e pijes së shumtë të konsumuar pak para ndarjes nga jeta nuk u besua nga shumë njerëz.

Ashtu sikurse edhe vdekjet e shumë yjeve të shuar në moshë të re, edhe ajo e Hendrix, 27 vjecar, u rrethua nga një mjegull misteri.

Hipotezat e ngritura flasin nga komplotet shtetërore, deri tek asgjesimi nga vetë agjenti i tij. Mediat e huaja bëjnë të ditur se në 2008-ën, parlamentarja e Shteteve të Bashkuara Cinthya McKinny ka folur për një komplot të qeverisë, që sipaj saj asokohe donte të eleminonte liderët me ngjyrë.

Zëra të tjerë thonë se agjenti i tij ka pranuar para se të vdiste, se e kishte vrarë për t’i marrë paratë e sigurimeve.

Por përpos hipotezave mbi vdekjen e kitaristit dhe këngëtarit Hendrix, ajo që është e sigurtë, mbetet gjenialiteti i artistit mëngjarash me duar të medha, që arrinte të kapte akorde të pamundura për të tjerët dhe influenca e tij me risitë që solli në zhvillimin e kitarës elektrike.

James Marshall Hendrix, ose sic njihet gjerësisht Jimi Hendrix, lindi më 27 nëntor të 1942-shit në Siatëll.

Ai konsiderohet si paraprirës i shumë strukturave dhe tingujve që më vonë u bënë evolucione të rock-ut, si për shembyll heavy metal.

Gjinitë e lëvruara prej tij shkojnë mes të tjerash nga blues-rock, rock psychedelic, apo hard rock.

Ndër performancat e tij më të famshme renditen ato të 1967-ës në Festivalin Ndërkombëtar të Pop-it në Monterej, ku Hendrix i ra kitarës me dhëmbë, pastaj pas shpine dhe në fund i vuri flakën.

Tjetra në Festivalin e Vudstokut 1969, ku luajti në mënyrë provokuese himnin amerikan të shtrembëruar nga ana muzikore.

Në 2003-shin, në klasifikimin e revistës “Rolling Stone”, Hendrix rezultoi si kitaristi më i mirë i të gjitha kohërave. Fakt është që 40 vjet pas vdekjes së tij, njihet dhe adhurohet edhe nga brezat më të rinj
Gitara
Posts: 2
Joined: Sat Sep 18, 2010 10:23 pm

Re: Jimi Hendrix, misteri dhe legjenda

Post by Gitara »

Duke thënë për artistë të caktuar(psh Jimi Hendrix)se jan bërë mit,menjëherë musikdashësit i pranojnë të pavërtetat për te.Është evidente që pas vdekjes së cilitdo artist fillojnë tendencat e mitizimit.
Jimi hendrix shquhet si gitarist,këngëtar dhe komozitor zezak,rocker që ishtë jo tipike për muzikantat mr ngjyrë.Gitarist mesatar me sens të dalluar për përdorimin e ngjyrave tonale në gitare elektrike që deri atherë ishte proplem për përdorusit e gitares elektrike.Më vonë teknika e mundësoi këtë me zbulimin e pajimeve për efekte të panumërta.
Është qesharake t thuhet se ka përdor akorde të pamundura.Të gjitha akordet e mundshme janë zbërthyer qe më se 300 vjet kështu që është shum e besushme t thuhet që Hendrix me 27 vjet jete edhe s ka mbri ti mësoj të gjitha akordet!
User avatar
Zagor
Posts: 669
Joined: Mon Sep 29, 2008 1:32 am
Location: Gjermani

Re: Jimi Hendrix, misteri dhe legjenda

Post by Zagor »

Image

edhe pse fizikisht nuk asht më ....per keto 40 vite , nuk asht ndie mungesa shpyrtrore e tij , ka qenë prezent gjithkah ne botë , muzika e tij ka jetue edhe asht popullarizue edhe ma shumë .. emri i tij kur nuk do te harohet ... deri sa te egzistoj instrumenti muzikorë gitarja , emri Hendriks do ta percjellë...


kot , mundohen disa gitarista me ja humb vleren Hendrix-it....
ai me 27 e ka bër atë qe deri ne atë koh ishte e pa mundur...

kjo per antarin Gitara :
- notat muzikore si dhe akordet e gitares kan egzistue gjithmonë ... por asht interesante se si i kombinon gitaristi .. e ket punë ma se miri e ka ber Hendrixi , po te kishte jetue edhe ma tutje Ai do te fitonte pervoj ma te madhe , nuk do te mete vetese me atë qe e kishte ...

p.s. Mr.Exorcist te lumtë per temen e hapur ... :rock:
User avatar
GzI3mOsS
Posts: 1085
Joined: Thu Nov 20, 2008 7:21 pm
Location: United colours of Prishtinë

Re: Jimi Hendrix, misteri dhe legjenda

Post by GzI3mOsS »

interesant .. gjithmon njerzt e mdhaj desin .. nisoj :o

puna o qe nese dikush din per " secret societies " , qe i bojn njerzt e mdhaj .. edhe n'baz t'tyne arrijn me transferu .. mnyren e veshjes etj etj .. ateher mujim me kuptu qysh kan dek gjith kta njerz .. legjendar
User avatar
David Gilmour
Posts: 5122
Joined: Sun Sep 09, 2007 9:05 am
Location: Prizren
Contact:

Re: Jimi Hendrix, misteri dhe legjenda

Post by David Gilmour »

busavata wrote:Image

edhe pse fizikisht nuk asht më ....per keto 40 vite , nuk asht ndie mungesa shpyrtrore e tij , ka qenë prezent gjithkah ne botë , muzika e tij ka jetue edhe asht popullarizue edhe ma shumë .. emri i tij kur nuk do te harohet ... deri sa te egzistoj instrumenti muzikorë gitarja , emri Hendriks do ta percjellë...


kot , mundohen disa gitarista me ja humb vleren Hendrix-it....
ai me 27 e ka bër atë qe deri ne atë koh ishte e pa mundur...

kjo per antarin Gitara :
- notat muzikore si dhe akordet e gitares kan egzistue gjithmonë ... por asht interesante se si i kombinon gitaristi .. e ket punë ma se miri e ka ber Hendrixi , po te kishte jetue edhe ma tutje Ai do te fitonte pervoj ma te madhe , nuk do te mete vetese me atë qe e kishte ...

p.s. Mr.Exorcist te lumtë per temen e hapur ... :rock:
:arrow: :arrow:
Post Reply