Albumet e Pink Floyd largohen nga tregu digjital
- Mr.Exorcist
- Administrator
- Posts: 1820
- Joined: Tue Feb 10, 2004 10:41 pm
- Location: 029/
- Contact:
Albumet e Pink Floyd largohen nga tregu digjital
Nëse kërkoni të blini albumet klasike të grupit Pink Floyd “The Wall” apo “Animals” si shkarkime digjitale, atëherë nuk keni fat.
Këto albume sikurse edhe albumet tjera “Dark Side of the Moon", pastaj "Wish You Were Here" dhe "The Final Cut" – të gjitha të lansuara nga Columbia Records por të shpërndara nga EMI që nga viti 2000 – janë tërhequr nga shitësit digjitalë si iTunes dhe dyqani MP3 i Amazonit për shkak se kontrata e EMI-t që mbulonte këto albume ka skaduar me 30 qershor.
Albumet janë ende të disponueshëm në CD sepse EMI ka material që mund ta shesë. Por burime të industrisë thonë se ka mundësi që nuk do të jetë në gjendje të prodhojë më shumë kopje të këtyre albumeve deri sa të nënshkruhet një kontratë e re. Albumet më të hershme të Pink Floyd, që nga "The Piper at the Gates of Dawn" deri te "Dark Side of the Moon", janë ende të disponueshme në CD dhe në shkarkime digjitale në EMI.
Burime të kompanisë thonë se menaxhmenti i Pink Floyd ka blerë tërë katalogun e grupit për një marrëveshje për licencë rreth 18 muaj më parë, duke kërkuar prej secilit person të shpjegojë se si mund të shesë katalogun e grupit dhe të bëjë një ofertë. Burime brenda kompanive kryesore thonë se prezantime të hollësishme janë paraqitur për menaxhmentin e grupit, por nivelet e ofertave u janë dukur shumë të larta disave prej udhëheqësve.
Një zëdhënëse e kompanisë EMI ka mohuar të komentojë dhe menaxherët e anëtarëve të ndryshëm të grupit nuk janë mundur të arrihen për të marrë ndonjë koment prej tyre.
EMI i ka vuajtur shkeljet e emrave të mëdhenj si Radiohead dhe Paul McCartney që kur një firmë private për barazi në Mbretërinë e Bashkuar Terra Firma ka detyruar grupin e kompanisë në 2007, duke e ngarkuar me shlyerjen e borxheve të rënda të cilat ka luftuar t’i plotësojë.
Bisedimet e kompanisë EMI me Pink Floyd mund të rezultojnë të jenë test kyç i asaj nëse artistët super yje ende kanë besim në aftësinë e kompanisë për të tregtuar muzikën e tyre. Por burime të kompanisë thonë se ata dyshojnë se çmimi i kërkuar i Pink Floyd do të ecë, madje edhe pse grupi mbetet një prej më të shiturve.
Që nga viti 1991, albumet e Pink Floyd janë shitur në 36.2 milionë kopje në Shtetet e Bashkuara, përfshirë edhe 654 mijë në vitin 2009 dhe pothuajse 311 mijë në këtë vit.
- David Gilmour
- Posts: 5122
- Joined: Sun Sep 09, 2007 9:05 am
- Location: Prizren
- Contact:
Re: Albumet e Pink Floyd largohen nga tregu digjital
rrnofshin piratat btw s'kam qka me download se qdo gjo t'PF e kom
Re: Albumet e Pink Floyd largohen nga tregu digjital
Shume mire!
Kur t'blej muzike kom qef me pase hard copy :-p
Kur t'blej muzike kom qef me pase hard copy :-p